Profili Veterin klasa VXI1 Lnda T ushqyerit e

  • Slides: 7
Download presentation
Profili : Veterinë ; klasa : VXI/1 Lënda: Të ushqyerit e kafshëve Tema: Racionet

Profili : Veterinë ; klasa : VXI/1 Lënda: Të ushqyerit e kafshëve Tema: Racionet ushqimore për viça prof. Hidajete Shabani

 Lloji i qumështit që përdoret në të ushqyerit e viçave, përcaktohet nga disa

Lloji i qumështit që përdoret në të ushqyerit e viçave, përcaktohet nga disa faktorë si çmimi, lehtësia e perdorimit etj. Pa dyshim që më i miri është qumështi i plotë apo qumështi që vjen nga lopët e shëndosha sepse ky qumësht ka vlerë të lartë energjike dhe balansë të saktë të proteinave , mineralëve dhe vitaminave. Sasia e qumështit që duhet të merr një viç varet nga disa faktorë si raca, madhesia trupore si dhe shtesat e tjera në racionin ushqimor. Zakonisht si mesatare e sasisë së qumështit që duhet të merr një viç gjatë ditës merret 10% i peshës trupore psh nëse nje viç i ka 60 kg ai duhet të marrë 6 kg qumësht gjatë dy vaktëve. Nëse viqi ushqehet me më pak qumësht ateherë rezulton qe të mos ketë zhvillim të mirë dhe e kundërta nese viqi merrë mbidoze atëherë pengon marrjen e ushqimëve të thata dhe të koncentruara për pasojë do të ketë zgjatjen e shkëputjes nga qumështi.

 Në kohet e fundit zëvendësimet për qumësht ose qumështi i regjeneruar, perdoret mjaft

Në kohet e fundit zëvendësimet për qumësht ose qumështi i regjeneruar, perdoret mjaft në të ushqyerit e viçave. Komponenti kryesor i zëvendësimit të qumështit është qumështi pluhur. si zëvedsime për qumësht perdoren edhe yndyrnat , proteinat, lëndët minerale, antibiotiket antioksidantët etj. Nje pjesë e qumështit të holluar mund të zëvendësohen me hirrë , glukozë , miell të bluar, bërsi të sojës etj. Zëvendësimet për qumësht në treg vinë në formë pluhuri(miellit )por viqave u jipet në formë të lëngët të holluar me ujë , zakonisht fillon 15 ditë pas lindjes.

 Ushqimet e koncentruara-nga këto ushqime, shpesh përdoren kokrrat e drithërave dhe të leguminozëve,

Ushqimet e koncentruara-nga këto ushqime, shpesh përdoren kokrrat e drithërave dhe të leguminozëve, bersitë e bimëve vajore, himet e grurit në sasi të vogla dhe rriskat e pangjarit. Ushqimet e koncentruara mund të përdoren dy javë pas lindjes dhe kjo përzierje quhet starter dhe përmban 15 -18% proteina të gatshme. Shembuj të përzierjëve për viça : misër, tërshërë , qumësht i holluar pluhur, bërsi e sojës e lule diellit, hime gruri , kripë etj. Pas dy muajsh kalohet ne përzierje më të ulet të proteinave. Vlenë të theksohet se nëse viçat ushqehen edhe me qumësht përzierjet e ushqimit të koncentruar , mund të jenë edhe më të varfëra me proteina.

 Ushqimet voluminoze-prej këtyre ushqimeve për viça perdoren sana e livadhëve ose leguminoëve. Sana

Ushqimet voluminoze-prej këtyre ushqimeve për viça perdoren sana e livadhëve ose leguminoëve. Sana zakonisht fillon të perdoret dy javë pas lindjes së viçave , ndërsa ushqimi i gjelbër dhe sillazhi u jepet viçave pas muajit të dytë.

 Pyetje dhe detyra 1 -Cili është ushqimi bazë per viça dhe nga cilët

Pyetje dhe detyra 1 -Cili është ushqimi bazë per viça dhe nga cilët faktorë varët? 2 -Si përcaktohet sasia e qumështit qe duhet marrë viçi? 3 -Cilat janë ushqimet tjera për viçat?