MidhjaMbretresha e Sarands FESTA E MIDHJES M tipikja
Midhja-Mbretëresha e Sarandës
FESTA E MIDHJES: Më tipikja & Komunitare për Sarandën Periudha e zbatimit: Maj 2018 Rajoni: Vlorë Aplikante: Bashkia Sarandë
Festa e Midhjes është më tipikja, më e mbështetura nga biznesi lokal dhe me impakte masive në komunitet.
Kjo na bëri ne të përzgjedhim pa mëdyshje, për ta sjellë përmes këtij prezantimi, si një fushë të aplikuar për praktikat më të mira, ku mendojmë se janë në një trinitet demonstrimi i kohezionit social, ekonomik dhe territorial.
Aplikimi ynë bëhet në fushën promocionale për Midhjen, si një produkt tipik lokal, me vlera të pallogaritshme ushqyese, që njihet tashmë si “Mbretëresha” e Liqenit të Butrintit.
Përcaktuese për këtë kanë qenë ato vlera të veçanta që ka midhja e Sarandës, si ushqim i kërkuar, prezente e tavolinave dhe e kulinarisë sarandiote. Ajo zë një shumëllojshmëri gatimi të shprehur në më shumë se 100 receta.
Eksperienca 5 -vjeçare në organizimin e Festës së Midhjes, në Sarandë apo në Ksamil, përfaqëson një pasuri më vete të eventeve tona lokale. Festa e Midhjes ka shërbyer si një prolog për nisjen e sezoneve verorë të viteve të fundit, ose ka bashkëshoqëruar atë që ne e quajmë Festa e Detit, apo eventin e çeljes së sezonit veror.
Festa e Midhjes është formatuar, konceptuar dhe realizuar si Panair i produktit më të veçantë të akuakulturës, që ka Saranda për gjithë vendin.
Kjo festë, u mirëprit dhe u përqafua nga komuniteti vendor, qysh në startin e saj. Shpjegohet kjo me historinë 60 -vjeçare të kultivimit dhe gatimit e shijimit të midhjes, si një nga degët e zhvilluara të ekonomisë së peshkut në Sarandë, Ksamil e Butrint. Midhja ka funskionuar si një sektor prioritar i ishndërmarrjes së peshkimit, në kushtet e ekonomisë së mbyllur, ku punonin pjesëtarë të të paktën 600 familjeve, në vitet e monizmit
Ishte koha kur fama dhe vlera e midhjes sonë, fatkeqësisht nën etikën “made in Italy”, sundonte tregjeve të botës me të njëjtin pushtet që mbretëronte në liqen.
Nga viti në vit ka Panairi i Midhjes ka ardhur duke u pasuruar në elemente të reja. Fillimisht nisi si panair njëditor, ndërsa në vijim u ndoq kriteri i shtrirjes në aq ditë, sa ishte numri rendor i edicionit vijues.
Në shumicën e edicioneve, Panairit të Midhjes iu bashkua edhe Panairi i vajit të Ullirit, falë vullnetit të Shoqatës Kombëtare të Vajit të Ullirit dhe partneritetit të suksesshëm të Bashkisë Sarandë me USAID. Vlerë e shtuar për Panairin e Midhjes, do te ishte përfshirja ne mënyrë më të organizuar e prodhuesve të vajit të ullirit, si dhe të agrumeve, sidomos limonit, pasi dihet mirë që peshku dhe çdo frut deti, e shumëfishon shijen kur shoqërohet me vaj ulliri dhe limon.
Festa e Midhjes ka shërbyer dhe funksionuar edhe si një mënyrë për të promovuar vlerat e saj ushqyese, si dhe shumëllojshmërinë e recetave të gatimit. Recetat e gatimit çdo vit bëhen më të njohura, më intriguese dhe më të pëlqyera për turistë vendas e të huaj, që frekuentojnë Sarandën dhe Ksamilin.
Çdo vit ka ardhur në rritje shkalla e përfshirjes të biznesit vendas, atij rajonal, kombëtar dhe po ashtu e fqinjëve tanë nga Greqia.
Organizimi i eventit behet mbi bazën e një përvoje të grumbulluar në 5 edicionet e mëparshme të kësaj Feste lokale. Është për t’u përmendur si risi se, prej vitit 2015, me përfshirjen e Ksamilit në Bashkinë e Sarandës, ky event u është kthyer ksamiliotëve, pasi Liqeni i Butrintit, është hapësira ujore më pranë Ksamilit dhe shumica e kultivuesve janë vendas atje.
