Menaxhmenti i projektit N teori flitet pr 5















- Slides: 15
Menaxhmenti i projektit Në teori flitet për 5 funksione/veprimtari të menaxhmentit: 1. Planifikimi i projektit 2. Organizimi i projektit 3. Udhëheqja me resurset njerëzore/stafin e projektit 4. Drejtimi dhe udhëheqja e projektit 5. Kontrollimi dhe realizimi i aktiviteteve të planifkuara të projektit
Planifikimi i projektit • Planifikimi është një prej funksioneve kryesore të manaxhmentit. • Pse të planifikohet projekti është pyetja qe më së shpeshti shtrohet para ndërmarrësve dhe manaxherëve. Përgjigja është shumë e thjeshtë qe projekti të mund të mbijetojë dhe pastaj edhe të zhvillohet. Me planifikim përkufizohen qëllimet të cilat i duhet t’i realizojë projekti në periudhën e caktuar të jetës së tij. • Planifikimi përfshin tërësinë e aktiviteteteve, përfshirë edhe alokimin e resurseve të nevojshme për realizimin e papengesë të qëllimeve të projektit.
Planifikimi i projektit(1) • Pse të planifikohet nese rrallë ose fare nuk ndodhë që projekti të realizohet sipas planit, për shkak të arsyeve të shumta të brëndshme(furnizimi me rregull me inpute, fluktuimi i fuqisë punëtore, çeshtjeve organizative etj) por edhe të jashtme(konkurrencës, ndikimi i politikës fiskale dhe kreditomonetare, i faktorëve biologjik, natyrorë etj). • Të gjitha këto fakte qëndrojnë por qëndron edhe fakti se është më mirë që të kemi një plan të keq se sa fare të mos e kemi, dhe në radhë të parë për atë se në bazë të planit të përcaktuar mund të konstatohen shmangjet, përkatësisht të identifikohen shkaqet e shmangjeve në projekt.
Llojet e planeve Sipas kohës në: a) plane afatgjate(5 -15 vjet) b) plane afatmesme(2 -5 vjet) dhe c) plane vijuese njëvjeçare, të operacionalizuar në periudha edhe më të shkurta, deri në detyra ditore. Sipas qëllimit në: a) plane të qëllimeve të shtimit kuantitativ dhe b) plane të zhvillimit kualitativ. Sipas organizimit në : a) plane të ndërmarrjes si tërësi dhe b) plane të pjesëve të caktuara të ndërmarrjes. Sipas përmbajtjes, plane të: a) plane të shprehur në tregues fizik dhe b) plane të shprehura në tregues financiar. • Në praktikë planet paraqiten si formë e kombinuar e shumicës prej tyre.
Organizimi i projektit • Organizimi nënkupton procesin e projektimit optimal të strukturës organizative të projektit dhe pjesëve të tij, që garanton realizimin e qëllimit kryesorë të projektit, i cili realizohet sipas këtyre fazave: 1. Definimin e detyrës së projektit 2. Formimin dhe përshkrimin e vendeve të punës, të përgjgjësive dhe kufizimeve 3. Projektimi i stafit drejtuese të projektit(definimi i raporteve pronar, menaxhment apo i formës së organizimit të projektit) 4. Projektimi i organizimit hapësirorë të projektit(projektimi i lokacionit, shtrirja e njësive të projektit etj)
Udhëheqja me resursin njerëzorë • Udhëheqja me resursin njerëzorë si funksion i menaxhmentit, merret me aspekte të ndryshme të udhëheqjes të resursit njerëzorë si: a) Planifikimi dhe përzgjedhja e kuadrit c) Përmirësimi i cilësisë së resurseve njerëzore të projektit c)Menaxhimi me raportet ndërnjerëzore në projeçt ç) Shpërblimi stimulues
Planifikimi dhe përzgjedhja e resurseve njerëzore të projektit • Projekti nuk mund të zhvillohet nese nuk disponon me resurse të caktuara njerëzore. Këto resurse janë të rëndësishme për ndërmarrësin për dy arsye. a) E para, njerëzit në ndërmarrje dizajnojnë dhe prodhojn produkte dhe shërbime, kontrollojn kvalitetin, tregtojnë produktet, ndërtojnë dhe zbatojn strategjinë e zhvillimit të ndërmarrjes, b) E dyta, resurset njerëzore përbëjnë një pjesë të rëndësishme të shpenzimeve të afarizmit. Problemi më i madhë është si dhe ku të gjenden punëtorë cilësorë. Sikur të gjitha të mirat tjera edhe resurset njerëzore furnizohen në treg.
