PARAFJALA GJUH SHQIPE DHE LETRSI Drejtimi Ekonomi pr

  • Slides: 5
Download presentation
PARAFJALA GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Drejtimi Ekonomi për vitin e III Prof. FITNETE MURAT

PARAFJALA GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI Drejtimi Ekonomi për vitin e III Prof. FITNETE MURAT Parafjala është pjesë e pandyshueshme e ligjëratës që shpreh marrdhënie sintaksore në varësi midis një emri, një numërori ose një rase të caktuar dhe një gjymtyrë tjetër në një togfjalësh. Parafjala përdoret para një emri, numërori, mbiemri, përemri, ndajfolje, por më shpesh parafjala lidh një emër me një folje. Klasifikimi i parafjalëve sipas prejardhjes Përnga prejardhja parafjalët i ndajmë në : të parme dhe jo të parme, a) Parafjalë të parme janë: më, me, mbi, nën, të, pa, prej, ndër, mbaj, b) Parafjalë të përngjitura të formuara nga bashkimi i dy parafjalëve P. SH. Përmbi, nëpër, përveç etj.

1. Parafjalët ndajfoljore- një grup ndajfoljesh përdoren edhe si parafjalë P. SH. afër, brenda,

1. Parafjalët ndajfoljore- një grup ndajfoljesh përdoren edhe si parafjalë P. SH. afër, brenda, pranë, gjatë, para, pas, rreth, rrotull etj. Po ashtu edhe lokucionet ndajfoljore përdoren si parafjalë : anë e përqark, rreth e rrotull, rreth e qark. 2. Parafjalët emërore: disa emra janë bërë parafjalë drejtë për drejtë pa kaluar nëpërmjet kategorisë së ndajfoljes p. sh anë, ballë, buzë, bri, faqe, midis etj. {anës malit, midis fushës}. Pjesa më e madhe e parafjalëve emërore paraqiten në formë lokucionesh që janë formuar kështu: 1. parafjalë+ emër: me anë, në bazë, me rastin, në këmbë, në mes, në vend, nga ana, për arsye, për punë etj. 2. parafjalë+emër+parafjalë: në pajti me, në përputhje me etj.

Sipas strukturës morfologjike parafjalët janë: 1. fjalë të thjeshta 2. fjalë të përngjitura ose

Sipas strukturës morfologjike parafjalët janë: 1. fjalë të thjeshta 2. fjalë të përngjitura ose lokucione - Të thjeshta janë të gjitha parafjalët e parme: në, me, mbi, për, ndaj, prej, etj. - Të thjeshta po ashtu janë edhe parafjalët jo të parme të tipit: afër, brenda, jashtë, gjatë, lart, pas, etj.

-Klasifikimi i parafjalëve sipas kriterit sintaksor {ndarja e parafjalëve sipas rasave me të cilat

-Klasifikimi i parafjalëve sipas kriterit sintaksor {ndarja e parafjalëve sipas rasave me të cilat përdoren} a) Me rasën emërore përdoren parafjalët: nga dhe te{tek}. Rruga u dëmtua nga orteku i dëborës. b. Me rasën gjinore përdoren lokucionet parafjalore me anë, në drejtim, për punë, etj. P. sh. vërshimi i lumit vërehej me anë të ujit. c. Me rasën kallëzore përdoren parafjalët: për, në, me, pa, më, nën, ndër, nëpër etj. po ashtu përdoren në këtë rasë edhe lokucionet: bashkë me, me gjithë etj. P. sh. në bregun e liqenit u ngritën mure me thasë të mbushur me rërë. d. Me rasën rrjedhore përdoret parafjala ndaj, prej Parafjalët që më së shumti përdoren në gjuhën shqipe janë: në- Në fshat jeta është më e qetë. me- Tërë javën nëna bëri gjellë me patate. pa- Baba lexon gazetën pa syze. për- Biseda për shkollën shembullore vazhdoi gjatë. më- Dita e shkollës është më 11 nëntor. mbi - Aeroplani fluturoi mbi kokat tona. nën- Suksesi i nxënësve është nën mesatare. prej- Mjeshtri bëri një derë prej druri.

Detyrë Shtëpie 1. Çka quhet parafjalë? 2. Sipas konceptit sintaksor si i ndajmë parafjalët?

Detyrë Shtëpie 1. Çka quhet parafjalë? 2. Sipas konceptit sintaksor si i ndajmë parafjalët? 3. Cilat janë parafjalët që përdoren në rasën emërore? 4. Cilat lokucione përdoren në rasën gjinore? 5. Shkruaj disa parafjalë të parme? 6. Si ndahen parafjalet jo të parme? 7. Si ndahen parafjalët sipas strukturës morfologjike? 8. Shkruaj disa parafjalë emërore?