Logo 1 II T MIRAT PUBLIKE DHE EFIKASITETI
Logo 1
II. TË MIRAT PUBLIKE DHE EFIKASITETI I TYRE • Resurset natyrore si lumenjtë, liqenet, detet, oqeanet, malet, etj. janë dhuratë e natyrës. • Disa të mira të tjera, si p. sh. Spitalet, parqet, liqenet artificiale, rrugët, sallat sportive i dhuron shteti. • Edhe të mirat e para edhe ato të dytat, janë të mira publike dhe popullsia i shfrytëzon pa pagesë. • Të mirat publike dallohen nga të mirat private, sepse këto të fundit kanë dy veti: rivalitetin dhe përjashtimin. 2
Të mirat publike • Rivaliteti – nënkupton shfrytëzimin e të mirës ose shërbimit nga një person, duke pamundësuar shfrytëzimin e tyre nga ndonjë person tjetër. • Përjashtimi – nënkupton shfrytëzimin e të mirës ose shërbimit nga një person, duke mundur ta pengojë (përjashtojë) shfrytëzimin e tyre nga ndonjë person tjetër. 3
Të mirat publike • Shembull: Trofta e liqenit të Ohrit është resurs rival, por jo i përjashtueshëm. • Peshku i porositur për familjen tuaj është e mirë private rivale dhe e përjashtueshme. • Konsumi juaj i shërbimeve të mbrojtjes. • Pica 4
Të mirat publike • Në literaturë bëhet dallimi në mes të mirave publike dhe ato ndahen: • 1. Të mira publike të pastëra, dhe • 2. Të mira publike të papastëra 5
Të mirat publike • 1. Të mira publike të pastëra – e kanë atë karakteristikë se kanë ofertë të shfrytëzimit të pandashëm për të gjithë individët. Këto të mira plotësisht i financon shteti nëpërmjet të financave publike (sistemit tatimor). Në grupin e të mirave publike të pastëra bëjnë pjesë: mbrojtja kombëtare, parqet, urat, ndricimi publik, etj. 6
Të mirat publike • 2. Të mira të papastëra – janë ato të mira të cilat mund të shiten në treg. Prodhimin apo shfrytëzimin e tyre mund ta bëjnë edhe individët, por cmimet e tyre në shumicën e rasteve e cakton shteti. • Ekziston një rregull se individët, gjatë shfrytëzimit të këtyre të mirave, nuk duhet të kenë motiv profitin. Në grupin e të mirave të papastëra bëjnë pjesë: arsimi, shëndetësia, kultura, sporti, etj. 7
Disa të mira publike • Në ekonomitë kombëtare ekzistojnë shumë të mira publike. • Sa më shumë të mira publike, aq më shumë mundësi për të rrit dobinë nga koha e lirë. • Shtetet e zhvilluara kanë më shumë të mira publike dhe popullsia në këto vende ka mirëqenie të lartë. 8
Disa të mira publike • • • Rrugët Teatrot Muzeumet Hulumtimet inovative Politika për uljen e papunësisë Mbrojtja kombëtare 9
Kostot dhe dobia e të mirave publike • Në sigurimin e të mirave publike para organeve qeveritare paraqitet problem i arsyetimit të tyre. • Në aktivitetet ekonomike krahasohen kostot me fitimin. • Krahasimet e tilla për të mirat publike nuk mund të bëhen, sepse ato kanë specifikat e veta. Psh. Korridori i 10 i cili lidh R. e Maqedonisë me R. e SHqipërisë. Sa është dobia nga rruga e re? Nuk mund të matet. . . 10
Llojet e resurseve të përbashkëta • Resurset e përbashkëta janë rivale, por jo të përjashtueshme. • Shembuj: peshqit, ngjalat, lepuri i egër, dreri, kaprolli, etj. • Shteti në periudha të caktuara me ligj, mund të ndalojë peshkimin dhe gjuetinë, por ajo vlen për të gjithë. 11
Llojet e resurseve të përbashkëta • Ajri dhe uji i pastër paraqesin resurse të përbashkëta tejet të rëndësishme. • Ndotja e ajrit paraqet eksternal tejet negativ, sepse dëmton shëndetin e njeriut. • Ndotja e ujit me toksinë dhe lëndë tjera të dëmshme shkatërojnë jetën e peshqve, bimëve dhe jetën e njeriut. • Masat që ndërmarrin shtetet janë të ndryshme në vende të ndryshme. 12
Deshtimet e tregut dhe eksternalet • Kujtojmë: "Dora e padukshme" e Adam Smithit që tregu nxit vetë blerësit dhe shitësit e interesuar në një treg për të maksimizuar përfitimin e përgjithshëm që shoqëria mund të nxjerrë nga një treg. • Por dështimet e tregut ende mund të ndodhin. 13
