PLANIFIKIMI DHE RAPORTIMI FINANCIAR SYLABUSI 1 Hyrje n
PLANIFIKIMI DHE RAPORTIMI FINANCIAR
SYLABUSI 1. Hyrje në planifikimin dhe raportimin financiar; 2. Planifikimi Financiar; 3. Vlera në kohë e parasë; 4. Buxhetimi; 5. Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar; 6. Procesi i Raportimit Financiar; 7. Objektivat e Raportimit Financiar 8. Testi nr. 1 9. Korniza përgaditjen dhe prezentimin e Pasqyrave Financiare 10. Pasqyra e të ardhurave e konsoliduar 11. Bilanci i gjendjes i konsoliduar 12. Pasqyra e rrjedhës së parasë së gatshme 13. Raportimi I performancës financiare 14. Analizimi dhe interpretimi i pasqyrave financiare. Prezentimi I pasqyrave financiare. 15. Testi nr. 2. Literatura: Drejtimi financiar, Halit Xhafa - Beshir Ciceri
MËNYRA E LIGJERIMIT Ligjeratat do të prezentohen përmes prozhektorit në programin Power. Point • Gjatë dhe pasë çdo ligjerate është e dëshirueshme që studentët të parashtrojnë pytje dhe të marrin pjesë në diskutim;
VLERËSIMI I STUDENTËVE 70 pikë- nga provimi i parë dhe i dytë ( nga 35 pikë). Studentet te cilet nuk kane fituar 50% te pikeve nga provimi i pare parcial humbin te drejten per provimin e dytë parcial. 10 pikë - pjesëmarrja në ligjerata dhe aktiviteti gjatë ligjeratave 20 pikë - Detyra projektuese (puna seminarike) Për notën kaluese është e domosdoshme nota pozitive (minimum 50 pikë) nga testet.
NDËRTIMI I NOTËS Nota përfundimtare formulohet në ketë mënyrë Prej në 51 pikë deri në 60 pikë Prej në 61 pikë deri në 70 pikë Prej në 71 pikë deri në 80 pikë Prej në 81 pikë deri në 90 pikë Prej në 91 pikë deri në 100 pikë 6 7 8 9 10
Kjo lëndë ka të bëjë me planifikimin dhe raportimin financiar prandaj do të i’u ofrojë njohuri se si t’i bëjnë planifikimet financiare për të ardhmen në një ambient dinamik dhe të ndikueshëm nga faktorë të ndryshëm. Përmes kësaj lënde do të njohtohemi rreth procesit të raportimit financiar dhe objektivave që duhet të arrihen për një raportim sa më transparent dhe në përputhshmëri me standardet dhe rregullat e normat e caktuara.
Raportimi financiar në kuadër të standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar, ndihmon në krijimin e një ambienti biznesi më transparent, me institucione funksionale, që do të sigurojnë standarde të larta të raportimit financiar, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe me direktivat e BE-së. Raportimi Financiar është një mënyrë e regjistrimit, analizimit dhe përmbledhjes të të gjitha transaksioneve financiare që kanë ndodhur në një etnitet të biznesit përgjatë një periudhe të caktuar kohore.
Objektivat kryesore të raportimit financiar duhet të jenë në drejtim të sigurimit të informacioneve që janë të dobishme për: Investitorë, në mënyrë që ata të marrin vendimin për të investuar apo jo; Kreditorëve në mënyrë që të marrin vendime të drejta lidhurme kreditimin; Analistëve për të bërë analiza të drejta me situatën; Informacione të tjera të dobishme përdorues të ndryshëm lidhur me pasurinë që posedon një etnitet, burimet e rrjedhës së asaj pasurie, pretendimet mbi ato burime, etj.
2. FINANCAT Financa ndikonë në jetën e cdo personi, organizate financiare ose jofinaciare, private ose publike, fitimprurëse ose jofitimprurëse. Financa mund të konceptohet si arti dhe shkenca e drejtimit dhe administrimit të parasë. Të gjitha organizatat dhe individët shpenzojnë, investojnë dhe fitojnë para.
