PROCEDURAT E KONTABILITETIT 1 Prgatitja dhe regjistrimi i
PROCEDURAT E KONTABILITETIT 1. Përgatitja dhe regjistrimi i artikujve të ditarit. 2. Llogaritja e tepricës së llogarive nga libri i llogarive (libri i madh). 3. Përgatitja dhe regjistrimi i rregullimeve (artikujt rregullues). 4. Përgatitja dhe regjistrimi i veprimeve të mbylljes. 5. Përgatitja e bilancit kontabël dhe pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve nga llogaritë e librit të llogarive.
• Ky kapitull përmbledh procedurat e hollësishme të përdorura nga kontabilistët për të gjeneruar pasqyrat financiare. • Ekuacioni bazë kontabël mund të përdoret përgatitjen e pasqyrave financiare, pothuajse për të gjitha firmat. • Por kjo mënyrë do të ishte jashtëzakonisht e pavolitshme (e papërshtatshme). • Kjo sepse pas ҫdo transaksioni të ndodhur, do duhej të përgatitej një bilanc i ri kontabël, apo ҫdo lloj pasqyre tjetër.
ØFirmat që kanë qindra aktive (mjete) dhe detyrime të ndryshme, dhe angazhohen në mijëra transaksione, kanë nevojë për procese shumë më efikase. ØPër këtë qëllim, është gjetur nga kontabilistët një mjet për ti klasifikuar dhe për ti pasqyruar efektet e transaksioneve të ndodhura. Vetëm në këtë mënyrë pasqyrat financiare dhe raportet e tjera mund të përgatiten më shpejt dhe më lehtë. ØKy mjet është llogaria. ØLlogaria është njësia bazë e depozitimit të të dhënave në kontabilitet.
LIBRI I LLOGARIVE (LIBRI I MADH) q. Libri i llogarive shpesh ka formën e një libri me fletë të veҫanta. qÇdo faqe është caktuar për një artikull të veçantë të elementeve të ekuacionit kontabël (të tilla si cash-i, inventari, llogaritë e pagueshme ose kapitali i investuar). q. Ne i referohemi secilës faqe si një llogari më vete.
§Secila llogari është e ndarë në një anë të majtë dhe një anë të djathtë; §Rritjet (shtesat) regjistrohen në njërën anë, dhe uljet (zvogëlimet) regjistrohen në anën tjetër. §Për të gjitha llogaritë, ana e majtë është ana e debisë ose e debitit dhe ana e djathtë është ana e kredisë ose e kreditit.
Në praktikën aktuale të biznesit, llogaritë e librit të madh mund të marrin shumë forma. Për thjeshtësi, ato do ti ilustrojmë duke përdorur llogaritë në formën e shkronjës T. Më poshtë paraqiten llogaritë në formë T-je për cash-in dhe llogaritë e pagueshme: Cash Llogaritë e pagueshme Debi Kredi
Varet nga natyra e llogarisë se në cilën anë të saj do të regjistrohen rritjet dhe uljet. Rritjet në mjete regjistrohen në debi, dhe uljet regjistrohen në kredi. Për detyrimet dhe kapitalin aksioner rritjet regjistrohen në kredi, dhe uljet regjistrohen në debi.
Rregullat e debitimit dhe kreditimit janë kryesisht arbitrare. Prandaj, me ndonjë përjashtim, mos kërkoni të gjeni ndonjë logjikë të veçantë në to. Megjithatë, një aspekt i rregullave ka kuptim. Për shkak se mjetet shfaqen në anën e kundërt të ekuacionit bazë kontabël, krahasuar me detyrimet dhe kapitalin aksioner, rregullat e debitimit dhe kreditimit për mjetet, logjikisht duhet të jenë, e kundërta e rregullave, për detyrimet dhe kapitalin aksioner.
