MENAXHIMI I BURIMEVE NJERZORE Mr Drita Rafuna Shaqiri
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE Mr. Drita Rafuna Shaqiri
MBNJ: NJË PERSPEKTIVË AKADEMIKE DHE PROFESIONALE
Menaxhmenti si diciplinë shkencore është proces i: * Planifikimit, * Organizimit, * Personelit, * Udhëheqjes dhe * Kontrollit. Departamentet e resurseve humane përfshijnë individët me një *shumëllojshmëri njohurishë, *aftësishë dhe *zotësishë të nevojshme këto për kryerjen e aktiviteteve që qojnë në realizimin e objektivave të organizatës.
Menaxhmenti i Resurseve Humane është një proces për sigurimin e njerëzve të duhur në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Fjala menaxhment rrjedh nga fjala angleze “to manage”. Në shumicën e rasteve përdoren termat: * Qeverisje, * Udhëheqje, * Drejtim. Peter DRUCKER konsiderohet (babai) i menaxhmentit bashkëkohor-MANAGMENT-it
ROLI I MENAXHIMIT TË RESURSEVE HUMANE • Qenia njerëzore-njeriu është burimi (resursi) më i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm. * Njeriu është qenie që e ka vetëdijen, * është kurreshtar me interesim të shprehur për ta njohur rrethinen e tij, * ka interesim për të mësuar, * ka ide si ti forcojë aftësitë dhe shkathtësitë e veta të cilat do ti nevojiten që ta përballoj rrethinën dhe të mbijetoj në të. • Të gjitha këto vecori dhe shumë të tjera janë cilësi vetëm për njeriun si qenie me inteligjencë dhe e aftë për të gjykuar.
• Një organizatë ose Institucion për ti realizuar qëllimet e veta, ajo duhet të disponojë * resurset e nevojshme dhe *ti përdor ato me efikasitet. • Efikasitet-lat. efficatitas, veprim i suksesshëm, sukses i plotë. • Puno me inteligjencë e jo fuqishëm.
Efiqienca-ang. efficiency, * bërja e punëve në mënyrë të duhur. * Realizimi i sa në shumë outputeve me sa më pak inpute. * Efikasiteti është i ngjajshëm me produktivitetin. * Arritje e rezultateve cilësisht të larta.
Efektiviteti-ang. effecfiveness, * Bërja e punëve të duhura. * Arritja e synimeve të organizatës. * Aftësia për të zgjedhur objektivat e përshtatshme dhe mjetet e duhura për arritjen e tyre.
Resurset në dispozicion të një menaxheri janë: Resurest humane(njerëzore), Resurset financiare, Resurset fizike dhe Resurset e informacionit. Departmentet e resurseve humane përfshijnë: *individët me një shumëllojshmëri njohurishë, *aftësishë dhe *zotësishë nga të cilat pritet kryerja e aktiviteteve të punës në mënyrë që të kontribuojnë në realizimin e objektivave të organizatës.
Sot në vend të termit “Menaxhimi i Personelit” po përdoret termi “Menaxhimi i Resurseve Humane”. Kështu, Torringon dhe Hall në librin e tyre “Menaxhimi i personelit” komentojnë se ka një diferencë thelbësore midis këtyre dy termave, e cila duhet të shqyrtohet. MENAXHIMI I PERSONELIT është i përqëndruar në *forcën e punës dhe *i drejtuar kryesisht në punonjësit e organizatës. MP-në kuptimin e ngushtë përfshinë të gjithë të punësuarit-pra personelin e organizatës.
Ndërsa, MENAXHIMI I RESURSEVE HUMANE/ MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE është i përqëndruar në *burimet (resurset)dhe *i drejtuar kryesisht në nevojat e menaxhimit për të siguruar dhe zhvilluar resurse humane. (MBNJ)-pra në planifikimin, monitorimin dhe në kontrollimin e tyre, e shumë pak në punët e ndërmjetsimit.
