Politikat Fiskale dhe Monetare 1 Politikat Fiskale 2

  • Slides: 31
Download presentation
Politikat Fiskale dhe Monetare 1. Politikat Fiskale 2. Politikat Monetare 1

Politikat Fiskale dhe Monetare 1. Politikat Fiskale 2. Politikat Monetare 1

Sistemi fiskal është i lidhur ngushtë me ekzistimin e shtetit dhe funksionimin e tij.

Sistemi fiskal është i lidhur ngushtë me ekzistimin e shtetit dhe funksionimin e tij. Shteti që të mund të funksionojë dhe t’i plotësojë nevojat e përgjithshme dhe të përbashkëta të qytetarëve, i nevojiten mjetet materiale. Të gjitha këto nevoja kanë karakter publik, prandaj çdo shtet insiston që në një nivel sa më të lartë t’i plotësojë ato. Për këtë arsye, shteti nëpërmjet masave dhe instrumenteve të ndryshme të sistemit fiskal siguron mjete të caktuara materiale (financiare), të cilat i përdor për plotësimin e nevojave me karakter publik siç janë: arsimi, shkenca, kultura, shëndetësia, mbrojtja, infrastruktura etj. 2

Përdorimi i politikës fiskale si mjet për të ndikuar në rrjedhat ekonomike ishte ide

Përdorimi i politikës fiskale si mjet për të ndikuar në rrjedhat ekonomike ishte ide e Kejnsit që nga viti 1930, pra me paraqitjen e depresionit të madh. Kejnsi argumentoi se ekonomia e një vendi gjendet në një depresion, atëherë shpenzimet qeveritare paraqiten si një e mirë publike, sepse prej saj mund të përfitojnë të gjithë, ashtu që qeveria duhet ose të shpenzojë ose të gjejë mënyrë që të ndikojë në rritjen e shpenzimeve individuale. Kejnsi konkludoi se me rritjen e shpenzimeve qeveritare do të rriten edhe shpenzimet individuale, ku pastaj përmes multiplikatorit do të vie deri te rritja e produktit. Qëllimi i Kejnsit ishte që përmes politikave fiskale të ndikohet në rritjen e kërkesës agregate ashtu që të kemi rritjen e produktit si dhe të arrihet punësimi i plotë me një nivel më të lartë të çmimeve. 3

Çka nënkuptojmë me termin politika fiskale? – Më termin politikë fiskale nënkuptojmë mënyrën se

Çka nënkuptojmë me termin politika fiskale? – Më termin politikë fiskale nënkuptojmë mënyrën se si qeveria zgjedh të shpenzojë buxhetin e saj me qëllim të furnizimit të qytetarëve me shërbime dhe mallra publike –shpesh duke u referuar si “shpenzime”. – Këto mallra dhe shërbime përfshijnë infrastrukturën publike, edukimin, shëndetësinë, sigurinë publike, gjyqësinë etj… – Qeveria përpiqet t’i gjejë metodat më të mira për financimin e këtyre shpenzimeve nëpërmjet llojeve të ndryshme të tatimeve si: TVSH, taksat doganore, tatimet në të hyra personale, tatimie në të hyra të korporatave, kontributet për sigurimin social, etj. – Gjatë zbatimit të politikave tatimore, qeveria mundohet që të sigurojë nivel të ulët të ngarkesave tatimore dhe trajtim të barabartë si për biznese, ashtu dhe për qytetarë. 4

Rëndësia e politikës Fiskale – Politika fiskale bashkë me politikën monetare janë dy komponente

Rëndësia e politikës Fiskale – Politika fiskale bashkë me politikën monetare janë dy komponente themelore të politikës ekonomike shtetërore të cilat shfrytëzohen për realizimin e objektivave makroekonomike për influencimin e produktit të përgjithshëm vendor, nivelin e punësimit, të ardhurat dhe nivelin e çmimeve. Përmes politikës fiskale, shteti mund të ndikojë drejtpërdrejtë në ekonomi. – Përmes instrumenteve të politikës fiskale ndikohet në punësim dhe nivelin e çmimeve, në rishpërndarjen më të mirë të të ardhurës dhe pasurisë, në rritjen ekonomike, në rritjen e kursimit, në nivelin e investimeve, në çështjet e arsimit, kulturë dhe shëndetësi. Dhe, për të ardhur deri te plotësimi i këtyre shpenzimeve, qeveria ka gjetur metodën e saj për tu financuar me mjete përmes llojeve të ndryshme të të hyrave fiskale si: TVSH, taksat doganore, tatimet në të hyra personale, tatimi në të hyra të korporatave, kontributet për sigurimin social, etj. 5

