Prgatitja e Dosjes se tenderit Modul i 7

  • Slides: 51
Download presentation
Përgatitja e Dosjes se tenderit Modul i 7 i trajnimit

Përgatitja e Dosjes se tenderit Modul i 7 i trajnimit

Objektivi ü ü ü ü Përmbajtjen standarde të dokumenteve të tenderit Parimet udhëzuese për

Objektivi ü ü ü ü Përmbajtjen standarde të dokumenteve të tenderit Parimet udhëzuese për hartimin e dokumenteve të tenderit Hartimin e specifikimeve teknike Llojet e ndryshme të specifikimeve Praktikën e mirë dhe të keqe në përgatitjen e specifikimeve Përgjegjësitë e ndryshme gjatë procesit të specifikimit Mënyrën e menaxhimit të procesit për kthimin e përgjigjeve për pyetjet nga operatorët ekonomikë ü Si te përdoret Dosja Standarde e tenderëve, pjese e legjislacionit dytësor ne Kosove

Kur duhet te përgatitet Dosja e Tenderit ne ciklin e prokurimit? • • HAPI

Kur duhet te përgatitet Dosja e Tenderit ne ciklin e prokurimit? • • HAPI 1 - Planifikimi i Prokurimit HAPI 2 - Parashikimi i Vlerës dhe Klasifikimi i Kontratës HAPI 3 - Përcaktimi i Procedurës së Prokurimit HAPI 4 - Përgatitja e Dosjes së Tenderit HAPI 5 - Publikimi HAPI 6 - Hapja dhe Vlerësimi i Tenderëve HAPI 7 - Dhënia dhe Nënshkrimi i Kontratës HAPI 8 - Menaxhimi i Kontratës

Informata te përgjithshme – Direktivat e BE-se • Ø Ø Ø Ø Ø Kërkesat

Informata te përgjithshme – Direktivat e BE-se • Ø Ø Ø Ø Ø Kërkesat bazë duhet të përmbajë të paktën: Një referencë për njoftimin e kontratës së publikuar, afatin e fundit për pranimin e ofertave, adresën ku duhen dërguar ofertat, gjuhën ose gjuhët në të cilat duhet të hartohen ofertat, një referencë për ndonjë dokument të mundshëm shtesë që duhet dorëzuar, kërkesat minimale për kualifikim, dëshmitë e kërkuar për kualifikim, kriterin e shpërblimit te kontratës, mjetet juridike ne dispozicion, specifikimet teknike.

Dokumentet e tenderit • Dokumentet e tenderit janë pjesa më kryesore në procesin e

Dokumentet e tenderit • Dokumentet e tenderit janë pjesa më kryesore në procesin e tenderit dhe duhet të japin të gjitha informacionet e nevojshme që ofertuesit e ardhshëm të përgatisin një ofertë që u përgjigjet mallrave, shërbimeve dhe punëve që duhen furnizuar. • ato duhet të përfshijnë: a. Ftesën për ofertë; b. Udhëzimet për ofertuesit; c. Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kontratës; d. Specifikimet teknike; e. Formularin e tenderit f. Formularin e kontratës; g. Shtojcat (modelet e ofertave financiare, formularët e sigurimit etj. , sipas rastit)

PARIMET UDHËZUESE PËR HARTIMIN E DOKUMENTEVE TË TENDERIT • Është përgjegjësi e autoritetit kontraktues

PARIMET UDHËZUESE PËR HARTIMIN E DOKUMENTEVE TË TENDERIT • Është përgjegjësi e autoritetit kontraktues që: ü të përgatisë dokumentacionin e plotë të tenderit që do të lejonte një konkurrencë optimale dhe, që në përgjithësi, do të bënte të mundur të merrej një vendim për shpalljen e fituesit pa negociata paraprake; ü të sigurojë që përmbushen të gjitha formalitetet ligjore në lidhje me procedurat e tenderit; njoftimi i tenderit, dorëzimi dhe hapja e ofertave, prezantimi i kritereve të kualifikimit dhe regjistrimi i procesit; ü të përfshijë kërkesat teknike, ekonomike, mjedisore dhe të tjera që do të ekuilibrojnë në mënyrë të saktë dhe do të pasqyrojnë në mënyrën optimal natyrën dhe madhësinë e kontratës.

