Phd Hysni BAJRAMI SISTEMI POLITIK I KOSOVS RAPORTI
Phd. Hysni BAJRAMI SISTEMI POLITIKË I KOSOVËS
RAPORTI NE MES DEKLARATES SE PAVARESISE DHE KUSHTETUTES � Deklarata e Pavarësisë është akt politik me të cilin deklarohet një gjendje e re statusore e Kosovës-Pavarësia, kurse Kushtetuta materializon në aspektin kushtetues-juridik deklarimin e pavarësisë. � Lidhja mes Deklaratës së Pavarësisë dhe Kushtetutës shihet edhe me faktin se të gjitha elementet e Deklaratës së Pavarësisë u konkretizuan dhe u përfshinë brenda Kushtetutës, filluar nga përkufizimi i pavarësisë në nenin 1 të Kushtetutës, rregullimi demokratik, karakteri shumetnik, të drejtat e komuniteteve pakicë, e deri te institucionalizimi i pavarësisë juridike. � Në aspektin juridik këto dy akte nuk qëndrojnë ne raporte hierarkike, por në aspektin material ato paraqesin një proces unik politik të krijimit të shtetit. Që të dyja kanë karakter shtetkrijues dhe historik.
TIPARET E KUSHTETUTES � Janë tri tipare kryesore që këtë kushtetutë e dallojnë nga kushtetutat tjera dhe atë; Karakteri i saj konstitutiv, përkatësisht themelues i shtetit; Karakteri i saj qytetar dhe mbrojtja speciale e të drejtave të komuniteteve pakicë diskriminimi pozitiv; Kufizimet ndërkombëtare që lidhen me Parimet e përcaktuara në Pakon e Ahtisarit. � 1. Karakteri konstitutiv i Kushtetutës së RK konsiston në faktin se ajo për herë të parë themelon shtetin e Kosovës duke e proklamuar atë si shtet sovran dhe të pavarur. Si e këtillë kjo Kushtetutë është akt i shtetkrijimit të Kosovës dhe themelimit te institucioneve të pavarura të saj � 2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës paraqet një koncept civil e qytetar të shtetit për dallim nga modelet etnike dhe shumetnike të kushtetutave. Ky koncept bazohet në shtetasit e Republikës dhe në konceptin e shtetit civil. Ky paraqet një fakt pozitiv sepse në shtetet tjera të dala nga lufta ose konflikti janë promovuar konceptet etnike dhe shumetnike të shteteve. � 3. Përkundrejt karakterit shtetëformues dhe konstitutiv, Kushtetuta e Republikës së Kosovës promovon një koncept të sovranitetit të kufizuar, përkatësisht të një shteti me pavarësi të mbikëqyrur.
PARIMET E KUSHTETUTES � Kushtetuta e Republikës së Kosovës proklamon këto parime kryesore: Parimi i supermacisë së Kushtetutës; Parimi i sundimit të Ligjit; Parimi i enumeracionit taksativ të juridiksionit kushtetues; Parimi i demokracisë kushtetuese dhe parlamentare; Parimi i ndarjes dhe kontrollit të pushteteve; Parimi i diskriminimit pozitiv; Parimi i rishikimit gjyqësor të legjislacionit; Parimi i prezumpcionit absolut të lirisë së qytetarit dhe shtetasit; Parimi i pavarësisë së gjyqësorit.
PARIMI I SUPREMACISë � Edhe kushtetuta e Republikës së Kosovës, proklamon parimin e supreermacisë së saj mbi aktet e tjera, megjithatë kur flasim për supreermacinë e kushtetutës së Republikës së Kosovës, duhet bërë një përjashtim të caktuar. � Ashtu siç është për momentin parimi i supreermacisë së kushtetutës, sendërtohet brenda dy dokumenteve të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Pakoja e Ahtisarit në njërën anë dhe Kushtetuta në anën tjetër e kanë ndarë këtë parim në dysh. � Përderisa kushtetuta në njërën anë në nenin e saj të 16 -të proklamon supermacinë ndaj të gjitha akteve të tjera, po ashtu në nenin 143 të saj këtë veti e absorbon Pakoja e Ahtisaarit
PARIMI I SUNDIMIT TE LIGJIT � Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ka proklamuar parimin e ligjshmërisë si një parim bazë të punës së bartësve të pushteteve shtetërore � Barazia para ligjit, promovimi dhe respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut, ndarja dhe balanci i pushteteve, respektimi dhe përfaqësimi i komuniteteve pakicë, pavarësia e pushtetit gjyqësor si dhe promovimi i disa vlerave të tjera në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, na jep të kuptojmë se ky akt mjaft mirë e ka jetësuar dhe përqafuar parimin e sundimit të ligjit
PARIMI I ENUMERACIONIT TAKSATIV � Enumeracioni taksativ përbën një metodë, apo më mirë thënë teknikë të gjuhës kushtetuese dhe ligjore, me anë të së cilës përcaktohet fushëveprimtaria e institucioneve përkatëse shtetëror. � Me anë të kushtetutës rregullohen institucionet kryesore, bartëse të pushtetit, në këtë mënyrë secila nga institucionet që janë të rregulluara me kushtetutë, kanë fushëveprimtarinë e vet e cila zakonisht paraqitet përmes kompetencave të një institucioni përkatës.