Teprica e llogarive Për të përcaktuar shumën neto të cash-it, inventarit dhe kështu me radhë, në fund të një periudhe kontabël, për secilën llogari duhet të kemi gjetur tepricën d. m. th diferencën midis dy lëvizjeve: lëvizjes debitore (L. D), që përfaqëson shumën e regjistrimeve të bëra në anën debi të llogarisë, dhe lëvizjes kreditore (L. K), që përfaqëson shumën e regjistrimeve të bëra në anën kredi të llogarisë.
N. q. s lëvizja debitore është më e madhe se lëvizja kreditore, atëherë llogaria ka një tepricë debitore, e cila tregohet në anën debi të llogarisë. N. q. s lëvizja kreditore është më e madhe se lëvizja debitore, atëherë llogaria ka një tepricë kreditore, e cila tregohet në anën kredi të llogarisë. Pra, teprica e llogarisë ''i takon'', gjithmonë, asaj ane të llogarisë që ka sasinë më të madhe. Këto teprica janë bazë për ndërtimin e pasqyrave financiare.
Harta e llogarive Per të gjetur me lehtësi një llogari në librin e madh dhe për ta identifikuar gjatë punës regjistruese, llogarive iu vendosen numra. Lista e korrespondencës së emrave të llogarive me numrat përkatëse, quhet harta e llogarive.
FORMA E PLOTË E LLOGARISË Më lart u theksua se llogaria në formë T-je u përdor si mënyrë e thjeshtë dhe direkte e regjistrimit të veprimit. Në fakt, në praktikë forma e llogarisë paraqitet më e komplikuar, sepse është e nevojshme të regjistrohet më tepër informacion për transaksionet dhe ngjarjet ekonomike. Llogaria në formën e saj të plotë, d. m. th forma e plotë e dyanshme e llogarisë, ka disa kolona dhe paraqitet si më poshtë: BANKA Nr. 512 Data Përshkrimi Shuma DMV D K
Përveҫ kësaj forme, ka edhe formë të plotë të njëanshme të llogarisë, e cila paraqitet si më poshtë: BANKA Nr. 512 Data Përshkrimi Referimi Shuma Teprica DMV D K
Llogarisë në krye i vendoset emri dhe numri përkatës. Përshkrimi i veprimit bëhet shkurtimisht në kolonën përshkrimi, sepse më i plotë ai bëhet në ditar. Kolona e referimit i korespondon numrit të vendosur në kolonën numri të ditarit, ku është regjistrur më parë ky veprim (në mjaft raste në kolonën referimi të librit të madh vendoset numri i faqes së ditarit, ku së pari është regjistruar transaksioni). Sidoqoftë, kjo kolonë shërben për të lidhur të dy librat: ditarin dhe librin e madh.
Shuma e veprimit me të cilën preken mjetet, detyrimet apo elementet e kapitalit aksioner shënohet në debi ose kredi, dhe dy kolonat e fundit shërbejnë për të përcaktuar tepricën pas çdo veprimi. Avantazhi i kësaj forme të llogarisë ndaj asaj në formë T-je është edhe njohja e shpejtë e tepricës së llogarisë në çdo moment.
DITARI I PËRGJITHSHËM Në librin e madh, informacioni në lidhje me një transaksion të caktuar shtrihet në dy ose më shumë llogari. Kjo e bën të vështirë për audituesit dhe të tjerët që të shqyrtojnë të gjitha informacionet që lidhen me një transaksion të caktuar. Zgjidhja është arritur me kryerjen fillimisht të regjistrimeve kronologjike të transaksioneve dhe ngjarjeve në të ashtuquajturin ditar. Pra, ditari është libri ku së pari regjistrohen transaksionet dhe ngjarjet ekonomike sipas kronologjisë së tyre.
Ai pasqyron veprimet e ndodhura çdo ditë dhe përmban informacion më të gjërë dhe shpjegues të tyre. Kjo bën të mundur të shihen me lehtësi të gjitha llogaritë e prekura nga një transaksion i vetëm. Forma më e thjeshtë e ditarit është ditari i përgjithshëm. Në një sistem manual, ashtu si libri i llogarive, edhe ditari mbahet si një libër më vete. Veprimet në formë debitimi dhe kreditimi mbarten pastaj nga ditari në llogaritë përkatëse të librit të madh.
Regjistrimi në ditarin e përgjithshëm është në fakt hapi i parë në procesin formal të kontabilitetit financiar. Ky hap ndodh pasi kontabilisti ka analizuar konceptualisht transaksionin në lidhje me efektet e tij mbi ekuacionin themelor të kontabilitetit; ka konstatuar se cilat llogari janë rritur ose ulur; dhe i ka përkthyer këto rritje dhe ulje në debitime dhe kreditime.
Regjistrimi i transaksionit në ditar përmban këta elementë: 1. Data (dita, muaji, viti), 2. Llogaria ose llogaritë që do të debitohen, 3. Llogaria ose llogaritë që do të kreditohen, 4. Shumat përkatëse në debi dhe/ose kredi, 5. Një përshkrim (shpjegim) i shkurtër i transaksionit, dhe 6. Numri i llogarisë për t'u identifikuar në librin e madh.
Mbartja Për të përcaktuar gjendjen (tepricat) e llogarive, shumat e regjistruara në ditar duhet të transferohen në librin e llogarive. Procesi i kalimit të shumave nga ditari në librin e madh quhet mbartje. Nga pikëpamja procedurale, transaksionet, ngjarjet, etj, asnjëherë nuk regjistrohen në fillim në librin e madh. Regjistrimi fillestar i ҫdo transaksioni bëhet në ditar. Veprimet e regjistruara në ditar mbarten pastaj në librin e madh. Zakonisht mbartja nuk kryhet për çdo regjistrim, por pas disa regjistrimesh artikujsh kontabël.
Mbartja ndjek këto hapa: • Hapi 1. Lokalizohetnëlibrinemadhllogaria që ndodhet e debituar në artikullin e ditarit • Hapi 2. Shënohet data e veprimit (dita/muaji/viti) dhe në kolonën – përshkrimi të llogarisë shënohet përshkrimi i veprimit që merret nga kolona – përshkrimi e ditarit.
• Hapi 3. Shënohetnëkolonëndebitëllogarisë në librin e madh, shuma që është shënuar në kolonën debi të ditarit. • Hapi 4. Vendosetnëkolonënreferimitëlibrit të madh numri i artikullit të ditarit ku është regjistruar veprimi dhe në kolonën referimi të ditarit shënohet numri i llogarisë në librin e madh. • Hapi 5. Përsëriten katër hapat më sipër llogarinë që kreditohet sipas ditarit.
Cikli i Procedurave të Kontabilitetit 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. Identifikimi i transaksioneve dhe ngjarjeve. Analiza e transaksioneve dhe ngjarjeve sipas ekuacionit bazë kontabël. Përkthimi i analizës së transaksioneve në debitime dhe kreditime. Përgatitja e regjistrimeve të ditarit dhe mbartja në librin e llogarive. Hartimi i bilancit vërtetues. Hartimi i fletës së punës. Përgatitja, regjistrimi dhe mbartja e rregullimeve.
8. Hartimi i bilancit vërtetues pas rregullimeve. 9. Përgatitja e pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve. 10. Regjistrimi dhe mbartja e veprimeve të mbylljes. 11. Përgatitja e bilancit kontabël dhe pasqyrave të tjera.
ILUSTRIM I PROCEDURAVE TË KONTABILITETIT
Transaksioni 2: Merret hua 20 000 L nga një bankë Analiza: Rriten mjetet (cash-i); rriten detyrimet (dëftesat e pagueshme). Rregulli: Rritja e parave shënohet në debi; rritja e dëftesave të pagueshme shënohet në kredi.
- Slides: 26