Prmbledhje e qllimeve t lnds l Lnda Menaxhimi
Përmbledhje e qëllimeve të lëndës l. Lënda ”Menaxhimi i projekteve”, është strukturuar ashtu që të ju mundësoi studentëve të fitojnë dije të nevojshme teorike dhe praktike në fushën e menaxhimit të projektit. l. Në pjesën teorike studentet do të mësojnë konceptet bazë të menaxhimit të projektit, teoritë e planifikimit, metodat e kalkulimit të kostove dhe të hyrave si dhe mënyrën e vlerësimit të projekteve. l. Në pjesën praktike, studentët do të kenë rast të kompletojn dijen e tyre teorike, përmes hartimit dhe diskutimit individual dhe gruporë të projekteve të tyre si dhe shkembimit të pervojave midis tyre.
Sqarimi i definicioneve dhe i terminologjive lidhur me projektin Programi Zhvillimorë: paraqet tërësinë e projekteve të ndryshme, për të arritur objektivat zhvillimorë të sektorit të caktuar, lokalitetit, komunës, apo në nivelin nacional. Institucioni i Projektit: është njësi e organizuar dhe legale, përgjegjëse për organizim dhe realizim të projektit. Planifikuar e projektit: nënkupton aktivitetet e organizuara mirë për realizimin e projektit në parametrat kohorë, financiarë, teknik, teknologjik, etj. Monitorimi dhe vlerësimi i projektit: është një procesi përmanent i krahasimit të parametrave të realizuar të projektit me ato të planifikuara.
Rëndësia e përkufizimit të terminologjisë në projekt (1)Shkurtimi i kohës dhe shmangja nga konfuziteti gjatë komunikimit më partnerët e projektit. (2)Sado qe është i rëndësishëm përkufizimi i terminologjisë së projektit, edhe më me rëndësi është përmbajtja e projektit.
Rolet në një projekt Manadatari i projektit: definon qëllimet dhe e angazhon ekipin e projektit(Project-team). Menxheri i projektit: profesionist dhe ekspert, përgjegjës për planifikimin dhe realizimin e projektit sipas qëllimit të definuar nga mandatari. Ekipi i projektit: grup jo formal i njerëzve të profesionave përkatëse, që e mbështesin menaxherin e projektit në realizimin e objektivave të projektit. Mjedisi i projektit: përbëhet nga të gjithë faktorët e projektit: furnitorët(material, pjesë rezervë, energji, sherbime transporti, punëtor. . etj), Institutet, institucionet financiare, partnerët kooperues, etj.
Ç’është projekti? Një dokument me shkrim, i strukturuar mirë, ku mund të gjenden mjaft detaje dhe përgjigje në të gjitha pyetjet lidhur me planifikimin, financimin, organizimin, udhëheqjen dhe mbikqyrjen e aktivitetit konkret investiv të ndërmarrjes, gjatë gjithë periudhës së aktivizimit dhe të eksploatimit/jetës së projektit. ¡ Gittinger(1982) projektin e definon si një mënyrë e veçantë e zhvillimit dhe mjet për realizimin e qëllimeve zhvillimore të ndërmarrjeve/lokalitetit apo vendit si tërësi. ¡
Karakteristikat kryesore të projektit (a)Detyra të veçanta dhe jo rutinore (b)Kanë një rëndësi të veçantë dhe qëllim të caktuar (c)Janë të kufizuara në kohë (ç)Resurset e definuara të kufizuara (d)Janë komplekse dhe me rreziqe.
Detyrat kryesore të projektit (a)Të sigurojnë se resurset e rralla janë përdorura në mënyrë efikase (b)Ti kontribuojë rritjes stabile të ardhurave, cilësisë së jetesës të komuniteteve/qytetarëve dhe përfituesve tjerë të projektit (c)Të ndihmojë suksesin e ndërmarrjes dhe të minimizojë rrezikun nga dështimi i investimeve
Faktorët më të rëndësishëm të suksesit të projektit (a)Resurset e projektit(personeli, financat, infrastruktura. . etj) (b)Mënyra e menaxhimit me resurse (c)Atmosfera dhe motivi për punë (ç)Kualifikimi profesional i bashkëpunetorëve të projektit (d)Komunikimi në projekt midis partnerëve të projektit. . etj.
Kufizimet e projektit Kualiteti i të dhënave(të tregut, financiare, ligjore, teknike dhe teknologjike. . etj) l Vlerësimi i rreziqeve dhe i të papriturave(njohja e rrethanave të afarizimit të brëndshëm dhe të jashtëm) l Gjithëpërfshirja e efekteve të projektit(të jashtme dhe dytësore) l Dinamika jo e qartë e kthimit të investimeve etj. l
Çka është periudha e aktivizimit/investimeve të projektit? l Koha brënda së cilës realizohen investimet, vetjake apo të huazuara me qëllim të realizimit të efekteve profitabile në procesin e rregullt të prodhimit/shërbimit.