PARIMI I DEMOKRACISE KUSHTETUESE DHE PARLAMENTARE � Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në bazë të këtij parimi proklamon Republikën e Kosovës, si një shtet me rregulla të qarta të demokracisë parlamentare. � Bazuar në këtë parim, Republika e Kosovës, është shtet në të cilin respektohen rregullat e lojës, të cilat vlejnë për vendet e demokracive parlamentare në përgjithësi.
PARIMI I NDARJES DHE KONTROLLIT RECIPROKE � Ndarja dhe kontrolli i pushteteve, përbën një ndër parimet kryesore të demokracisë. Ky parim aplikohet ku më shumë e ku më pak. Ndarja e pushteteve nënkupton njëherit edhe kontrollin reciprok ndërmjet tyre. � Në Republikën e Kosovës, ndarja e pushteteve bëhet në këtë mënyrë: Pushteti legjislativ, bartës i të cilit është parlamenti, apo Kuvendi i Republikës së Kosovës; Pushteti ekzekutiv, bartës i të cilit është Qeveria e Republikës së Kosovës; Pushteti gjyqësor bartëse të të cilit janë Gjykatat e Republikës së Kosovës.
PARIMI I DISKRIMINIMIT POZITIV � Parimi i diskriminimit pozitiv është ndër parimet e rralla të cilat e karakterizojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, për dallim nga kushtetutat tjera. � Në fakt ky është një parim të cilin nuk e kanë të gjitha kushtetutat, zakonisht ky parim paraqitet tek ato kushtetuta dhe vende të cilat kanë qenë nën administrimin ndërkombëtar, para se të krijohen si shtete të pavarura. � Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e proklamon këtë parim, në mënyrë të theksuar, kur bëhet fjalë për të drejtat e komuniteteve pakicë. � Thelbi i parimit të diskriminimit pozitiv qëndron në faktin e të pasurit të drejta të caktuara, por më shumë sesa e meriton, në këtë mënyrë, duke i dhënë dikujt shumë më shumë se sa meriton, karshi të tjerëve të cilët meritojnë shumë më shumë, në njëfarë forme mund të bësh diskriminim pozitiv për faktin që ke ofruar më shumë nga ajo që duhet.
PARIMI I PREZUMIMIT APOSLUT TE LIRISE SE QYTETARIT � Parimi i prezumpcionit absolut të lirisë së qytetarit dhe shtetasit, nënkupton rregullimin e tërësishëm me kushtetutë të të gjitha lirive dhe të drejtave të njeriut, të cilët si rregull janë të proklamuara edhe ndërkombëtarisht si të tilla. Edhe kushtetuta e Republikës së Kosovës, në mënyrë jashtëzakonisht të detajizuar ka rregulluar të drejtat dhe liritë e qytetarit dhe shtetasit. � Në të gjithë kapitullin e dytë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është përkujdesur që në mënyrë sa më të qartë dhe të detajizuar, për të mos thënë absolute, të garantojë liritë dhe të drejtat e qytetarit.
PARIMI RISHIKIMIT GJYQESOR TE LEGJISLACIONIT � Parimi i rishikimit gjyqësor të legjislacionit, ndërlidhet me doktrine juridical revieë, apo parimin e kontrollit gjyqësor të ligjeve � Rishikimi gjyqësor i akteve juridike, ka dëshmuar stabilitet të sistemit kushtetues, thelbi i këtij parimi qëndron në atë se ligjet pavarësisht, se bëhen përmes një procesi të caktuar, përmes të cilit filtrohen, kontrolli kushtetues i tyre mundëson që të hiqen të gjitha dilemat për ligje sa më të mira dhe efektive për një shoqëri � Kushtetuta e Republikës së Kosovës, mundëson që ky lloj i kontrollit të bëhet përmes një mekanizmi të posaçëm, siç është gjykata kushtetuese, e cila është autoriteti përfundimtar për interpretimin e aktit më të lartë në Republikën e Kosovës.
PARIMI I PAVARESISE SE GJYQESORIT � Për një shtet sa më demokratik dhe funksional, një gjyqësor i pavarur i garantuar me kushtetutë do të thotë shumë. � Me pavarësi të gjyqësorit nënkuptojmë gjykata të pavarura dhe të paanshme, në kuptimin e kryerjes së punës për të cilën janë të thirrura. � Kushtetuta e Republikës së Kosovës në mënyrë decidive ka proklamuar këtë parim të rëndësishëm për zhvillimin demokratik të vendit
STRUKTURA E KUSHTETUTES � Kushtetuta e Republikës së Kosovës paraqet një tekst modern juridik të shkruar me një elegancë juridike dhe me standarde tëe lartae evropiane. � Ajo ka gjithsej 162 nene të sistemuar ne kaptina standarde të kushtetutave evropiane. Struktura e Kushtetutës bazohet në një arkitekturë standarde dhe moderne të kushtetutave. � Kjo arkitekturë është si në vijim: Kapitutuj (gjithesejt 14) , Nene (162), Paragrafe, Nenparagrafe
- Slides: 14