PARAJA BANKA DHE KREDITI LIGJERATA PARAJA NOCIONI Funksionet
PARAJA, BANKA DHE KREDITI LIGJERATA: PARAJA - NOCIONI
Funksionet dhe llojet e parasë ►Ekonomistët pajtohen se paraja është formë shumë specifike e të mirës ekonomike, ose një mall shumë i rrall. ►Paraja dhe Bankat janë dy fusha të rëndësishme, pasi që ato ndikojnë tek ne, në mënyrë individuale apo si në tërësi. ►Shumë kush mendon se studimi i parasë dhe Bankave sot është e një rëndësie të veçantë.
Funksionet dhe llojet e parasë ►Qëllimet personale për studimin e parasë dhe Bankave janë të shumta; ►Nëse dikush kuptonë esencën dhe rëndësinë e parasë dhe koncepteve të ndërlidhura me to mund të shfrytëzojë këtë përparësi ndaj të tjerëve, për të realizuar fitim më të madh ose të akumulojë pasuri më të madhe.
Funksionet dhe llojet e parasë ►Ekonomistët pajtohen se sasia e parasë që gjindet në qarkullim në një ekonomi kombëtare mund të ketë ndikim të rëndësishëm në aktivitetin e tërësishëm të ekonomisë kombëtare dhe prandaj mund të ndikojë, më mirë ose më keq (pozitivisht ose negativisht) në mirëqenjën e gjithë shoqërisë.
Paraja dhe GDP ►Studimet e shumta pasqyrojnë ndërlidhjen në mes të parasë dhe GDP-së së një shteti; ►GDP nominale pasqyronë vlerën monetare ($) të bruto produktit të shprehur në nivelin e çmimeve të viteve aktuale.
Paraja dhe Çmimet ►Sipas shumë teorive ekonomike inflacioni është i ndërlidhur me ndryshimin e sasisë së parasë në qarkullim; ►Rritja e normës së shtimit të ofertës së parasë ndikon në shtimin e normës së inflacionit në periudhat e mëvonshme; ►ulja e normës së shtimit të ofertës së parasë reflektohet në zvogëlimin e normës së inflacionit.
Rëndësia e parasë ►Thënja e Aristotelit (384 -322 p. e. s. ) “Gjithçka duhet të shprehet në para; pasi që kjo mundëson këmbimin e mallrave dhe shërbimeve dhe mundëson jetën normale në bashkësi ”. ►individët shpeshë herë kur flasin për paranë mendojnë për monedhat dhe kartëmonedhat që mund ti bartin në portfoliot e tyre. Por sot koncepti për paranë është shumë më i gjërë. ►Llogaria rrjedhëse është mjet këmbimi, si çdo valutë tjetër, pasi që ndryshimi i saj mund të jetë këmbimi për mallin apo shërbimin që individi dëshiron ta ketë në posedim.
Paraja si pasuri ►Paraja mund të konsiderohet si pasuri, ose diçka që ka vlerë; si e tillë ajo është pjesë e pasurisë sonë – vlera e jonë neto, ose pasuria e zvogëluar për obligimet; ►Pasuria në formë të parasë ka karakteristika të veçanta; paranë drejtëpërsëdrejti mund ta zëvendësojmë në pasuri tjetër, mall apo shërbim.
Paraja si pasuri ►Edhe pse paraja nuk është e vetmja formë e pasurisë që mund të këmbehet për ndonjë mall ose shërbim, ajo prap se prap është forma më e pranueshme; ►Këtë veçori të parasë ekonomistët e quajnëemërtojnë LIKUIDITET; ►Edhe pasuria është likuide pasi që lehtë mund të këmbehet për ndonjë mall apo shërbim pa shpenzime shumë të larta transakcionale dhe me një siguri relative nga pikëpamja e vlerës së saj nominale.
