Menaxhimi i Projekteve Dr Sc Pleurat Mustafa Prmbajtja
Menaxhimi i Projekteve Dr. Sc. Pleurat Mustafa Përmbajtja Njohja me lënden ( Syllabusi) Hyrje në Menaxhimin e Projekteve
Syllabusi : Qëllimi l l Aftësimi për të kuptuar aspektet teorike, metodologjike dhe praktike të planifikimit dhe realizimit të projekteve investive Krijimi i dijeve dhe shkathtësive për të kuptuar dhe zbatuar metodat standarde ndërkombëtare të planifikimit dhe vlerësimit të investimve ( Banka Botërore e tj).
Syllabusi : Përmbajtaja l l l MARS : Njohja me lënden; Aspeketet teorike mbi investimet dhe menaxhimin tyre; qasjen sistemore, vendimet investive, procesin investiv; fazen pergatitore të procesit investiv; Prill : Studimi investiv dhe vleresimi i efikasitetit të projekteve investive Maj : Të dhënat bazë për projektin dhe aplikuesin, Implementimi, monitorimi, kontrolli dhe përfundimi i projektit
Syllabusi : Literatura l l E. Kutllovci: Ligjeratat e pergatitura dhe projektet konkrete, Prishtinë, 2002, M. Mustafa: Menaxhimi Investimeve, Prishtinë 2009 Prof. Dr. Suzana Panariti: Menaxhim Projekti, Tiranë 2009, Sh. Kelmendi: Menaxhimi i Projekteve, libër universitar, 2011
Syllabusi : Metodologjia l l l Ligjërata – pesëmarrja interaktive( ligjërim, shpjegim, diskutim) Punimi grupor: Analiza dhe vlerësimi i një projekti / investimi Vlerësimi : kollokviumi I 40%, kollokviumi II 40%, pjesëmarrja 10%, punimi 10%, provimi
Kuptimet themelore të MP l l l Në dekadën e fundit vërehet një orientim i fortë drejt organizimit projektues të shumë veprimtarive. Sipas “Fortune Magazine”, profesioni «Project manager” do të bëhet “profesioni më i rëndësishëm i shekullit XXI” Menaxhimi me projekte aplikohet në shumë veprimtari dhe aktivitete njerzore të cilat merren me punë të llojit të emërtuar projekt. (avioindustria, aniendërtimi, sporti, kultura, mbrojtja e mjedisit, etj. ).
Terminologjia l l l Projekti eshte koncept i perkufizuar i sendertimit te nje qellimi apo detyre ne te cilin jane te percaktuara teknologjia, resurset dhe terminet kohore te kryerjes se aktiviteteve te nderlidhura Në gjuhën shqipe, termi PROJEKT ka dy kuptimësi: Një vëllim letrash teknike (dokumentacion teknik) Një aktivitet i ndërlikuar dhe i planifikuar mirë Në Britani projekti si dokumentacion teknik quhet design, në SHBA - engineering, kurse termi project ka kuptimin e një aktiviteti konkret të formësuar mirë, për të arritur një synim apo mision të parashtruar.
Çka nuk është projekt? l Përgjigje emergjente ndaj problemeve operacionale – Thirrjet emergjente – Riparimet l Përkrahja rutinore e operacioneve – Mirëmbajtja e pajisjeve – Modifikimet e vogla të pajisjeve Menaxhimi “i aktiviteteve në vazhdimesi” është i ndryshëm nga “menaxhimi i projektit”…. 8
Koncepti i PM Mbështetjet: l 1. Organizimi efikas; l 2. Shfrytëzimi i plotë i resurseve l 3. Shfrytëzimi i mjeteve finaciare disponibile; l 4. Angazhimi i duhur i resurseve njerëzore në procesin integral të realizimit të projektit.
Çka është menaxhimi i projekteve? Një definicion akademik, apo më i përdorshëm do të ishte 10 – Aplikimi i njohurive, veglave, aftësive dhe teknikave në aktivitetet e projektit në mënyrë që projekti të përmbush kërkesat – Menaxhimi i projektit është planifikimi, organizimi dhe kontrolli i burimeve të kompanisë për një objektiv relativisht afat-shkurtër që është krijuar për të plotësuar qëllimet dhe objektivat specifike.
