PRDORIMI I UJITKUJDESI Uji sht thelbi i jets
PËRDORIMI I UJIT-KUJDESI • Uji është thelbi i jetës Secili nga ne ka përgjegjësi për ujin, pasi të gjithë jemi përdorues të tij. Kjo do të thotë se të gjithë duhet ta mbrojmë dhe ta ruajmë atë nga ndotja. Qëllimi • Të kuptohet rëndësia e ujit; Të tregohet si mund të kursejmë ujin me anën e ndryshimeve të vogla në sjelljen tonë të përditshme • Rritja e njohurive mbi ndotjen e ujit dhe fitimi i njohurive të reja për mbrojtjen dhe kursimin e tij në familje bëhet përmes diskutimeve, mbledhjeve të ideve
”Nëse ekziston mrekulli në këtë planet, ajo është uji” Uji është një pjesë specifike e sipërfaqes së Tokës. Sasia e madhe e ujit është ajo që na bën ta quajmë Tokën “Planeti Blu”. Gjithsesi, pjesa kryesore e rezervave të ujit u përket oqeaneve dhe deteve dhe vetëm 0, 6% e sasisë së përgjithshme të ujërave është e përshtatshme për t’u pirë. Ujërat sipërfaqësore dhe ata nëntokësore janë elemente të rëndësishme në ciklin e ujit në tokë. Ujërat sipërfaqësore përfshijnë lumenjtë, liqenet dhe akullnajat. Ujërat nëntokësore, janë më pak të studiuar dhe burime shumë më të vështira për t’u përcaktuar. Uji përdoret për qëllime bujqësore (ujitja), industriale (prodhimi i të mirave materiale dhe si faktor në ngrohje, ftohje), dhe shtëpiake (pirje, higjienë personale, larje).
• Në ditët e sotme probleme serioze paraqet përdorimi pa kriter i ujit, si dhe rritja e ndotjes së burimeve të ujit, gjë që mund të çojë mbarë njerëzimin në një katastrofë. • Meqenëse të gjithë jemi përdorues të ujit, ne jemi në të njëjtën kohë, edhe përgjegjës për mbrojtjen e tij. • Dy parimet bazë për mirëmbajtjen e burimeve ujore janë ruajtja dhe mbrojtja. mosha e ujit është afërsisht 4, 5 miliardë vjet (ai është gati po aq i vjetër sa edhe planeti ynë) dhe është në lëvizje të vazhdueshme ndërmjet tokës dhe atmosferës. • Dielli dhe era shkaktojnë avullimin në këtë mënyrë, uji nga forma e lëngët, shndërrohet në avull
• • • Nën disa kushte të caktuara, avulli kondensohet dhe bie mbi tokë në formën e shiut dhe të dëborës (reshjet). . Shirat ushqejnë lumenjtë dhe liqenet. Lumenjtë rrjedhin dhe derdhen në dete dhe oqeane. Një pjesë e reshjeve depërton nën tokë dhe krijon ujërat nëntokësore. uji i deteve mbulon 70% të sipërfaqes së Tokës, kripësia e tij e bën të papërdorshëm për qëllime pirjeje, gatimi dhe ujitjeje. Ujërat e ëmbla janë vetëm 2% e rezervave të përgjithshme ujore të globit. Prandaj ato duhet të mbrohen nga ndotja. bota sot është duke u përballur me krizën globale të ujit.
• Më shumë se 1 miliard njerëz nuk kanë ujë të pastër për të pirë. • Më shumë se 2, 4 miliard njerëz jetojnë në kushte sanitare të papranueshme – nuk kanë rrjet kanalizimesh për ujërat e zeza, nuk kanë trajtim bashkëkohor të ujërave të zeza. • Një familje që kujdeset për shpenzimin e ujit, mund të kursej 50. 000 deri 100. 000 litra ujë në vit. • Ujësjellësi i Prishtinës e furnizon qytetin me 1. 500 litra në sekond megjithatë vrehet mungesa e ujit sidomos gjatë stinës së verës.
- Slides: 5