Fushat e mëposhtme janë me rëndësi në përgatitjen e dokumenteve të tenderit • përcaktimi

Fushat e mëposhtme janë me rëndësi në përgatitjen e dokumenteve të tenderit • përcaktimi i kritereve të kualifikimit ose përzgjedhjes për pjesëmarrjen në tender • Përcaktimi i mënyrës së vërtetimit të dëshmive • Vendimi për ndarjen e Loteve • Vendimi nëse grupeve ose bashkimit të operatorëve do t'u kërkohet një formë ligjore specifike përmbushjen e kontratës; • Vendimi për kriteret e kualifikimit dhe rëndësia e tyre përkatëse • Përcaktimi dhe tregimi i të gjitha aspekteve të rëndësishme të metodologjisë dhe procedurës së vlerësimit të ofertave; • Përcaktimi i afateve kohore të përshtatshme përgatitjen dhe dorëzimin e ofertave

Fushat e mëposhtme janë me rëndësi në përgatitjen e dokumenteve të tenderit (2) •

Fushat e mëposhtme janë me rëndësi në përgatitjen e dokumenteve të tenderit (2) • Prezantimi i rregullave dhe procedurave për dorëzimin dhe hapjen e ofertave; • Marrja në konsideratë e nevojës për një konferencë përparaqitjes së ofertave; • Tregimi i procedurës dhe rregullave për sqarimin e ofertave të dorëzuara; • Tregimi i rregullave për anulimin e procedurës së tenderit; • Përcaktimi i modelit të duhur të kontratës, duke marrë parasysh madhësinë, llojin dhe kohëzgjatjen e kontratës; • Tregimi i procedurave për pyetjet dhe paraqitjen e një ankese

HARTIMI I SPECIFIKIMEVE Ø Qëllimi i specifikimeve teknike ü është që ato të japin

HARTIMI I SPECIFIKIMEVE Ø Qëllimi i specifikimeve teknike ü është që ato të japin udhëzime për ofertuesit në fazën e tenderimit për natyrën e ofertës që duhet të dorëzojnë, si dhe ü të shërbejnë si mandat i operatorit ekonomik gjatë zbatimit të kontratës. Ø Specifikimet teknike përfshihen në dokumentet e tenderit dhe bëhen shtojcë e kontratës eventuale të akorduar si rezultat i ofertës. Ø Ato duhet të pasqyrojnë me saktësi nevojat e autoritetit kontraktues.

HARTIMI I SPECIFIKIMEVE (2) Ø Specifikimet e pasakta dhe jorealiste janë një arsye e

HARTIMI I SPECIFIKIMEVE (2) Ø Specifikimet e pasakta dhe jorealiste janë një arsye e zakonshme për shumë nga problemet që shpesh më vonë ndodhin gjatë procesit të tenderit dhe të shpërblimit, si p. sh. ü nevoja për bërjen e ndryshimeve në dosjen e tenderit; ü anulimi i procedurave të tenderit; ü paraqitja e ankesave; dhe ü probleme me kontratë. Ø Ato duhet të hartohen në mënyrë të tillë që të lejojnë konkurrencën më të madhe të mundshme. Ø Specifikimet teknike duhet të garantojnë akses të barabartë për kandidatët dhe ofertuesit dhe nuk duhet kenë efektin e krijimit të pengesave të pajustifikueshme për ofertimin konkurrues.

HARTIMI I SPECIFIKIMEVE (3) Ø Përgatitja e plotë e specifikimeve teknike është jashtëzakonisht e

HARTIMI I SPECIFIKIMEVE (3) Ø Përgatitja e plotë e specifikimeve teknike është jashtëzakonisht e rëndësishme për suksesin maksimal të zbatimit të kontratës. Ø Prandaj, përpjekjet më të mëdha gjatë fazës së përgatitjes do të kursejnë kohë dhe para në fazat e mëvonshme të ciklit të projektit. Ø Roli i ZP në këtë fazë të procesit është të sigurojë që specifikimet të hartohet nga persona me kualifikimin e duhur dhe në mënyrë të tillë që çdo numër operatorësh ekonomikë të mund të paraqesë me sukses ofertën në tender. Ø Roli i palëve të interesuara specialiste teknike brenda një AK është që ata të përdorin njohuritë dhe ekspertizën e tyre, duke u konsultuar me të tjerët në autoritetin kontraktues, për të përgatitur një specifikim që i përshtatet qëllimit të përdorimit. Ø Përgatitja e specifikimeve teknike mund të kërkojë ndihmën e një ose më shumë specialistëve të jashtëm teknike - dhe ata duhet të nënshkruajnë deklaratën e konfidencialitetit.