OBJEKTIVAT E POLITIKËS FISKALE Objektivat e politikës lidhen me rritjen e mirëqenies së përgjithshme

OBJEKTIVAT E POLITIKËS FISKALE Objektivat e politikës lidhen me rritjen e mirëqenies së përgjithshme shoqërore e cila sigurohet vetëm në kushtet e një ambienti që e cilësojnë stabiliteti ekonomik, politik dhe social. Objektivat e politikës fiskale janë: 1. 2. 3. 4. Alokimi i të hyrave publike Stabiliteti makroekonomik Nxitja e rritjes ekonomike Rishpërndarja e të hyrave 6

OBJEKTIVAT E POLITIKËS FISKALE – Objektivat e politikave fiskale ndryshojnë dhe mund të përfshijnë:

OBJEKTIVAT E POLITIKËS FISKALE – Objektivat e politikave fiskale ndryshojnë dhe mund të përfshijnë: 1. Alokimin e tё hyrave publike (tatimet). Shumë veprimtari të rëndësishme për funksionimin e shoqërisë – edukimin, shëndetësinë, sigurinë publike, mirëqenien sociale, mbrojtjen e ambientit, investimet publike – nuk do të ishin të mundshme ose nuk do ofroheshin në nivel të mjaftueshëm pa intervenimin e shtetit. Për t’i mënjanuar këto mangësi, politika fiskale shfrytëzon të hyrat e grumbulluara në buxhet dhe ndihmon financimin e këtyre aktiviteteve. 2. Stabiliteti makroekonomik. Ekonomitë e shumë vendeve të zhvilluara shpesh janë objekt i luhatjeve të vazhdueshme. Stagnimet eventuale në ekonomi shpesh reflektohen në buxhetin familjar dhe pastaj edhe në shpenzimet e tyre për mallra dhe shërbime. Në orvatjet e saj për të eliminuar ose zbutur luhatjet e tilla, qeveria herë pas here përdorë mjete të politikave fiskale si 7 politika tatimore dhe shpenzimet publike.

3. Nxitja e rritjes ekonomike. Nëpërmjet ndryshimeve në tatime dhe shpenzime publike, qeveria mund

3. Nxitja e rritjes ekonomike. Nëpërmjet ndryshimeve në tatime dhe shpenzime publike, qeveria mund të ndihmojë në stimulimin e zhvillimit ekonomik 4. Rishpërndarja e të hyrave. Përfituesit e të hyrave të tatimeve qeveritare i përdorin tatimet e mbledhura që të sigurojnë pensionet publike; nivelin minimal të të hyrave për personat që janë të sëmurë, fizikisht të sfiduar, të vjetër, etj… Shteti i cili ofron përparësi të lartë këtyre synimeve zakonisht preferon të përdorë sistem progresiv të të hyrave tatimore, d. m. th. se tatimohen me tepër ata të cilët kanë të ardhura më të larta. 8

Veprimi i politikës fiskale Politika fiskale ekspansioniste Varësisht nga ecuritë ekonomike, politika fiskale mund

Veprimi i politikës fiskale Politika fiskale ekspansioniste Varësisht nga ecuritë ekonomike, politika fiskale mund të jetë ekspansioniste dhe e shtrënguar. Një ekspansion fiskal do të thotë shkurtim i taksave ose rritje e shpenzimeve publike me qëllim të stimulimit të rritjes së konsumit, respektivisht rritjen e kërkesës agregate. Kjo ndodh kur qeveria vëren ngecje apo shtim të ngadalshëm ekonomik ose kur papunësia është e lartë. Kështu, me rritjen e shpenzimeve publike dhe shkurtimin e taksave, individëve dhe firmave u lihet një sasi më e madhe parash për t’i shfrytëzuar në shpenzime konsumi ose investime. Kjo ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e punësimit dhe shtimin ekonomik. 9

