Prmbajtja Excel sht program pr paraqitjen e tabelave
Përmbajtja �Excel është program për paraqitjen e tabelave, paraqitjen grafike të të dhënave dhe llogaritjet e ndryshme. �Hapja e Excel �Dritarja kryesore e Excel - Shiriti me vegla �Krijimi i tabelave – Insertimi �Formatizimi I tabelave �Editimi i të dhënave �Formularet dhe funksionet - Insertimi I funksioneve �Formatizimi I rreshtit, kolones dhe fletes puunuese �Insertimi I objekteve ne Excel �Pergatitja e daljes (Printimi) �Margjinat e shtypjes
Hapja e Excel hapet në disa mënyra: 1. Në Desktop duke klikuar në ikonën e Excel dy herë. 2. Start – Programs - Microsoft Excel. 3. Start – Run dhe në dritaren e paraqitur në Open e shkruajmë Excel.
Dritarja kryesore e Excel Pas aktivizimit të Excelit hapet dritarja kryesore brenda së cilës vendosen: 1. Menyja kryesore – Përmban këto opsione: File , Edit, View, Insert, Format, Tools, Data, Windows dhe Help. 2. Sipërfaqja punuese(Tabela) e orientuar në fleta(sheet) dhe përbehet nga kolonat dhe rreshtat që së bashku formojnë qelinë. 3. Shiritat me vegla.
Shiritat me vegla-Standard �Aktivizimi i shiriteve bëhet përmes: View, Toolbars dhe e zgjedhim shiritin që deshirojmë. �Veglat që më shumë përdoren janë ato qe gjenden në shiritat Standard dhe Formatting. �Në shiritin Standard gjenden këto vegla : New, Open, Save, Print previeë, Spelling, Research, Cut, Copy, Paste, Format painter, Undo, Redo, Insert hyperlink, Autosum, Sort Ascending, Chart Wizard, Drawing, Zoom, Micrsoft Excel Help.
Shiritat me vegla-Formatting �Në shiritin Formatting gjenden këto vegla: Style, Font, Highlight, Bold, Italic, Underline, Align Left, Center, Align Right, Justify, Bullets, Numbering, Increase Indent, Decrease Indent, Left to right/Right to left.
Krijimi i tabelave-Insertimi �Në sipërfaqen punuese gjendet tabela e “pafundme” përpunimin e të dhënave. Mirëpo kjo tabelë është e zbrazet në kuader të së cilës mund të krijohen shumë tabela. Tabela mund te krijohet në cdo qeliz. �Zgjedhja bëhet në atë mënyrë qe kursori vendoset në shkronja për kolona dhe në numra për rreshta dhe duke e mbajtur te shtypur tastin e miut dhe duke përfshirë rreshtat apo kolonat e nevojshme mund ti zgjedhim ato si më poshtë. zgjedhja e kolonave zgjedhja e rreshtave �Inserimi i qelive bëhet përmes Insert / Cells.
Editimi i të dhënave � Të dhënat që mund të futen në Excel mund te jenë : Tekst(pa vlera numërike), Numer(vetëm numra) apo Formula(ekuacione matematikore ) � Kërkimi I të dhënave në fleten punuese bëhet permes opsionit Find që gjendet në mënynë Edit pasi të zgjidhet hapësira ku kërkohet teksti pastaj Find. � Të dhënat mund të ndryshohen duke klikuar në qeli dhe duke e shkruar atë qe deshirojmë.
Formulat �Për krijimin e një formule në qelizen që paraqet rezultatin duhet të shkruhet shprehja aritmetikore, shprehja fillon gjithëmone me shenjen = dhe pas barazimit shkruhen adresat e qelive duke i kombinuar me operatoret aritmetik ose me numra konstant. �Llogaritja bëhet përmes ketyre operatorëve aritmetik: shumëzimi(*), pjestimi(/), mbledhja(+), zbritja(-), fuqia(^) �Përdorimi I formulave ne Excel bëhet në dy mënyra: 1. duke përdorur drejtëpërdrejtë numrat në tabelë 2. duke u referuar në celula të tabelës. �Rradhitja e të dhënave me hap të caktuar: së pari zgjedhim formulen pastaj në këndin e djathtë poshtë vendosim kursorin i cili ndërron nga forma e tij e zakonshme.