Përgatitja e plotë e specifikimeve teknike është jashtëzakonisht e rëndësishme për suksesin maksimal të

Përgatitja e plotë e specifikimeve teknike është jashtëzakonisht e rëndësishme për suksesin maksimal të zbatimit të kontratës

Përkufizimet • Specifikimet teknike janë tërësia e kërkesave teknike që përfshihen në veçanti në

Përkufizimet • Specifikimet teknike janë tërësia e kërkesave teknike që përfshihen në veçanti në dokumentet e kontratës dhe që përkufizojnë karakteristikat e kërkuara të një shërbimi që duhet ofruar, të një materiali ose produkti që duhet lëvruar ose të punëve që duhen ndërtuar, duke lejuar në këtë mënyrë që ato të përshkruhen në mënyrë të tillë që të përmbushin qëllimet për të cilat janë menduar të përdoren nga autoriteti kontraktues

Përkufizimet • Standardi është një specifikim teknik i miratuar nga një organizëm i njohur

Përkufizimet • Standardi është një specifikim teknik i miratuar nga një organizëm i njohur standardizimi, për zbatim të përsëritur ose të vazhdueshëm, pajtueshmëria me të cilin në parim nuk është e detyrueshme;

Përkufizimet • Standardi europian është një standard i miratuar nga Komiteti Europian për Standardizimin

Përkufizimet • Standardi europian është një standard i miratuar nga Komiteti Europian për Standardizimin (CEN) ose nga Komiteti Europian për Standardizimin në Fushën e Elektroteknikës (CENELEC) si “standarde europiane (EN)” ose “Dokumente harmonizimi (HD)” sipas rregullave të përbashkëta të këtyre organizatave;

Përkufizimet • Miratimi teknik europian është një vlerësim i favorshëm teknik i përshtatshmërisë së

Përkufizimet • Miratimi teknik europian është një vlerësim i favorshëm teknik i përshtatshmërisë së përdorimit të një produkti, bazuar mbi përmbushjen e kërkesave thelbësore për punët e ndërtimit, nëpërmjet karakteristikave të brendshme të produktit dhe kushteve të përkufizuara të aplikimit dhe të përdorimit. Miratimi europian lëshohet nga një organizëm miratimi i përcaktuar për këtë qëllim nga shteti anëtar; •

“ose ekuivalente” • Specifikimet teknike nuk duhet t'i referohen shërbimeve, mallrave ose punëve të

“ose ekuivalente” • Specifikimet teknike nuk duhet t'i referohen shërbimeve, mallrave ose punëve të një marke ose burimi ose procesi specifik, në veçanti markave tregtare, patentave, llojeve ose një origjine specifike, nëse kjo do të favorizonte ofrues shërbimi, furnizues, produkte ose kontraktorë të caktuar. • një tregues i tillë lejohet aty ku do të ishte e pamundur të përshkruhej objekti i kontratës me saktësi të mjaftueshme, por vetëm kur shoqërohet me fjalët "ose ekuivalente”.

Parimet kyçe Mosdiskriminimi • ka një ndalim të përgjithshëm për specifikimet teknike që përmendin

Parimet kyçe Mosdiskriminimi • ka një ndalim të përgjithshëm për specifikimet teknike që përmendin mallrat e një marke ose burimi specifik ose të një procesi të veçantë dhe që si rrjedhojë kanë efektin e favorizimit ose të eliminimit të disa ndërmarrjeve ose produkteve • Ndër specifikimet që kanë efekt diskriminues dhe për pasojë janë të ndaluara, Direktiva përmend në veçanti përmendjen e markave tregtare, të patentave dhe të llojeve ose përmendjen e origjinës ose të produktit specifik • Një përjashtim: për këtë ndalim të përgjithshëm lejohet kur objekti I kontratës nuk mund të përshkruhet në mënyrë tjetër. Megjithatë, kërkohet që përshkrimi i tille të shoqërohen me fjalët "ose ekuivalente"

Parimet kyçe Parimi i ekuivalencës dhe i njohjes së përbashkët • Autoritetet kontraktuese duhet

Parimet kyçe Parimi i ekuivalencës dhe i njohjes së përbashkët • Autoritetet kontraktuese duhet të supozojnë se produktet e prodhuara në përputhje me standardet e hartuara nga organizmat kompetente të standardeve janë në pajtim me kërkesat thelbësore të parashtruara në direktivën në fjalë • me parimin e njohjes së përbashkët, një autoritet kontraktues duhet t'i konsiderojnë në mënyrë të barabartë produktet nga shtetet e tjera anëtare, të cilat prodhohen në përputhje me rregullat ose standardet teknike që kanë të njëjtën shkallë të performancës dhe mbrojtjes së interesave legjitime në fjalë, ashtu si produktet e prodhuara në pajtim me specifikimet teknike të specifikuara në dokumentet e kontratës.