Veprimtaritë kryesore të eventit Objekti i parë i Panairit të Midhjes është nxjerrja e vargjeve me midhje nga impiantet e rritjes, në sytë e publikut. Ky moment mitizohet nga grupe peshkatarësh e midhjarësh, që mbajnë veshur bluza karakteristike detari dhe kokat e tyre i zbukurojnë rrathët e krijuar me gjethe dafine. Djemtë e detit shfaqen si nxjerrës të prodhimit nga uji, por ndërkohë janë edhe korifej të grupit të valleve që pushtojnë skenën e eventit, ku bashkohen me vajzat, që mezi presin të takohen me ta.
Pas këtij rituali, Festa vazhdon me prezantimin e moluskut të midhjes, si një pasuri e Liqenit të Butrintit, i rrallë edhe ai, pasi është një kat me ujë të ëmbël e një kat me ujë të kripur. Panairi shoqërohet pra, me veprimtari informuese për vlerat ushqyese që përmbajnë recetat e gatimit, ku flitet edhe për historikun e kultivimit te midhjes në Liqenin e Butrintit, si një tradite 60 -vjeçare për sara-ndiotët e ksamiliotët dhe për vlerat e rralla ushqyese.
Mes informacionit dhe publicitetit dhe në sfondin e atmosferës së gëzueshme e ritmike, që krijojnë grupet e artistëve në skenë dhe poshtë saj, pranë publikut, bëhet prezantimi i recetave të gatimit, duke nisur që nga produkti krudo e deri te servirja e pjatës me midhje, duke i dhënë përparësi degustimit të gatimeve që realizohen me bazë midhjen.
Festa ka disa aktorë, siç janë: Shkolla e mesme e Hoteleri -Turizmit, si dhe të grupe të institucioneve të tjera në varësi të Bashkisë: si konviktin e shkollës së mesme profesionale “A. Athanas”, Qendra Polivalente, Shtëpia e Fëmijëve Shkollorë etj.
v Të gjithë dalin dhe ekspozojnë gatimet e tyre me produkte deti, ku midhja ze kreun e menusë. v Panairi ofron tregtim falas ose me çmime simbolike për pjesëmarrësit në Festën e Midhjes. v. Për kultivimin e midhjes, Shqipëria zë vendin e katërt në Europë, pas Italisë, Greqisë, Francës
Liqeni i Butrintit –rezervati natyror i midhjes Nëpër hapësirën blu që shoqëron vështrimin e kalimtarit që rru-gëton drejt Ksamilit dhe Butrintit, varkat e kultivuesve të midhjes duket të lëvizin nëpër liqen drejt atyre që quhen krevatet”e midhjes. Kjo hapëirë është liqeni i Butrintit, në të cilin gjenden dhjetëra konstruksione betoni, metalike e plastike, që janë krevatinat e midhjeve. Historia e liqenit me dy kate ujë Liqeni i Butrintit ka një sipërfaqe prej 16 mijë hektarë. Ai është i njohur për gjithfarë gjallesash, që përbëjnë pasuri, të krahasueshme me pasurinë e një miniere. Por gjallesat e këtij liqeni kanë të parë të tyre midhjen. Ajo është mbretëresha e shfaqur këtu e 60 vjet më parë në këtë liqen, të çuditshëm e të rrallë edhe për ndërtimin e tij dykatësh. 900 m 2 e zenë impiantet e kultivimit dhe rritjes së midhjes. Liqeni i Butrintit, veç vlerave ekologjike dhe të ekosistemit. mbetet rezervati”më i madh dhe unikal në Shqipëri i kultivimit të midhjes.
