Prof As Dr Agim BINAJ Lenda Konceptet e
Prof. As. Dr. Agim BINAJ Lenda: Konceptet e kontabilitetit Lenda: Tema VII-te: Kapitali, burimet e veta dhe kontabiliteti i tyre Leksioni 11 a- Kuptimi I burimeve te veta (kapitalit) dhe roli I tij ne njesine ekonomike; Veprime me kapitalin individual qe krijojne e pakesojne kapitalin; Veprimet me kapitalin ne shoqerite aksionere. b- Krijimi I njesise ekonomike dhe investimi fillestar i kapitalit. Leksione 2 ore Seminare 2 ore Laborator 1 ore
Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme. Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.
Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.
Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë. Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë? ” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211? ” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë. Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”. Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.
Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore. Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë. Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira. Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.
ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni KAPITALI, BURIMET E VETA DHE KONTABILITETI I TYRE Kuptimi i burimeve të veta (kapitalit) Krijimi i njësisë ekonomike dhe investimi fillestar i kapitalit Veprimet me kapitalin individual Veprimet që krijojnë kapitalin Veprimet që pakësojnë kapitalin Veprimet me kapitalin e shoqërive aksionere Emetimi i aksioneve dhe veprimet kontabile me to Vlera nominale e aksioneve Vlera e tregut Primet e kapitalit
-Kapitali i vet ose pasuria neto, që tregon detyrimet e njësisë ekonomike ndaj pronarit ose pronarëve të saj. Këto detyrime janë pasqyruar nga kontabiliteti në mjete monetare ose të mira të tjera materiale që ka derdhur pronari me qëllim që të arrijë objektivat e tij, duke marrë përsipër edhe rrezikun për t`i humbur ato, dmth kapitalin e vet. Pra këto detyrime parashikojnë edhe pamundësinë e kthimit të tyre pjesërisht ose tërësisht kur realizohet një veprimtari jo e sukseshme. -Detyrimet ndaj të tretëve , të cilat ndahen në 3 grupe: • Hua dhe detyrime të tjera afatgjata. Këto lloj detyrimesh nuk kërkohet të shlyhen brenda vitit ushtrimor. • Hua dhe detyrime që kërkohen të shlyhen brenda vitit, por që mund të shtyhet koha e shlyerjes së tyre. Këto lloj detyrimesh kanë lidhje me hua ose kreditime të tjera, p. sh për kultivimin e bimëve ose mbarështimin e kafshëve. Si rregull, ato shlyhen krahas me realizimin e prodhimit për të cilin janë dhënë. • Hua dhe detyrime të tjera afatshkurtra të cilat duhen shlyer brenda vitit. Ky klasifikim shërben edhe për të ndërtuar politikën zhvilluese të pasurisë, qe duhet ndjekur nga njësia ekonomike. Kështu, burimet e kapitalit dhe llojet e detyrimeve duhet të jenë në pajtim me llojet e elementëve pasurorë që sigurohen prej tyre. Pra, me një burim ose detyrim afatgjatë duhet të përftohet një aktiv i qëndrueshëm, kurse detyrimet afatshkurtra duhet të shërbejnë për të pëfituar aktivet qarkulluese.
