Prgatitja e Pasqyrave Financiare Kapitulli 5 Kolegji Universitar

  • Slides: 23
Download presentation
Përgatitja e Pasqyrave Financiare Kapitulli 5 Kolegji Universitar FAMA prill 2007, Prizren F. Sahiti,

Përgatitja e Pasqyrave Financiare Kapitulli 5 Kolegji Universitar FAMA prill 2007, Prizren F. Sahiti, MBA

Përgatitja e pasqyrave financiare n Ekzistojnë katër pasqyra financiare: ¨ ¨ Pasqyra e të

Përgatitja e pasqyrave financiare n Ekzistojnë katër pasqyra financiare: ¨ ¨ Pasqyra e të Ardhurës Pasqyra e Fitimit të Mbetur Bilanci i Gjendjes Pasqyra e Rrjedhës së Parasë n Korporatat të obliguara të përgatisin dhe publikojnë pasqyrat financiare cdo tre muaj. n Përgatitja e Raportit Financiar.

Cilat pasqyra financiare hartohen së pari? n Së pari hartohet pasqyra e të ardhurës,

Cilat pasqyra financiare hartohen së pari? n Së pari hartohet pasqyra e të ardhurës, sepse përcaktohet shuma e fitimit neto që bartet tek pasqyra e profitit të mbajtur. n Së dyti hartohet pasqyra e profitit të mbetur, sepse përcaktohet pjesa e profitit të mbajtur që raportohet/bartet tek bilanci i gjendjes tek ekuiteti. n Pastaj hartohen dy pasqyrat tjera financiare – bilanci i gjendjes dhe pasqyra e rrjedhës së parasë. n Bilanci provues është esencial, sepse prej llogarive të tij hartohen edhe pasqyra e të ardhurës edhe bilanci i gjendjes.

Përgatitja dhe hartimi i bilancit provues Autoservisi i Natës Bilanci Provues i Rregulluar 31

Përgatitja dhe hartimi i bilancit provues Autoservisi i Natës Bilanci Provues i Rregulluar 31 dhjetor 2007 Paraja e gatshme…………………………. . 18, 592 EUR Llogaritë e arkëtueshme…………………………. . . 7, 250 Materiali harxhues…………………………. . 1, 200 Sigurimi i paskaduar………………………. . 3, 000 Toka………………………………. . ………… 52, 000 Ndërtesa……………. . . …………. 36, 000 Mjetet dhe pajisjet……………………… 12, 000 Amortizimi i akumuluar (mjetet dhe pajisjet)………………………………………… 2, 200 Amortizimi i akumuluar (ndërtesat)……………………………………………… 1, 650 Të hyrat nga shërbimet e riparimit……………………………………………. . 172, 000 Të hyrat nga qiraja……………………………………………. 3, 000 Shpenzimet e amortizimit (ndërtesa)…………………… 1, 650 Shpenzimet e amortizimit (mjetet dhe pajisjet……………… 2, 200 Shpenzimet e reklames…………………………. . . 3, 900 Shpenzimet e rrogave…………………………… 58, 750 Shpenzimet e materialit harxhues……………………. . . 7, 500 Shpenzimet e mirëmbajtjes………………………… 19, 400 Shpenzimet e sigurimit…………………………… 15, 000 Shpenzimet e kamatës……………………………. . 30 Shpenzimet e tatimit në të hyrë……………………. . 26, 628 Llogaritë e pagueshme……………………………………………. . …. 2, 690 Kreditë afatshkurtëra (fletoblig)………………………………………………. … 4, 000 Kamata e pagueshme………………………………………………………. 30 Rrogat e pagueshme. ………………………………………………. . …. …. . 1, 950 Tatimi në të hyra i pagueshëm………………………………………………. . …… 5, 580 E hyra e pafituar nga qiraja………………………………………………. 6, 000 Kapitali aksionar (themelues)………………………………………. . 80, 000 Dividenta………………………………. 14, 000 Profiti i mbetur (mbajtur)………………………………………………. . . 0 Totali 279, 100 EUR

Përgatitja dhe hartimi i pasqyrës së të ardhurës n Pasqyra e të ardhurës mund

Përgatitja dhe hartimi i pasqyrës së të ardhurës n Pasqyra e të ardhurës mund të quhet edhe ndryshe: pasqyra e operacioneve afariste, pasqyra e fitimit dhe humbjes, pasqyra e profitit, pasqyra e suksesit, etj. n Pasqyra e të ardhurës bëhet për të përmbledhur rezulatet operative të biznesit duke krahasuar të hyrat e fituara për një përiudhë me shpenzimet e shkaktuara për të krijuar atë të hyrë. n Pasqyra e të ardhurës tregon të hyrat, shpenzimet dhe fitimin neto të një ndërmarrjeje për një përiudhë të caktuar kohore. është pasqyrë e aktivitetit afarist.