HARTIMI I SPECIFIKIMEVE NË PRAKTIKË një specifikimi është "një përshkrim i përgjithshëm i atributeve

HARTIMI I SPECIFIKIMEVE NË PRAKTIKË një specifikimi është "një përshkrim i përgjithshëm i atributeve të nevojshme thelbësore për nevojat e përdoruesit kryesor të kërkesës, i cili përfshin një tregues sesi do të vlerësohet përshtatshmëria me qëllimin".

Specifikimi teknik • Objektivi i një specifikimi është promovimi i konkurrencës për një kërkesë.

Specifikimi teknik • Objektivi i një specifikimi është promovimi i konkurrencës për një kërkesë. Në këtë mënyrë, specifikimi nuk duhet të favorizojë një operator ekonomik; ai duhet të lejojë qe sa më shumë operatorë ekonomikë të dorëzojnë oferta

LLOJET E SPECIFIKIMIT 1. Specifikimet e përgjithshme 2. Specifikimet e pajtueshmërisë 3. Specifikimet e

LLOJET E SPECIFIKIMIT 1. Specifikimet e përgjithshme 2. Specifikimet e pajtueshmërisë 3. Specifikimet e detajuara të projektit 4. Specifikimet e performances

Specifikimet e përgjithshme Ø Specifikimi i përgjithshëm ka si qëllim ta përshkruajë kërkesën në

Specifikimet e përgjithshme Ø Specifikimi i përgjithshëm ka si qëllim ta përshkruajë kërkesën në një mënyrë të tillë që nuk kufizon numrin e operatorëve ekonomikë • Ai mund të bazohet në standarde kombëtare, evropiane ose ndërkombëtare (me kushtin që të pranohen ekuivalentet) • specifikimet duhet të hartohen në mënyrë të tillë që kërkesa e përshkruar të mund të përmbushet nga çdo numër organizate që furnizonë mallrat e identifikuara Ø Një specifikim i përgjithshëm: • i bën OE përgjegjës për propozimin dhe furnizimin e kërkesës • mund të përdoret për të nxitur konkurrencën • mund të përdoret aty ku nuk është nevoja që të jeni specifikë Një shembull i një specifikimi të përgjithshëm do të ishte një makinë mesatare tip veturë, me katër dyer

Specifikimet e pajtueshmërisë -1 Ø Specifikimi i pajtueshmërisë parashtron në mënyrë të qartë kërkesat

Specifikimet e pajtueshmërisë -1 Ø Specifikimi i pajtueshmërisë parashtron në mënyrë të qartë kërkesat që operatorët ekonomikë duhet të plotësojë. Ø Ai nuk lë hapësirë për manovra. Specifikimi përshkruan produktin e kërkuar në detaje të imëta Ø Mund të specifikojë peshën, madhësinë, sipërfaqen, vëllimin, perimetrin dhe përdorimin me mallra të tjerë. Ø Operatorit ekonomik i kërkohet që të lëvrojë mallra që përmbushin këtë nevojë; ata nuk nxiten që të arrijnë diçka më të mirë. Ø Specifikimet e pajtueshmërisë shpesh mbështeten nga skica

Specifikimet e pajtueshmërisë -2 Një shembull i një specifikimi të pajtueshmërisë mund te jete:

Specifikimet e pajtueshmërisë -2 Një shembull i një specifikimi të pajtueshmërisë mund te jete: Ø Nëse duhet kondicioner ajri për një dhomë, specifikimi i pajtueshmërisë, ndër të tjera dhe pa përmendur emrat e markave, do të identifikonte pozicionin e saktë të: • Kontrolleve në mur • Vendit të ventilatorëve të thithjes • Vendit ku do të vihej kompresori në çati • Ai do të identifikonte gjithashtu: • Madhësinë, kapacitetin dhe fuqinë e kompresorit. Operatorët ekonomikë mund të mendojnë se ata dinë më mirë, por shqetësohen mos refuzohen për "mos përputhje".