Me termin “Menaxhimi i reurseve humane”nënkuptojmë se, punonjësit nuk janë thjesht një shpenzim, por janë një burim i organizatës sikurse janë kapitali apo pajisjet e tjera, madje burimi më i rëndësishëm i saj. Procesin e planifikimit të nevojave për personel, organizimin, zhvillimin dhe përparimin e personelit e quajmë menaxhment të resurseve humane. Në bazë të kësaj mund të thuhet se menaxhimi i resurseve humane është një ndër faktorët kryesor të menaxhmentit.
Njerëzit si një burim Prej një perspektive ekonomike dhe të biznesit, *njerëzit* janë parë si punonjës ose punëtore më tepër sesa si njerëz. Punonjësit (NJERËZIT)përfaqësojnë input për procesin e prodhimit, ata shihen si një burim ekonomik.
Njerëzit si asete Sipas Mayo-s (2001), punonjësit (njerëzit) duhet të shihet si asete jo të prekshme, sepse: • nuk mund të shkëmbehen, *nuk mund të blihen dhe të shiten sipas dëshirës; • kontributi i tyre është individual dhe i ndryshëm; • ata nuk mund të vleresohen sipas parimeve tradicionale financiare.
Çka është fuqia punëtore (FP): Me fuqi punëtore nënkuptojmë aftësitë fizike dhe mendore të cilat i ka njeriu, të cilat shfrytëzohen në proceset e prodhimit për krijimin e vlerave të reja. Në ekonominë e tregut fuqia punëtore (FP) ka cilësinë e mallit dhe i nënshtrohet ligjeve të tregut. Për fuqinë punëtore sinonim është energjia, kjo energji ka cilësinë e mallit, e për mall ka blerës në treg.
Menaxhmenti i resurseve humane ka për detyrë në organizatë apo Institucion të bëjë: * Planifikimin e resurset humane, * rekrutimin e tyre, * seleksionimin, * të organizojë zhvillimin (trajnimin, përparimin në profesion), * të bëjë zgjedhjen, * të organizojë adaptimin në punë.
Planifikimi Mund të kuptohet si një varg teknikash, një qasje dhe mentalitet, ku të gjitha janë të lidhura me arritjen e objektivave të veçanta. Ai duhet të kuptohet më shumë si proces sesa si ngjarje e kufizuar nga koha. Planifikimi i burimeve njerëzore (PBNJ) I njohur fillimisht si "planifikim i krahut të punës" (manpower planning), ka të bëjë me planifikimin dhe kontrollin e sasisë dhe cilësisë së punëtorisë të disponueshme për organizatën.
Planifikimi i nevojave për burime njerëzore, është një proces shumë i rëndesishëm në punë sepse qdo kompani ka të bëjë me përdorim të drejtë dhe efiqient të njerëzve në punë. Është shumë e rëndësishme për secilën kompani të i planifikoj sa punëtor i duhen kompanisë për të kryer punët e nevojshme, qoftë fjala për hallkat e prodhimit apo ato të shërbimeve.
Një planifikim jo i mire i nevojave për personel *mund ti kushtoj ndërrmarrjes, *munden të mbesin pjesë të prodhimit të pambuluara, dhe * në të njejtën kohë edhe plotësimi i atyre vendeve me kualifikim të panevojshëm mund ti kushtoj kompanisë. Kompania harxhon mjete në *trajnimin e personelit të tyre, *personeli i patrajnuar mund të lëndohet në punë, *mund të shkaktoj qrregullime në zingjirin e punës.
Planifikimi i mirë i burimeve njerëzore brenda një kompanie mund ti jep mundësi punonjësve që brenda kompanisë të planifikojnë *mundësitë e veta për zhvillim personal si dhe *të planifikojnë për karrierën e tyre. Kompanitë duhet të kenë përcaktim që të parashikojnë sistematikisht ofertën dhe kërkesën për fuqinë punëtore për periudhen e ardhshme.
Kompania duhet të respektoj përcaktimin që të siguroj numrin e mjaftueshem të punëtorëve në vendet e duhura. Pra të përdorë formulën: *personi i duhur në vendin e duhur, në mënyrë që të arrihet efiqienca dhe efikasiteti në punë.