Pasqyra e të ardhurës së firmës “Autoservisi i Natës” me 31 dhjetor 2006 Autoservisi

Pasqyra e të ardhurës së firmës “Autoservisi i Natës” me 31 dhjetor 2006 Autoservisi i Natës Pasqyra e të Ardhurës Për fundin e vitit, 31 dhjetor 2006 Të hyrat: Të hyrat nga shërbimet e riparimit……………………. . . 172, 000 EUR Të hyrat nga qiraja………………………………. …. 3, 000 Total të hyrat………………………………… 175, 000 Shpenzimet: Shpenzimet e reklames………………. . 3, 900 EUR Shpenzimet e rrogave………………. . . 58, 750 Shpenzimet e materialit harxhues…………………. … 7, 500 Amortizimi (ndërtesa)………………. . … 1, 650 Amortizimi (mjetet dhe pajisjet)…………. … 2, 200 Shpenzimet e mirëmbajtjes……………. . … 19, 400 Shpenzimet e sigurimit……………. . …… 15, 000 Shpenzimet e kamatës…………………. . 30 Fitimi para tatimit në fitim……………………………… 108, 430 EUR Tatimi në fitim……………………………………. . 66, 570 Fitimi neto………………………………………. . . 39, 942 EUR

Interpretimi i pasqyrës së të ardhurës n Kur shpenzimet janë më të mëdha se

Interpretimi i pasqyrës së të ardhurës n Kur shpenzimet janë më të mëdha se të hyrat, ndërmarrja ka realizuar humbje. n Në rastin tonë, Autoservisi i Natës ka realizuar fitim neto në shumë prej 39, 942 EUR. n Duhet te keni parasysh që të dhënat e pasqyrës së të ardhurës kanë një vargë kufizimesh, nuk paraqesin të dhëna absolutisht të sakta, ato mbështeten në supozime dhe vlerësime. n Psh. Shpenzimet e amortizimit mbështeten në vlerësime teknike mbi jetëgjatësinë e asetit fiks. n Gjithashtu të dhënat e pasqyrës së të ardhurës mbështeten transaksionet aktuale afariste. Psh shpenzimet e reklamës kanë krijuar shumë më tepër rezultate se sa ne mund ta marrim me mend, duke rritur bazën e klientëve. Një bazë e mirë e klientëve është aktivitet shumë i rëndësishëm për profitin e ardhshëm të ndërmarrjes. n Përkundër kufizimeve, pasqyra e të ardhurës është vitale për shfrytëzuesit e pasqyrave financiare.

Pasqyra e profitit të mbajtur n Profiti i mbetur paraqet pjesën e ekuitetit të

Pasqyra e profitit të mbajtur n Profiti i mbetur paraqet pjesën e ekuitetit të pronarit që krijohet përmes fitimit neto që mbetet pa u shpërndarë. n Burimi i profitit të mbetur mund të përfshij paratë e gatshme, por nuk është e limituar vetëm në para të gatshme. n Pasqyra e profitit të mbetur (mbajtur) përmbledh rritjet dhe zbritjet e profitit të mbetur që rezultojnë (vijnë) nga aktivitetet (operacionet) afariste gjatë përiudhave të ndryshme. n Rritja e profitit të mbajtur vjen prej rritjes së fitimit neto, ndërsa zvoglimi vjen prej humbjeve dhe shpërndarjes së dividentit.