Specifikimet e detajuara të projektit Ø Kjo alternativë e zhvillon specifikimin e pajtueshmërisë një

Specifikimet e detajuara të projektit Ø Kjo alternativë e zhvillon specifikimin e pajtueshmërisë një hap më tej. • Një specifikim I detajuar I projektit përkufizon karakteristikat teknike të kërkesës në detaje të vogla. • Operatori ekonomik nuk ka asnjë kontribut në procesin e projektimit dhe nuk është përgjegjës përfitimet e disponueshme për autoritetet kontraktuese Kjo alternativë mund të përdoret aty ku: ü Autoriteti kontraktues ka një ekspert të njohur në rang kombëtar në fushën që ata po bëjnë specifikime. ü Nuk nevojitet novacioni nga operatori ekonomik.

Specifikimet e detajuara të projektit (2) Një shembull i një specifikimi të te detajuar

Specifikimet e detajuara të projektit (2) Një shembull i një specifikimi të te detajuar mund te jete: Ø Nëse duhet kondicioner ajri për një dhomë, specifikimi i detajuar i projektit, ndër të tjera dhe pa përmendur emrat e markave, do të identifikonte pozicionin e saktë të: • Kontrolleve në mur • Vendit të ventilatorëve të thithjes • Vendit ku do të vihej kompresori në çati. Ai gjithashtu: • Do të identifikonte madhësinë, kapacitetin dhe fuqinë e kompresorit • Do të ofronte një skemë të lidhjeve elektrike • Do të ofronte një skemë të qarkullimit të gazit ftohës • Do të ofronte një skemë të vendit për vendndodhjen e të gjithë përbërësve të kërkuar. OE mund të mendojë se pozicionet e tjera do të sjellin më tepër avantazhe, por nuk e ofrojnë zgjidhjen e preferuar nga frika e papajtueshmërisë

Specifikimet e performancës Ø Specifikimet e performancës ndonjëherë quhen specifikime funksionale ose të rezultatit,

Specifikimet e performancës Ø Specifikimet e performancës ndonjëherë quhen specifikime funksionale ose të rezultatit, sepse ato përqendrohen në funksionalitetin ose rezultatin që duhet arritur. Ø Specifikimet e performancës japin një tregues të qartë të qëllimit për të cilin kërkohet artikulli dhe kjo kërkesë i komunikohet plotësisht operatorëve ekonomikë Ø Ndryshimi këtu është se EO më pas nxiten të përdorin ekspertizën e tyre për të ofruar zgjidhje (produkte), të cilat nga pikëpamja e ekspertit, përmbushin më së miri nevojën e specifikuar nga AK

Specifikimet e performancës - shembull Një shembull i një specifikimi të performances mund te

Specifikimet e performancës - shembull Një shembull i një specifikimi të performances mund te jete: Ø Nëse do të nevojitej kondicionim ajri për një dhomë, një specifikim i performancës do të tregonte se kërkesa është që dhoma, me 20 persona me nga një kompjuter secili dhe me dy printera, duhet të mbahet në një temperaturë 20 gradë Celsius, kur temperatura jashtë është midis -10°C deri në 32°C.

Udhëzime për hartimin e specifikimeve teknike 1. Përdorni një gjuhë të thjeshtë. 2. Shmangni

Udhëzime për hartimin e specifikimeve teknike 1. Përdorni një gjuhë të thjeshtë. 2. Shmangni fjalët ose shprehjet që nuk janë specifike ose që mund të çojnë në ambiguitet, p. sh. : Duhet (është mirë që), I lartë, Ndoshta, Normale, E arsyeshme, Afërsisht, Mund, E mundshme, Nuk ka gjasa 3. Mos përdorni zhargon. 4. Përkufizoni termat, simbolet dhe shkurtimet. 5. Shkruani në gjuhën e një personi të zakonshëm. Mos prisni që specifikimet të lexohen vetëm nga ekspertët. 6. Përdorni një format tërheqës. Kjo gjë do të pasqyrojë profesionalizmin tuaj dhe do të nxisë operatorët ekonomikë të mundshëm që ta lexojnë specifikimin. 7. Përdorni një strukturë logjike.

Udhëzime për hartimin e specifikimeve teknike (2) • Përdorni një strukturë logjike. • Synoni

Udhëzime për hartimin e specifikimeve teknike (2) • Përdorni një strukturë logjike. • Synoni të përkufizoni secilin aspekt të kërkesës në një ose dy paragrafë. • Mos shpjegoni të njëjtën kërkesë në më shumë se në një seksion. • Kërkojini dikujt që nuk është i familjarizuar me specifikimet që t'i lexojë ato, • Diskutojini draftet me palët e interesuara, kolegët dhe përdoruesit.