Financa përfshinë tërë procesin që lidhet me përdorimin, administrimin dhe transferimin e parave nëpërmjet institucioneve financiare, individëve, bizneseve, tregjeve, qeverisë, etj. Ajo studion metodat dhe metodikat, konceptet dhe kategoritë që përdoren në marrjen e vendimeve financiare.
Fusha më të rëndësishme të financës ku mund të synohet për karierë mund të përmlidhen në dy grupe të mëdha: 1 Shërbimi financiar 2 Drejtimi financiar
1. Shërbimi financiar- lidhet me projektimin dhe ofrimin e këshillave dhe shërbimeve me produkte financiare, për individët, bizneset dhe qeveritë. Shërbimi finaciar ofron mundësi kariere gjithnjë e më të mëdha për shkak të zgjërimit të tij të shpejtë. Shërbimet financiare angazhojnë bankat dhe institucionet që lidhen me to, financat personale, investimet, administrimin dhe tregtimin e pasurive të patundëshme, sigurimet.
2. Drejtimi financiar – do të thotë marrje vendimesh dhe kontroll financiar në funksion të arritjes së objektivit kryesor të biznesit: maksimizimit të pasurisë së aksionarëve, maksimizimit të fitimit për aksion. Drejtimi financiar është shkenca e marrjes së vendimeve financiare dhe e analizës së kontrollit të tyre në shoqëri.
Drejtuesi financiar merret me: - metodat që përdoren për marrjen e vendimeve financiare; - metodat e analizës e kontrollit të zbatimit të vendimeve, me eficencën e tyre. Drejtuesit financiarë- drejtojnë cdo lloj pune financiare ose jofinanciare, private e publike, fitimpruese ose jofitimpruese.
Drejtuesit financiarë kryejnë operacione të tilla financiare si: Buxhetimi i kapitalit Analiza e investimit Parashikimi financiar Administrimi i parasë Administrimi i kredisë
MODELI I ORGANIZIMIT TË FUNKSIONIMIT TË DREJTIMIT FINANCIAR NË KORPORATAT E MËDHA PRESIDENTI Zv. Presidenti i prodhimit Zv. Presidenti i finances Thesari Zv. Presidenti i marketingut Kontrollori Drejtuesi i arkes Drejtuesi i kreditit Drejtuesi i taksave Drejtuesi i kontabilitetit te kostos Drejtuesi i shpenz. kapitale Drejtuesi financiar i planfikimit Drejtuesi i te dhenave Drejtuesi i kontabilitetit financiar Drejtuesi i kembimeve me jashte Drejtuesi i fondeve te pensioneve
FUSHAT QË KONSIDEROHEN SI FUNKSIONE PARËSORE TË FINANCAVE JANË: 1. Analiza e aspektit financiar të të gjitha vendimeve; 2. Sa investime duhet të bëhen për realizimin e shitjeve që kërkon të arrijë shoqëria; 3. Si mund të sigurohen dhe përdoren fondet për financimin e aktiveve që kërkon shoqëria për prodhimin e produkteve dhe shërbimeve. 4. Analiza e llogarive të vecanta të bilancit; 5. Analiza e zërave të vecantë të bilanc. suksesit; 6. Analiza e rrjedhave operative të arkës.
VEPRIMTARITË BAZË TË DREJTUESIT FINANCIARË 1. Analiza dhe planifikimi financiar i shoqërisë; 2. Drejtimi i strukturës së aktiveve të shoqërisë; 3. Drejtimi i strukturës financiare të shoqërisë.
DREJTUESI I STRUKTURËS FLETA E BILANCIT AKTIVET QARKULLUESE DETYRIMET AFATSHKURTA AKTIVET E QENDRUESHME DETYRIMET AFATGJATA Drejtuesi i struktures se mjeteve te firmes Drejtuesi i struktures se financiare te firmes
KONCEPTI I PLANIFIKIMIT FINANCIAR Planifikimi financiar është një formë e shprehjes të llojeve të ndryshme të planeve me tregues financiarë. Këto plane janë të lidhura me furnizimin, prodhimin, shitjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve. Këto funksione duhet të jenë reciproke dhe të zhvillohen vazhdimisht. Planifikimi financiar në fakt është konkretizim i politikës financiare me plane financiare. Synimi i politikës financiar është shprehja në vlerë, në kohë dhe hapësirë.