Veprimi i politikës fiskale Politika fiskale shtrënguese Ndërsa, politika fiskale shtrënguese do të thotë

Veprimi i politikës fiskale Politika fiskale shtrënguese Ndërsa, politika fiskale shtrënguese do të thotë ulje e shpenzimeve publike dhe rritje e taksave. Kur qeveria synon uljen e kërkesës agregate për të ngadalësuar shtimin ekonomik apo uljen e inflacionit, përcaktohet për drejtimin e politikës fiskale shtrënguese. Nëpërmjet politikës fiskale shtrënguese ulet oferta e parasë e cila më tutje ul shpenzimet dhe kërkesën agregate. Njësoj, ulja e ofertës së parasë bërë presion edhe në ngritjen e çmimeve të gjithmbarshme në ekonomi. 10

Cilat janë format kryesore të financimit të shpenzimeve publike? Qeveria ka disa mundësi: 1.

Cilat janë format kryesore të financimit të shpenzimeve publike? Qeveria ka disa mundësi: 1. Tatimet e drejtpërdrejta. Në këtë grup tatimesh përfshihen tatimi në të hyrat personale, tatimi në të hyrat e korporatave, apo edhe tatimi në pronë. Në Kosovë, si dhe në shumë ekonomi të tjera të pazhvilluara, tatimet e drejtpërdrejta nuk luajnë një rol me rëndësi në buxhetin e shtetit. 2. Tatimet indirekte përfshijnë në mes të tjerash TVSH-në, akcizën dhe tarifat doganore. Momentalisht, tatimet indirekte kontribuojnë me përqindjen më të madhe të të hyrave të grumbulluara. Këto lloje të të hyrave më së shumti mblidhen në pikat doganore. 11

Cilat janë format kryesore të financimit të shpenzimeve publike? Qeveria ka disa mundësi: 3.

Cilat janë format kryesore të financimit të shpenzimeve publike? Qeveria ka disa mundësi: 3. Taksat mund të aplikohen tek shërbimet lokale ose në nivel kombëtar. Shembuj të shërbimeve të cilat mund t’i nënshtrohen taksave janë: aeroporti; disa dokumente të lëshuara nga administrata publike; regjistrimi i bizneseve etj. Është si rregull, që këto lloje të të hyrave nuk luajnë rol të rëndësishëm në buxhetin e një vendi. 4. Huazimet publike. Në situata ku qeveria nuk ka mundësi të financojë shpenzimet aktuale publike përmes mbledhjes së tatimeve të rregullta, ajo detyrohet të huazojë nga burime të brendshme ose të jashtme. Aktualisht Kosova nuk ka të drejtë të marrë borxh publik. . 12

TVSH, Akciza dhe Tarifat doganore – Tatimi mbi Vlerën e Shtuar apo TVSH është

TVSH, Akciza dhe Tarifat doganore – Tatimi mbi Vlerën e Shtuar apo TVSH është një tatim mbi konsumin. Aplikohet në furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të kryera nga personi i tatueshëm në Kosovë dhe në importe. – Shkalla tatimore (përqindja) normale e TVSH-së është caktuar 16% e vlerës së mallrave dhe shërbimeve te furnizuara dhe te sjellura në Kosovë. 13

Akcizat • Në sistemin tatimor janë përfshirë tatimet e veçanta në qarkullim, ndërkaq secili

Akcizat • Në sistemin tatimor janë përfshirë tatimet e veçanta në qarkullim, ndërkaq secili prej tyre është rregulluar me ligj të veçantë, me të cilat tatohen: alkooli, pijet joalkoolike, birra, kafeja, produktet e duhanit, automjetet etj. 14