Standardet Termi "standard" është një specifikim teknik i miratuar nga një organizëm i njohur

Standardet Termi "standard" është një specifikim teknik i miratuar nga një organizëm i njohur standardizimi (në rastin e mësipërm, Bordi Ndërkombëtar i Standardeve të Kontabilitetit) për zbatim të përsëritur ose të vazhdueshëm. Pajtueshmëria me standardin mund të jetë ose jo e detyrueshme, i cili klasifikohet në një nga kategoritë e mëposhtme: • Standard ndërkombëtar: një standard i miratuar nga një organizatë ndërkombëtare standardesh dhe i vënë në dispozicion të publikut të gjerë • Standard europian: një standard i miratuar nga një organizatë europiane standardesh dhe i vënë në dispozicion të publikut të gjerë • Standard kombëtar: një standard i miratuar nga një organizatë kombëtare standardesh dhe i vënë në dispozicion të publikut të gjerë

KONSIDERIMI I KONCEPTIT TË KOSTOS TOTALE TË PRONËSISË (TCO) • Koncepti i kostos totale

KONSIDERIMI I KONCEPTIT TË KOSTOS TOTALE TË PRONËSISË (TCO) • Koncepti i kostos totale të pronësisë (TCO), i njohur gjithashtu si kostoja për të gjithë jetëgjatësinë, merr në konsideratë kostot e pronësisë, të përdorimit dhe ato të asgjësimit të një kërkese për të gjithë jetëgjatësinë e saj. • Mund të ndodhë që një çmim më i ulët në blerje të shkaktojë kosto më të larta operative përgjatë jetëgjatësisë. • Prandaj, kostoja totale e pronësisë së kësaj blerjeje teorikisht me kosto të ulët është më e madhe nga ç'do të kishte qenë në një rast tjetër.

Kostoja nga operatori ekonomik A Kostoja nga operatori ekonomik B Kostoja nga operatori ekonomik

Kostoja nga operatori ekonomik A Kostoja nga operatori ekonomik B Kostoja nga operatori ekonomik C Çmimi faktik i blerjes EUR 1, 000 EUR 1, 100, 000 EUR 1, 400, 000 Kostoja e pronësisë Kostoja e kredive, sigurimeve, taksave, amortizimit EUR 200, 000 EUR 210, 000 EUR 205, 000 Kostoja operative Kostoja e karburantit, e pjesëve të këmbimit, e numrit të personave për të përdorur pajisjen. Kohëzgjatja e EUR 6, 500, 000 intervalit të shërbimit, gomave, ndërrimi i ndenjëseve kur thyhet përgjatë 25 vjetëve EUR 6, 345, 000 EUR 6, 001, 000 Kostoja e asgjësimit Vlera e mbetur nga asgjësimi i pajisjes EUR (75, 000) EUR (80, 000) EUR (92, 000) Kostoja totale EUR 7, 625, 000 EUR 7, 575, 000 EUR 7, 514, 000 Elementi TCO Përshkrimi elementit Çmimi i blerjes i

Specifikimi i mallrave • Mallrat dhe materialet mund të numërohen, preken, peshohen dhe të

Specifikimi i mallrave • Mallrat dhe materialet mund të numërohen, preken, peshohen dhe të testohen me kuptimin e plotë të fjalës, për të parë nëse ata janë të përshtatshëm, si përpara specifikimit, ashtu edhe pas lëvrimit. Nëse 1000 fije letër fotokopjimi ngjyrë rozë, e madhësisë A 4 dhe 80 g/m 2 specifikohen në dy pako me 500 fije letër secila, atëherë është e mundur: – Të shikohet nëse janë furnizuar dy pakot – Të kuptohet nëse letra është dërguar te organizata dhe vendi i duhur – Të monitorohet orari i dorëzimit – Të kontrollohet paketimi për të parë nëse është letër fotokopjimi – Të numërohet 1000 fijet e letrës – Të peshohet letrën për të përcaktuar peshën g/m 2 – Të kontrollohet nëse ngjyra është rozë

Specifikimi i shërbimeve • Shërbimet, ashtu si mallrat, kërkohen me qëllim përmbushjen e nevojave

Specifikimi i shërbimeve • Shërbimet, ashtu si mallrat, kërkohen me qëllim përmbushjen e nevojave specifike dhe specifikimet duhet të shkruhen në atë mënyrë që rezultati i arritur nga shërbimi të jetë i matshëm. • një shërbim ka një natyrë të patrupëzuar që e bën më të vështirë për ta specifikuar dhe akoma më të vështirë për ta matur. • Shërbimi i pastrimit të një zyre mund të shërbejë si shembull në këtë rast. Pikëpamja e dikujt për atë që është "e pastër" mund të rezultojë në ankesën e dikujt tjetër se zyra është e papastër.