ROLI I SHTETIT Shteti ndërhyn në tregun e punës në mënyra të ndryshme, *si punëdhënës, *si ligjvënës, *si mbrojtës, *si prodhues, *si rishpërndarës, *si zhvillues, *si stabilizues. Shteti shpeshherë formon programe të ndryshme që stimulojë aktivitete te ndryshme si psh, programet e integrimit të të rinjëve në punë.
PLANIFIKIMI STRATEGJIK I BURIMEVE NJERËZORE Menaxhimi i burimeve njerëzore duhet të jetë një nga elementet kyqe të planifikimit strategjik dhe global për secilën kompani. Aty duhet të parashihet një system integrues i burimeve njerëzore në zhvillimin strategjik.
Integrimi mund të realizohet në dy nivele. 1. Në nivel strategjik, atje ku Strategjia e Menaxhimit të Burimeve njerëzore tenton të harmonizojë orientimin e vet me strategjinë e zhvillimit global të aktiviteteve tjera funksionale. 2. Në nivelin operacional, atje ku planet e veprimit mund të programojnë operacione specfike që mund të ndërrmirren nga njësia e burimeve njerëzore në mënyreë që ky integrim të kryhet me sa më shume sukses.
Metrikët Lidhen me çfarë dhe si matet diçka. Metrikët e BNJ-së fokusohen tek aspekte kyçe *të forcës punëtore, *sjelljes së saj, *kostot dhe *kontributet e saj. Përdorimi i matjeve po shoqërohet gjithnjë e më shumë me tiparet e rëndësishme të funksionit të BNJ-së, *si pjesë e procesit të vlerësimit të efiçencës dhe *efektivitetit të tij.
KONKURENCA Konkurrenca është vlerë, Konkurenca është e fortë, Konkurenca është garë, *shpejton evulcionin teknologjik, *ndikon në organizimin e vendit të punës dhe *në vjetërimin e punëve. Konkurrenca është në: *aspektin e tregut local, *për tregjet regjionale, *kombëtare, *ndërkombëtare dhe botërore.
Menaxheri është një specialist i cili për ta kryer me efektivitet punën e tij, duhet të ketë: *njohuri nga fusha të caktuara, *të njohë problemet e psikologjisë sociale, *problemet e kushteve të punës. Mbi të gjitha ai duhet të dijë si të punojë me njerëzit.
Menaxhmenti i resurseve humane është: *një proces për sigurimin e njerëzve të duhur *në vendin e duhur dhe *kohën e duhur. Modeli i procesit të menaxhmentit të resurseve humane duhet të mbështetet në disa parime: * Së pari, STRUKTURA ORGANIZATIVE e organizatës dhe veprimtaria e saj ndikojnë në menaxhmentin e resurseve humane.
• Së dyti, vështrimi i menxhmentit të resurseve humane si proces lidhet me faktin se të gjitha aktivitete menaxherike me rëndësi për resurset humane në organizatë e pasojnë njera-tjetrën, *duke filluar nga procesi i identifikimit të nevojave e *deri te procesi i zgjedhjes dhe adaptimit në punë.
* Së treti, menaxhmenti i resurseve humane konsiderohet si proces për shkak se njëra fazë e aktivitetit ushqehet nga aktiviteti i mëparshëm, me të dhëna të nevojshme. * Së katërti, vështrimi i menaxhimit të resurseve humane si proces i jep atij kuptimin e funksionit menaxherik.
Struktura menaxheriale e BNJ të ndërmarrjeve varet nga disa kritere: 1. Fusha e veprimtarisë, 2. Niveli i pajisjes kronologjike të ndërmarrjes, 3. Madhësia e ndërmarrjes, 4. Ndërlikueshmëria e saj, etj… Pra, procesi i menaxhmentit të burimeve njerëzore është zingjiror, në të cilën aktivitetet e pasojnë njëra-tjetrën.
PROCESI I MENAXHIMIT TË RESURSEVE HUMANE
Çka janë burimet njerëzore Burimet njerëzore janë njerëzit duke përfshirë *diturinë e tyre, *aftësitë dhe *shkathtësitë, të cilët kryejnë punët konkrete brenda një ndërmarrjeje. Menaxhimi i burimeve njerëzore është përdorimi efikas i njerëzve *me qëllim të realizimit të objektivave* që i ka shtruar menaxhmenti i ndërmarrjes.