Në skemën e bilancit burimet financiare që janë në dispozicion dhe mund të përdoren, pasqyrohen në anen e kapitalit dhe detyrimeve. Kapitali dhe detyrimet tregojne, burimin e financimit dhe lejon ti përgjigjesh pyetjes: “Nga vjen burimi financimit të njësisë ekonomike? ”. Në çdo veprimtari ekonomike përdoren dy lloje burimesh financiare: - Burimet e veta ku përfshihet kapitali i pronarit, pra prona e tij. - Burimet e të tretëve apo detyrimet ndaj të tretëve (mjete të marra hua apo detyrime të tjera të pashlyera). Detyrimet janë borxhet që ka njësia ekonomike ndaj bankës për kreditë e marra, furnitorëve për blerjet me likuidim të mëvoshëm, punonjësve për pagat, organeve të sigurimeve shoqërore për detyrimet ndaj tyre (kontributi sipas përqindjeve përkatëse), buxhetit të shtetit për tatim, taksat, etj. Kërkesat e pronarëve ndaj aktiveve të njësisë ekonomike mund të jenë të ndryshme. Prandaj në kontabilitet ato grupohen në grupe të ndryshme me qëllim sigurimin e informacionit të nevojshëm për drejtimin e saj. Problemet e kontabilitetit në lidhje me kapitalin do të trajtohen sipas tipeve kryesore të veprimeve që shkaktojnë ndryshime në kapitalin e njësisë ekonomike. Veprimet në lidhje më kapitalin janë të shumta dhe të shumllojshme. Ato mund të kenë si efekte zvogëlimin ose shtimin e madhësisë së kapitalit. Në vijim duke u nisur nga format që mund të kenë njësitë ekonomike nga pikëpamja e pronësisë mbi aktivet do ndalemi konkretisht në trajtimin e problemeve kontabël që lidhen me kapitalet.
1. 1 Veprimet me kapitalin individual. Ashtu siç theksohet në standartet e kontabilitetit nocioni i kapitalit individual përdoret në kontabilitet në rastin e njësive ekonomike me një pronar. Krijimi i njësive ekonomike me një pronar të vetëm është një formë e thjeshtë e organizimit të biznesit edhe në vendin tonë. Në ligjin “Për shoqëritë tregtare” shoqëria me një pronar është një përcaktuar si njësi ekonomike ligjore e pandarë nga pronari i saj, çka do të thotë që ai përgjigjet për detyrimet e njësisë ekonomike deri dhe në pasurinë individuale të tij. Në kontabilitet për pasqyrimin e gjendjeve, shtesave dhe pakësimeve të kapitalit individual do çelet llogaria 101 “Kapitali i pronarit”. Në vijim po japim regjistrimet që bëhen në kontabilitet në rastin e shtimeve dhe pakësimeve të kapitalit individual. 1. 1. 1 Veprimet që krijojnë kapitalin. Veprimi për krijimin e kapitalit individual, është investimi fillestar i kapitalit nga pronari. Në momentin e krijimit të njësisë ekonomike pronari duhet të përgatisë një inventar të elementëve aktivë dhe pasivë që ai ka vendosur të regjistrojë në bilancin e saj, duke patur parasysh që mund të përfshijë të gjitha aktivet ose të gjitha pasivet që ka krijuar nga të paratë personale tëpëdorura për llogari të njësisë ekonomike. Kapitali në këtë rast përbëhet nga vlera në natyrë (makineri, pajisje, mallra, materiale, etj. ) dhe vlera në para(shuma e parave pronë e pronarit ) që ai i vendos në njësinë ekonomike të krijuar prej tij.
Shembull: Në 5 janar 200 X është krijuar njësia ekonomike e cila në bazë të dokumenteve juridikë që disponon dhe ato kontabël ka investuar në natyrë dhe para këto vlera: - Tokë 200. 000 lekë - Ndërtesë 160. 000 lekë - Autoveturë 100. 000 lekë - Para të depozituara në bankë 100. 000 lekë Veprimi kontabël: Ditari Nr. Llog Emërtimi i llogarive Debiti 512 Banka llogari rrjedhëse 100. 000 215 Autovetura 100. 000 212 Ndërtesa 160. 000 211 Toka 200. 000 101 Kapitali i pronarit Për krijimin e njësisë ekonomike Krediti 560. 000
Zgjidhja në mënyrë informatike:
1. 1. 2 Veprimet që pakësojnë kapitalin. Pakësimi i kapitalit mund të vijë për arsye të ndryshme. p. sh tërheqja e kapitalit në mënyrë të pjesshme nga njësia ekonomike. Gjatë ushtrimit të aktivitetit të njësisë ekonomike pronari i saj mund të tërheqë përdorim personal mjete nga aktivet e saj. Kjo për faktin se njësia ekonomike paraqet një zgjerim të pasurisë personale të tij dhe ai nuk merr pagë në formën klasike të saj. Ai mundet gjithashtu që të përdorë mjetet e veta personale për nevojat e njësisë ekonomike. Këto veprime, për nevoja të sigurimit të një informacioni në lidhje me to, në kontabilitet do të evidentohen fillimisht në një llogari të posaçme të quajtur 108 “Llogaria e pronarit”. Përdorimet e mjeteve të njësisë ekonomike për nevojat e pronarit nuk përbëjnë shpenzime, por paraqesin pakësimin përfundimtar të kapitalit të pronarit në njësinë ekonomike. Nga njësia pronari mund të tërheqë shuma të caktuara parash ose aktivesh të tjera të njësisë ekonomike.
