Loja dhe Rolet Gjinore Edona Berisha Kida Dallimet
Loja dhe Rolet Gjinore Edona Berisha Kida
Dallimet gjinore ne loje • Djemtë zënë më tepër hapësirë në fushën e lojës. • Vajzat kanë tendencë të mblidhen në grupe në hapësira më të vogla. • Lojërat e fëmijëve në fushën e lojës janë më të ashpra dhe përfshijnë më tepër vrapime • Kur vajzat luajnë me bloqe ato kanë më tepër tendencë të ndërtojnë struktura të ulta. • Strulturat e djemve të ndërtuara me blloqe janë të larta dhe kanë tendencyë të përmbysen.
Dallimet gjinore ne loje • Djemtë duket se iu pëlqejnë më tepër tregimet avantureske, por vajzat pëlqejnë tregimet që orientohen drejt ndjenjave të personazheve. • Shpeshherë vajzat dhe djemtë zgjedhin si shokë fëmijët e të njejtës gjini. • Vajzat janë më të afta në kominikim verbal përderisa djemtë kanë më tepër aftësi në të menduarin dhe perceptimin e hapësirës.
Si te evitohen stereotipet gjinore • Vëzhgo sjelljen tënde si edukatore në shumë situate (Si i menaxhon emocionet e tuaja në rastet kur fëmija qan? A i trajtoni vajzat dhe djemtë në mënyrë të njejtë? ) • Të njohësh aftësitë e secilit fëmijë pa marrë parasysh a është vajzë apo djalë. Inkurajo vetë- efikasitetin e fëmijëve pa marrë parasysh se për çfarë aktiviteti ata janë zgjedhur ( a u është terhequr vëmendje si vajzave ashtu edhe djemve që të qëndrojnë ulur në heshtje? ) A janë njohur sikurse vajzat ashtu edhe djemtë me lojërat që kanë të bëjnë me mbajtjen e shtëpise, përgatitjen në kuzhine etj?
• Promovo barazinë gjinore duke inkurajuar djemtë dhe vajzat të kyqen në aktivitete të përbashkëta. (Inkurajo të dyja gjinitë të ndërtojnë me blloqe si dhe të angazhoghhen me punën e dorës p. sh qepin) • Shmang gjuhën e cila kufizon njërën gjini të merr pjesë në ndonjë aktivitet. P. Sh mos thuani” ky aktivitet i cili pëlqehet më shumë nga vazjat…apo kjo lojë të cilën e luajnë vetëm djemtë etj. Fëmijët mësojnë se çfarë pritet prej tyre nga gjuha që e përdorin të tjerët.
• Kur zgjedh librat për fëmijë pëpiqu që gjinia e personazheve të jetë në nivel balance. Zgjedh tregimet me heronjë femra dhe meshkuj. • Sfido supozimet e pasakta. Kur fëmijët thonë “ Ngjyra e kuqe është ngjyrë e vajzave” ose “ Vetëm djemtë mund të luajnë basketboll” ata janë duke përdorur vëzhgimet e tyre në përpjekje për të kuptuar botën rreth tyre. Mund të përgjigjeni: “ Edhe vajzat luajnë basketboll: dhe “ “Edhe djemtë vishen me të kuqe” dhe trego fakte të ndryshme p. sh: foto të lojatereve të basketbollit, foto të djemve të veshur me ngjyrë të kuqe etj.
• Involvo edhe vajzat në lojërat e ndryshme me top të cilat poashtu ndihmojnë në zhvillimin motorik të tyre. • Ndonjëherë djemtë e zhurmshëm kanë tendencyë të dominojnë me grupin prandaj ndihmo në organizimin e grupeve ku vajzat janë udhëheqëse • Përdor aparatin fotografik për të bërë fotografi të fëmijëve gjatë aktiviteteve të tyre. Tregoju fotografitë fëmijëve. Kjo i bën të ndihen mire për të arriturat sidomos vajzat. • Djemtë dujhet të mësohen të kontaktojnë fizikisht njëri me tjetrin, jo nëpërmejt shtyrjeve dhe goditjeve por në mënyrë më të butë dhe shoqërore.
Loja dhe Diversiteti • Cfare eshte diversiteti? • Rendesia e diversitetit? • Një mënyrë e përshtatshme në të cilin paraqitet diversiteti kulturor në grup është nëpërmjet imazheve që prezantohen çdo ditë.
• Kukullat dhe lodrat e tjera që u paraqiten fëmijëve ose familjeve të tyre paraqesin “njerëz” nga etni, gjini dhe mosha të ndryshme. • Tablotë e vendosura për dekorim, festa ose si pjesë e fushave të tjera kurrikulare mund të përfshijnë variante nga tradita në mënyrë që të demonstrohet një shkallë e gjerë zgjedhjesh. • Leximet përzgjidhen për të reflektuar pasurinë etnike dhe kulturore. • Fëmijët dëgjojnë muzikë nga gjithë bota dhe këndojnë këngë në gjuhë të ndryshme. • Fëmijët mund të përdorin objekte, para ose lodra që ju dhurohen nga të afërmit e tyre që udhëtojnë në vende të ndryshme.
• Festa e pranverës, viti i ri kinez dhe festivale të tjera kulturore mund të jenë pjesë e dijes së fëmijëve. Nuk janë pushimet verore ose dimërore vetëm një aspekt i përvojës kulturore; mësuesit duhet të sigurojnë që trajtimi shumëkulturor nuk ndodh në izolim, por vazhdon gjatë gjithë vitit në kurrikulën e shkencave sociale.
• Fëmijët edhpse nuk kuptojne ndryshimet mund t’i pranojne dhe te jenë tolerantë ndaj tyre. • Fëmijët nuk paragjykojnë dhe nuk e veçojnë njëritjetrin bazuar në ndryshimet që çdonjëri prej tyre paraqet. • Ata mbështesin dhe ndihmojnë pa kushte shokun që ka nevojë dhe rrinë e luajnë së bashku pavarësisht nëse mund të jenë të ndryshëm për nga origjina, ngjyra e lëkurës, niveli i aftësive, pamja fizike etj. • Meqenëse fëmijët imitojnë sjelljet e të rriturve, mësuesit duhet të jenë të kujdesshëm që të mos ekspozojnë qëndrime diskriminuese ndaj dallimeve midis individëve të grupit.
Edukimi dhe Stereotipet • Stereotipet krijohen në mënyrë të natyrshme tek fëmijët krahas zhvillimit të proceseve të tyre të të menduarit. • Stereotipet paraqesin një mënyrë e kategorizimit apo tipizimit të njerëzve p. sh: vajzat janë të paafta” apo “ fëmijëet e races jë të bardhë nuk janë të mencur”
• Sipas teorisë kognitive të Piazhesë fëmijët e moshës 3 -7 gjenden në stadin paraoperacional të të menduarit ku ata kryesisht fokusohen në atë që e shohin. • Në këtë mënyrë fëmijët e fazave te hereshme te shkollimit kanë më tepër gjasë të krijojnë stereotype në bazë të karakteristikave të dukshme, materialeve që posedohen nga të tjerët apo preferencat (p. sh i pëlqejnë, nuk i pëlqejnë).
Ndihma e mesuesit • Mësuesit mund ta zvogëlojnë diskrimin në disa mënyra. • Ata mund të fillojnë nga vetëdija dhe vëzhgimi për vetë sjelljen e tyre. • Te mesuarit social-Bandura. • Dhenia e pergjigjeve dhe kujdesi ne menyren e dhenies se pergjigjeve.
- Slides: 14