Çka është periudha provuese e projektit? l Koha brënda së cilës testohen teknika dhe teknologjia dhe aspektet organizative të procesit të prodhimit/shërbimit/tregtimit, dhe zakonisht e hasim të projektet dhe proceset më të ndërlikuara të prodhimit/shërbimit/tregtimit
Çka është periudha e eksploatimit të projektit? l Koha brënda së cilës realizohet procesi i afarizmit të rregullt/shërbimit/tregtimit, në kuadër të kapaciteteve të planifikuara.
Çka nënkupton menaxhimi i projekteve? Planifikimin, mbikqyrjen dhe drejtimin me plan të aktiviteteve të projektit, për të shtuar gjasat që projekti të realizohet në sasi, cilësi, kohë, dhe brënda buxhetit.
Çka nënkupton menaxhmenti i sukseshëm i projektit? Realizimi i punëve sipas planit dhe qëllimit të përcaktuar nga porosidhënësi/ndërmarrësi/partneri l Zgjidhjen e problemeve/përmbushjen e nevojave të projektit l Sigurimin e punës ekipore l Realizimin në afat të detyrave të projektit l Optimizimin e shpenzimeve l
Përmbajtja e projektit Kopertinat l Përshkrimi i përmbajtjes së projektit l Përmbjatja operative e projektit l Përshkrimi i idesë së projektit l Të dhëna nga tregu l Përshkrimi teknik/teknologjik i projektit l Menaxhmenti i projektit l Marketingu i projektit l
Përmbajtja e projektit(1) Të dhënat financiare të projektit: (a)Investimet (b)Burimet c)Plani terminal (ç)Projekcioni i pagesës së kredisë (d)Projekcioni i amortizimit të mjeteve kryesore dhe mbetja e vlerës së projektit (dh)Projekcioni dinamik i të hyrave dhe të dalurave (e)Vlerësimi i efekteve të projektit: metodat statike dhe dinamike) l Anekset l Shkresë shfrytëzuesve të projektit l
Kopertinat Faqosja-kontakti i parë me projektin a)Teknikisht i përshtatshëm b)Emrin e projektit(veprimtaria, adresa, telefoni i ndërmarrësit, autorët, redaktorët, recenzentet, konsulentet, koha e realizimit të projektit, të drejtat e autorit. . , etj). l
Treguesit/përmbajtja e projektit l Përmes treguesve/përmbajtjes lëxuesit fitojnë pasqyrën se çka përmban projekti(pjesët, kaptinat, temat, etj)
Përmbjatja operative e projektit Shkruhet pasi që të jetë elaboruar projekti në të gjitha elementet e nevojshme l Përshkrime të shkurta(5 -10 minuta): a)Informata të shkurta për investitorin b)Përshkrimin e produktit/shërbimit dhe kapaciteti, c)Përshkrimin e shkurt për tregun ç)Investimet, burimet d)Punëtorët e)Periudhen e aktivizimit ë)Elementet e ambijentit f) Efektet l
Përshkrimi i idesë së projektit l Të dhënat relevante për autorët dhe zhvillimin e idesë, referencat e autorit të idesë etj
Të dhëna nga tregu i projektit l Të dhënat për ofertën dhe kërkesën, konkurencën, konsumatorët potencial, tregun e furnizimit të inputeve(pajisjeve, lëndës së parë, repromaterjalin, fuqinë punëtore etj)
Përshkrimi tekniko teknologjik i projektit a)Mikro dhe makrolokacioni b)Zgjidhjet teknologjike c)Hapësira e nevojshme e punës ç)Pajisjet e nevojshme d)Masat mbrojtëse në punë dhe të ambijentit e)Plani terminal i aktivizimit etj
Menaxhmenti i projektit a)Informatat për formën juridike të organizimit të projektit b)Përshkrimi i partnerëve dhe i referencave kryesore të tyre c)Informatat për numrin, strukturën dhe përshkrimin e punëve të kryersëve të punës ç)Kompetencat dhe kufizimet e menaxhmentin
Marketingu i projektit l Përveç të dhënave për tregun pjesë e rëndësishme e projektit janë: informatat e shkurta për politikën e çmimeve, kanalet e distribuimit të produkteve/shërbimeve, politikën e promovimit etj.
Të dhënat financiare të projektit Një numër të tabelave si: a)Projeksioni i investimeve të nevojshme b)Burimet e financimit c)Plani terminal i aktivizimit ç)Plani i amortizimit dhe mbetja e vlerës së projektit d)vlerësimi dinamik i të hyrave/shpenzimeve dh)Vlerësimi dinamik i rrjedhes financiare etj. l
Vlerësimi i efektivitetit të projektit l Secili projekt duhet të vlerësohet nga aspekti i efekteve/profitit dhe efektivitetit, sipas metodave statike dhe dinamike.
Shtesat/anekset e projektit l Anekset e ndryshme: fotografi të ndryshme, skica, tabela, skema, grafikone dhe shkresa
Shkresë shfrytëzuesit të projektit Me projektin shkojnë edhe shkresat me sqarime të shkurta prej nga marrësi fiton përshtypjen për projektin l Shkresa duhet të jetë koncize, me stil, gjuhë dhe përmbajtje të kuptueshme. l
- Slides: 28