Shembull: Pronari tërheq nga banka 2. 000 lekë dhe nga magazina mallra 500 lekë, për nevoja personale. Veprimi kontabël: Ditari Nr. llog Emërtimi i llogarive Debiti Krediti 108 Llogaria e pronarit 512 Banka llogari rrjedhëse 2. 000 351 Mallra 500 Tërheqje të pronarit 2. 500
Pronari mund të tërheqë nga njësia ekonomike për nevoja personale edhe mallra, punime dhe shërbime të cilat janë objekt i veprimtarisë së saj (janë prodhuar në njësinë ekonomike). Shembull: Pronari tërheq nga njësia ekonomike produkte të gatshme me vlerë 6. 000 lekë. (Vlerësimi në këtë rast bëhet me kosto) Veprimi kontabël: Ditari Nr. llog Emërtimi i llogarive Debiti Krediti 108 Llogaria e pronarit 6, 000 714 Gjendje e produk. Gatëshme 6000 7 Llogaritë e të ardhurave 6, 000 3 Produkte të gatshme 6000 Tërheqje të pronarit
Por, siç u përmend edhe më sipër, pronari mund të përdorë për nevojat e njësisë ekonomike mjetet e tij personale. Në këtë rast ato do të evidentohen në kredi të llogarisë 108 “Llogaria e pronarit” dhe në debi të llogarive të shpenzimeve të klasës 6. Shembull: Pronari vë në dispozicion të njësisë ekonomike matriale me vleftë 500. 000 lekë. Veprimi kontabël: Ditari Nr. llog Emërtimi i llogarive Kl. 6 Shpenzim materiale 108 Llogaria e pronarit Debiti Krediti 500. 000
Por, pronari mundet që për arsye të ndryshme të ndryshojë interesat e tij në njësinë ekonomike. Pra ai mund të tërheqë kapital nga njësia ekonomike me qëllim zvogëlimin përfundimtar të interesave të tij në njësi. Gjithashtu ai mund të investojë në njësinë ekonomike për shtimin e kapitalit të tij kur e sheh që njësia ekonomike po ecën me sukses. Sipas standarteve të kontabilitetit efektet e këtyre veprimeve në kontabilitet të regjistrohen në llogarinë 108 “Lllogaria e pronarit”. Tërheqjet do të regjistrohen në debi të llogarisë 108 “Llogaria e pronarit” dhe në kredi të llogarive të aktiveve të ndryshme që ai tërheq (31 Materiale, 35 Mallra, 512 Llogaria likujduese nqs tërheq para, etj). Në cdo rastë zvogëlimi i kapitalit sipas ligjit“Për tatimin mbi të ardhurat“është edhe objekt i tatimit në burim(10%). Teprica debitore ose kreditore e llogarisë 108 “Llogaria e pronarit” debitore ose kreditore, në fund të periudhës ushtrimore do të mbyllet tek llogaria e kapitalit të pronarit në një llogari me analizë të vecant.