Diagrama e rritjes së prodhimit Viti 1958 shënon pikënisjen dhe shfaqjen befasuese të gjallesës së midhjes në brigjet e liqenit, si një kultivim spontan. - 4 vjet më vonë ky prodhim deti nisi të hyjë në vëmendjen e shtetit të atëhershëm dhe në planet e tij. Falë investimeve të bëra në këtë fushë dhe eksperiencës së akumuluar, u arrit në një “vit të artë” si 1989 – kur liqenit të Butrintit iu morën 50 mijë kv midhje, nga të cilat 10 mijë kv i thithi eksporti në tregun italian. - Fama dhe vlera e midhjes sonë, fatkeqësisht nën etikën “made in Italy”, ia doli të ishte prezente në tregjet e botës, me të njëjtin pushtet që mbretëronte në liqen. - Lulëzimin e prodhimit të midhjes në këtë liqen na e bëjnë të afërt edhe sekuencat e kinokomedisë “Dy herë mat”, të xhiruar këtu? ! - Viti 1997 solli grabitjen e tubave të rreth 30 impianteve të midhjes. - BE, nëpërmjet programit PHAR, kreu një investim pre 600 mijë euro, duke ndërtuar qendrën e deouritmit të midhjes në Manastir -
PANORAMA SOT Aktualisht janë në funskion 70 impiante prodhimi (kultivimi) të midhjeve. Ato janë në përdorim nga 35 grupe kultivuesish, me rreth 80 të punësuar. Teknologjia e kultivimit është italiane dhe bashkëkohore. Duke llogaritur kapacitetin e prodhimit me 4050 kv për çdo impiant, mundësitë janë për 45 -50 mijë kv midhje në vit.
23 VJET STOP EKSPORTI Prej vitit 1994, midhjes së Butrintit i është refuzuar tregu europian, duke bllokuar eksportin, për shkak të episodeve të shpërthimit të squfurit në fundin e Liqenit. Eksporti i saj qëndron i bllokuar. Ky konsiderohet një paradoks i madh. Midhja shqiptare tërheq vëmendjen dhe interesimin e tregut të vendeve evropiane, por rruga drejt tij ka mbetur e mbyllur për 23 vite. Referuar analizave, midhja e Butrintit del e pastër nga sëmundjet dhe ngarkesat mikrobike, apo nga mbetjet e tjera toksike. Ndërkohë, reagimi i BE-së për zhbllokimin dhe rinisjen e eksportit, nuk po duket të vijë.
Grupe të monitorimit të BE mbikqyrin analiza baktereologjike dhe hidrobiologjike që kryhen nga IKV Tiranë dhe Instituti i Kërkimeve të peshkut Durrës. Prodhuesit thonë se, po të jepet Ok nga BE-ja mund të jepen 45 -50 mijë kv midhje drejt tregjeve evropiane. Aktualisht, edhe për shkak të mbylljes sëtregut europian, prodhohet dhe shkon në tregun e brendshëm vetëm 12 -15 mijë kv në vit. Kjo do të thotë se, për mungesë tregu, impiantet shfrytëzohen 34%, pa llogaritur shumë impiante të pavëna në punë. Llogaritet se fitimi i munguar shkon në 20 milionë USD cdo vit nga moseksportimi i midhjeve dhe molusqeve në shkallë vendi. Nga këto 10 milionë USD i takojnë shoqatës së kultivimit dhe prodhimit të midhjeve të Sarandës.
KULTIVUES SI HYSENI Ka kultivues si Hysen Mane me shokë, të betuar për t’i bërë impiantet e tyre të lulëzojnë, duke sakrifikuar shumë vetë e familjarisht, në emër të zhvillimit të biznesit
MODALITETE TE FESTIMEVE Festa e Midhjes organizohet në shetitoren e qytetit të Sarandës ose të Ksamilit, ne nje sipërfaqe prej 6. 000 m 2 me një infrastrukturë të pajisur me të gjithe aksesorët e nevojshëm, deri tek frigoriferët, zgarat e sobat e gatimit, që zbresin në bulevard ato ditë. Ka rreth 50 tavolina pergjate shetitores, çadrat përkatëse me logon e Bashkisë dhe simbolin e Festës, si dhe “mikrolokale” të improvizuara me tavolina portative, për shërbim në shetitore, të ofruara nga vetë biznesi Tribuna e koncerteve vendoset në hapësirën e afërt me plazhin pa penguar sipërfaqen tjetër, e cila përdoret nga biznesi apo promocioni. Nuk mungojnë gjithashtu edhe facilitete të tilla, si: kënde për fëmijët, këndi i konkursit për midhjen, këndi i piktorit apo fotopointi etj.
PAK FJALË PËR PROJEKTIN Si qytet i turizmit, kulturës, arsimit, arkeologjisë etj. , Saranda mirëpret të gjithë ata që e duan natyrën e bukur, diellin, artin, argëtimin pa fund dhe traditën. Bashkia e Sarandës ka disa projekte, me objekt gjallërimin e jetës së qytetit, zgjatjen në kohë të sezonit turistik, si dhe rizgjimin e promovimin e vlerave te qytetit, duke e bërë atë sa më atraktiv për turistët vendas e të huaj. Një nga projektet më të rëndësishme të këtij programi është “Festa e Midhjes”, një projekt me sukses të provuar e të afirmuar në 5 edicione radhazi.
IMPAKTI Qyteti ka një fluks të madh vizitorësh gjatë ditëvet ë festës, që i kalon 20. 000 vetët, duke u kthyer në festë popullore e te mirëpritur. Bizneset pjesëmarrëse llogarisin shitje të konsiderueshme dhe promovim të fuqishëm tëprodukteve ë tyre. Marrin pjesë jo vetëm përfaqësues te kulinarisë se hoteleve e restoranteve, amvisa private, perfaqesues nga biznesi i Korfuzit, Igumenices etj, por edhe tregtare te sallamit, mishit dhe pastiçere Aktiviteti shoqerohet me spektakel muzikor, ku performojne emra te njohuar te muzikes shqiptare, artiste amatore , vendas etj. Gjate neteve të Festës së Midhjes atmosfera pasurohet edhe me lojera te ndryshme, surpriza, party etj. Perveç logos dhe slloganit, ne çdo nate te festes ka personazhe kukullash, si pjesa qe percjell imazhet, perytyrimin dhe permbajtjen e Festes tek femijet, ne menyre qe ata ate nisin te kuptojne dhe ndjejne se jane te privilegjuar qe jane femije te nje qyteti, qe numeron kaq shume gjera te veçanta dhe terheqese.
Vëmendje e veçantë u kushtohet fëmijëve dhe familjarizimit te tyre me kete feste karakteristike te Sarandes, qytetit ku jetojnë. Per ta rezervohet nje hapesire e veçante, ne te cilen vendoset nje kend lojerash, ku nuk mungon simbo-lika e festes, midhja. Femijet kane mundesine te argetohen nepermjet lojerave, te organizuara nga animatore te specializuar. Festa e midhjes, si nje nga festat kryesore dhe me tipike te qytetit, sjell nje tjeter atmosfere promovuese te vlerave ne qytetin e Sarandes.
Gjallërimi i shtuar i netëve verore Tërheqja e flukseve turiste brenda e jashtë vendit, duke u treguar atyre një pjesë interesante e të pazbuluar të historisë së qytetit të turizmit. Kthimi i Festës së Midhjes në traditë lokale, si një event që festohet dhe përjetohet vetem në Sarande
Pjesëmarrësit si përfitues: Duke patur parasysh shitjet e realizuara vitet e kaluara, pritshmëritë janë për një përfitim financiar në rritje nga ana e bizneseve pjesëmarrëse, për shkak të fluksit në rritje të vizitorëve, që pritet të ketë gjatë ditëve të festës karakteristike në qytet. Për më tepër, biznesi është ndërgjegjësuar për pjesëmarrje, si nje mundësi për promovim të produkteve të tyre
Sponsorët si përfitues Mbështetësit financiarë të projektit promovohen përgjatë gjithë fushatës promocionale të festës
SYNIMET Synohet krijimi i një përfytyrimi të qëndrueshëm mbi traditën e re të Festës së Midhjes në dimensionin e opinionit publik mbarëkombëtar. Sigurimi i tërheqjes së mbështetësve dhe pjesëmarrësve në Festën e Midhjes, duke krijuar bindjen se ajo i shërben promocionit te kompanive, bizneseve, komuniteteve dhe Sarandës, si produkt turistik dhe adresë pushimesh. Për të ndërtuar Brandin “Festa e Midhjes”, ky produkt shoqërohet me logo dhe sllogan
LOGOJA, MARKETIMI, PROMOCIONI Logoja zyrtare e Festës krrijon qëndrueshmëri në përdorimin dhe njohjen e saj Sllogani është “Midhja mbreteresha e Sarandës” dhe shpreh synimin që ka projekti për t’i dhënë këtij eventi karakter sa më të theksuar lokal Reklamë lëvizëse ose billbord bus-boards, vendosen tek autobusat e linjës Sarandë-Tiranë, Sarandë-Vlorë nga Bregu, si dhe në automjete të tjera të transportit publik.
