PASHKO VASA 1825 1892 Mentor Merita Bakiu PASHKO
PASHKO VASA (1825 -1892) Mentor: Merita Bakiu
PASHKO VASA • Jeta dhe veprat Pashko Vasa (Vasko Pasha) u lind në qytetin e Shkodrës në vitin 1825. Ishte studiues i gjuhës dhe i letërsisë kombëtare, poet i mirënjohur në gjuhën shqipe dhe italishte, burrë shteti, autor i një romani në gjuhën frenge, por me tematikë shqiptare.
Pashko Vasa bëri punë të madhe për çështjet kombëtare duke dhënë kontribut rreth Lidhjes së Prizenit (1878), ku atje themeloi bashkë me Vreton e Samiun Shoqërinë e Stambollit. Në vitin 1879 botoi në Paris e në Berlin, frëngjisht e gjermanisht, librin “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” Libri u përkthye menjëherë greqisht nga patrioti arbëresh Anastas Kullurioti, e pastaj edhe turqisht.
Shkrimet shqipe të Pashko Vasës janë shumë të pakta: një vjershë dhe një prozë. Dihet se ai i ishte venë punës edhe për një gramatikë, një fjalor e një histori të shkurtër të Shqipërisë. Pashko Vasa botoi shqip historinë e shkurtër, me titull “Shqypnia dhe shqyptarët”, te “Allfabetarja” e Stambollit (1879).
Vjersha “ O moj Shqypni” e botuar si fletë më 1878 -1880, është pa dyshim gjëja më e bukur e poezisë sonë e frymëzuar nga ngjarjet e kohës. Në mënyrë të fortë, Pashko Vasa ka paraqitur gjendjen e Shqipërisë, dikur “ Zonjë e randë” e tani si “lisi i rrëxuem përdhe”. Popullin tonë e kanë përçarë “ kisha e xhamia”, “priftërit e hoxhët”, prandaj poeti thotë : “ feja e shqyptarit asht shqyptaria”.
Vjersha bën aluzion te luftat kundër Turqisë. Ajo zhvillohet me antiteza të zgjedhura, të cilat rriten e bëhen më të fuqishme, duke paraqitur gjendjen e dikurshme të Shqipërisë së begatë, plot nder e lavdi dhe Shqipërinë e tanishme, që bota kërkojnë ta marrin nëpër këmb. Të një bukurie të pashoqe në poezinë shqipe të kohës e të mbushura me një dashuri të madhe janë vargjet: Mblidhniu ju vajza, mblidhniu ju gra, Me ata sy të bukur, qi dini me kja, Eni t’vajtoni Shqypninë e mjerë.
Poeti, aty e ndjen veten të dëshpëruar dhe aty ngrihet me optimizëm e u bën thirrje vëllezërve të tij që të rrokin armët, me këtë kushtrim, që më pas do ta dëgjojmë shpesh prej poetëve të tjerë, sa herë që të jetë çasti kritik; Para se t’hupet kështu Shqypnia, me pushkë në dorë le t’desë trimnia!
• Vjersha e Pashko Vasës “ O moj Shqypni” mbet një ndër krijimet më popullore e më të dashura të poezisë shqipe të Rilindjes. • Proza e vetme shqipe e Vaso Pashës, historia e shkurtër “ Shqypnia dhe Shqiptarët”, na flet me mburrje për lashtësinë e popullit tonë. • Pashko Vasa kishte botuar me 1873, një libër me vjersha italishte, “ Trëndafila dhe gjemba”. Libri është i mbushur me mallin e atdheut e me shfrime kundër sunduesit të huaj.
• Me interes te veçantë është edhe romani frëngjisht i Vaso Pashës, “ Bardha e Temalit”, që e merr temën nga jeta shqiptare e shekullit XIX dhe është i pari roman mbi vendin tonë i shkruar nga një shqiptar. Ngjarjet autori i vendos në Shkodër e në Mirëditë. • Ai na tregon një histori dashurie dhe hakmarrjesh përzjerë.
Veprat më të njohura të Pashko Vasës
“O MOJ SHQYPNI” • O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qite me krye n'hi? Ti ke pas qene nje zoje e rande, Burrat e dheut te thirrshin nane. Ke pase shume t'mira e begati, Me varza t'bukura e me djelm t'ri, Gja e vend shume, ara e bashtina, Me arme te bardha, me pushke ltina, Me burra trima, me gra te dlira; Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira. Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun E dhune mbrapa kurr s'i mbetun. Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise, I ka shti dridhen gjithe Rumelise; Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra, Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem perdhe, Shkon bota sipri, me kambe, te shklet E nji fjale t'ambel askush s'ta flet. Si mal me bore, si fushe me lule Ke pas qene veshun, sot je me crule, E s'te ka mbetun as em'n as bese; Vet e ke prishun per faqe t'zeze. Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra, Nder njëqind ceta jeni shpernda; Sa thone kam fe sa thone kam din; Njeni: " jam turk", tjetri: "latin" Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere, Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere! Priftnit e hoxhet ju kane hutue, Per me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n'voter, Me ju turpnue me grue e moter, E per sa pare qi do t'fitoni, Besen e t'pareve t'gjith e harroni, Baheni robt e njerit t'huej, Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej. •
• Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog nder leqe! Qani ju trima bashke me ne, Se ra Shqypnia me faqe n'dhe! E s'i ka mbetun as buke as mish, As zjarm ne voter, as drite, as pishe; As gjak ne faqe, as nder shoke, Por asht rrexue e bamun troke! Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M'ata sy t'bukur q'dini me qa, Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere, Që mbet' e shkrete pa em'n, pa nder; Ka mbet e veje si grue pa burre, Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre! Kujt i ban zemra m’e e lan' me deke Ket fare trimneshe, qi sot asht meke? Kete nane te dashtun a do ta lame, Qi njeri i huej ta shklase me kambe?
• Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do Kete faqe t'zeze gjithkush e dro! Para se t'hupet keshtu Shqypnia, Me pushke n'dore le t'dese trimnia! çoniu, shqyptare, prej gjumit çoniu, Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria! Qysh prej Tivarit deri n'Preveze, Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze, Asht tok' e jona, prind na e kane lane Kush mos na e preki, se desim t'tane Te desim si burrat qe vdiqne motit Edhe mos marrohna perpara zotit.
- Slides: 14