Paraja si pasuri ►Sipas definicionit paraja është forma më likuide e pasurisë, krahasojeni me akcionet p. sh. në bursën e Nju Jorkut. ►Nëse dëshironi t’i shitni aksionet e juaja, ju së pari duhet ta kontaktoni brokerin tuaj, për t’i dhënë aksionet e juaja në shitje. Kjo duhet të bëhet gjatë orarit të punës dhe ju duhet ti paguani provizion brokerit. Nganjëherë mund të ndodhë që ju për aksionet tuaja të merrni më pakë se sa më parë i keni paguar aksionet.
Paraja si pasuri ►E njejta gjë nuk ndodhë me paranë. ►Paranë e juaj çdo herë mund ta shëndërroni në ndonjë formë tjetër të pasurisë dhe paraja çdo herë e ka vlerën e njejtë nominale. ►Për këtë arsyeje shumica e njerëzve pjesën më të madhe të pasurisë së tyre e mbajnë dhe e ruajnë në formën e saj më likuide.
FUNKSIONET E PARASË ►PARAJA SI MJET KËMBIMI – për të thënë se paraja shërben si mjet këmbimi do të thotë se pjesëmarrësit të tjerë në treg e kanë pranuar ate si mjet pagese. ►Individët mund ti shesin produktet e tyre në para dhe ti përdorin ato para për blerjen e produkteve ose shërbimeve tjera në të ardhmën. ►Në këtë proces paraja mundëson specializimin e individëve, firmave por dhe shteteve.
PARAJA SI MJET KËMBIMI ►Specializimi është parakusht paraprak për një ekonomi efikase; pasi që u mundëson individëve që të blejnë sasinë më të madhe të produkteve në vend se ato vetë ti prodhojnë; ►Me shtimin e vëllimit të tregtimit dhe me shtimin e mallrave dhe shërbimeve të ofruara, paraja fitonë një rëndësi gjithnjë e më të madhe në ekonomi; ►Funksionimi i parasë si mjet këmbimi është një parakusht esencial për një ekonomi moderne.
Paraja si mjet i ruajtjes së vlerës ►Shembulli: Peshkatari arrinë në portin e tij pas disa ditë peshkimi. Sipas çmimit të peshkut që mund të merret atë ditë ai ka peshk në vlerë prej 1. 000$, por ky peshk nuk paraqet një mjet të mirë për ruajtjen e vlerës, pasi që nëse peshkatarri do të qendojë shumë gjatë në port peshku mund të prishet. Nëse dëshironë që peshkun ta këmbej me mallra dhe shërbime të tjera me tregëtarët tjerë, një sasi e peshkut mund të prishet. (ngrirja e peshkut ati do ti krijojë kosto transakcionale).
Paraja si mjet i ruajtjes së vlerës ►Nëse peshkatari vendos që tërë sasinë e peshkun e tij ta shes për para ($), ai mund të ruaj vlerën e peshkut me paratë që do ti merrëte. ►Në disa raste ruajtja (mbajtja) e parasë si mjet i ruajtjes së vlerës mund të paraqet kosto për pronarin. ►Ne mund ti përllogarisim kostot e ruajtjes së parasë – koston e tij oportune – dobia më e madhe alternative nga kamata që mund të fitohet me mbajtjen e ndonjë forme tjetër të pasurisë.
Paraja si njësi përllogaritëse ►Njësia përllogaritëse është mjet përmes së cilës shprehet vlera e një të mire apo shërbimi ekonomik; ►Dollari p. sh. është njësi monetare në SHBA ose leku në Shqipëri, kjo është vetëm njësi që u mundëson individëve që në mënyrë të thjeshtë dhe praktike të krahasojnë vlerën relative të mallrave ose shërbimeve të caktuara; ►Zyrtarët shtetëror përdorin $ për të shprehur vlerën e GDP vendore ose kontabilistët për llogaritjen e fitimeve ose humbjeve.