Pasqyra e profitit të mbajtur i firmës “Autoservisi i Natës” Autoservisi i Natës Pasqyra

Pasqyra e profitit të mbajtur i firmës “Autoservisi i Natës” Autoservisi i Natës Pasqyra e Profitit të Mbajtur 31 dhjetor 2007 Profiti i mbajtur me 20 janar 2007………………. …… 0 Shtoje: Fitimin neto………………………. 39, 942 Subtotali: ……………………………. . 39, 942 Zbrit: Dividenti………………… 14, 000 Profiti i mbajtur me 31 dhjetor 2007…………… 25, 942

Interpretimi i pasqyrës së profitit të mbajtur n Formati i pasqyrës së profitit të

Interpretimi i pasqyrës së profitit të mbajtur n Formati i pasqyrës së profitit të mbajtur bazohet në këto elemente: Profiti i mbajtur në fillim të përiudhës + Fitimi neto – Dividenti = Profiti i mbajtur në fund të përiudhës n Profiti i mbajtur në fillim të përiudhës tregohet ne fillim të pasqyrës, pastaj i shtohet fitimi neto (apo i zbritet humbja neto, nëse ndërmarrja ka punuar me humbje), dhe në fund zbritet dividenti (nëse shpërndahet). n Shuma prej 25, 942 EUR paraqet shumën e profitit të mbajtur për vitin financiar 2007. n Profiti i mbetur që është zero (0) për Autoservisin e Natës është e pazakontë, por kjo kompani sapo ka fillu aktivitetin e vet afarist dhe nuk ka pasur profit të mbajtur.

Një fjalë shtesë për dividentin n Dividenti paraqet shumën e fitimit neto që bordi

Një fjalë shtesë për dividentin n Dividenti paraqet shumën e fitimit neto që bordi i drejtorëve të korporatës vendos t’u shpërndaj aksionarëve. n Zakonisht dividenta shpërndahet në cash (para e gatshme), por mund të shpërndahet edhe në form të aksioneve (opsioni i aksioneve). n Në korporatat e vogla, zakonisht bordi i drejtorëve deklaron dhe shpërndan menjëher dividentin. ndërkaq, korporatat e mëdha në fillim e deklarojnë dividentin, e pastaj pas një apo dy maujve bëjnë shpërndarjen në para të gatshme. n Në rastin kur deklarojmë dividentin dhe nuk e shpërndajmë, debiton llogaria shpenzimet e dividentit, ndërsa krediton lloharia dividenti i pagueshëm. E kur bëjmë pagesën në cash, debiton llogaria dividenti I pagueshëm, ndërsa krediton paraja e gatshme. n Kur bëjmë deklarimin dhe pagesën menjëherë, debiton llogaria e dividentës, ndërsa krediton paraja e gatshme.

Bilanci i gjendjes n Bilanci gjendjes liston asetet, detyrimet dhe ekuitetin e pronarit të

Bilanci i gjendjes n Bilanci gjendjes liston asetet, detyrimet dhe ekuitetin e pronarit të kompanisë në fund të një përiudhe financiare. n Bilanci i gjendjes së Autoservisit të Natës është hartuar në bazë të llogarive që janë marrur nga Bilanci Provues i kësaj kompanie (slajdi ). n Gjithashtu, mund të vëreni se pjesa e profitit të mbajtur është marr nga pasqyra e Profitit të Mbajtur së datës 31 dhjetor 2007. n Bilanci i gjendjes mund të paraqitet në form të raportit kur vendosen asetet, pastaj nën asete vendosen detyrime dhe nën detyrime vendoset kapotali i aksionarit. n Bilanci i gjendjes zakonisht hartohet duke vendosur asetet e firmës në anën e majte, ndërsa në anën e djathtë vendosen detyrimet dhe ekuiteti i pronarit.

Bilanci i gjendjes së Autoservisit të Natës Asetet Assetet likuide (current) Autoservisi i Natës