Zhvillimi i Ndërmarrjeve është i pandashëm nga planifikimi financiar. Tek Ndërmarrjet Ndërkombëtare, Planifikimi Financiar përbëhet nga disa fusha: 1. Marrëveshjet fiskale; 2. Investimeve në det të hapur, (një anashkalim të arsyeshëm i taksave), 3. Financim ndërkombëtar të investimeve dhe menaxhimi i aseteve. Për të ndihmuar pronarët e bizneseve apo menaxherët e tyre, Planifikimi Financiar ofron zgjidhje për të ndihmuar liderët e biznesit që të sjellin vendime të sa më të drejta dhe në kohë të duhur.
ANALIZA DHE PLANIFIKIMI FINANCIAR Analiza dhe pl. financiar lidhet me: 1. Përpunimin e të dhanave financiare në një formë të përdorëshme për të monitoruar kushtet financiare të shoqërisë; 2. Vlerësimin e nevojave për rritjen e kapaciteteve prodhuese; 3. Përcaktimin e fondeve shtesë të nevojshme. Këto funksione reflektohen në ndërtimin e bilancit dhe pasqyrave tjera të tjera financiare.
FORMAT E ORGANZIMIT TË BIZNESIT Varësisht nga qëllimi i krijimit të tyre dallojmë dy tipe: -njësi ekonomike që kanë për qëllim përfundimtar fitimin (organizatat biznesore); dhe -njësi joekonomike që nuk kanë qëllim përfundimtar fitimin, por kryejnë aktivitete publike (organizata jobiznesore, jofitimprurëse).
ÇKA ËSHTË KONTABILITETI ? Kontabiliteti është art i interpretimit, matjes dhe lidhjes së rezultateve të aktivitetit ekonomik. Fjala kontabilitet rrjedh nga fjala italiane “Contare” që do të thotë llagaris, mbaj llogari, numëroj, bëjë hesap pra, llogarimbajtje.
Kontabiliteti paraqet sistem të vrojtimit, evidentimit dhe komunikimit të ndërrimeve në njësit ekonomike që kryhen në mjete, burime të mjeteve, të hyrave dhe të dalave, në një moment të caktuar dhe të dhënat ruhen për të siguruar informacionin e duhur përgatitjen e pasqyrave financiare dhe raportet e tjera të nevojshme për drejtimin e njësive ekonomike.
Kontabiliteti është sistem i cili Identifikon, grumbullon, pwrpunon Analizon, mat, regjistron dhe Relevante Informatat që janë Komunikon Të besueshme Të krahasueshme Për të ndihmuar shfrytëzuesit për marrjen e vendimeve sa më të mira
3. PËRDORUESIT E INFORMATAVE KONTABËL Përdoruesit e brendshëm: Përdoruesit e jashtëm: Drejtuesit e S. E aksionarët Punonjësit investitorët Menaxherët furnitorët kreditorët shteti mediat
2. MJETET, DETYRIMET DHE KAPITALI Për kryerjen e çfarëdo pune, sub. ekon. duhet të disponojë me mjete. Mjetet e një subjekti ekonomik paraqesin faktorin kryesor material për kryerjen e detyrave të parashtruara. Mjetet nevojiten për të kryer detyrën e vet në riprodhimin e të mirave materiale dhe i ndihmojnë njeriut që të veprojë mbi lëndën e punës. Mjetet duhet të jenë në përputhje me madhësinë e detyrave, që do të thotë se për kah sasia dhe cilësia ata duhet të jenë të mjaftueshme.