Dogana • Për nga karakteri i vet ekonomik ato janë një lloj i veçantë

Dogana • Për nga karakteri i vet ekonomik ato janë një lloj i veçantë i tatimit indirekt. Edhe pse dallojmë doganën për import, eksport dhe kalimin e transit, sot në sistemet doganore bashkëkohore kryesisht e hasim doganën e importit, dhe këtë kryesisht në funksion ekonomik të mbrojtjes së prodhimit vendor, kurse roli i saj fiskal është më pak i rëndësishëm. • Sipas rregullit dogana përcaktohet në përqindje nga vlera e mallit, por në rastet e caktuara aplikohet edhe dogana në shumën absolute për njësi të matjes, përkatësisht sipas sasisë ose peshës së mallit. 15

BUXHETI QEVERITAR – Shpenzimet dhe të ardhurat e parashikuara nga qeveria për një periudhë

BUXHETI QEVERITAR – Shpenzimet dhe të ardhurat e parashikuara nga qeveria për një periudhë njëvjeçare, pasqyrohen në buxhetin qeveritar. – Pra, buxhetin mund ta përkufizojmë si pasqyrë sistematike financiare e të hyrave dhe të dalave të shtetit dhe të bashkësive më të ngushta shoqërore politike për një periudhë të caktuar, perkatësisht për një vit buxhetor. – Buxheti shërben për të regjistruar dhe kontrolluar si kryerjen e shpenzimeve ashtu edhe të ardhurat paraqiten të detajuara. – Luhatjet në ekonomi bëjnë që kohë pas kohe sasia e tatimeve që bizneset derdhin në buxhet të ndryshojnë. Prandaj buxheti qeveritar mund të jetë më tepricë pozitive (suficitarë) me tepricë negative (deficitarë) por mund të jetë edhe buxhet i balancuar. 16

BUXHETI QEVERITAR – Buxheti suficitar shkaktohet në ato periudha kur qeveria përkatësisht grumbullon më

BUXHETI QEVERITAR – Buxheti suficitar shkaktohet në ato periudha kur qeveria përkatësisht grumbullon më shumë të hyra se sa i nevojiten për financimin e shpenzimeve aktuale buxhetore. – Buxheti deficitar shkaktohet në ato periudha kur qeveria nuk është e aftë të financoj të gjitha shpenzimet e para buxhetore nga të hyrat e saja aktuale. – Buxheti i balancuar është kur të ardhurat janë të barabarta me shpenzimet. – Deficiti dhe suficiti konsiderohen si situate normale me të cilat ballafaqohet qeveritë anekandë botës. – Por deficiti mund të konsiderohet i dëmshëm nëse lejohet të përsëritet në periudhë afatgjatë, meqë në atë rast rezultojnë në grumbullimin e një barre të borxhit publik. 17

Cilat janë komponentet kryesore të shpenzimeve publike? Shpenzimet publike në mënyrë tipike janë të

Cilat janë komponentet kryesore të shpenzimeve publike? Shpenzimet publike në mënyrë tipike janë të klasifikuara në dy mënyra. 1. Mbi bazë “horizontale” 2. Mbi bazё “vertikale” 18

Cilat janë komponentet kryesore të shpenzimeve publike? 1. Sё pari, mbi bazë “horizontale” përgjatë

Cilat janë komponentet kryesore të shpenzimeve publike? 1. Sё pari, mbi bazë “horizontale” përgjatë të gjitha ministrive në formë të: – – pagave dhe mëditjeve në sektorin publik, shpenzimeve në mallra dhe shërbime, transfereve dhe investimeve kapitale nё sektorin publik. 19

Cilat janë komponentet kryesore të shpenzimeve publike? 2. Sё dyti, mbi bazё “vertikale”, më

Cilat janë komponentet kryesore të shpenzimeve publike? 2. Sё dyti, mbi bazё “vertikale”, më detajisht bëhet alokimi i resurseve nga qeveria qendrore tek nivelet e ndryshme qeveritare. Pёr shembull, programet individuale tё ministrive tё edukimit, të shёndetёsisë, etj. Duke e vështruar nga njё perspektivё tjetёr, njё pjesë e buxhetit qeveritar shfrytëzohet për financimin e investimeve për zhvillimin e resurseve njerëzore si dhe trajnimin e tyre, pёrfshirё këtu sportin, shkencёn apo kulturёn. Shpenzimet e kësaj natyre e ndihmojnë si sektorin publik ashtu edhe atë privat. Një segment shumё me rëndësi i shpenzimeve publike është edhe ai i dedikuar për mbrojtjen sociale të disa kategorive të njerëzve: pensionet e financuara nga shteti; pagesat për ndihma sociale për të papunët; ndihma sociale për ata të cilët janë të sfiduar fizikisht, etj… 20