1. 1. 3. Veprimet me kapitalin e shoqërive aksionare ose me ortakëri. Si forma të organizimit të bizneseve në Shqipëri njihen edhe bizneset e organizuara me ortakëri apo shoqëritë e personave dhe shoqëritë aksionere. Ortakëritë apo shoqëritë e personave janë njësi ekonomike ligjore ku disa persona bashkohen për të kryer një aktivitet të caktuar me qëllim fitimi. Për të siguruar kapitalin e nevojshëm për realizimin e këtij aktiviteti ata bashkojnë kapitalin e tyre në raporte të caktuara sipas kontratës së themelimit (aktet dhe statutet e themelimit). Madhësia e kapitalit që zotëron çdo ortak (bashkëpronar) në shoqëri quhet pjesa e kapitalit. Shoqëritë aksionere janë njësi ekonomike ligjore që krijohen nga bashkimi i kapitaleve të shumë personave të cilët zakonisht nuk marrin pjesë vetë drejpërdrejt në drejtimin e biznesit. Kapitali i shoqërisë ndahet në pjesë të vogla që quhen aksione të kapitalit. Kjo bëhet për të siguruar lehtësimin e tërheqjes dhe grumbullimit të kapitalit të nevojshëm. Nga pikëpamja e përgjegjësisë ligjore si ortakëritë ashtu dhe shoqëritë aksionere, zotruesit e pjesëve të kapitalit ose të aksioneve në rast se njësia e tyre falimenton përgjigjen për shlyerjen e detyrimeve deri në masën e kapitalit të investuar në to; pra deri në masën e pjesëve të kapitalit ose të numrit të aksioneve që ata zotërojnë në njësinë ekonomike. Madhësia e kapitalit mund të ndryshojë nga veprimet investuese të aksionerëve si edhe gjatë veprimtarisë së njësisisë ekonomike. Në vijim do të pasqyrohen regjistrimet që bëhen në kontabilitet për pasqyrimin e veprimeve që ndryshojnë madhësinë e kapitalit të njësisë ekonomike.
Çështja 2. Krijimi i njësisë ekonomike dhe investimi fillestar i kapitalit. Krijimi i njësie ekonomike të organizuar në formën e bashkëpronësisë (ortakërisë) apo të njësisë ekonomike aksionere bëhet nëpërmjet një proçedure të caktuar ligjore që në Shqipëri përcaktohet në ligjin “Për shoqëritë tregtare”. Në këtë ligj përcaktohet dhe kapitali minimum i nevojshëm për krijimin e njësive ekonomike i cili është i ndryshëm për format e ndryshme të tyre. Në rastin e njësive ekonomike aksionere, në aktin e themelimit të tyre që aprovohet nga organi kompetent shtetëror, tregohet dhe numri maksimal i aksioneve që lejohen (autorizohen) të emetohen si dhe vlera nominale e tyre. Autorizimi i emetimit të aksioneve nuk ka efekte mbi gjendjen financiare të shoqërisë prandaj nuk regjistrohen në kontabilitet. Sipas ligjit “Për shoqëritë tregtare” oartakët apo aksionerët themelues të njësisë ekonomike duhet të nënshkruajnë të gjithë kapitalin që ata do të kontribuojnë në të. Në këtë moment ata shndërrohen, juridikisht, në debitorë të njësisë ekonomike që krijohet. Ky detyrim në kontabilitetin e njësisë ekonomike do pasqyrohet në debi të një llogarie, që sipas planit kontabël, quhet “Ortakë / Aksionerë – Veprime me kapitalin”. Kurse gjendja, shtimet dhe pakësimet e kapitalit të njësisë ekonomike në kontabilitet, do pasqyrohen në llogarinë “Kapitali themeltar”.
Shembull: Veprimi i nënshkrimit të kapitalit, për 1. 000 aksione/pjesë me vleftë nominale 1. 000 lekë, gjithsej 1. 000 lekë. Veprimi kontabël: Nr. Llog Ditari Emërtimi i llogarive 456 Ortakë/ Aksionerë- Veprime me kapitalin 101 Kapitali themeltar Debiti Krediti 1. 000 Veprimi i nënëshkrimit të kapitalit Llogaria 101 “Kapitali themeltar” në rastin e njësive ekonomike me ortakëri mund (duhet) të mbahet e analizuar për çdo ortak, sipas pjesës së kapitalit që ka kontribuar secili në kapitalin e njësisë ekonomike. Ndërsa në rastin e njësive ekonomike aksionere, me qënë se numri i aksionerëve është shumë i madh, llogaria e kapitalit nuk mund të mbahet e analizuar për çdo aksioner dhe të pasqyrohet në bilanc për secilin prej tyre. Megjithatë, në këto njësi ekonomike mbahet regjistri i aksionerëve në të cilin pasqyrohen të dhëna mbi emrin e çdo aksioneri, numrin e aksioneve që ai zotëron, adresën, etj. si dhe çdo ndryshim i tyre.
Kërkimin e kapitalit të nënshkruar njësia ekonomike mund t`a bëjë me etapa. Pra, në përputhje me planet e saj, ajo mund të mos e kërkojë menjëherë të gjithë shumën e kapitalit të nënshkruar nga aksionerët e saj. Për pjesën e kapitalit që ortakët/aksionerët do kontribuojnë në kontabilitet do bëhen regjistrimet përkatëse. Në rastin e njësie ekonomike me ortakëri kontributi i ortakëve mund të jetë në para, në natyrë (me lloje të veçanta aktivesh, si p. sh ndërtesa, mjete transporti, tokë, etj. ) ose me të dyja format së bashku. Në rastin e një kontributi miks të ortakëve regjistrimi në ditar i kontributit, pasi është regjistruar nënshkrimi i kapitalit, do të bëhet duke debituar sipas rastit logaritë e aktiveve (banka, arka, makineri , ndërtesa, etj). Shembull: Ortakët e njësie ekonomike sipas dokumenteve juridikë të nënshkruar derdhin kapitalin në para dhe në natyrë: Para 500. 000 lekë; Autoveturë 100. 000 leke; Ndërtesa 40. 000 lekë; dhe Tokë 135. 000 lekë. Veprimi kontabël: Ditari Nr. Llog Emërtimi i llogarive Debiti Krediti 512 Banka llogari rrjedhëse 500. 000 211 Toka 135. 000 212 Ndërtesa 40. 000 215 Autoveturë 100. 000 456 Ortakë/Aksionerë- Veprime me kapitalin Derdhje e kapitalit 775. 000
Zgjidhja në mënyrë informatike: Ky regjistrim do të bëhet duke i vlerësuar aktivet e investuara me koston e marrjes (apo me vlerën e tregut), ashtu siç përcaktohen në Standartet e Kontabilitetit.
Duhet theksuar se pas derdhjes së kontributit në natyrë, para, apo formë tjetër aktivi, ato kthehen në pronë të njësisë ekonomike. Në rastin e njësive ekonomike aksionere, emetimi i aksioneve zakonisht bëhet me para. Por ai mund të bëhet dhe me aktive të tjera. P. sh mund të përmenden rasti i pagimit të shpenzimeve të themelimit me aksionet e veta të njësisë ekonomike, blerja e një ndërtese, toke, etj. në këmbim të aksioneve të saja, etj. Emetimi i pjesëve apo aksioneve të kapitalit mund të bëhet me vlerën e tyre nominale ose me vlerën e tregut. Në rastin kur aksionet emetohen në para me vlerën nominale, (p. sh 1. 000 aksione me vlerë nominale 1. 000 lekë) në kontabilitet regjistrimi kontabël në ditar do të jetë: Ditari Nr. Llog Emërtimi i llogarive 512 Banka llogari rrjedhëse 456 Ortakë/Aksionerë- Veprime me kapitalin Për emetimin me vlerë nominale Debiti Krediti 1. 000
Por shpesh njësia ekonomike emeton aksionet e kapitalit me vlerën e tregut të tyre. Në këtë rast mund të paraqiten dy situata: a) Kur vlera e tregut e aksioneve të kapitalit të emetuara është më e madhe se vlera nominale e tyre. Diferenca e vlerës së tregut, të aksioneve të kapitalit të emetuar, me vlerën nominale të tyre quhet primi i kapitalit ose kapitali shtesë në emetim. Në kontabilitet kjo diferencë do të evidentohet në llogarinë 104 “Prime të lidhura me kapitalin”. Shembull: Supozohet se 1. 000 aksionet e shembullit të mësipërm janë emetuar me vlerën e tregut 1. 100 lekë, atëherë rezulton një prim kapitali prej 100 lekë për aksion. Veprimi kontabël: Ditari Nr. Llog Emërtimi i llogarive Debiti Krediti 512 Banka llogari rrjedhëse 456 Ortakë/ Aksionerë- Veprime me kapitalin 1. 000 104 Prime të lidhura me kapitalin 100. 000 Për emetimin me vlerën e tregut 1. 100. 000