Që të konsiderohen si mjete duhen plotësuar këto kritere: 1. detyrimisht duhet të jenë në pronësi ose nën kontrollin e subjektit, 2. duhet të ketë vlerë subjekti, 3. duhet të jetë e furnizuar sipas shpenzimeve matëse. 4. mund të përdoren të vetme ose në kombinim me mjetet tjera. 5. jan të këmbyeshme me mjete tjera, 6. 7. mundë të përdoren për shlyerjen e detyrimeve dhe tu ndahen pronarëve të subjektit ekonomik.
DETYRIMET Detyrimet janë mjete ekonomike që njësi ekonomike i përdor përkohësisht sepse nuk janë të sajat. Ato paraqesin kapitalin e huaj i angazhuar në subjekt të caktuar ekonomik dhe kanë afat skadence dhe detyrimisht duhet ti kthehen pronarëve. Detyrimet e mjeteve tregojnë se nga rrjedhin, kujt i përkasin dhe për cka do të përdoren mjetet me të cilat disponon subjekti i caktuar. Detyrimet janë burime në të gatshme për financimin e aktiviteteve operative në subjektin ekonomik kur ato ndodhin si dhe kemi derdhjen e tyre në të gatshme kur ato paguhen.
BURIMET E VETA- KAPITALI I PRONARIT Është ajo pjesë nga kapitali i tërësishëm që i qëndron në dispozicion subjektit ekonomik pa afate kohore në aspektin e kthimit dhe pa asnjë lloj kufizimi në aspektin e përdorimit. Kapitali i pronarit përbënë interesin e pronarit në subjektin ekonomik apo investimin e bërë të pronarit në te. Kapitali i pronarit tregon pjesën e aktiveve të subjektit ekonomik të përballuar nga vetë pronari apo pronarët e tij.
KLASIFIKIMI I MJETEVE Sipas parimit funksional, mjetet ndahen në: 1. Mjete në funksion dhe 2. Mjete jashtë funksionit. Sipas objektivit të funksionimit të subjektit ekonomik. Në mjetet afariste bëjnë pjesë: I-MJETET KRYESORE (THEMELORE) dhe II-MJETET E XHIROS (QARKULLUESE )
KLASIFIKIMI I MJETEVE KRYESORE Sipas ligjit kontabël në fuqi dhe përbërjes së tyre, mjetet kryesore (themelore) ndahen në tre grupe: 1. Investimet jomateriale 2. Investimet materiale 3. Plasmanë (deponime) afatgjate financiare
Këto mjete paraqesin të drejtën apo shpenzimet e bëra që duhet të përkufizohen në periudhë të gjatë kohore, në më shumë vite. Si investime jomateriale konsiderohen: INVESTIMET a). Investimet në kërkime në zhvillim b). Deponime (investime) themeluese c). Goodwill (mbi vlera kontabël) ç). Patente, licenca dhe koncesione- d). Shenjat mbrojtëse dhe të drejtat tjera dh). Investimet tjera jomateriale në përgatitje e). Avanca për investime jomateriale dhe ë). Të drejtat tjera jomateriale JOMATERIALE (PASURIT E PAPREKSHME)
INVESTIMET MATERIALE Shërbejnë për kryerjen e veprimtarisë kryesore të subjektit ekonomik të asaj veprimtarie për të cilën është krijuar ai subjekt. Mjetet (investimet) materiale mundë të ndahen në dy grupe kryesore, sic janë: 1. Pasuritë natyrore (toka e bujqësore, pyjet, kullotat, toka ndërtimore etj).