Cikli (fazat) i projektit l l l Definimi i problemit Planifikimi i projektit Organizimi i projektit Kontrolli i projektit Perfundimi i projektit
Fazat e menaxhimit te projektit DEFINIMI PLANIFIKIMI ORGANIZIMI KONTROLLI PËRFUNDIMI ØPërkufizimi i problemit ØIdentifikimi i synimeve të projektit ØSpecifikimi i qëllimeve ØPërcaktimi i resurseve paraprake ØIdentifikimi i mundësive dhe rreziqeve ØIdentifikimi i Aktiviteteve të projektit ØVlerësimi i kohës dhe shpenzimeve ØRrjedha e aktiviteteve të projektit ØIdentifikimi i aktiviteteve kritike ØPërpilimi i propozimit të projektit ØPërcaktimi i nevojave për personel ØRekrutimi i menaxherit të projektit ØRekrutimi i ekipit të projektit ØOrganizimi i ekipit të projektit ØDhënja e detyrave ØDefino stilin e menaxhimit ØOrganizimi i kontrollit ØPërgaditja e raportit të statusit ØRishikimi i planit mbi projektin ØNdryshimet ØPranimi i projektit nga porositësi ØShpërndarja e projektit ØDistribuimi i dokumentacionit ØPërgaditja e raportit final ØRevizioni i zbatimit
Karakteristikat e projektit l l l l Është kompleks Unikat – nuk ka dy projekte tërësisht të njëjta Ka datën e fillimit dhe të përfundimit Resurset dhe buxhetin e kufizuar Numër i madh i njerëzve me funksione të ndryshme Aktivitete të ndërlidhura dhe me rrjedhë të caktuar I orientuar kah qellimi parashtruar në projekt Si përfundim duhet të ketë produktin apo shërbimin
Pyetje e qastit? l l l 14 Artani menaxhon një ekip të teknikëve të cilët riparojnë rrugë në Prishtinë. Çdo ditë ekipi i tij identifikon rrugët e dëmtuara dhe i riparon ato ashtu siq i gjenë! A është grupi i Artanit duke bërë punë në vazhdimesi apo projekt? Pse?
Shembull i punëve në vazhdimesi…. l l 15 Grupi i Artanit bënë punë në vazhdimesi sepse: Ata përsërisin një grumbull detyrash Nuk kanë kohë të caktuar të fillimit dhe mbarimit Ata kanë rezultat të njejtë gati çdo ditë
l l Menaxhimi i projekteve përfshin planifikimin, organizimin, udhëheqjen dhe kontrollin e projekteve investive Projekti është koncept I përkufizuar I sendërtimit të një qëllimi apo detyre në të cilin janë të përcaktuar teknologjia, resurset dhe terminet kohore të kryerjes së aktiviteteve të ndërlidhura
Menaxhimi/ Qeverisja e investimeve l l l Qeverisja e investimve : kompleks i aktiviteteve të planifikuar për të arritur deri të përmbushja e objektivave të investimeve ( zhvillimit) Informatat shërbejnë si input në sist. qever. për marrjen e vendimeve dhe kontrollin mbi zbatimin e atyre vendimeve Sistemi i qeverisjes është I kushtëzuar në funksionimin e tij nga inputet përkatëse të S. I
Prej karakteristikave që e përkufizojnë projektn duhet përmendur: l Qëllimin I cili sendërtohet nëpërmjet realizimit të detyrës së përcaktuar l Projekti nuk përsëritet, punë e njëkohshme l Koha e definuar e fillimit dhe përfundimit l Aktivitetet janë të ndërlidhura në bazë të një logjike të teknologjisë së kryerjes së tyre
Projekti ballafaqohet me një dozë rreziku lidhur me kryerjen e detyrave ashtu sic janë definuar Projektet mund të jenë të llojeve dhe natyrave të ndryshme si: l Projekte shkencore kërkimore, projektet mbi protduktet e reja, hulumtimin e tregut, projektet mbi eksperimentet shkencore l
l l Projektet e proceseve teknologjike në prodhim, pajisjeve, instalimeve e ngjashme Projektet mbi ndërtimet: ndërtesat, rrugët, urat, objektet energjetike Projektet mbi personelin (përtrirja, rritja e numrit të të punësuarve, projekti I aftësimit etj), Projektet mbi strukturën organizative, riorganizimet dhe integrimet
l l l Të gjitha këto lloje të projekteve janë të lidhura me investime prandaj do ti trajtojme mëtutje si projekte investive, sepse ato japin efekte serike lidhur me realizimin e qëllimeve zhvillimore Nëpërmjet qeverisjes së projekteve investive konkretizohet strategjia e zhvillimit të ndërmarrjeve dhe organizatave tjera, angazhimi I resurseve për arritjen e qëllimeve zhvillimore Rëndësi thelbësore marrëdhënies midis efekteve dhe shpenzimeve
l Projekti paraqet një sistem në të cilën lidhjet e sërishme prapavajtëse sigurojnë një krahasim të përhershëm të parametrave dhe rezultateve (autputeve të dëshiruara dhe autputeve të realizuara)
Pyetje e qastit? Ekipi i z. Blerim është duke hartuar një manual trajnues se si riparohen rrugët. Ekipi i tij ka inxhinier matës, hartues dhe dizajner grafik. Puna e z. Blerim fillon me 1 Maj 2015 dhe përfundon me 1 Qershor 2015. l l 23 A bën ekipi i Blerimit punë projekti apo aktivitet në vijimësi? Pse?
Shembull i projektit…. Ekipi i z. Blerim punon në projekt sepse: l l l 24 Unik: Një i llojit të tillë I përkohshëm: zgjatë 1 muaj Ka të definuar fillimin dhe fundin: 1 maj deri më 1 qershor 2015 Vetëm një rezultat: Manuali trajnues Ka nevojë për njerëz me shkathtësi të ndryshme: inxhinier, matës, hartues dhe dizajner grafik.
Modeli i menaxhimit të projekteve Modeli I menaxhimit të projekteve përfshin këto elemente themelore që lidhen me inicimin dhe realizimin e projektit l Seleksionimin, aprovimin dhe monitoringun e projektit l Planifikimin e projektit l Zbatimin e projektit l Përcjelljen dhe mbikqyrjen e projektit
Ju falenderoj për vëmendje
- Slides: 27