Specifikimi i punëve • Specifikimi i punëve mund të harxhojë kohë dhe kërkon ekspertizën

Specifikimi i punëve • Specifikimi i punëve mund të harxhojë kohë dhe kërkon ekspertizën e arkitektëve, supervizorëve dhe specialistëve të tjerë që kanë përvojë specifike për ndërtimin që do të kryhet. Punë të ndryshme civile – për shembull, urat, ndërtesat, aeroportet, autostradat dhe portet – paraqesin vështirësi të ndryshme dhe kërkojnë ekspertizë të ndryshme. Përveç projektit të punëve, specifikimet duhet të përfshijnë edhe aspekte si: • • • E drejta e aksesit në sheshin e ndërtimit Përcaktimi i mjediseve të disponueshme të ndërtimit dhe asaj që bëhet nga autoriteti kontraktor dhe operatori ekonomik Aksesi i autoritetit kontraktues në mjedise gjatë ndërtimit të veprave Mjediset e disponueshme për shkarkim dhe magazinim Ato që kërkohen për sa i përket instalimit dhe komisionimit, kur dorëzimi të konsiderohet i përfunduar Ku nis dhe përfundon përgjegjësia dhe risku për operatorin ekonomik dhe për autoritetin kontraktues Çështjet rreth qëndrueshmërisë dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të structures pasi të ketë përfunduar

Rregullat specifike përgatitjen e dokumenteve te tenderit sipas LPP dhe legjislacionit dytësor

Rregullat specifike përgatitjen e dokumenteve te tenderit sipas LPP dhe legjislacionit dytësor

Dosjet Standarde • • • DT për furnizime; DT për shërbime; DT për punë;

Dosjet Standarde • • • DT për furnizime; DT për shërbime; DT për punë; DT për konkurs të projektimit; DT-ve për kontrata publike kornizë (furnizime, shërbime dhe punë); • DT për Kuotim të çmimeve; • DT për shërbime te konsulencës (sistemi me dy zarfa).

Struktura e dosjes së tenderit • PJESA A – Informata për tenderuesit • PJESA

Struktura e dosjes së tenderit • PJESA A – Informata për tenderuesit • PJESA B – Draft Kontrata • PJESA C – Formulari i Tenderit

Struktura e dosjes së tenderit (2) • Pjesa A, procedurat e tenderimit, përbëhet nga

Struktura e dosjes së tenderit (2) • Pjesa A, procedurat e tenderimit, përbëhet nga dy pjesë: 1. Udhëzimet për ofertuesit 2. Fletë e të dhënave te tenderit dhe anekset • Në këtë pjesë AK përcakton të gjitha kërkesat dhe të gjithë informacionin e nevojshëm përgatitjen e një ofertë të përgjegjshme. • Udhëzimi për ofertuesit është një formë standarde që nuk ka nevojë të plotësohet nga AK. • Zyrtari i prokurimit duhet të plotësojnë fletën e të dhënave tenderit

Struktura e dosjes së tenderit (3) • Pjesa B, draft kontrate, përmban kushtet që

Struktura e dosjes së tenderit (3) • Pjesa B, draft kontrate, përmban kushtet që duhet ti pranojë tenderuesi që konkurron, kështu që nuk lejohen negociata. Përbëhet nga dy pjesë: 1. Kushtet e përgjithshme 2. Kushtet e veçanta • Kushtet e përgjithshme nuk duhet të ndryshohet • Kushtet e veçanta duhet të plotësohet nga Zyrtari i Prokurimit

Struktura e dosjes së tenderit (4) • Pjesa C, Formulari për dorëzimin e ofertës,

Struktura e dosjes së tenderit (4) • Pjesa C, Formulari për dorëzimin e ofertës, është pjesa kryesore e tenderit, sepse në këtë pjesë ofertuesi deklaron se ai ka kontrolluar dhe pranon të gjitha kushtet e tenderit dhe dorëzon ofertën e tij financiare. Ajo përbëhet nga: 1. Formulari i tenderit 2. Lista e çmimeve • OE duhet të plotësoj formularin (dy pjesët), sepse në qoftë se forma nuk është plotësuar kjo do të thotë se nuk ka asnjë ofertë.