2. Mjetet e punës Objektet ndërtimore Pajimet dhe makinat Veglat, inventari i reparteve dhe zyrave, mobiliet dhe mjetet transportuese Të mbjellat shumëvjeçare dhe kopeja kryesore Mjetet (investimet) materiale në ndërtim Avanset (paradhëniet) për mjetet afariste Mjetet tjera afariste dhe Amortizimi i akumuluar i mjeteve afariste
TOKA BUJQËSORE
PYJET
RRUGËT DHE URAT
RAFINERITË
PAJIMET
PAIMET
DEPOJA
SHITORE
FABRIKA
SPITALI
MJETET TRANSPORTUESE
MJETET TRANSPORTUESE
MJETET TRANSPORTUESE
TROLOBUSI
MJETET TRANSPORTUESE
MOBILJE PËR ZYRA
TË MBJELLURAT SHUMËVJECARE
TE MBJELLURAT SHUMVJECARE
KOPEA THEMELORE
PLASMANËT AFATGJATE FINANCIARE Në këtë grup mjetesh themelore bëjnë pjesë: a). Plasman (në aksione) në subjekte të ndërlidhura b). Hua të dhëna në subjekte të ndërlidhura, c). Hua me të cilat subjekti është ndërlidhur në bazë të investimit, ç). Pjesëmarrja në investime (participimi), d). Investimi në letra me vlerë, dh). Kredi, depozita dhe kaucione të dhëna, e). Investime afatgjate të detyrueshme, ë). Aksione të riblera vetanake, f). Investime tjera afatgjate,
KLASIFIKIMI MJETEVE TË XHIROS A. PARAT 1. Mjetet monetare (xh. ll, Arka, Log. deviz. , Arka devizore, Akreditivi) 2. Letrat me vlerë (ceqet, kambiali, fl. obligacioni etj. ). B. KËRKESAT (TE ARKETUESHMET) 1. Kërkesat nga blerësit, (bl. në vend dhe jashta vendit) 2. Kërkesa nga subjekte të ndërlidhura 3. Plasmane afatshkurtra financiare (kredi dhe hua të dhëna afatshkurte) 4. Kërkesat nga shteti dhe organizatat tjera 5. Kërkesat nga të punësuarit dhe kërkesat tjera 6. Shpenzimet e paguara për periudhat e ardhshme (ndarja kohore aktive NKA)
C. STOQET - REZERVAT 1. Stoqet e lëndës së parë dhe materialeve 2. Pjesët rezervë 3. Inventari i imët, ambalazhi dhe autogomat 4. Stoqet e prodhimtarisë 5. Stoqet e produkteve të gatshme 6. Stoqet e mallrave 7. Avanset dhe depozitat për furnizimin e mallrave
KLASIFIKIMI I DETYRIMEVE (LLE. PAGUESHME) 1. 2. Detyrimet sipas afatit për kthimin e tyre i ndajmë: Detyrime afatshkurtra Detyrime afatgjata Në kuadër të detyrimeve afatgjate bëjnë pjesë: -detyrime afatgjate ndaj subjekteve të ndërlidhura, -detyrime afatgjate në bazë të huave dhe kredive, -detyrime afatgjate ndaj avanceve, depozitave dhe kaucioneve, -detyrime afatgjate ndaj furnitorëve dhe -detyrime afatgjate ndaj letrave me vlerë.
DETYRIMEVE AFATSHKURTA Në kuadër të detyrimeve afatshkurta bëjnë pjesë: -detyrime afatshkurtra në bazë të letrave me vlerë -detyrime afatshkurtra ndaj furnitorëve dhe obligimet ndaj avanseve, depozitave dhe kaucioneve -detyrime afatshkurtra ndaj subjekteve të ndërlidhura -detyrime afatshkurtra në bazë të kredive të marra -detyrime afatshkurtra ndaj tatimeve, kontributeve dhe të dhënave tjera -detyrime afatshkurtra për rroga, detyrime tjera ndaj të punësuarve, dhe detyrime tjera -prolongimi i pagesës së shpenzimeve dhe të hyra në periudhat e ardhshme - ndarje kohore pasive (NKP)
KLASIFIKIMI I KAPITALIT Kapitali klasifikohet siç vijon: -kapitali i regjistruar i papaguar, -kapitali themelor i regjistruar i paguar, -premisat e aksioneve të emetuara (primi emisionar), -rezerva revalorizimi, -fitimi i akumuluar dhe fitimi nga viti financiar, -humbja e bartur dhe humbja nga viti financiar,
- Slides: 62