Niveli i studimeve Bachelor Lnda Etika n Kontabilitet
Niveli i studimeve: Bachelor Lënda: Etika në Kontabilitet dhe Auditim Prof. dr. Muhamet Aliu
Ligjeratë Vlerësimi i Presioneve dhe Zbatimi i Kuadrit të Etikës Profesionale Kontabël dhe Audituese Prof. dr. M. Aliu
Përmbajtja: 1. Vlerësimi i presioneve për sjelljet joetike profesionale 2. Aplikimi i masave mbrojtëse për sjelljet joetike profesionale Prof. dr. M. Aliu
Vlerësimi i presioneve për sjelljet joetike profesionale Një profesionist kontabël i pavarur nuk duhet të angazhohet në ndonjë biznes, punë, apo veprimtari tjetër, e cila dëmton apo mund të dëmtojë integritetin, objektivitetin, apo edhe reputacionin e mirë të profesionistit dhe për rrjedhojë, do të ishte e papajtueshme me dhënien e shërbimeve profesionale. Prof. dr. M. Aliu
Vlerësimi i presioneve për sjelljet joetike profesionale ka të bëjë kryesisht me kërcnimet e kategorizuara si: a) Egoizmi (Interesi vetiak) b) Vetë rishikimi c) Favorizimi (Përkrahja) d) Familjariteti dhe e) Frikësimi Prof. dr. M. Aliu
Natyra e masave mbrojtëse • Natyra e masave mbrojtëse që zbatohen për eleminimin apo zvogëlimin e kërcnimeve ndryshonë sipas rrethanave. • Një profesionist kontabël i pavaruar, kur ushtron gjykimin profesional duhet të mbajë parasyshë atë çka, një palë e tretë e arsyeshme, e cila ka njohuri qoftë për informacionet, ashtu edhe për rëndësinë e kërcnimeve e të masave mbrojtëse që zbatohen, do ta konsideronte si të pranueshme. Prof. dr. M. Aliu
Llojet e masave mbojtëse Masat mbrojtëse që mund të eleminojnë ose zvogëlojnë kërcnimet në një nivel të pranueshëm ndahen në dy kategori kryesore: a) Masat mbrojtëse që krijohen nga profesioni, legjislacioni ose nga rregullat; dhe b) Masat mbrojtëse të mjedisit të punës.
Masat mbrojtëse që krijohen nga profesioni, legjislacioni ose nga rregullat Masat mbrojtëse që krijohen nga profesioni, legjislacioni ose rregullat përfshijnë, por pa u kufizuar vetëm në to, masat e mëposhtme: • Kërkesat e formimit, të trajnimit dhe të eksperiencës, që duhet të plotësohen për të hyrë në profesion. • Kërkesat për kualifikimin e vijueshëm profesional. • Rregullat e qeverisjes së shoqërive tregtare. • Standardet profesionale. • Monitorimin profesional ose ligjor dhe procedurat disciplinore. • Rishikimin e jashtëm, nga një palë e tretë e autorizuar, të raporteve, shpërblimeve, komunikimeve, ose informacioneve të tjera të prodhuara nga një profesionist kontabël. Prof. dr. M. Aliu
Masat mbrojtëse që rrisin mundësinë e identifikimit ose të frenimit të sjelljes joetike Këto masa mbrojtëse, të cilat mund të jenë të krijuara nga profesioni kontabël, legjislacioni, rregullat ose nga një organizatë punëdhënëse, përfshijnë, por pa u kufizuar vetëm në: • Sistemet e ankesave të mirë publikuara që përdor një organizatë punëdhënëse, profesioni ose një organizatë rregullator, të cilat u japin mundësi kolegëve, punëdhënësve dhe anëtarëve të publikut që të tërheqin vëmendjen ndaj sjelljeve jo profesionale ose jo etike. • Detyrimi i shprehur qartë për të raportuar shkeljet e kërkesave etike. Prof. dr. M. Aliu
Masat mbrojtëse që vendosen në mjedisin e punës, të cilat i shërbejnë të gjithë firmës, bëjnë pjesë: • Lidershipi i firmës e vendos theksin tek rëndësia që ka respektimi i parimeve themelore. • Lidershipi i firmës përforcon besimin se anëtarët e një grupi të dhënies së sigurisë do të veprojnë në interes të publikut. • Vënia në funksion e politikave dhe e procedurave që shërbejnë për të zbatuar, monitoruar e kontrolluar cilësinë e angazhimeve. • Vendosja e politikave të dokumentuara që shërbejnë për të identifikuar dhe zvogëluar kërcnimet në një nivel të pranueshëm. Prof. dr. M. Aliu
Rrethanat në të cilat mund të jepen informacionet konfidenciale • Profesionisti kontabël i pavarur mund të jep informacione kontabël konfidenciale në rrethanat si në vijim: • Dhënia e informacionit lejohet me ligj dhe autorizohet nga klienti ose punëdhënësi; • Ekziston një detyrim ose një e drejtë profesionale, kur një gjë e tillë nuk ndalohet me ligj – Për të vepruar në pajtim me procedurat e kontrollit të cilësisë; – Për t`u përgjigjur një kërkese të bërë nga një organizëm ose Prof. dr. M. Aliu
Ju faleminderit për vëmendje Fundi i ligjëratës Prof. dr. M. Aliu 12
- Slides: 12