Pedagogjia sociale Prof Saranda Shatri Historiku Ushtrime I

  • Slides: 25
Download presentation
Pedagogjia sociale Prof. Saranda Shatri

Pedagogjia sociale Prof. Saranda Shatri

� Historiku � Ushtrime I Arsimit Shqipëtar

� Historiku � Ushtrime I Arsimit Shqipëtar

Fillet e arsimit shqiptar � Arsimi shqiptar, fillesat e tij i daton që në

Fillet e arsimit shqiptar � Arsimi shqiptar, fillesat e tij i daton që në shekullin XVII. � Mësonjëtorja e parë shqipe u hap në Korcë në vitin 1887 � Mësonjëtorja e parë shqipe në Kosovë u hap në Prizren në vitin 1889. � Shkolla e parë shqipe për vajza u hap në Korcë, në vitin 1891. � Shkolla e parë, ku përgatiteshin mësues (shkollë e mesme pedagogjike), u hap në Bukuresht të Rumanisë në vitin 1892 � Normalja, u hap në qytetin e Elbasanit në dhjetor të vitit 1909, sipas vendimit të Kongresit Kombëtar të Arsimit, mbajtur më 2. 09. 1909

Arsimi dhe mendimi pedagogjik shqiptar në vitet 1913 -1920 Sistemi I Arsimit Kombëtar �

Arsimi dhe mendimi pedagogjik shqiptar në vitet 1913 -1920 Sistemi I Arsimit Kombëtar � Pas shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 � Kryesues I Qeverisë së Përkohshme u zgjodh Ismail Qemali � Ministër I Arsimit - Luigj Gurakuqi Qeveria e Vlorës, krahas punës për forcimin e shtetit të ri shqiptar, punoi edhe për ngritjen e sistemit të arsimit kombëtar.

Programi arsimor I Qevevrisë së Vlorës Ky program u përqendrua në disa drejtime; 1.

Programi arsimor I Qevevrisë së Vlorës Ky program u përqendrua në disa drejtime; 1. Në vendosjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në shtetin shqiptar si dhe përdorimin e detyruar të saj në administratë, në shkolla , në ushtri etj, . 2. Në përpjekjet për krijimin e sistemit arsimor kombëtar. 3. Në përshtatje me kushtet e kohës, për arsimin fillor të detyruar, në përgatitjen e mësuesëve për shkolla fillore përmes shkollës normale 4. Në krijimin e mundësvie që studentët shqiptarë të vazhdojnin shkollat e larta jashtë vendit, si dhe luftën kundër shkollave të huaja në vend.

Vazhdim… � Mësimi në shkollat fillore shqiptare ishte 3, 4 dhe 5 vjet. �

Vazhdim… � Mësimi në shkollat fillore shqiptare ishte 3, 4 dhe 5 vjet. � Lëndët mësimore kryesore në shkollën fillore ishin; Gjuha shqipe, Këndimi, Aritmetika, Kënga dhe Gjimnastika. � Problem I veçantë ishte mungesa e teksteve shkollore. � Kishin përdorim më të gjërë tekstet: “ Alfabetari I gjuhës shqip” dhe “Dituritë’ e Sami Frashërit.

Vazhdim… � Sipas Rregullores së shkollave të hartuar nga L. Gurakuqi, në ato vende

Vazhdim… � Sipas Rregullores së shkollave të hartuar nga L. Gurakuqi, në ato vende ku do të happen shkolla shqipe, parashikohej të ishin për fëmijët e moshës 7 -12 vjeç. � Parashikohej që gjuhë mësimi të jetë shqipja. � Në vitin shkollor 1916/17 u rrit dukshëm hapja e shkollave. � Në zonën austrohungareze të Kosovës (Mitrovica, Istogu, Peja, Gjakova) hapen rreth 50 shkolla fillore.