Përmirësimi i cilësisë së resurseve njerëzore të projektit • Cilësia e kapitalit njerëzorë është faktorë vendimtarë i zhvillimit të projektit në kushtet bashkëkohore. • Cilësinë e faktorit njerëzorë të projektit konkret e përcaktojnë niveli i arsimimit, shprehitë dhe kreativiteti. • Cilësia e resurseve njerëzore të projektit nuk është e përhershme, mund të përmirësohet por edhe të përkeqësohet. Përmirësohet përmes përfitimit të njohurive dhe përvojave të reja dhe përkeqësohet nese njohurit qe i disponojnë njerëzit vjetërohen dhe bëhen të papërdorshme për shkak të ndryshimeve në teknologji.
Menaxhimi me raportet ndërnjerëzore në projekt • Krijimi i raporteve të mirëfillta, me respekt të ndërsjellë në të gjitha nivelet e zhvillimit të projektit
Shpërblimi stimulues • Shpërblimi stmuliues: a) Stimulimi Individual, në formë të pagesave sipas normës, apo produktit të projektit(piece work) apo provizioni në shitje(commission), b) Stimulimi gruporë(kur është vështirë të matet efekti i secilit individ në projekt), c) Stimulimi me pjesëmarrjen në fitim(gain sharing)të projektit ç) dhe stimulimi në profit(profit sharing), do të thot pagesa e shumës së caktuar nga profiti i projektit
Udhëheqja me projektin • Procesi i udhëheqjes shihet përmes katër grupeve të aktiviteteve dhe ate: a)Motivimi i të punësuarve(bazë e udhëheqjes me resurse), b)Krijimi i raporteve ndërpresonale(menaxherët duhet të krijojnë rolin ndërlidhës pozitiv midis të punësuarve si dhe në raport me detyrat e punës) c)Komunikimi(midis njësive të projektit, bartja e informatave në të njejtën kohë dhe me të njejtën cilësi)
Kontrolli i projektit • Kontrollimi është proces përmanent i matjeve të shkallës së realizimit të planeve, eventualisht i përmirësimit të tyre, në funksion të realizimit të qëllimeve të projektit • Kontrolli duhet të synojë mbikqyrjen mbi sektorët financiar, njerëzor, tekniko-teknologjik, informativ, dhe sa i përket nivelit të kontrollit të projektit duhet veçuar: a)Kontroll operativ(i një apo më shumë proceseve të projektit) b)Kontroll organizative(kontrollim organizative i gjithë projektit) c)Kontrolli strategjik(kontrolli i sektorëve strategjik të projektit)
Kontrolli(1) • Kontrolli cilësor nënkupton procesin i cili paraprihet me: a)Përcaktimi i standardeve(qëllimet e synuara) b)Matjen e përmbushjes së planit c)Krahasimi ç)Vendimi për veprim në bazë të rezultateve të kontrollit
Aspektet tjera të menaxhmentit të projektit • Definimi i çeshtjeve si : a)Forma juridike-organizative e projektit b)Partnerët/apo akcionarët kryesorë c)Të drejtat dhe përgjegjësit e pronarëve të projektit ç)Ekipi i menaxherëve(numri, detyrat dhe përgjegjësit) d)Të punësuarit tjerë(numri, struktura dhe detyrat)
Projeksioni i numrit të punëtorëve Nr. r. Emri i vendit të punës I. 1. 2 n. . II. Punëtorët prodhues II. Punëtorët shitës III. Punëtorët shërbyes 3. 4. n. . III. Përsoneli administrativ IV. Të punësuarit tjerë Gjithësej punëtorët e nevojshëm Kualifikimi i nevojshëm Një ndërrim Gjithësej