b) Kur vlera e tregut e aksioneve të kapitalit të emetuara është më e vogël se sa vlera nominale e tyre. Diferenca midis çmimit të tregut të aksionit dhe vlerës nominale të tij përbën një zbritje nga kapitali i njësisë ekonomike, pra zbritje nga vlera nominale e tij. Zakonisht me ligj ndalohet emetimi i aksioneve me zbritje. Prime ose zbritje të kapitalit mund të vërehen dhe në rastin e njësive ekonomike me pjesë kapitali kur vlera e tyre në treg ndryshon nga vlera kontabël e tyre (apo vlera nominale e tyre). Regjistrimet që bëhen në këtë rast janë të ngjashme me ato të trajtuara më sipër. Pra siç shihet në llogarinë 101 “Kapitali themeltar” shënohet shuma totale e kapitalit të nënshkruar pavarsisht nëse është derdhur (paguar) ai nga pronarët nënshkrues të tij. Kurse në llogarinë 456 “Ortakë / Aksionerë- Veprime me kapitalin” pasqyrohen të gjitha derdhjet (pagesat) e bëra nga ortakët apo aksionerët për shumat e kërkuara nga njësia ekonomike. Në mënyrë skematike regjistrimet që bëhen në llogari për dy rastet e mësipërme do paraqiteshin:
Ortakë/ Aksionerë D Kapitali themeltar K D Veprime me kapitalin K 325. 000 (3) 1. 000 (4) (3) 50. 000 1. 000 (1`)1. 100. 000 1. 000 (2`) 900. 000 (1)1. 000 (1) D Banka llogari rrjedhëse K (2) 325. 000 (4)1. 000 325. 000 (2) D Ndërtesa K (3) 40. 000 Prime D të lidhura me kapitalin K D Autovetura K 100. 000 (1`) (3) 100. 000 D Toka K D Zbritje të kapitalit K (2`) 100. 000 (3) 135. 000
Por, siç u tha më parë, njësia ekonomike mund të zbatojë kërkimin e kapitalit me faza , në fazën e parë ajo kërkon vetëm 60% të kapitalit. Shembull: Njësia ekonomike “X”, në fazën e parë në 20. 01. 200 X, kërkon 60% të kapitalit të nënshkruar 1. 000 lekë të derdhet në bankë, pra 600. 000 lekë. Veprimi kontabël: Ditari Nr. Llog Emërtimi i llogarive Debiti Krediti 109 Kapitali i nënshkruar I pakërkuar 400. 000 456 Ortakë/ Aksionerë- Veprime me kapitalin 600. 000 101 Kapitali themeltar Për Kërkim të 60% të kapitalit të nënshkruar 1. 000
Shembull: Njësia ekonomike “X”, në fazën e dytë më 20. 05. 200 X ka kërkuar dhe 20% të kapitalit të nënshkruar. Veprimi kontabël: Ditari Nr. Llog Emërtimi i llogarive 456 Ortakë/ Aksionerë- Veprime me kapitalin 109 Kapitali i nënshkruar i pakërkuar Për kërkim të 20% të kapitalit të nënshkruar Debiti Krediti 200. 000