Menaxhimi i BNJ është një akt i balancuar. Menaxhimi i burimeve njerëzore në njërën anë ka të bëjë me me kërkimin e *njerëzve vetëm të kualifikuar të cilët janë të përshtatshëm për nevojat e firmës dhe *në anën tjetër në trajnimin dhe zhvillimin e resurseve njerëzore për të plotësuar nevojat e firmës.
Mësimnxënia Mësimnxënja është proces njerëzor, themelor dhe natyrorë që përfshinë rritjen dhe ndryshimin. Mësimnxënia ka të bëjë me modifikimin e sjelljes. Ajo nuk mund të shihet, por mund të konkludohet nga dallimet në atë që dimë, besojmë dhe mund të bëjmë.
Trajnimi Mund të kuptohet më mirë si *përvojë mësimnxënieje e planifikuar, *strukturuar dhe *shpesh e formalizuar që kërkon të zhvillojë aftësi dhe njohuri të caktuara të nevojshme për performancën efektive të punës.
Trajnimi si kosto Në trajnimin e punonjësve përfshihen kosto të drejtpërdrejta dhe të tërthorta që duhet të paguhen ose nga *buxheti qëndror i trajnimit ose nga *buxheti i mbajtur nga menaxherët e linjës. Trajnimi mund të përceptohet edhe si kosto e tërthort, le të themi si *detyrim për të gjitha departamentet që nxjerrin të ardhura, pavarësisht nëse përfitojnë ose jo nga dhënia e trajnimit të centralizuar.
Tipat e trajnimit 1. Trajnim orientimi 2. Procedurat operacionale specifike për punën 3. Trajnim teknologjie 4. Trajnimi i detyrueshëm 5. Trajnim përmirësimi 6. Trajnimi për qëndrimet.
Zhvillim Term shpesh i përdorur për të përshkruar ndryshimet në të tërë personin dhe në atë çfarë mund të bëjë ai/ajo. Zhvillimi reflekton besimin se të gjithë njerëzit kanë potencialin për të qenë më shumë dhe për të bërë më shumë, dhe se ky potencial, duhet të zhvillohet por edhe të përdoret.
Kompetencë Kompetenca është: *Kombinimi i aftësive, *njohurive dhe *përvojës që rezulton në aftësinë e njeriut për të kryer detyra dhe për të kryer • procedura të caktuara në një standard të kërkuar.
Një kompetencë e caktuar mund të kuptohet gjithashtu si një *karakteristikë themelore e personit, *le të themi një tipar, *bindje, *aftësi ose qëndrim, që e dallon një person nga të tjerët dhe shpjegon dallimet në performancën e punës.
Burimet njerëzore paraqesin: * diturinë e tërësishme, • shkathtësinë, • aftësitë, * mundësitë kreative, *motivimin dhe *mardhënjet që ka një ndërmarrje. Kjo është energjia intelektuale dhe psikike të cilën ndërmarrja mund ta angazhojë me qëllim të realizimit të qëllimeve dhe të zhvillimit.
Burimet ose Resurset paraqesin mjetet nëpërmjet të cilave ndërmarrjet duke prodhuar ose duke ofruar shërbime i transformojnë ato në vlera të reja të përdorimit sipas nevojave dhe kërkesave të tregut. Burimet mund të jenë: * burime natyrore, * burime në para, * burime fikse, * burime për një shfrytëzim, * burime përdorim të caktuar dhe * burime njerëzore.
Menaxhmenti i burimeve njerëzore Menaxhmenti qëllimin e vet si funksion e realizon duke shfrytëzuar burimet e nevojshme fizike dhe burimet njerëzore. Njerëzit që merren me ndërtimin e strukturës organizative dhe udhëheqjen e ndërmarrjeve quhen menaxher.
MBNJ është përgjegjës për njerëzit se si: *menaxhohen në ndërmarrje, *është përgjegjës për të sjellë njerëz të rinjë, *ti ndihmojë ata në mënyrë që performancat e punës se tyre të jenë sa me të mira, *për kompenzimin e punës së tyre dhe *nëse paraqiten probleme të përpiqen që ti zgjidhin ato.
- Slides: 48