Prof As Dr Agim BINAJ Tema IVte Dhenia
Prof. As. Dr. Agim BINAJ Tema IV-te: Dhenia e llogarise. Ndertimi I bilancit dhe pasqyrat financiare a- Objektivat parimet e ndërtimit të bilancit dhe pasqyrave financiare; Parimi i njësisë ekonomike; Parimi i vijimësisë; Parimi i kujdesit; Parimi i materialitetit; Parimi i qëndrueshmërisë; Parimi i objektivitetit; Parimi i kompensimit; Parimi i përputhshmërisë; Parimi i plotësisë; Parimi i përmbajtjes ekonomike mbi formën e ligjore
Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme. Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.
Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.
Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë. Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë? ” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211? ” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë. Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”. Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.
Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore. Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë. Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira. Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.
l ORGANIZIMI I KËSAJ TEME DHËNIA E LLOGARISË, BILANCI DHE PASQYRAT FINANCIARE Objektivat, parimet e ndërtimit të bilancit dhe pasqyrave financiare Objektivat e pasqyrave financiare Parimet e përgatitjes së pasqyrave finanicare Parimi i njësisë ekonomike Parimi i vijimësisë Parimi i kujdesit Parimi i materialitetit Parimi i qëndrueshmërisë Parimi i objektivitetit Parimi i kompensimit Parimi i përputhshmërisë Parimi i plotësisë Parimi i përmbajtjes ekonomike mbi formën ligjore
1 - Bilanci dhe Pasqyrat financiare japin një pamje të vërtetë dhe të drejtë të gjendjes financiare dhe fluksit të parasë të njësisë ekonomike vetëm nëse: Ato janë të sakta dhe të plota në pasqyrimin e përmbajtjes së ngjarjeve ekonomike; Përgatitja e tyre bazohet në përllogaritje të arsyeshme dhe të bazuara (kur ato janë të domosdoshme); Shënimet në to janë përgatitur ne detaje të mjaftueshme për të dhënë një pamje të përgjithshme të gjendjes financiare dhe fluksit të parasë të njësie ekonomike nga të cilat lexuesit kompetentë mund të nxjerrin konkluzione të arsyeshme. 2 - Paraqitja e vërtetë dhe e besueshme nënkupton që: Parimet bazë dhe kërkesat e tjera të paraqitura nga neni 9 deri në 12 të lgjit Nr. 9228“Për Kontabilitetin dhe pasqyrat finaciare” si dhe Standartet e Kontabilitetit janë përdorur si bazë përgatitjen e pasqyrave financiare; Aktivet, detyrimet, kapitali, të ardhurat, shpenzimet dhe fitimi neto të paraqituar në bilanc dhe pasqyrat financiare i plotësojnë kriteret e përkufizimeve të dhëna në Standartet e Kontabilitetit.
3 - Zbatimi me korrektësi i të gjitha Standarteve të Kontabilitetit(SK)në përgatitjen e bilancit dhe pasqyrave financiare në përgjithësi jep një pamje të vërtetë dhe të besueshme të gjendjes financiare dhe fluksit së parave të njësisë ekonomike. Në raste shumë të rralla, kur drejtimi i njësisë ekonomike mendon se zbatimi i SK të caktuara nuk jep një pamje të vërtetë dhe të sinqertë të gjendjes financiare dhe fluksit së parasë të njësisë, atëherë njësia ekonomike do të përgatisë bilancin e pasqyrat financiare sipas atyre parimeve që bëjnë të mundur një paraqitje të vërtetë e të besueshme. Njësia ekonomike për një gjë të tillë dhe do të shpjegojë arsyet për moszbatimin e SK në shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare. 1. 2 Parimet bazë përgatitjen e bilancit dhe pasqyrave financiare. Neni 10 I ligjit “Për Kontabilietin” Nr. 9228 dt. 20. 04. 2004 përcakton parimet bazë që do të përdoren për qëllimet e mbajtjes së kontabilitetit dhe përgatitjen e bilancit dhe pasqyrave financiare. 1. 2. 1 Parimi i njësisë ekonomike. Njësia ekonomike raportuese mban llogari të ndara të aktiveve, detyrimeve, dhe trasaksioneve ekonomike të veta si dhe të aktiveve, detyrimeve dhe trasaksioneve ekonomike të aksionerëve, kreditorëve, punonjësve, klientëve të saj dhe personave të tjerë.