Bilanci i gjendjes së Autoservisit të Natës Asetet Assetet likuide (current) Autoservisi i Natës Bilanci i Gjendjes 31 dhjetor 2007 Detyrimet dhe Ekuiteti i Aksionarëve Detyrimet afatshkurtëra: Paraja e gatshme……………. . 18, 592 Llogaritë e arkëtueshme………………. . 7, 250 Materiali harxhues……………. . . 1, 200 Sigurimi i paskaduar…………… 3, 000 Totali i aseteve likuide………………… 30, 042 Asetet fikse Toka…………………… 52, 000 Ndërtesa…………… 36, 000 Zbrit: Amortizimi akumuluar…(1, 650). . . 34, 350 Mjetet dhe pajisjet…………… 12, 000 Zbrit: Amortizimi akumuluar…(2, 200). . . 9, 800 Totali i aseteve fikse…………………. . 96, 150 Totali i aseteve…………… 126, 192 EUR Llogaritë e pagueshme…………………. . 2, 960 Kreditë afatshkurtëra (fletoblig)…………. . … 4, 000 Rrogat e pagueshme. …………………. . 1, 950 Tatimi në të hyra i pagueshëm…………. . … 5, 580 Kamata e pagueshme……………. . 30 E hyra e pafituar nga qiraja………………… 6, 000 Totali i detyrimeve afatshkurtëra………. 20, 250 Ekuiteti i pronarit/aksionarit Kapitali aksionar (themelues)……………. . 80, 000 Profiti i mbetur (mbajtur)…………………. . . 25, 942 Totali kapitalit aksionar………………… 105, 942 Totali i detyrimeve dhe ekuitetit……… 126, 192 EUR

Interpretimi i bilancit të gjendjes n Për të pasqyruar më mirë dhe drejt, shumica

Interpretimi i bilancit të gjendjes n Për të pasqyruar më mirë dhe drejt, shumica e kompanive bëjnë ndarjen dhe klasifikimin e aseteve, detyrimeve dhe ekuitetit ne subtotale. Qëllimi kryesor është interpretimi dhe leximi më I qartë i bilancit të gjendjes. n Ndarja më klasike është ndarja e aseteve në asete likuide dhe asete fikse. Asete likuide janë ato që kanë likuiditet më të madh, duke filluar nga paratë e gatshme, llogaritë e arkëtueshme, parapagimet e kështu me radhë. Pastaj vjen subtotali tjetër ku futen asetet fikse. n Edhe detyrimet dhe ekuiteti ndahet në subtotale, gjithashtu. Detyrime psh ndahen në detyrime afatshkurtëra dhe detyrime afatgjata. Në detyrimet afatshkurtëra hyjnë llogaria e pagueshme, kreditë afatshkurtëra, llogaritë tjera të pagueshme. Ndërsa në detyrimet afatgjata hyjnë kreditë afatgjata, si dhe detyrimet që kompania mund t’i ketë prej letrave me vlerë, apo fletëobligacioneve afatgjata. n Subtotalet na ndihmojnë të llogarisim likuiditetin e kompanisë në tërësi. Psh nëse ndërmarrja ka më shumë asete likuide se sa detyrime afatshkurtëra, ateherë mund të konkludojmë që ndërmarrja ka likuiditet të mjaftueshëm.

Vlersësimi i profitit të kompanisë n Fitimi neto i Autoservisit të Natës është përafërsisht

Vlersësimi i profitit të kompanisë n Fitimi neto i Autoservisit të Natës është përafërsisht 40, 000 EUR (39, 942), që është gjysma e e kapitalit të investuar (80, 000 EUR). Kjo është një normë impresive e kthimit të investimit për vitin e parë. n Natyrisht që pronarët kanë ndërmarr një aktivitet me risk. A është 50% kthimi në investim i mjaftueshëm për investitorët? A kanë mundur këta investitor të investojnë diku tjetër dhe të fitojnë të njëjtin fitim neto? Ndoshta jo! n Për ta vlerësuar profititn e një biznesi/firme, nuk është e rëndësishme të dijmë se sa ka fituar firma në të kaluarën, por sa do të mund të jetë profitabile në të ardhmën. Autoservisi i Natës ka gjeneruar të hyra prej 172, 000 EUR nga riparimet dhe 3000 nga qiraja për hapësirat që ka liruar për një firmë. Ka kontratë edhe për vitin 2008.