Insertimi i funksioneve �Për insertimin e funksioneve zgjedhim menyne Insert/Function. �Excel ka funksione të shumëta qe mund të përdorën dhe ato shkruhen drejtëpërdrejtë në qeli apo merren nga veglat. �Funksionet që përdoren më shumë janë: 1. Minimumi =Min, 2. Maksimumi =Max, 3. Numërimi I antarëve =Count, 4. Mesatarja =Average, 5. Shuma =Sum. �Funksionet mund të jenë: 1. matematikore ose trigonometrike 2. Statistikore 3. Logjike 4. Funksione për datë dhe kohë
Formatizimi i tabelave �Në Excel është një tërësi e të dhënave që mund t’i organizojmë sipas dëshirës. Mirëpo, mënyra më e saktë e formatizimit të të dhënave është qe përmbajtja e të dhënavë të formatizohet përmes zgjedhjes ë Format/Cell. �Rregullimi i të dhënave numërike: bëhet në mënynë Format dhe opsionin Number. Në anën e djathtë të dritares rregullohen detajet e paraqitjes së numrave si: Numrin e shifrave pas pikes dhjetore(Decimal places) si dhe formën e paraqitjes së numrave negativ (Negative numbers).
Formatizimi i tabelave Barazimi I të dhënave: Në dritaren Format Cells ekziston regjistri Aligment tek I cili janë të vëndosura mundesitë ë orientimit të teksitit dhe disa efekte të tjera. Tek Text Aligment e caktojmë barazimin e përmbajtjes së qelizes horizontalisht/vertikalisht. Tek Wrap text nese aktivizohet ky opsion teksti brena qelisë mund të paraqitet në më shumë rreshta. Etj… Font: Në regjistrin font është mundesia pëe zgjedhjen e fontit të shkronjave dhe mund ta zgjedhim ngjyren dhe efektet si Bold dhe Italic.
Formatizimi i kolones dhe rreshtit �Nësë dëshirojmë t’a formatizojmë një kolonë apo rresht nga mënyja Format zgjedhim Column ose Row. Në anën e djathtë gjenden komandat per modifikimi e tyre. �Width : rregullimi I gjerësise se kolones apo rreshtit. �Auto. Fit: rregullimi I gjerësise së kolonës apo rreshtit sipas gjerësise së tekstit të qelis së zgjedhur ashtu që të paraqitet I tërë tëksti që gjendet në qeli. �Hide : fshehja e kolones apo rreshtit, këto fshihen por të dhënat mbesin të njejta. �Standard width: rregullimi I gjerësisë së kolonave në mënyrë standarde.
Insertimi i Objekteve në Excel �Insertimi i objekteve të ndryshmë si fotografi Clip. Art etj. . Bëhët duke shfrytëzuar komaden e mënysë Insert. �Fotografitë insertohen duke zgjedhur Insert/Picture ku gjejmë Clip Art (fotografi nga galeria e Office), Form File (foto të ruajtura si fajla), Word Art (fjale të dizajnuara), Auto shapes(figura të ndryshme gjeometrike).
Pergatitja e daljes(printimi) �Cdo gjë që krijohet në Excel mund te printohet apo shtypet ne leter, mund të bëhen shumë rregullime të faqeve dhe parametrave që kanë të bëjnë me shtypjen në letër. �Në mënynë File kemi komanden Page Setup e cila sikur te programet e tjera shërbën për rregullimin e parametrave të faqes. �Rregullimi I shtrirjes së faqes mundëson orientimin e faqes Horizontal apo Vertikal. �Rregullimi i madhësisë së dokumentit me faqe mundëson rritjen apo zvogelimin e shtrirjes së dokumentit në faqe. �Zgjedhja e letrës për dokument mundeson zgjedhjen e formatit të letrës për shtypjën e dokumentit.
Margjinat e shtypjes �Rregullimi i kufijve të shtrirjës se tekstit në faqen e punës bëhet përmes File - Page Setup- Margins 1. Hapësira në pjesën e sipërmë të faqes 2. Hapësira në pjesën e poshtme të faqes 3. Hapësira në pjesën e majtë të faqes 4. Hapësira në pjesën e djathtë të faqes 5. Hapësira në pjesën e Titullit (header) 6. Hapësira në pjesën e Titullit (footer) 7. Qendërzimi i tabelës vertikalisht dhe horizontalisht
Shtypja �Me zgjedhjen e File/Print hapet dritarja për shtypje në të cilen zgjedhim shtypësin me të cilin dëshirojme t’a shtypim në këtë rast (fusha Name), cilat faqe të shtypen(pjesa Print range), Numrin e kopjeve (rubrika Number of copies), Rradhitja e kopjeve (check box- I Collate). �Përcaktimi i faqeve për shtypje : All(shtyp gjithë dokumentin), Page From (x) to (y) (shtyp fletën nga pika x deri y). �Percaktimi I tabelave për shtypje mundëson : 1. Selection (shtyp pjesën e zgjedhur) dhe 2. Active sheet (shtyp faqen aktive)
- Slides: 17