Vetëm aktivet, detyrimet, kapitali, të ardhurat, shpenzimet dhe flukset e parasë të njësisë ekonomike do të rregjistrohen në bilanc dhe pasqyrat financiare të saj. Përveç trasaksioneve të saj ekonomike, bilanci dhe pasqyrat financiare të konsoliduara të njësisë raporuese do të përfshijnë gjithashtu veprimet ekonomike të njësive që ajo kontrollon. Kjo do të thotë që në bilancin dhe pasqyrat financiare që do të plotësojë njësia ekonomike për ushtrimin e mbyllur (p. sh 31. 12. 200 X), do të pasqyrojë tasaksionet që lidhen me veprimtarinë e saj ekonomike, si dhe ato të njësive tjera që ajo ka në juridiksionin e vet, në vartësi të saj. P. sh aktivitetin e filialeve që mund të ketë njësia ekonomike në vartësi të saj, jashtë selisë së saj kryesore. Selia është në Tiranë, por njësia ekonomike “X” ka dhe filialet në vartësi të saj në Vlorë, Fier, Gjirokastër, etj. Aktivitetin e këtyre filialeve do ta përfshijë në bilancin dhe pasqyrat financiare konsoliduara. 1. 2. 2 Parimi i vijimësisë së veprimtarisë së njësisë ekonomike. Bilanci dhe pasqyrat financiare përgatiten sipas parimit që do të thotë se veprimtaria ekonomike e njësisë ekonomike do të ketë vijimësi dhe ajo nuk ka në plan ose shkaqe të ndërpresë veprimtarinë e saj. Nëse bilanci dhe pasqyrat financiare nuk përgatiten në përputhje me këtë parim, parimi tjetër kontabël i përdorur përgatitjen e tyre do të sqarohet në shënimet shpjeguese. Në përgatitjen bilancit e pasqyrave financiare, drejtusit duhet të vlerësojë mundësinë që njësia ekonomike për të vazhduar aktuvitetin e saj për 12 muaj pas datës së bilancit. Në se vijimësia e veprimtarisë së njësisë ekonomike nuk është e sigurt (p. sh njësia nuk i plotëson kërkesat ligjore duke mos nxjerrë liçencën profesionale të ndërtimit etj. ), drejtusit duhet të sqarojë në shënimet e aneksit të bilancit, kushtet dhe rrethanat që e sjellin këtë pasiguri.
Nëse njësia ka filluar të likuidojë veprimatrinë e saj ose mund t`i likuidojë ato brenda 12 muajve të ardhshëm, atëherë bilanci dhe pasqyrat financiare përfshirë dhe bazën e vlerësimit të aktiveve dhe detyrimeve, duhet ta reflektojë këtë fakt. P. sh njësia ekonomike “X” në muajin nëntor 200 X ka filluar procedurat e falimentimit pasi aktiviteti i saj doli me humbje. Aksionerët pasi nuk gjetën rrugëdalje për ecurinë e aktivitetit morën vendimin për ta mbyllur atë. Ky fakt duhet të shpjegohet me hollësi në bilanc dhe pasqyrat e financiare të njësisë ekonomike në datën 31. 12. 200 X. Në përgatitjen e bilancit dhe pasqyrave financiare, drejtuesit duhet të bëjnë një vlerësim të aftësisë financiare të njësisë ekonomike, në se ajo është në gjëndje të vazhdojë aktivitetin dhe për një kohë të pacaktuar. Kur drejtuesi nuk është i sigurt, siç është rasti i mësipërm, në të cilin asambleja e aksionerëve ka marrë vendimin me njëherë për ta mbyllur njësinë ekonomike “X”, në këtë rast duhet të paraqesi në bilanc dhe pasqyrat financiare, shënime shpjeguese, pasi njësia nuk ka zbatuar parimin e vijimësisë dhe të shpjegojë cilat kanë qenë kushtet dhe rrethanat që çuan në këtë vendim të menjëhershëm të asamblesë së aksionerëve, etj. 1. 2. 3 Parimi i kuptueshmërisë. Informacioni në bilanc dhe pasyrat financiare do të paraqitet në mënyrë të tillë që ai të jetë informues dhe i qartë përdoruesit e tyre. Bilanci dhe pasqyrat financiare përgatiten për të informuar një grup të gjërë përdoruesish (si aksionerët, kreditorët, punonjësit, partnerët në njësinë ekonomike, publikun në përgjithësi, institucionet shtetërore etj).