Paraja si njësi përllogaritëse ►Mënyra tjetër e përshkrimit të parasë si njësi përllogaritëse është se ajo është masë e vlerës që i mundëson pjesëmarrësve të ndryshën në transaksionet e tyre ekonomike krahasimin e vlerave relative për mallrat dhe shërbimet e ndryshme.
Paraja si mjet për prollongimin e pagesësë ►Ky funksion i parasë përfshinë njëkohësisht shfrytëzimin e parasë si mjet këmbimi dhe si njësi kontabiliteti; ►Ne zakonisht borxhet i shprehim në vlerat e njësive përllogaritëse; ndërkaq këto borxhe i paguajmë me mjetet monetare të këmbimit; kjo d. t. th. Se borxhin e përcaktojnë në vlerat dhe shumat në dollar, ndërkaq të njejtin e paguajm me kesh apo me çeqe.
Paraja si mjet për prollongimin e pagesësë ►Shumë shtete, firma apo individ në ato vende nuk janë të obliguar që të përcaktojnë borxhin që duhet të kthehet në njësit monetare vendore. P. sh. Disa shtete, firma apo individ borxhin e tyre e shprehin në $, edhe pse $ nuk është mjet i tyre këmbimi ose njësi monetare e tyre, ndonjë herë mund të parashihet që borxhi të kthehet edhe në metale të çmueshme.
Dallimi në mes parasë dhe kredisë ►Paraja është forma më likuide e pasurisë në të cilën njerëzit mbajnë një pjesë të pasurisë së tyre; ►Në anën tjetër. Kredia paraqet aftësinë blerëse që është huazuar ose e vënë në dispozicion kërkuesit; ►Kjo është e pamundëshme të bëhet përmes tregut kreditor, pasi që për ata individ që nuk dëshirojnë të presin mallin – ose fuqinë blerëse – kjo mundësonë pronësinë mbi mallin ose
Dallimi në mes parasë dhe kredisë ►Por nga ana tjetër kjo mospritjeje ka çmimin e vet – normën e kamatës; ►Për të shpjeguar në mënyrë më të thjeshtë dallimin në mes parasë dhe kredisë, paramendoni një shoqëri ku nuk ekzistonë paraja por në anën tjetër ekzistonë kredia; ►Në këtë lloj të ekonomisë personi A mund ti huazoj personit B një makinë për afat prej 1 viti;
Dallimi në mes parasë dhe kredisë ►Në këtë rast personi B mund ti sigurojë personit A se makinën e tij do ti ja kthej pas 1 viti dhe se që si kamatë për kredinë e ofruar do ti paguaj 5 njësi të prodhimit që i prodhon makina e njejtë; ►Në këtë situatë madhësia e kredisë nuk varet nga ekzistimi i parasë ose nga sasia e parasë në atë shoqëri.
SHEMBUJ ►Dollari dhe Shekeli në izrael, inflacioni i viteve të ’ 80 ►Për shkak të hiperinflacionit tregtarët filluan që çmimet ti shkruajnë në $, ndërsa në vendet e ndryshme nëpër lokale vendosnin kurset më të reja të $ ndaj shekelit; ►Në këtë rast shekeli vazhdonte të funksionoj si mjet këmbimi në izrael, por në anën tjetër rrolin e njësisë përllogaritëse e luantë $. ►$ kundër pezosit në Bolivi etj.
Format e ekonomive monetare dhe jomonetare ►Historia ka vërtetuar se deri më tani ekonomia ka funkcionuar edhe pa para por dhe me para; ►Ekzistojnë dy lloje parësore të tregtimit në një ekonomi: tregtimi me ndërrim (ekonomia jomonetare) dhe tregtimi me përdorimin e parasë (ekonomia monetare).