Cilat politika fiskale ndihmojnë në nxitjen e zhvillimit ekonomik? Ka shumë mënyra në të

Cilat politika fiskale ndihmojnë në nxitjen e zhvillimit ekonomik? Ka shumë mënyra në të cilat politikat fiskale mund të ndihmojnë në nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit. Në përgjithësi rekomandohet që të hyrat buxhetore të sigurohen përmes një strukture të tillë tatimore ku baza e tatueshme si të ardhurat apo shpenzimet për konsum janë definuar shumë gjerë dhe sa me më pak përjashtime. Kjo mundëson që shkallët tatimore të jenë në nivel të ulët, duke e zvogëluar demotivimin për të punuar, shpenzuar, investuar apo kursyer. Sa i përket shpenzimeve buxhetore, është me rëndësi që programet qeveritare të janë të dizajnuara në atë mënyrë që të mbështesin aktivitetin e sektorit privat – duke ofruar njё platforme në favor të rritjes ekonomike dhe punёsimit – 21 e jo të konkurrojnë me të.

Cili është dallimi mes politikës fiskale dhe asaj monetare? Kjo është një fushë kompekse

Cili është dallimi mes politikës fiskale dhe asaj monetare? Kjo është një fushë kompekse e analizave politike. Thënë thjeshtë, politika fiskale shfrytёzon sistemin tatimor dhe shpenzimet qeveritare për të ndikuar në ekonomi dhe për tё arritur një sërë objektivash të tjera. Politika monetare, nё anёn tjetёr shfrytëzon instrumente si ndryshimet nё ofertën e parasë dhe me shkallën e interesit me qëllim qё tё ndikojë nё nivelin e çmimeve dhe koston e kredisë. Zakonisht politika monetare përcaktohet nga Banka qendrore e Qeverisë. Kosova. Për këtë arsye, qeveria gjatë përpjekjeve për të ndikuar në ekonominë është e kufizuar në shfrytëzimin e vetë të disa instrumenteve të politikave fiskale. 22

Çka sjell deri te deficiti apo suficiti buxhetor? Deficiti buxhetor shkaktohet nё ato periudha

Çka sjell deri te deficiti apo suficiti buxhetor? Deficiti buxhetor shkaktohet nё ato periudha kur qeveria nuk ёshtё a aftё tё financojё tё gjitha shpenzimet e para buxhetore nga tё hyrat e saja aktuale. Luhatjet nё ekonomi bёjnё qё kohë pas kohe, sasia e tatimeve qё bizneset derdhin nё buxhet tё ndryshojnё. Nё mёnyrё qё tё eliminojë deficitet nё pёrgjithёsi, qeveria do tё detyrohej qё tё ndryshojё shpenzimet e para ose shkallët tatimore sa herё qё tё ndryshojё niveli i tё hyrave buxhetore. Por kjo do tё shkaktonte jostabilitet dhe pasiguri tek bizneset, dhe do tё rrezikonte financimin e disa segmenteve me interes nё sferёn publike. Pёr tё evituar kёtё, qeveria vendos qё tё futet nё borxhe publike pёr tё tejkaluar diferencat eventuale. 23

Çka sjell deri te deficiti apo suficiti buxhetor? E kundёrta ndodh kur qeveria pёrkohёsisht