l Për shkak të karakterit informativ dhe kuptueshmërisë, terminologjia e përdorur duhet të jetë e qëndrueshme në çdo post të bilancit dhe pasqyrave financiare. Në përgatitjen e tyra duhet mbajtur parasysh fakti që ato duhet të jenë të lexueshme dhe të kuptueshme edhe përdorues të jashtëm që mund të mos jenë në dijeni të aktiviteteve të përditëshme të njësisë ekonomike. Si rredhojë, bilanci dhe pasqyrat financiare duhet të përgatiten në mënyrë të tillë që ato të shmangin përdorimin e gjuhës specifike të njësisë e cila mund të mos jetë e kuptueshne për lexuesit e jashtëm. Megjithatë lexuesit e tyre duhet të kenë njohuri të përgjithshme të mjaftushme në fushën e kontabilitetit. Në këto kushte, ato nuk kanë pse të shpjegojnë koncepte të përgjithshme financiare. l Në se informacioni i të njëjtës fushë shpjegohet në pjesë të ndryshme të bilancit dhe pasqyrave financiare, atëherë për to jepet referencë përkatëse. P. sh, zërat e bilancit, të pasqyrës së të ardhurave dhe të pasqyrës së fluksit të parasë etj. , duhet të kenë referenca në shënime për të dhënë më shumë sqarime të hollësishme në lidhje me to. Nëse informacioni për të njëjtin trasaksion ose informacioni financiar sqarohet në dy shënime të veçanta, këto dy shënime do të kenë referenca midis tyre. l 1. 2. 4 Parimi i materialitetit. l Bilanci dhe Pasqyrat financiare duhet të paraqesin të gjithë informacionin material(veprime të bazuar në dokumente dhe ngjarje ekonomike) që ndikon në gjendjen financiare dhe fluksin e parasë së njësisë ekonomike. l Në përgatitjen e bilancit dhe pasqyrave financiare theksi i duhet vënë atyre aspekteve dhe të dhënave financiare të veprimtarisë ekonomike që iu shërbejnë përdoruesve të tyre dhe që mund të ndikojnë në vendimet ekonomike që ata marrin. Rëndimi i bilancit dhe pasqyrave financiare me hollësira të tepruara dhe informacion të pa nevojshëm dëmton lexueshmërinë dhe kuptueshmërinë e tyre.
l Në vlerësimin e materialitetit duhet të merren parasysh aspektet cilësore dhe sasiore të informacionit. Në raste të trasaksioneve të caktuara, mund të ndodhë që shuma të vogla mund të kenë një rëndësi kuptimore më të madhe përdoruesit se sa trasaksione të tjera të zakonshme. Shembuj të zërave që shpesh klasifioken si materiale, pavarësisht nga shuma e tyre përfshijnë: l 1)transaksione me palët e lidhura; l 2)një transaksion ose rregullim që ndryshon një fitim në humbje dhe anasjelltas; l 3)një transaksion ose rregullim që i kthen aktivet në detyrime dhe anasjelltas; l 4)një transaksion ose rregullim që maskon një ndryshim në fitim ose ndryshime të tjera; l 5)një transaksion ose rregullim që ndikon në paraqitjen e plotësimit ose jo nga ana e njësisë ekonomike të kushteve të marrëveshjeve të huave ose kërkesa të tjera kontraktuale; l 6)një transaksion ose rregullim që ndikon në rritjen e shpërblimeve për stafin drejtues, që paraqet si të plotësuar kërkesat për dhënien e bonuseve(shpërblime shtesë); l 7)mospërputhja me ligjet dhe rregulloret; l 8)gjobat për njësinë ekonomike; dhe l 9)çështjet ligjore. l Në bilanc dhe pasqyrat financiare, përveç pasqyrimit të veprimeve që klasifikohen si materjale, ka dhe veprime të pasqyruara që klasifikohen si jomaterialë(veprime kontabile që nuk bazohen në dokumente bazë, por në llogaritje siç p. sh. llogaritja e amortizimit). Manipulimi i qëllimshëm i shumave jomaterialë për të arritur një rezultat të caktuar financiar është i ndaluar. P. sh rritja e vlerave të aktiveve për të llogaritur amortizim më shumë me qëllim që të rriten shpenzimet, të ulet fitimi dhe të manipulohen detyrimet fiskale.