Tregtimi me ndërrim (Barter) ► Domosdoja e pëlqimit të dy anshëm të dëshirave; ► Ekonomitë që shfrytëzojnë vendet e caktuara për tregtim; ► Përcaktimi i vendeve të tregtimit, blerësve potencial i ofron informata se ku do të vendosen shitësit e mallrave dhe shërbimeve të caktuara. Me këte përfiton blerësi që kursen në shpenzimet transakcionale por dhe shitësi që tani nuk ka nevojë ti barrtë produktet e tija duke kërkuar blerësit potencial.
Ekonomia monetare ► Përdorimi i monedhave, kartëmonedhave ose formave të tjera të shenjës së paraqet një hap shumë të rëndësishëm në evolucionin e një ekonomie; ► Çertifikatat e arit dhe argjentit
Paraja fiduciale (dekretuar) ► Fiducia = besim ose mirëbesimi ► Çka qëndron prapa parasë fiduciale? ► Çka është pranueshmëria? individët i pranojnë çeqet ose kartëmonedhat pasi që besojnë se do të kenë mundësi që ti këmbejnë ato me mallrat ose shërbimet tjera; ► Ky besim mbështetet në njohurit se këto këmbime janë bërë dhe më herët dhe pa probleme të caktuara.
Parashikimi i vlerës ► Për të patur 1 $, individi duhet të heq dorë nga aftësia blerëse që përmbanë ky $. Aftësia blerëse mund të jetë e barabartë me një libër ose një fletore. ► Aftësia blerëse e dollarit (do të thotë vlera e tij) ndryshon me ndryshimin e nivelit të çmimeve. ► Sa më e lartë shkalla e ngritjës së nivelit të çmimeve, aq më e shpejtë do të jetë dhe rënja e vlerë së aftësisë blerëse të $.
Parashikimi i vlerës ► Nëse parashikohet se norma e inflacionit në vitin e ardhshëm do të jetë 10%, atëhere mund të parashikohet se $ i pranuar pas 1 viti do të ketë 10% më pakë aftësi blerëse se sa $ në këtë vit; ► individët nuk do të refuzojnë përdorimin e parasë ose të bëjnë këmbimin me para pasi që dinë se vlera e tij në vitin e ardhshëm do të ulet për 10%.
Parashikimi i vlerës ► Nga shpegimet e më vonshme do të mësojmë se pritja e uljes së vlerës së parasë do të ndikojë në ndryshimin e sasisë dhe llojin e mbajtjes së pasurisë financiare (aktivës) që individët do të kenë interes ta mbajnë – duke përfshirë dhe sasinë e dëshiruar të parasë.
Pyetje ►Pse ekonomia barter është shëndërruar në ekonomi monetare? ►Çka është aftësia blerëse e parasë, si përcaktohet e njejta? Si përcaktohet niveli i çmimeve për mallra dhe shërbime? ►Si ndikonë standardi i mallit, si p. sh. Standardi i arit? Si përcaktohet aftësia blerëse e parasë dhe niveli i çmimeve për të mirat dhe shërbimet në standardin e arit?
Pyetje ►Si një ekonomi mund të prodhojë sasi optimale të parasë me çmim optimal shoqëror? ►Përgjegjja në shumë nga këto pyetje mund të shpjegohet përmes shpenzimeve (kostove) shoqërore që krijohen me shfrytëzimin e formave të ndryshme të sistemeve të parasë?
Kostot e këmbimit Kostot transakcionale Kostot e pritjes
Kostot e këmbimit ►Tregtimi i të mirave shërbimeve nënkuptonë edhe krijimin e shpenzimeve (kostove) të caktuara; ►Çë – paraqet lakorja e kostove të pritjes, e njejta ka kënd pozitiv dhe pasqyron rritjen e kostove me kalimn e kohës; ►Kostot e pritjes janë ato shpenzime që individi i ka në njësin e kohës, para se të sigurojë të mirën e dëshiruar. Sa është pritja më e gjatë, aq më të mëdha janë kostot për individin,
►Kostot transakcionale janë shpenzimet eksplicite që individi patjetër duhet t’i krijojë për ta kryer tregtimin. Bërja e tregtimit në periudhën sa më të shkurtër kohore kushtëzon që individi të ketë kosto më të lartë se sa në rastin kur tregtimin e bëjnë në intervalin më të gjatë kohor.
