PROJEKT GJEOGRAFI Menaxhimi I mire I potencialeve natyrore

  • Slides: 9
Download presentation
PROJEKT GJEOGRAFI “Menaxhimi I mire I potencialeve natyrore e humane te Shqiperise, do te

PROJEKT GJEOGRAFI “Menaxhimi I mire I potencialeve natyrore e humane te Shqiperise, do te rrise mundesite e saj per zhvillim dhe integrim rajonal dhe europian”

Grupi IV Nentema: “Bashkepunimi dhe komunikimi ndermjet trevave shqiptare, hapi I pare per integrim

Grupi IV Nentema: “Bashkepunimi dhe komunikimi ndermjet trevave shqiptare, hapi I pare per integrim rajonal dhe europian”

Marredheniet nderkombetare… • Shqipëria ka fituar një status dhe rol të ri në marrëdhëniet

Marredheniet nderkombetare… • Shqipëria ka fituar një status dhe rol të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare, rrjedhojë logjike e partneritetit në rritje me të gjithë strukturat e sigurisë rajonale dhe globale pas anëtarësimit në NATO në prill të vitit 2009. Aktualisht Shqipëria ёshtё në një proces të rëndësishëm me Bashkimin Evropian, pas hyrjes në fuqi më 1 Prill 2009 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, liberalizimit tё vizave dhe aplikimit për statusin e vendit kandidat.

Marredheniet e Shqiperise me Kosoven • Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyeshme

Marredheniet e Shqiperise me Kosoven • Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërore. Bashkëpunimi dypalësh udhëhiqet nga interesi kombëtar për të thelluar ndërveprimin politik, ekonomik, social dhe kulturor dhe për të avancuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si projekt themelor përbashkues i hapësirës shqiptare në shërbim të paqes, stabilitetit dhe begatisë së saj.

Vazhdim… • Mbledhja e parë e Përbashktë e dy qeverive (G 2 G), zhvilluar

Vazhdim… • Mbledhja e parë e Përbashktë e dy qeverive (G 2 G), zhvilluar në Prizren më 11 Janar 2014, shënoi fillimin e një kapitulli të ri në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe konsiderohet si gur themeltar për zhvillimin e gjithanshëm në të dy vendet dhe mbarë hapësirën shqiptare. Me nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët për Bashkëpunim dhe Partneritetit Strategjik është forcuar dhe intensifikuar me tej dialogu dhe veprimi ndërqeveritar me synimin për jetësimin e politikave të përbashkëta strategjike dhe qëllimin kryesor përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëvë tanë.

Dy marrëveshje të tjera të nënshkruara në Prizren: 1. Marrëveshje kuadër ndërmjet Këshillit të

Dy marrëveshje të tjera të nënshkruara në Prizren: 1. Marrëveshje kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë, e nënshkruar 11. 01. 2014, hyrë në fuqi më 11. 03. 2015. 2. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, në fushat e transportit dhe infrastrukturës, nënshkruar më 11. 01. 2014, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

Mbledhja e dytë e Përbashkët G 2 G, zhvilluar në Tiranë, dt. 23 Mars

Mbledhja e dytë e Përbashkët G 2 G, zhvilluar në Tiranë, dt. 23 Mars 2015, bëri një bilanc të arritjeve nga takimi i Prizrenit, evidentoi problematikat, si dhe inkurajoi që përvojat më të mira në fushat e bashkëpunimit të shtrihen gjerësisht edhe në fusha të tjera me interes reciprok. Ajo u fokusua kryesisht në: • Forcimi i Bashkëpunimit Ekonomiko-tregtar; • Forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, në kontrollin e brendshëm dhe kontrollin kufitar; • Forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, si dhe synimin për organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë. Gjatë mbledhjes G 2 G u nënshkruan, gjithsej, 11 marrëveshje, memorandume dhe protokolle bashkëpunimi, si dhe një Deklaratë e Përbashkët në fushën e zhvillimit rajonal në zonat ndërkufitare Shqipëri – Kosovë

Marredheniet me Maqedonine • Marrëdhëniet Shqipëri-Maqedoni kanë një specifikë të veçantë krahasuar me marrëdhëniet

Marredheniet me Maqedonine • Marrëdhëniet Shqipëri-Maqedoni kanë një specifikë të veçantë krahasuar me marrëdhëniet e vendit tonë me shumë vende të tjera. Kjo shpjegohet pikësëpari me faktin, se në Maqedoni jeton një popullsi shqiptare, e cila për nga numri dhe përqindja që zë në popullsinë e përgjithshme të Maqedonisë, është elemnt shtetformues. Përveç këtij fakti tepër të rëndësishëm, duhet patur parasysh se Shqipëria dhe Maqedonia ndajnë së bashku një vijë të gjatë kufitare (tokësore dhe ujore).

Sipas të dhënave statistikore, shkëmbimet tregtare Shqipëri-Maqedoni, deri në fund të vitit 2014, arrijnë

Sipas të dhënave statistikore, shkëmbimet tregtare Shqipëri-Maqedoni, deri në fund të vitit 2014, arrijnë në rreth 90 milionë Euro, ku importet zënë rreth 54 milionë Euro, ndërsa eksportet nga Shqipëria drejt Maqedonisë zënë rreth 36 milionë Euro. Konsiderohet pozitiv fakti, se eksportet gjatë 11 muajve të patë të vitit 2014 janë shtuar nga 30 milionë Euro në 36 milion Euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, ose rreth 20%, duke e ngushtuar deri diku dizbalancën eksport-import, e cila prej shumë vitesh është afërsisht 2: 1 në favor të palës maqedone, por me tendenca ngushtimi. Megjithatë, vërejmë se ky volum shkëmbimesh mbetet i ulët për të dy vendet, gjë që e bën Shqipërinë të mos renditet as në listën e 20 vendeve, me të cilat Maqedonia ka volumin më të madh të shkëmbimit tregtar. Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunojnë në një sërë fushash me interes të ndërsjellë, si energjia, transporti, ekonomia ujore dhe mjedisi, kultura dhe turizmi, bujqësia, arsimi dhe shkenca, drejtësia, mbrojtje-siguri dhe lufta kundër terrorizmit, etj. Të dy palët i kanë të gjitha mundësitë për zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen Shqipëria dhe Maqedonia janë të angazhuara në mënyrë konkrete për të punuar për konkretizimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve. Nënvizojmë faktin, se ndërmjet dy vendeve janë miratuar dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh në fushën ekonomike që përbëjnë kuadrin e nevojshëm ligjor për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik.