METODA T ANALIZS S POLITIKAVE ZBATIMI DHE MODELI
METODA TË ANALIZËS SË POLITIKAVE ZBATIMI DHE MODELI TOP DOWN
Vështrimi linear i vënies në zbatim qendra Formulimi i vendimit Vënia konkrete në zbatim Impakti periferia Koha
Vizioni linear i zbatimit probleme në dy drejtime: paraqet Problemin e koordinimit jepet për i mirëqenë fakti që vendimmarrësit mund të mbështeten te bindja e niveleve të mëposhtme i Problemi i ndarjes së politikës nga administrata jepet për e mirëqenë se burokratët janë apolitikë dhe se nuk kanë interesa të lidhura me qeverinë!!
Zbulimi i problemit të implementimit U arrit falë punës studimore të Pressman dhe Wildavski Implementation: How Great Expectations in Washington Are Dashed in Oakland; Or, Why It's Amazing that Federal Programs work at All Ka të bëjë me dështimin e një programi federal në SHBA për të krijuar vende pune në një zonë në rënie: u shpenzuan vetëm 1/6 e parave të vëna në dispozicion dhe u krijuan vetëm 68 vende pune nga 3000 të parashikuar. (“deficit në implementim”) Hapi rrugën e ’”implementation research”
Qasja Top-Down në implementim Qendra Formulimi i vendimit ? Impakti tek ambienti Periferia Koha
Premisat e qasjes Top down në implemnetim “Zbatimi i një politike publike përfshin ato veprimi të enteve publike e private që kanë si qëllim arritjen e objektivave të saktësuara nga vendime politike të mëparshme” “Faza e zbatimit nuk fillon derisa objektivat nuk janë përcaktuar dhe identifikuar nga vendime politike të mëparshme: derisa të jetë miratuar ligji e të jenë gjetur fondet” (Van Meter dhe Van Horn)
Qasjet Top-Down në lidhje me zbatimin E kanë pikënisjen nga një vendim politik (policy) Analizojnë deri në ç’masë objektivat e qarta janë arritur ose jo dhe përse
Pse dështon vënia në zbatim? “Rritja gjeometrike e ndërvarësisë në kohë” Sipas Pressman dhe ëildavsky arsyeja kryesore e dështimit në zbatim qëndron në faktin e “ndërlikimit të veprimit të përbashkët”. Ky ndërlikim shkaktohet nga shumëllojshmëria e aktorëve në zbatim, përfshirja e të cilëve nuk ishte parashikuar në fazën e vendimmarrjes.
Pse dështon vënia në zbatim? “Rritja gjeometrike e ndërvarësisë në kohë” Me rritjen e numrit të aktorëve të përfshirë, rritet numri i vendimeve që duhen marrë (decision points). Në secilin vendim duhet një numër gjithnjë e më i madh autorizimesh individuale (clearances)
Shumëfishimi i aktorëve dhe i vendimeve krijon : VONESA SHPëRBËRJE (PRISHJE) Të KONSENSUSIT
VONESA Në ZBATIM (I) Pozicioni i secilit prej pjesëmarrësve në program, nga të cilët kërkohet një autorizim, varet nga : Preferenza e tij/saj në lidhje me projektin Sa e fortë është kjo preferencë Sa pushtet ka për të ndikuar në procesin e vendimmarrjes
VONESA NË ZBATIM (II) Intensiteti i preferencave I ulët I lartë Drejtimi Pozitiv Vonesë minimale, nuk Vonesë e vogël, nuk ka ka nevojë për asnjë nevojë për negocim negociatë Negativ Vonesë maksimale: Vonesë e moderuar: negocimi ndodh në negocimi në lidhje me aspektet periferike thelbësore
Vonesa e përgjithshme në zbatim është në funksion: Të pikave të vendimit Numrit të pjesëmarrësve Nga drejtimi dhe intensiteti preferencave i
Si mund të përmirësohet situata sipas Pressmann e Wildavsky Mangësitë në implementim varen nga fakti që politikat vendosen pa marrë parasysh fazën e zbatimit. Zgjidhja qëndron në të marrit parasysh që në fillim, vështirësitë e zbatimit. Duhet që gjatë policy design të merren parasysh rrugë më të drejtpërdrejta për të arritur synimet Duhet vënë në qendër të vëmendjes krijimi i një makine organizative për të zbatimin e programit Duhen verifikuar që ky program të jetë i themeluar mbi një teori të fortë
MODELET E IMPLEMENTIMIT Të PëRSOSUR Konstrukte teorike me vlerë të dyfishtë : - Analitike - Udhëzuese Specifikojnë cilat janë kushtet që duhen plotësuar nga vendimmarrësit në mënyrë që rezultatet të jenë konform objektivave. Sipas Sabatier e Mazmanian këto kushte janë të tre tipeve: Sa i trajtueshëm është problemi Sa është në gjendje programi të krijojë një makinë që organizon implementimin Ndryshoret strukturale jashtë programit
Modeli i implementimit sipas Van Meter e Van Horn Performanca në zbatim varet nga 6 ndryshore: 1) Politika duhet të përmbajë jo vetëm objektiva por dhe treguesit për të vlerësuar performancën 2) Politika duhet të vërë në dispozicion burimet e nevojshme për zbatimin e vetvetes 3) Objektivat duhet të kuptohen mirë nga ata që duhet t’a zbatojnë politikën 4) Enti zbatues duhet të jetë kompetent, të ketë një kontroll hierarkik, një komunikim të shkëlqyer dhe mërrëdhënie të ngushta me ente të tjera dhe subjekte politike 5) kushtet ekonomike, sociale e politike duhet të jenë ato të duhurat 6) Predispozicioni i zbatuesve (të kuptuarit e politikës që zbatojnë, mbështetje e objektivave të saj) duhet të jenë pozitive, të favorshme
“MODELI I ZBATIMIT PERFEKT” (Gunn) Në ‘Why is implementation so difficult? ’ Gunn specifikon kushtet e “implementimit perfekt” që sqarojnë si dhe ku lindin problemet në zbatimin e politikave
'ëhy is implementation so difficult? 1) rrethanat e jashtme nga enti zbatues nuk duhet të vënë kushte që nuk mund të kontrollohen nga zbatuesit (psh në politikat agrare/moti) 2)Burimet dhe koha në dispozicion të zbatuesve duhet të jenë të mjaftueshme 3) në çdo fazë të procesit të zbatimit duhet të ketë një kombinim të kënaqshëm burimesh (të mos ketë pengesa) 4) politika duhet implementuar bazuar mbi një teori të vlefshme (policy=hipotezë: nëse do x atëherë bëj y) 5)Marrëdhënia shkak-efekt mbi të cilën bazohet politka duhet të jetë një marrëdhënie e drejtpërdrejtë me pak ose aspak ndryshore që ndërhyjnë
'ëhy is implementation so difficult? 6) marrëdhëniet e varësisë mes agjensive zbatuese duhet të jenë minimale ose më mirë akoma një agjensi e vetme 7) Objektivat e politikës duhen kuptuar e mbështetur nga zbatuesit 8)detyrat e secilit duhet të jenë të qarta në detaj dhe në sekuencë logjike 9) koordinimi dhe komunikimi midis zbatuesve duhet të jetë i përsosur. 10) Autoritetet publike duhet t’i binden udhëzimeve të tyre në mënyrë të përsosur
Modeli i implementimit perfekt Siç e kemi thënë në leksionin e I-rë, kushtet e specifikuara nga Gunn janë kaq të rrepta sa e bëjnë këtë model krejt irrealist. Por modeli është një tregus shumë i mirë për të analizuar pse zbatimi kaq shpesh dështon
Kritikat për modelin top-down (I) 1) merren parasysh vetëm këndvështrimet e vendimmarrësve (politikanëve). Pritet që të jenë këta që përcaktojnë aspektet kyçe të policy-t në fjalë. Roli i aktorëve të tjerë lihet në harresë. Kështu anashkalohen nisma të rëndësishme që vijnë nga zbatuesit.
Kritikat për modelin top-down (II) 2) Qasja top-down është e vështirë kur nuk ka një politikë dominante psh reformë ose kur ka më shumë se një agjensi të përfshirë në zbatim.
Kritikat për modelin top-down (III) 3) Qasja top-down rrezikon të injorojë strategjitë e përdorura nga burokracitë bazë ose nga përfituesit e projektit, për të deviar politikën në mënyrë që të realizojnë përfitime personale.
Kritikat për modelin top-down (IV) 4) ndryshimi mes formulimit të një politike publike dhe zbatimit të saj është një ndarje ngatërruese dhe shpesh e kotë. - Disa nga aktorët janë të përfshirë në të dy fazat (konsulentët dhe grupet e interesit) ose disa aktorë veprojnë gjatë zbatimit sikur vendimmarrësit të mos ekzistonin
- Slides: 24