Nqs në fund të periudhës ushtrimore rezulton kapitali nënshkruar i pakërkuar, pra llogaria 109 “Kapitali i nënshkruar i pakërkuar” rezulton me tepricë debitore, ky kapital do paraqitet në aktiv, si zë i parë i tij. Gjithashtu mund të ndodhë që në fund të periudhës aksionerët /ortakët të mos kenë derdhur të gjitha shumat e kapitalit të nënshkruar dhe të kërkuar nga njësia ekonomike. Kontabilisht kjo ndodh kur llogaria 456 “Ortakë/ Aksionerë- Veprime me kapitalin” ka tepricë debitore në fund të periudhës. Në këtë rast aksionerët/ortakët që nuk kanë derdhur (paguar) shumat e kapitalit që kanë nënshkruar dhe që u është kërkuar, paraqiten si debitorë të njësisë ekonomike. Shembull: Nga kapitali i kërkuar në dy veprimet e mësipërme, janë paguar në para vetëm 620, 000 lekë. Veprimi kontabël: Ditari Nr. Llog Emërtimi i llogarive 512 Banka llogari rrjedhëse 456 Ortakë/Aksionerë- Veprime me kapitalin Janë derdhur në para nga kapitali i kërkuar Debiti Krediti 620, 000
Në këtë rast llogaria 456 “Ortakë /Aksionerë – Veprime me kapitalin” në fund të periudhës do rezultojë me një tepricë debitore prej 180. 000 lekësh. Për këtë shumë në fund të periudhës do bëhet veprimi kontabël si më poshtë: Ditari Nr. Llog 1011 456 Emërtimi i llogarive Kapitali I nënshkruar, i kërkuar i paderdhur Ortakë/Aksionerë- Veprime me kapitalin Debiti Krediti 180. 000 Për tepricën debitore Katër regjistrimet e mësipërme në formë skematike në llogaritë në formë T-je do paraqiteshin si më poshtë:
Kapitali I nënshkruar i pakërkuar Banka llogari rrjedhese D Kapitali themeltar K 1. 000 (1) 400. 000 200. 000 (2) (3) 620. 000 T. d. 200. 000 Ortakë /Aksionerë- Kapital i nënshkruar D Veprime me kapitalin K (1) 600. 000 620. 000 (3) (2) 200. 000 800. 000 180. 000 D i kërkuar dhe i paderdhur K (4) 180. 000 620. 000 180. 000 (4)
Nqs njësia ekonomike vendos që të kërkojë që të paguhet nga ortakë/aksionerë kapitali i nënshkruar që për rastin konkret është 180. 000 lekë, ky veprim do të shoqërohej me veprimin kontabël: Ditari Nr. Llog 456 1011 Emërtimi i llogarive Ortakë/ Aksionerë- Veprime me kapitalin Kapitali i nënshkruar, i kërkuar i paderdhur Debiti Krediti 180. 000 Kërkohet që të paguhet kapitali I nënëshkruar Theksojmë se në këtë rast, llogaria 109 “Kapital i nënshkruar i pakërkuar” do paraqitet si zë i parë i aktivit të bilancit, ndërsa llogaria “Kapital i nënshkruar i kërkuar dhe i paderdhur” do paraqitet në grupin e kërkesave pët t`u arkëtuar.
Në fund të periudhës kontabël, nëqoftëse nga totali i kapitalit të nënshkruar rezulton si kapital i derdhur ashtu dhe kapital i paderdhur, duhet që në kontabilitet nga llogaria 101 “Kapitali themeltar” të xhirohet shuma e kapitalit të nënshkruar e të paguar në kredi të”Kapital i nënshkruar i paderdhur (i papaguar)”. Mëqenëse në ushtrimin e mësipërm ai është 380. 000 lekë, veprimi kontabël do të jetë: Ditari Nr. Llog Emërtimi i llogarive 101 Kapitali themeltar 457 Kapital i nënshkruar i papaguar Debiti Krediti 380. 000 Xhirimi i kapitalit të nënëshkruar i papaguar Një veprim i tillë është i nevojshëm për të marrë informacion në lidhje më madhësinë e kapitalit të paguar të njësisë ekonomike, i cili përbën dhe garancinë reale për investitorët apo kreditorët e saj, e që do të rezultojë nga teprica e llogarisë 101 “Kapitali themeltar”.