Zonat italiane � Qeveria italiane në qarkun e Vlorës dhe të Gjirokatrës krijoi një

Zonat italiane � Qeveria italiane në qarkun e Vlorës dhe të Gjirokatrës krijoi një administratë ushtarake, që drejtohej nga specialistë italianë. � Edhe në këtë zonë rritet dukshëm numri I shkollave, në vitin shkollor 1918/19 ishin rreth 175 shkolla. � Çdo shkollë kishte mësues shqiptar dhe mësues-ushtar italian. � Mësimi I gjuhës italiane ishte I obligueshëm.

Zonat franceze � Komanda ushtarake franceze, nën presionin e lëvizjes patriotike të Korçës, më

Zonat franceze � Komanda ushtarake franceze, nën presionin e lëvizjes patriotike të Korçës, më 10 dhjetor 1916, nënshkroi protokolin e autonomisë së Korçës. � Mbyllen shkollat greke dhe happen mbi 60 shkolla shqipe. � Në qytetin e Korçës mësimi mbahej vetëm në gjuhën frenge, ndërsa në fshatra në gjuhën shqipe.

Arsimi I shqipëtarëve në Kosovë � Trevat shqiptare jashtë Shqipërisë së 1913 u pushtuan

Arsimi I shqipëtarëve në Kosovë � Trevat shqiptare jashtë Shqipërisë së 1913 u pushtuan nga Bullgaria dhe Austro-Hungaria. � Bullgarët I mbyllnin shkollat serbe, pastaj edhe ato turke. � Arsimi shqip ishte në gjendje të rëndë. � Në zonat e pushtimit austo-hungarez, gjendja politike dhe arsimore e shqipëtarëve ishte shumë më e favorshme.

Vazhdim… � Aspiratat për arsim në gjuhën shqipe në Kosovë intesifikohen në vitin 1916.

Vazhdim… � Aspiratat për arsim në gjuhën shqipe në Kosovë intesifikohen në vitin 1916. � Vjena lejoi dhe ndihmoi, jo vetëm hapjen e shkollave shtetërore shqipe, por bëri të mundshme që edhe administrata të realizohej në gjuhën shqipe. � Veprimtarët shqiptarë, me përkrahjen e pushteti a-hungarez, hapën më shumë se 50 shkolla shqipe në Kosovë dhe jashtë saj, me rreth 100 mësues dhe 1000 nxënës.

Vazhdim… Shkolla e parë shqipe u hap në Gjakovë me përpjekjen e Bajram Currit

Vazhdim… Shkolla e parë shqipe u hap në Gjakovë me përpjekjen e Bajram Currit para se të hynin trupat austro-hungareze në qytet, në fund të vitit 1915. Bajram Curri edhe pse analfabet kontribuoi në hapjen e shkollës shqipe në Kosovë. Mësuesit ishin kryesisht vendas dhe jo shume të përgatitur profesionalisht. Shumë mësues nga Kosova për ngritje profesionale vijuan mësimet në Normalen e Elbasanit.

Arsimi në Kosovë dhe në trevat shqiptare � Më 6 prill 1941 Jugosllavia u

Arsimi në Kosovë dhe në trevat shqiptare � Më 6 prill 1941 Jugosllavia u sulmua nga fuqitë nazifashiste. Ajo kapitulloi pas 11 ditësh. � Kosova dhe trevat shqiptare u ndanë në tri zona pushtimi; italiane, gjermane, bullgare. � Populli shqiptar I Kosovës dhe I trevave të tjera shqiptare jashtë territorit të Shqipërisë të vitit 1913, pushtimin italian e vlerësuan si çlirim.

Vazhdim… � Për mëkëmbjen e sistemit arsimor mbarëkombëtar kontribut të veçantë dha Ministria e

Vazhdim… � Për mëkëmbjen e sistemit arsimor mbarëkombëtar kontribut të veçantë dha Ministria e Arsimit dhe ministër I saj , prof. Ernest Koliqi. � Gjatë vitit shkollor hapen 174 shkolla fillore pesëklasëshe. � Për mëkëmbjen dhe mirëvajtjen e arsimit shqip në tokat e lirueme, kjo Ministri dërgoi më shumë se 400 mësues dhe profesorë nga Shqipëria.