l Një veprim i tillë është i ndaluar pasi ka në thelb mashtrimin. l Për kontabilizimin dhe raportimin e zërave jomaterialë në bilanc dhe pasqyrat financiare, mund të përdoren metoda të thjeshtuara kontabël, duke konsideruar që rezultati nuk do të ndryshojë ndjeshëm nga rezultatet e zbatimit të proçedurave kontabile të kërkuara përgjithësisht nga Standartet e Kontabilitetit. l Informacioni në lidhje me zërat dhe veprimet individuale materiale do të shpjegohet më vete. Zërat jomaterialë mund të raportohen në bilanc dhe pasqyrat financiare të grupuara në mënyrën e duhur me zëra të tjerë jomaterialë. l Në bazë të parimeve të materialitetit dhe kuptueshmërisë, mund të jetë më e përshtatshme që bilanci dhe pasqyrat financiare të përgatiten në mijë lekë, se sa të përdoren shuma të plota. Kjo mundëson shmangien e detajeve të tepruara dhe përqëndrimin në informacionin e duhur financiar. l 1. 2. 5 Parimi i kompensimit. l Aktivet, detyrimet, të ardhurat dhe shpenzimet, nuk mund të kompensohen me përjashtim të rastit kur një gjë e tillë kërkohet ose lejohet nga një standard kontabiliteti. l Është e rëndësishme që aktivet, detyrimet, të ardhurat dhe shpenzimet të raportohen më vete. Kompensimi në pasqyrën e të ardhurave ose në bilanc, përveçse kur ai pasqyron mirë përmbajtjen e transaksioneve ose ngjarje tjetër, i pengon lexuesit si në të kuptuarin e transaksioneve, ngjarjeve dhe kushteve që kanë ndodhur, ashtu edhe në vlerësimin e flukseve të ardhshme të parasë.
Vlerësimi i aktiveve me vlera neto pasi janë zbritur shumat e parashikuara për zhvlerësim(provizionet), p. sh shumat e parashikuara për vjetërime/dalje nga përdorimi të inventarëve dhe shumat e parashikuara të borxheve të këqija në kërkesat për t`u arkëtuar – nuk është kompensim. Përkundrazi është vlerësim real i pasurive të njësisë ekonomike. Nuk mund të ketë vlerë përdorimi aq më tepër vlerë në aktivet e njësie ekonomike, një aktiv i qëndrueshëm apo inventar kur është amortizuar, kur ka dalë jashtë përdorimit, etj. p. sh medikamentet e njësie farmaceutike që kanë plotësuar afatin e skadëncës, nuk mund të kenë më vlerë në aktive, ato nuk kompensohen por nxirren jashtë përdorimit, pra i zbriten vlerës së aktiveve të njësisë ekonomike. 1. 2. 6 Parimi i qëndrueshmërisë dhe krahasueshmërisë. Në përgatitjen e bilancit dhe pasqyrave financiare duhet të përdoret vazhdimisht të njëjtat politika kontabël, njëjta paraqitje dhe të njëjta formate paraqitjeje. Qëndrueshmëria në proçedurat kontabile dhe në formatin e paraqitjes së bilancit dhe pasqyrave financiare është e nevojshme për një krahasim objektiv të treguesve të situatës financiare të njësisë ekonomike gjatë viteve. Kërkesat standarte për proçedurat kontabile, formatet e paraqitjes së informacionit financiar në bilanc dhe pasqyrat financiare përbëjnë bazën për krahasimin e të dhënave financiare të njësive të ndryshme ekonomike. Ndryshimet në proçedurat kontabile (duke përfshirë formatet e bilancit, pasqyrës së të ardhurave, pasqyrës së fluksit të parasë dhe pasqyrës së ndryshimeve të kapitalit) mund të ndryshojë vetëm nëse:
1)Ndryshimi kërkohet nga një standart i ri ose i rishikuar i nxjerrë nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit ose Ligji për Kontabilitetin; ose 2)Formati i ri i paraqitjes mundëson një paraqitje më objektive dhe më të mirë të gjendjes financiare, dhe fluksit të parasë të njësisë ekonomike raportuese (p. sh, nëse njësia ekonomike ka ndryshuar veprimtarinë dhe si rredhojë e kësaj janë bërë të nevojshme ndryshimet në paraqitjen e informacionit). Informacioni krahasues për periudhën paraardhës do të jepet për të gjitha shumat e raportuara në bilanc dhe pasqyrat financiare. Ky informacion do të përfshihet në informacionin përshkrues, kur ai ndihmon me kuptueshmërinë e këtyre dokumenteve të rëndësishme të periudhës ushtrimore aktuale. Kur paraqitja e informacionit ndryshon, do të ndryshojë gjithashtu edhe paraqitja e informacionit krahasues, me qëllim që të korrespondojë me paraqitjen e re, përveç rasteve kur efekti i paraqitjes së re mbi ushtrimet e mëparshme nuk mund të përcaktohet me besueshmëri. 1. 2. 7 Parimi i përputhshmërisë. Shpenzimet, që lidhen me të ardhurat e fituara gjatë vitit ushtrimor për të cilin raportohet, njihen në të njëjtin ushtrim kur janë njohur të ardhurat. Shpenzimet e ndodhura gjatë një periudhe ushtrimore e cila nuk është e njëjtë me periudhën në të cilën shpenzimet sigurojnë përfitime duhet të regjistrohen si shpenzime pikërisht në periudhën që sjellin përfitime për njësinë. Shpenzimet njihen në të njëjtin ushtrim kontabël kur janë njohur të ardhurat që lidhen me to. Nëse të ardhurat që lidhen me shpenzime të caktuara nuk mund të përcaktohen drejtpërdrejt, atëherë do të përdoren mënyra të tërthorta për njohjen e tyre. P. sh, shpenzimet që lidhen me amortizimin e aktiveve të qëndrushme, llogaritja e tyre bëhet në bazë të metodave të caktuara, me kuata amortizimi. Shpenzimet nga të cilat nuk priten të gjenerohen të ardhura, njihen si shpenizme në momentin kur ato ndodhin.
l 1. 2. 8 Parimi i objektivitetit. l Informacioni i paraqitur në bilanc dhe pasqyrat financiare duhet të jetë i paanshëm dhe i besueshëm. Në përgatitjen e tyre dhe në vlerësimet kontabël, drejtimi i njësisë ekonomike do të marrë në konsideratë të gjithë informacionin përkatës duke përfshirë ngjarjet pas datës së mbylljes së bilancit, por para nënshkrimit të tyre. Zgjedhja dhe paraqitja e informacionit në bilanc dhe pasqyrat financiare, duhet të jetë objektive dhe e paanshme. Në përgatitjen e tyre duhet të shmanget tendencioziteti. Vëmendje e njëjtë duhet ti kushtohet, si inforamcionit pozitiv ashtu edhe atij negativ. l 1. 2. 9 Parimi i kujdesit(maturisë). l Bilanci dhe pasqyrat finanicare duhet të përgatiten me kujdes dhe maturi me qëllim që të shmanget mbivlerësimi i aktiveve dhe i të ardhurave ose nënvlerësimi i detyrimeve dhe i shpenzimeve. Në të njëjtën kohë, nënvlerësimi i qëllimshëm i aktiveve dhe i të ardhurave si dhe mbivlerësimi i detyrimeve e i shpenzimeve, sikurse edhe krijimi i rezervave të fshehura nga përdorusit e bilacit dhe pasqyrave financiare nuk justifikohet. l Në përllogaritjet kontabël, drejtuesit duhet të shmangë optimizimin e tepruar. Përkundrazi ata duhet të marrin në konsideratë të gjithë faktorët që mund të ndikojnë në vlerën e aktiveve dhe detyrimeve në bilanc. P. sh, për një shumë të parashikuar në kërkesat e arkëtueshme të dyshimta, drejtuesi duhet të marrë parasysh përvojën e mëparshme që lidhet me kërkesat e arkëtueshme të pambledhshme dhe të mos mendojë me optimizëm se gjendja është përmirësuar dhe kësaj here nuk ka nevojë për ndonjë ulje vlere me emërtimin “borxhi keq” dhe parashikimin e krijimit të një provizioni.