Ftesa me logon e Festës përgatitet në kohë dhe dërgohen në të gjitha institucionet kryesore në vend dhe në disa ambasada te huaja ne Tiranë e në bashkitë e binjakëzuara, brenda e jashtë vendit. Objekte shumëllojëshe stampohen me logon e festës, si: pjata dhe gota plastike, të cilat shpërndahen në të gjitha lokalet dhe baret në qytet. Suvenire të ndryshme porositen per festen e midhjes: mbajtëse çelësash, çakmakë, mbajtëse gotash etj. Stampohen nje sasi kapelesh dhe t-shirtesh me logon e festës, të cilat i mbajnë titullarët dhe të ftuarit kryesorë në festë, si dhe këngëtarët e sportistët e përfshirë në aktivitetet shoqëruese. Njoftimi përmes e-mailit dhe adresës së Bashkisë Sarandë, në facebook e në rrjete të tjera sociale, janë pjesë e promocionit të Festës, përmes të cilave informohen pjesëmarresit, sponsorët dhe lobingjet e Sarandës në Tiranë e rrethe, për festën dhe mënyrën e organizimit të saj.
A mund të përshkruhet ndërhyrja si inovative? Ndërhyrja me këtë projekt është krejtësisht inovative dhe me impakte te dukshme në ecurinë e prodhimit e të tregtimit, por edhe si ndihmë në kapërcimin e sfidave. Ne parashikojmë që Panairi të përmbushë edhe një funskion pluës, duke mundësuar që përmes një të inskenuar foltoreje në një vend të mirëmenduar, kultivuesit e midhjes të mund të bëjnë prezente e të sjellin në vemendje edhe problematikat me të cilat ata përballen gati çdo verë. Në sfondin e festës, është menduar që autoriteteve më të larta të pranishme, përfaqësuese të strukturtave qeveritare, t’u jepet mesazhi për të qenë më pranë shqetësimit të kultivuesve të midhjes, krijuar nga temperaturat e larta te periudhës korrk-gusht, për të mos vazhduar që ato të jenë kërcënuese për prodhimin e sidomos për farën e vitit që vjen. Shpresojmë se kjo do të jetë një mënyrë për t’u dhënë akses kultivuesve të shprehen kërkesat e tyre ende të paplotësuara ose të neglizhuara për t’i dhënë fund mungesës së kujdesit për të kryer thellimin e nevojshëm në Kanalin e Vivarit, nga hyjnë ujërat e kripura të detit e po aq për repsekti-min e regjimit të futjes së ujit të ëmbël në Liqen, përmes lumit të Bistricës
Informimi e pjesëmarrja komunitare Informimi komunitar realizohet permes webstitit të Bashkise Sarandë, përmes faqes se saj në fb dhe përmes mediave vendore audioviozive.
Qëndrueshmëria e praktikës Përvoja e organizimit te ketij eventi në 5 edicionet e kaluara, na jep siguri për qëndrueshmëri. Një siguri edhe më të madhe na jep praktika e çuarjes së produktit të midhjes, e recetave të gatimit të saj dhe e organizimit në nivel Panairi tregtar me impakt komunitar, edhe jashtë kufijve shtetërorë. Ka qenë një eksperiencë për të mos u harruar ajo e vendosur mes Bashkisë Sarandë dhe Komunës së Prishtinës, mundësuar nga ambasada shqiptare në Prishtinë, në kuadër të organizimit të Ditëve të Sarandës atje. Midhja, nga një produkt pothuaj i panjohur, brenda dy ditësh, u bë një ndër produktet më të kërkuara dhe më të shijuara, që Saranda çoi në rrjetin e supermarketeve më të mëdha të kryqytetit kosovar.
Midhja e Sarandës-në Opati Në verën 2017, Midhja e Butrintit dhe gatimet e saj, realizuar nga kuzhinjerë sarandiotë, nuk e pati të vështirë të bëhet pjesë e shijes që të gjithë morëm nga ceremonia e binjakëzimit mes Sarandës dhe Opatisë, duke dëgjuar dhe plotësuar kështu dëshirën, vullnetin dhe mallin e komunitetit të shqiptarëve në qytetin e Opatisë, binjak me Sarandën.
INTERES NË RRITJE E rëndësishme është se interesi komunitar në Sarandë e Ksamil dhe në gjithë territorin e Bashkisë Sarandë, njësoj si interesi i kultivuesve dhe tregtarëve, vjen në rritje. Të gjithë shfaqin interes dhe partneritet të admirueshem për t’u bërë protagonistë të eventit. Ndërkohë, edhe nga publiku e komuniteti është treguar mbështetje, gjithëpërfshirje. Është ai që jep siguri në rritje për vijimësi të Festës më të veçantë e më të bukur të Midhjes
Faleminderit! Konceptoi: Thoma Nika Kabineti i Kryetares së Bashkisë Realizimi grafik: Klejli Muharremi Nëntor 2017
- Slides: 44