Kostot totale të këmbimit dhe kostot minimale të këmbimit ►Lakorja e kostove transakcionale (Ct) shpjegonë se ne do të kemi shpenzime më të mëdha transakcionale nëse këmbimin e bëjmë më shpejtë, se sa që këmbimin ta bëjmë më ngadal. ►Kostot totale të këmbimit janë të barabarta me shumën e kostove të pritjes dhe kostove transakcionale, ►Lakorja e kostove totale të këmbimit është në formën e shkronjës U.
Kostot totale të këmbimit dhe kostot minimale të këmbimit ►Qëllimi i çdo individi është që të kryej këmbimin me sa më pakë kosto totale të këmbimit; ►Minimizimi i kostove kërkon që individi të kryej këmbimin në intervalin kohor të shenuar me T*; ►Në këtë periudhë kohore, individi do të kishte nivelim më të vogël të mundshëm të kostove të tërsishme të këmbimit C*e.
Minimumi i kostove të këmbimit
Kostot e këmbimit dhe evoluimi i parasë ►Kostot e pritjes nuk varen nga lloji i formës së këmbimt që ekzistonë në një ekonomi; ►Kërkesa për blerjen e çokoladës, kostot që i kemi duke pritur blerjen e saj do të jenë të njejta pavarësisht se a llogarisim që blerjen e saj ta bëjm me ndërrimin me grurin, parave metalike etj. ►Për individin dhe mallin e kërkuar pozicioni i lakorës së kostos së pritjes është e pandryshueshme nga lloji i formës së tregtimit.
Kostot transakcionale dhe forma e këmbimit ►Kostot eksplicite të transakcioneve që një individ i ka gjatë këmbimit në masë të konsiderueshme ndryshojnë varësisht se në cilën formë të këmbimit bëhen; ►Në këmbimin e thjeshtë ku nevojitet pëlqimi i dy anshëm i dëshirave, kostot transakcionale do të jenë shumë të larta për çfarëdo intervali kohor;
Kostot transakcionale dhe forma e këmbimit ►Si që shihet në grafikon përcaktimi i vendeve të caktuara të tregtimit, zvogëlohen në masë të konsiderueshme këto kosto transakcionale, pasi që blerësve ju jipen më shumë informata për lokacionin e shitësve; ►Tregtarët edhe më shumë mund t’i ulin kostot e tyre transakcionale duke përdorur paran mall, ose shenjën e parasë, kështu që kostot tran sakcio-nale janë më të ulëta për çdo periudhë kohore.
Kostot transakcionale në format e ndryshme të tregtimit
Kursimet në kosto dhe evolucioni monetar ►Grafikoni i më poshtëm pasqyronë se çka ndodhë me lakorën e kostove totale të këmbimit kur një ekonomi evoluon gradualisht nga këmbimi i thjeshtë në një ekonomi të parasë fiduciale; ►Pasi që kostot e pritjes mbesin të pandryshuara gjatë këtij evolucioni, ndërsa kostot transakcionale ulen, atëhere dhe kostoja minimale e këmbimit gjithnjë ulet.
Kursimet në kosto dhe evolucioni monetar ►Po ashtu zvogëlohet dhe intervali kohor, që është në korelacion me kostot minimale të këmbimit; ►Përmes evoluimit deri tek paraja fiduciale është arritur deri tek këmbimi më i lirë dhe deri tek shkurtimi i konsiderueshëm i kohës për kryerjën e këmbimit; ►Në këtë rast çdo individ, por dhe shoqëria në tërësi profiton,
Kostot e këmbimit dhe evolucioni i formave të tregtimit dhe parasë
- Slides: 45