Vlerësimi i likuiditetit n Likuiditeti paraqet/tregon aftësinë e kompanisë për të kryer detyrimet e

Vlerësimi i likuiditetit n Likuiditeti paraqet/tregon aftësinë e kompanisë për të kryer detyrimet e saja me cash (para të gatshme) kur atyre t’u vije koha. n Likuiditeti i Autoservisit të Natës, për detyrimet afatshkurtëra, është jo i mirë, sepse mund të ketë probleme potenciale të lidhura me cash. n Kompania duhet të paguaj në afat të shkurtër këto llogari: n n n Llogaritë e pagueshme…………………. . …. 2, 960 Kreditë afatshkurtëra (fletoblig)…………. … 4, 000 Rrogat e pagueshme. …………………. . 1, 950 Tatimi në të hyra i pagueshëm……………. . 5, 580 Kamata e pagueshme……………. . 30 Renovimi i polises së sigurimit…………… 18, 000 Total: n 32, 520 Shuma prej 32, 520 EUR tejkalon shumën e aseteve likuide që ka kompania (25, 842 EUR). Mirëpo, kompania po punon me sukses, dhe se frika për pamundësinë e kryerjes së detyrimeve është e zmadhuar. Kompania vetëm në vitin e parë ka arritur të gjeneroj një fitim impresiv prej rreth 40, 000 EUR.

Analizat financiare n Ekzistojnë dy matës kryesor të profitabilitetit të ndërmarrjes: ¨ ¨ n

Analizat financiare n Ekzistojnë dy matës kryesor të profitabilitetit të ndërmarrjes: ¨ ¨ n Përqindja e fitimit neto Kthimi në ekuitet Përqindja e fitimit neto: Pqërqindja e fitimit neto = fitimi neto / të hyrat totale 39, 942 / 175 = 22. 8% n Përqindja e fitimit neto është tregues se sa kompania është në gjendje të kontrolloj koston dhe shpenzimet. Sa më të vogla të jenë kostoja dhe sshpenzimet aq më I madh do të jetë përqindja e fitimit neto.

Analizat financiare n Kthimi në ekuitet: Kthimi në ekuitet = fitimi neto / mesatarja

Analizat financiare n Kthimi në ekuitet: Kthimi në ekuitet = fitimi neto / mesatarja e ekuitetit të aksionarëve. 39, 942 / 92, 971* = 43. 0% (mesatarja e ekuitetit të aksionarëve merr për bazë totalin e aksioneve në fillim të vitit (80, 000) plus (+) totalin e ekuitetit ne fund të vitit (105, 942) dhe i pjeston për dy (2) (80, 000 + 105, 942 / 2 + 92, 971). n Kthimi në ekuitet tregon se sa kanë fituar aksionarët/pronarët në cdo EUR të investuar. Tëk Autoservisi ii Natës, aksionarët kanë fituar 0, 43 EUR në cdo EUR të investuar.

Analizat financiare n Ekzistojnë dy tregues/matës të rëndësishëm për matjen e likuiditetit (sa është

Analizat financiare n Ekzistojnë dy tregues/matës të rëndësishëm për matjen e likuiditetit (sa është e aftë kompania të kryej detyrimet afatshkurtëra) të kompanisë: ¨ ¨ n Kapitali punues, dhe Koeficienti i likuiditetit Kapitali punues përfitohet kur nga asetet likuide zbresim detyrimet afatshkurtëra: Kapitali punues = asetet likuide - detyrimet afatshkurtëra = 30, 042 – 20, 250 = 9, 792 n Kapitali punues i Autoservisit të Natës është 9, 792, që tregon që asetet likuide të kompanisë janë më të mëdha se detyrimet afatshkurtëra për 9, 792 EUR.

Analizat financiare n Koeficineti i likuiditetit paraqet raportin në mes aseteve likuide dhe detyrimeve

Analizat financiare n Koeficineti i likuiditetit paraqet raportin në mes aseteve likuide dhe detyrimeve afatshkurtëra: Koeficienti i likuiditetit = asetet likuide / detyrimet afatshkurtëra = 30, 042 / 20, 250 = 1. 48 : 1 n Kompania Autoservisi i Natës ka përafërsisht 1. 48 EUR të aseteve likuide për cdo dollar të detyrimeve afatshkurtëra. Ky tregues nuk merr për bazë që materiali harxhues dhe sigurimi i parapaguar nuk do të shiten përsëri dhe të kthehen në cash, apo që të hyrat e pafituara nuk do të fitohen. Ky vetëm është një matës praktik i likuiditetit të kompanisë.

Fundi i Kapitullit 5 Faleminderit! Pyetje?

Fundi i Kapitullit 5 Faleminderit! Pyetje?