Shkolla Normale “Sami Frashëri” në Prishtinë � Normalja e Prishtinës filloi punën më 17

Shkolla Normale “Sami Frashëri” në Prishtinë � Normalja e Prishtinës filloi punën më 17 dhjetor 1941. � Kuadrin mësimor e përbënin kryesisht arsimtarë të ardhur nga Shqipëria. Punës ia filluan 7 arsimtarë. � Nxënësit ishin të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, dhe Malit të Zi. � Në vitin shkollor 1943/44 kjo shkollë kishte 446 nxënës, prej të cilëve 56 ishin vajza.

Vazhdim… � Në këtë shkollë u shfrytëzuan tekste dhe vepra letrare shqipe të botuara

Vazhdim… � Në këtë shkollë u shfrytëzuan tekste dhe vepra letrare shqipe të botuara në Shqipëri nga autorë shqiptarë. � Në shtator të vitit 1943 diplomuan edhe 16 kandidatët e parë. � Periudha e Luftës së Dytë Botërore (1941 -1944) për arsimin shqip në tokat e lirueme është periudhe e rëndësishme, ngase për herë të parë themelohet numër aq I madh shkollash shqipe dhe u mëkëmb sistemi arsimor unik kombëtar, në krye më Minstrinë e Arsimit me seli në Tiranë.

Sistemi I arsimit ne vitet 19811989 � Vitet 1981 - 1989 veçohen si periudhë

Sistemi I arsimit ne vitet 19811989 � Vitet 1981 - 1989 veçohen si periudhë shumë e rëndë për sistemin e arsimit në Kosovë � Gjatë periudhës 1981 -1989 nga shkollat përjashtohen 1015 nxënës, nga universiteti 568 studentë dhe nga procesi mësimor dëbohen 388 arsimtarë. � Si masë tjetër ishte ndalimi i regjistrimit të nxënësve shqiptarë në shkolla të mesme dhe fakultete për shkak të papërshtashmërisë ideopolitike

Krijimi i sistemeve paralele të arsimit në Kosovë (1990 -1999) � Pleqësia e Arsimit

Krijimi i sistemeve paralele të arsimit në Kosovë (1990 -1999) � Pleqësia e Arsimit e Kosovës më 24 gusht 1990 në mbledhjen e saj kishte paraparë miratimin e planeve dhe programeve mësimore konform ndryshimeve të bëra me reformÎn e sistemit të arsimit. � Në mbledhje, delegatët serbë nuk pranojnë që këto planprograme të i miratojë Pleqësia e Arsimit, ani pse kjo ishte me ligj e obligueshme ta bëjë këtë. � Pas ngulmësisë së përfaqësuesve shqiptarë që planprogramet e propozuara nga Enti për Përparimin e Edukimit dhe Arsimit të miratohen, përfaqësuesit serbë e lëshojnë mbledhjen. Meqenëse, Pleqësia kishte forum të paraparë me ligj, kjo i miraton planprogramet mësimore. � Me këtë datë sistemi i arsimit në Kosovë ndahet në sistem paralel: atë serb dhe atë shqiptar.

