Master Ligjerata 3 Metodologjia hulumtuese Sigurimi dhe grumbullimi
(Master) Ligjerata 3 Metodologjia hulumtuese Sigurimi dhe grumbullimi i të dhënave Prof. dr. Avdullah Hoti 1 1
Hyrje • Statistika është mjet për shëndrrimin e të dhënave në informacione: Të dhënat Statistika Informata • Por: • Nga i marrim të dhënat? • Si grumbullohen? • A janë të dhënat përfaqësuese të popullacionit nga i cili rrjedhin? • Si sigurohemi se janë të sakta? • A janë të dhënat e besueshme? 2
Grumbullimi i të dhënave • Llojet e të dhënave: – Sekondare: – Mënyra më ekspeditive: » grumbullimi i të dhënave nga ana e ekspertëve të institucioneve statistikore » regjistrimi i popullsisë • Primare: – Përmes anketimit 3
Nevoja për mostër • Nuk është praktike të anketohet i tërë popullacionin – Teknikisht e pamundur: • jo të gjithë pranojnë të anketohen – Kufizimet financiare – Kufizimi në kohë 4
Mostra 1. Identifikimi i kornizës së mostrës • standardi jetësor=familja 2. Madhësia e mostrës 3. Zgjedhja e teknikave të mostrimit dhe mostra • Sigurohu se mostra është përfaqësuese e popullacionit • Për popullacionin me më pak se 50 raste duhet të mirret i tërë popullacioni ngase ndikimi i një rasti të vetëm në analiza ka ndikim më të madh se sa kur mostra e madhe (tabelat). 5
1. Identifikimi i kornizës së mostrës • Korniza e mostrës është lista e plotë e të gjitha rasteve në popullacion nga ku zgjidhet mostra. • Plotësia e mostrës dhe saktësia e kornizës së mostrës është me rëndësi kritike. • Përmes definimit të kornizës së mostrës definojmë popullacionin për të cilin duam të gjeneralizojmë. • Lista jo e plotë dhe e pasaktë nënkupton se disa raste mungojnë kështu që nuk kanë gjasa për tu përfshi në mostër – Si rezultat i kësaj, mostra mund të jetë jo-reprezentative. 6
1. Identifikimi i kornizës së mostrës Shembuj të mostrës jo-reprezentative: • Mostra e familjeve bazuar në numrat e telefonit: – Zgjedhen vetëm ata që kanë telefon; – të dhënat mund të jenë të vjetruara. • Individët bazuar në e-mail adresat: – ndërrimi i kompanive të internetit; – mosha dhe gjinia - përdoruesit e internetit të rinj dhe më shumë meshkuj. • Të gjithë punëtorët e një firme: – mund të gjeneralizojmë vetëm për punëtorët në atë firmë; – nuk mund të themi se rezultatet do të ishin të njejta në firma të llojit të njejtë. 7
2. Madhësia e mostrës • Sa më e madhe mostra, më i vogël gabimi në gjeneralizim për popullacion. • Mostra reprezentative është kompromis në mes të: – saktësisë së rezultateve, dhe – kohës dhe shpenzimeve per grumbullimin, kontrollën dhe analizën e të dhënave. 8
2. Madhësia e mostrës Faktorët që përcaktojnë madhësinë e mostrës: 1. Besueshmëria që kërkohet nga të dhënat • niveli i sigurisë që karakteristikat e të dhënave të grumbulluara të pasyrojnë karakteristikat e popullacionit 2. Gabimi që lejohet - saktësia që kërkohet për vlerësimin e nxjerrë nga mostra 3. Popullacioni nga i cili duhet nxjerrë mostra 9
2. Madhësia e mostrës • 95% niveli i besueshmërisë: – nëse mostra caktohet 100 herë, atëherë 95 nga këto mostra do të përfaqësonin karakteristikat e popullacionit. • Gabimi: – tregon precizitetin e vlerësimeve të popullacionit: – nëse 45% e mostrës janë në një kategori, atëherë vlerësimi për popullacionin në atë këtogori do të jetë 45% +/- gabimi • p. sh. nëse mirret 3%, atëherë në mes të 42% dhe 48% do të përgjigjeshin në atë kategori. 10
3. Zgjedhja e teknikave te mostrimit 1. Mostra reprezentative • gjasat/probabiliteti i secilit rast për tu zgjedhur si pjesë e mostrës është i njejtë. – Tërheqja e tri emrave nga kapela që ka emrat e gjithë klasës: çdo grup me tre emra ka gjasë të njëjtë për tu zgjedhur. 2. Mostra pa konsideruar probabilitetin • studimet e rastit; qëllimore; self-selection (vet zgjedhje) etj.
Stratifikimi i mostrës • Matja e standardit jetësor të familjeve kosovare –Popullacion: 330, 000 familje në Kosovë –Mostra: 1, 064 familje –Stratifikuar në bazë të: • 7 regjioneve, • fshat – qytet. –Gjinor dhe mosha: • në bazë të ditëlindjes me datës më të afërt me ditën e anketimit.
Detyrë • Zgjedhni një rast hipotetik për një hulumtim të caktuar. • Përcaktoni natyrën e mostrës që është e nevojshme për të kryer atë hulumtim • Cila është korniza e mostrës? • Çfarë lloj mostre duhet aplikuar në këtë rast?
- Slides: 13