 Njësia përgjegjëse • Zyrtari i Prokurimit ose Departamenti/Njësia e Prokurimit është përgjegjës përgatitjen

Njësia përgjegjëse • Zyrtari i Prokurimit ose Departamenti/Njësia e Prokurimit është përgjegjës përgatitjen e dosjes së tenderit. • Ai është plotësisht përgjegjës përgatitjen e dokumenteve të tenderit, kriteret e përzgjedhjes, si dhe kriteret e dhënies, ndërsa specifikimet teknike do të përgatiten nga struktura të specializuara në çështjen që do të prokurohet, brenda AK. • Në rastet e kontratave komplekse ose të veçanta, AK mund të caktojë ekspertë të jashtëm ose Kontraktorë, për të ndihmuar njësinë në hartimin e Dosjes së Tenderit. • AK do të përcjellë LPP-në kur angazhohen ekspertë të jashtëm ose Kontraktorë

Katër procese • • Përgatitja e Dokumenteve të Tenderit Publikimi Ofrimi i Dokumenteve të

Katër procese • • Përgatitja e Dokumenteve të Tenderit Publikimi Ofrimi i Dokumenteve të Tenderit Sqarimet

Përcaktimi i kritereve te kualifikimit • Kjo fazë përfshin përcaktimin e kërkesave minimale të

Përcaktimi i kritereve te kualifikimit • Kjo fazë përfshin përcaktimin e kërkesave minimale të cilat Autoriteti Kontraktues mund të kërkojë nga operatorët ekonomik lidhur me ü situatën e tyre personale, ü përvojën dhe pajisjet e nevojshme, ü organizimin e duhur dhe gjendjen financiare. • Kriteret e përzgjedhjes duhet të ndryshojnë, në varësi të kushteve të përcaktuara në rastin e çdo kontrate. • kriteret e përzgjedhjes i referohen profilit te operatorëve ekonomik dhe jo ofertave të tyre.

Përcaktimi i kritereve te kualifikimit (2) • Kriteret e përzgjedhjes mund të grupohen në

Përcaktimi i kritereve te kualifikimit (2) • Kriteret e përzgjedhjes mund të grupohen në katër (4) kategori: 1. Kriteret për verifikimin e situatës personale, neni 65 i LPP. 2. Kriteret për verifikimin e përshtatshmërisë profesionale, neni 66 të LPP. 3. Kriteret për verifikimin e gjendjes ekonomike dhe fiananciare, neni 68 të LPP. 4. Kriteret për verifikimin e kapaciteteve teknike dhe profesionale, neni 69 të LPP.

Përcaktimi i kritereve te kualifikimit (3) Ø Kriteret për verifikimin e situatës personale te

Përcaktimi i kritereve te kualifikimit (3) Ø Kriteret për verifikimin e situatës personale te operatorëve ekonomik, neni 65 i LPP- Te detyrueshme dhe duhet gjithmonë të plotësohen nga OE. Ø 3 kategori e tjera mund të përcaktohen nga AK ku AK e konsideron të nevojshme për të siguruar, që vetëm OE qe posedojnë aftësi të caktuara profesionale, financiare ose teknike të marrin pjesë në tender. Ø Ato duhet të jenë drejtpërdrejt relevante dhe proporcionale me objektin e kontratës përkatëse.

Përcaktimi i kritereve te kualifikimit (4) • Ato a) në asnjë mënyrë nuk mund

Përcaktimi i kritereve te kualifikimit (4) • Ato a) në asnjë mënyrë nuk mund të përdoret si kriteret e dhënies b) nuk mund të peshohen; c) janë kërkesa Kalon/ Nuk kalon • në rast të Konzorciumit, është e mjaftueshme qe kriteret që i referohen verifikimit të gjendjes financiare dhe aftësitë teknike e profesionale të plotësohen në mënyrë kumulative prej anëtarëve të konzorciumit.

Përcaktimi i kritereve te kualifikimit (5) Ø Kriteret e përzgjedhjes kane të bëjnë ekskluzivisht

Përcaktimi i kritereve te kualifikimit (5) Ø Kriteret e përzgjedhjes kane të bëjnë ekskluzivisht me profilin e kompanisë (OE). Vetëm kërkesat që lidhen me profilin e kompanisë duhet të vendosen këtu! Ø Kushtet në lidhje me zbatimin e kontratës duhet të vendosen në DT (KVK).

Ushtrim • Shikoni dhe komentoni shembullin e plotësimit te Dosjes Standarde te tenderit për

Ushtrim • Shikoni dhe komentoni shembullin e plotësimit te Dosjes Standarde te tenderit për Furnizime!