vazhdim Ne fillim vitin shkollor 1991/92, më 2 shtator, policia dhe ushtria serbe vendosen

vazhdim Ne fillim vitin shkollor 1991/92, më 2 shtator, policia dhe ushtria serbe vendosen para ndërtesave shkollore me qëllim të ndalimit të mësimit në gjuhën shqipe. � Me këtë ditë, mësimi në gjuhën shqipe në arsimin parauniversitar tërësisht u ndalua. � Kjo ndodh edhe me studentët dhe pedagogët universitarë në fillim të vitit akademik 1991/92. � Para dyerve të fakulteteve ishin vendosur mjetet e blinduara të policisë dhe të ushtrisë serbe �

vazhdim � Në vitin 1993 në Entin Pedagogjik të Kosovës filluan aktivitetet për ndryshime

vazhdim � Në vitin 1993 në Entin Pedagogjik të Kosovës filluan aktivitetet për ndryshime kurikulare. U organizuan një sërë tryezash dhe tribunash. Kështu, në Kosovë, nga viti shkollor 1994/95 bëhen ndryshime kurikulare � Zbatimi i këtyre ndryshimeve filloi në vitin shkollor 1994/95 në klasat I dhe V.

vazhdim � Në vitin 1996 në sistemin e arsimit për herë të paraqiten edhe

vazhdim � Në vitin 1996 në sistemin e arsimit për herë të paraqiten edhe gjimnazet pedagogjike, ndërsa në vitin 1997 hapet edhe Fakulteti i Mësuesisë. � Periudha 1990 -1997 ishte e vështirë për pjesën dërrmuese të popullsisë së Kosovës. Ishte një periudhë zhgënjimi dhe indinjimi. � Revolta e grumbulluar dalëngadalë transformohej në revoltë të arsyeshme për shkak të gjendjes së padurueshme, të dhunës së pandërprerë për plot dy dekada. � Kjo revoltë shndërrohet në luftë të armatosur e cila filloi më 26 nëntor 1997 në Drenicë.

Vitet 1998 -1999 � Gjatë vitit 1998 shkatërrohen dhe rrënohen mbi 60 objekte shkollore,

Vitet 1998 -1999 � Gjatë vitit 1998 shkatërrohen dhe rrënohen mbi 60 objekte shkollore, vriten 68 mësues dhe arsimtarë shqiptarë. � Në janar të vitit 1999 ndodh masakra e Reçakut, e cila pason me ofensivën serbe në mars të vitit 1999, kur edhe ndërpritet plotësisht viti shhkollor edhe ashtu i përgjysmuar për shkak se një pjesë e mirë e shkollave të zonave të përfshira në luftë nuk e kishin filluar vitin shkollor ose e kishin filluar me një vonesë tepër të madhe

vazhdim � Gjatë periudhës mars, prill e maj 1999 nga Kosova u dëbuan rreth

vazhdim � Gjatë periudhës mars, prill e maj 1999 nga Kosova u dëbuan rreth 1. 000 banorë, � Gjatë kësaj periudhe u vranë 319 mësues dhe arsimtarë, do të arrestohen dhe burgosen mbi 149 arsimtarë dhe do të zhduken mbi 137 arsimtarë, nxënës dhe studentë shqiptarë.

Sistemi i arsimit në Kosovë nën administrimin ndërkombëtar � Vazhdimi i vitit të ndërprerë

Sistemi i arsimit në Kosovë nën administrimin ndërkombëtar � Vazhdimi i vitit të ndërprerë shkollor 1998/99 u bë më 5 gusht 1999 (për shkollat në zonat e përfshira në luftë), ndërsa për zonat e tjera të cilat vitin shkollor 1998/99 e kishin filluar me kohë, vazhdimi i vitit të ndërprerë filloi më 1 shtator 1999. � Në normalizimin e procesit të arsimit ndihmesë tÎ jashtëzakonshme dhanë shumë organizata joqeveritare ku duhet veçuar: KFOS-in. , UNICEFin, Qendrën për Arsim të Kosovës, USAID, Save the Children, IRC, KFOR-in. etj.

� Nga java e ardhshme do të keni mundësi që nga tri grupe (përfaqësues

� Nga java e ardhshme do të keni mundësi që nga tri grupe (përfaqësues të grupit) të mbajnë prezentime lidhur me vëzhgimin që e keni mbajtur. � Kohëzgjatja për një prezentim nuk duhet të jetë më e gjatë se 15 minuta. � Ju uroj javë të mbarë