- Kapitali i njësisë ekonomike mund të shtohet edhe duke bërë emetime të reja aksionesh shtesë të kapitalit. Në këtë rast regjistrimet kontabël janë pak a shumë si ato të trajtuara më sipër. Veçori paraqet rasti i pranimit apo i largimit të një ortaku nga shoqëria, veprim i cili shkakton shtimin ose pakësimin e kapitalit themeltar të saj. kjo veçori konsiston në faktin se pranimi ose largimi i një ortaku mund të bëhet me kompensim kapitali nga ana e ortakëve/ortakut që largohet. Probleme lindin gjithashtu dhe me emrin e mirë (fondin tregtar) që mund të jetë krijuar gjatë jetës së njësisë ekonomike deri në pranimin apo largimin e bashkëpronarit. - Kapitalit themeltar shtohet edhe nga faktorët e mëposhtëm: a) Nga përfshirja në kapital e plusvlerave nga rivlerësimi i elementëve të aktiveve. b) Nga përfshirja e një pjese apo e të gjithë shumës së primit në kapitalin e shoqërisë. c) Nga përfshirja në kapital të rezervave të kapitalit apo te rezervave te tjera. d) Nga kapitalizimi i fitimit të vitit apo të fitimit të mbartur.
Shembull: Njësia ekonomike “X” (asambleja e ortakëve) ka vendosur të zmadhojë kapitalin nga: Rezerva nga rivlerësimi 120. 000 lekë, nga primi lidhur me kapitalin 50. 000 lekë, Fitim të mbartur 40. 000 lekë, dhe fitim i ushtrimit 20. 000 lekë. Veprimi kontabël: Ditari Nr. Llog Emërtimi i llogarive Debiti Krediti 105 Rezerva nga rivlerësimi 104 Primet e lidhura me kapitalin 50. 000 106 Rezervat 20. 000 107 Fitime të mbartuar 40. 000 121 Fitime të ushtrimit 20. 000 101 Kapitali themeltar Për zmadhimin e kapitalit 120. 000 250. 000
Zgjidhja në mënyrë informatike:
Ky regjistrim do të bëhet vetëm pasi organi kompetent i shoqërisë, asambleja, të ketë caktuar si destinacion të këtyre burimeve – zmadhimin e kapitalit themeltar duke ndjekur dhe proçedurat përkatëse ligjore. Veprimet më tipike që sjellin pakësimin e kapitalit themeltar janë: a) Mbulimi i humbjeve të periudhave të mëparshme nga kapitali themeltar b) Tërheqja apo kthimi i shumave të kapitalit ortakëve apo aksionerëve c) Anullimi i aksioneve të veta që tërhiqen (riblihen) për t`u anulluar. Shembull: Njësia ekonomike “X” (asambleja e ortakëve) ka vendosur të pakësojë kapitalin për: mbulimin e humbjes së periudhës së mëparshme 10. 000 lekë, mbulimin e humbjes së ushtrimit 15. 000 lekë. Veprimi kontabël: Ditari Nr. Llog Emërtimi i llogarive Debiti Krediti 101 Kapitali themeltar 121 Fitime dhe humbje të ushtrimit 15. 000 107 Fitime dhe humbje të mbartura 10. 000 Për pakësimin e kapitalit themeltar 25. 000
Shembull: Njësia ekonomike(me një ose disa ortak )tërheq nga kapitali 30. 000 lekë. Veprimi kontabël: Ditari Nr. Llog Emërtimi i llogarive 101 Kapitali themeltar 456 Ortakë /Aksionerë- Veprime me kapitalin Debiti Krediti 30. 000 Tërheqje nga kapitali themeltar Shembull: Një aksioner tërheq aksione për 20. 000 lekë. Veprimi kontabël: Ditari Nr. Llog Emërtimi i llogarive 101 Kapitali themeltar 108 Aksione të tërhequra për tu anulluar Tërheqje e aksioneve për anullim Debiti Krediti 20. 000
- Slides: 38