1. 2. 10 Parimi i plotësisë. Bilanci dhe pasqyrat financiare duhet të japin të gjithë informacionin e nevojshëm për të paraqitur një pamje të vërtetë dhe të sinqertë të gjendjes financiare dhe fluksit të parasë të njësisë ekonomike rapotuese. Në to paraqitet një veshtrim i përgjithshëm dhe i plotë mbi gjendjen financiare të njësisë ekonomike dhe flukseve të parasë, si dhe faktorë të tjerë që kanë ndikuar mbi financat e njësië ekonomike në ushtrimin kontabël për të cilin bëhet raportimi ose mund të ndikojë në periudhat e mëvonshme. Informacioni përdoruesit e bilancit dhe pasqyrave financiare duhet të jepet edhe nëse nuk kërkohet shprehimisht nga ndonjë standart i nxjerrë nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit. 1. 2. 11. Parimi i përmbajtjes ekonomike mbi formën ligjore. Në pasqyrimin e veprimeve ekonomike në bilanc dhe pasqyrat finanicare, përmbajtja e tyre ekonomike konsiderohet si baza kryesore, e cila nuk është thënë të përputhet gjithmonë me formën e tyre ligjore. Ajo është e një rëndësie shumë të veçantë dhe nuk merrë për bazë në këtë pasqyrim, se si ato janë formuluar ose krijuar ligjërisht. Ndonëse në shumë raste përmbajtja ekonomike e transaksioneve të biznesit përputhet me formën e tyre ligjore, kjo nuk ndodhë gjithmonë. P. sh, marrëveshje të caktuara për qira financiare mund të quhen formalisht marrëveshje qiraje oshfrytzimi, por nëse i plotësojnë kriteret e qirasë financiare të përshkruara në Standartet e Kontabilitetit “Kontabilizimi i qirave financiare”, ato regjistrohen në pasqyrat financiare si qira financiare.
Shëmbull: Përmbajtja ekonomike mbi formën ligjore. Njësia ekonomike “X” i shet një banke një inventar për 600. 000 lekë me detyrimin që t`a riblejë këtë inventar më vonë. Çmimi i riblerjes është 600. 000 lekë plus një kosto financimi të llogaritur. Banka duhet të japë një inventar që ka afërsisht të njëjtën cilësi dhe sasi me atë të blerë (që do të thotë se banka nuk është e detyruar t`i japë njësisë të njëjtin inventar fizik). Vlera reale inventarit të shitur bankës është 1. 000 lekë. A duhet të njohë njësia ekonomike të ardhurat nga shitja e mallrave përderisa ekziston e drejta e riblerjes? Drejtuesi nuk duhet të njohë të ardhurat nga trasferimi i inventarit në bankë. Inventari duhet të mbetet në bilancin e njësisë ekonomike “X” dhe të ardhurat nga banka duhet të njihen si borxh i garantuar(kolateral). Edhe pse inventari i riblerë nga banka nuk është inventar i shitur, në përmbajtje ai është i njëjti aktiv. Përmbajtja e veprimit është e tillë ku shitja dhe riblerja janë transaksione të lidhura, dhe njësia “X” nuk i kalon bankës rreziqet dhe përfitimet që lidhen me inventarin.
- Slides: 19