Çka sjell deri te deficiti apo suficiti buxhetor? E kundёrta ndodh kur qeveria pёrkohёsisht grumbullon mё shumё tё hyra se sa i nevojiten pёr financimin e shpenzimeve aktuale buxhetore. Nё këtë rast qeveria operon me suficit buxhetor. Ajo mund t’i shfrytëzojë paratë e mbetura pёr shlyerjen e detyrimeve tё mёhershme ndaj kredidhёnёsve. Deficitet dhe suficitet konsiderohen si situatё normale me tё cilat ballafaqohen qeveritë anekënd botёs. Egzistimi i deficitit ose suficitit nuk mund tё pёrdoret si argument pёr tё konkluduar mbi kualitetin e politikёs fiskale. Shumëçka varet nga faktorët që kanë sjellë deri te deficiti. Deficitet mund tё jenё tё dёmshёm, nёse lejohet tё pёrsёriten nё periudha afatgjate, meqë në atë rast rezultojnë në grumbullimin e një barre tё borxhit publik. 24

2. Monetary policy 25

2. Monetary policy 25

2. Monetary policy 1. Monetary policy - Development over time 2. Monetary policy -

2. Monetary policy 1. Monetary policy - Development over time 2. Monetary policy - What? Why? How? 3. The Money supply 4. The Demand for Money 26

1. Monetary policy - Development over time 1950 s and 60 s In the

1. Monetary policy - Development over time 1950 s and 60 s In the 1950 s and 60 s, monetary policy relied mainly on direct controls. Banks and other financial institutions had a variety of restrictions on what they could do. 1970 s In the 1970 s, a lot more attention was paid to monetary policy. This was partly because of the collapse of the fixed exchange rate regime (established by the Bretton Woods conference in 1944) in 1971 and the advent of floating exchange rates. However, perhaps even more importantly, inflation began to rear its ugly head in the early 70 s. Oil price rises and wage disputes all combined to push inflation into realms previously unseen in that century (though this sounds a little over-dramatic, inflation rates of over 20% were serious). 27

Monetary policy - Development over time 1980 s In the late 1970 s, the

Monetary policy - Development over time 1980 s In the late 1970 s, the government had begun to set targets for the growth of the money supply. This was developed and formalised by the new Conservative government of Mrs Thatcher. They began to set targets for the growth of the money supply (broad money) for several years ahead. This was published under the title 'Medium Term Financial Strategy'. 1990 s The 1990 s saw the adoption for the first time of an explicit inflation target. Originally it was set at 1 -4% with the aim being to get it at the lower end of the range by 1997. It was then changed to below 2. 5%. The Chancellor and the Governor of the Bank would have a monthly meeting to discuss the level of interest rates. 2000 s In 2003, the official measure of inflation was CPI and the target rate was set at 2%. 28

2. Monetary policy - What? Why? How? What is monetary policy? Monetary policy is

2. Monetary policy - What? Why? How? What is monetary policy? Monetary policy is basically the control of the money supply and interest rates to influence inflation and other macro-economic variables. The principal emphasis currently is on using interest rates, as control of the money supply was found to be very difficult in the 'monetarist era' of the early 1980 s. In the past, interest rates were set by the Chancellor, but the incoming Labour government in 1997 gave the Bank of England 'operational independence'. As part of this they were given responsibility for setting interest rates to keep inflation to a target set by the government. The current target is 2% and the Monetary Policy 29 Committee is the committee of the Bank responsible for the interest rate decision.

2. Monetary policy - What? Why? How? Why do we need monetary policy? Inflation

2. Monetary policy - What? Why? How? Why do we need monetary policy? Inflation is considered to be one of the key economic targets. Keeping inflation low means a stable environment for people and business, and therefore creates the optimum conditions for the best possible level of economic growth. This in turn should minimise the level of unemployment. Stable inflation helps the economy grow for long periods and avoid booms and slumps. Monetary policy is considered the most effective way to achieve this. 30

2. Monetary policy - What? Why? How? How is monetary policy carried out? –

2. Monetary policy - What? Why? How? How is monetary policy carried out? – Setting interest rates is the responsibility of the Monetary Policy Committee. – There are nine members of the MPC, four independent members and five from within the Bank. – The committee is chaired by the Governor of the Bank of England. – The government set an inflation target, which is confirmed in the Budget each year. – The MPC meets monthly to assess the state of the economy and decide whether it is most appropriate to increase, decrease or leave 31 interest rates the same.