Deshtimet e tregut dhe eksternalet • Një eksternalitet i referohet ndikimit të pakompensuar të veprimeve të një personi për mirëqenien e një shoqërie (rrethine). • Eksternalet shkaktojnë tregje joefikase, dhe kështu që nuk arrijnë të maksimizojnë tepricën totale. 14
EKSTERNALET • Me eksternal kuptojmë aktivitetin i cili ndikon rrethinën. • Nëse ndikimi në rrethinë, rrit dobinë dhe për të tjerë, ai quhet eksternal pozitiv. • Kur aktiviteti në rrethinë, rezulton me efekte negative për të tjerët, ai quhet eksternal negativ. 15
EKSTERNALET • Për shembull: Rafineria e naftës Okta në pjesën e Shkupit, ku ajo zhvillon aktivitetin, e ndot ambientin, që rezulton me dëmtimin e shëndetit (Eksternal negativ) • Restaurimi i muzeve, kinemave, parqeve, monumenteve historike, zbulimi i noviteteve, priten mirë nga popullsia dhe bizneset (Eksternal pozitiv) 16
EKSTERNALET • Në eksternalet, vepron ndikimi indirekt, që do të thotë krahas ofertës ndikojnë edhe faktor të tjerë, në të cilët tregu nuk mund të veprojë. • Firma e biznesit nuk merr parasysh kostot e ndotjes dhe nëse qeveria nuk merr masa mbrojtëse, firma do të vazhdojë të jetë ndotës i ambientit. 17
Eksternalet negative • Në eksternalet negative kostoja e prodhimit është më e lartë krahasuar me koston individuale. • Kostoja e tillë e nivelit më të lartë në ekonomi njihet si kosto shoqërore. • Ajo përfshin koston individuale të prodhimit dhe koston e dëmtimit të shëndetit të njerëzve nga ndotja. 18
Eksternalet negative • • • Ndotja e ajrit nga veturat Pirja e duhanit Kafshët me zë të lartë Muzikë me zë të lartë në një apartament Nxisin tregjet për të prodhuar sasi më të madhe se sa është e dëshirueshme nga ana sociale 19
Figure 2 Eksternalet negative Pollution and the Social Optimum Price of Aluminum Social cost Cost of pollution Supply (private cost) Optimum Equilibrium Demand (private value) 0 QOPTIMUM QMARKET Quantity of Aluminum Copyright © 2004 South-Western 20
Eksternalet negative • Sic mund të vërejmë kostoja shoqërore e fabrikës është mbi koston e ofertës (kostos individuale) sepse ajo përfshinë edhe koston e ndotjes. • Fabrika arrin nivelin optimal të prodhimit në një cmim më të lartë për shkak të kostove shoqërore. 21
Eksternalet negative • Nëse ajo nuk paguan kosto për ndotjen e ambientit, cmimi do të jetë më i ulët, sepse ai përfshin vec koston individuale. 22
Eksternalet pozitive • Arsimi është eksternal pozitiv. • Personat e arsimuar kanë më shumë aftësi menaxhuese, që rezultojnë me rritjen e produktivitetit i cili rrit të ardhurat, jo vetëm për sektorët prodhues, por edhe në sektorët e tjerë. • Në eksternalet pozitive, prodhimi optimal është më i madh nga prodhimi i ofruar në treg. 23
Eksternalet pozitive • Rindërtim (renovim) të ndërtesave historike • Hulumtime në teknologji të reja • Nxisin tregjet për të prodhuar sasi më të vogël se sa është e dëshirueshme nga ana sociale 24
Figure 3 Eksternalet pozitive Education and the Social Optimum Price of Education Supply (private cost) Social value Demand (private value) 0 QMARKET QOPTIMUM Quantity of Education Copyright © 2004 South-Western 25
Eksternalet pozitive • Prodhimi optimal arrihet në pikën ku lakorja e kostove individuale pritet me lakoren e vlerave shoqërore. • Sasia optimale është më e madhe se sasia e tregut. 26
Politika shtetërore ndaj eksternaleve • Ndaj eksternaleve negative, shteti përdor mënyra të ndryshme veprimi, por më të aplikuara janë: • Kontrolli i drejtpërdrejt i qeverisë • Tatime për materiet e dëmshme 27
Politika shtetërore ndaj eksternaleve • Arritja e produkteve sociale optimale • Qeveria mund të intervenoj ndaj një eksternali negativ duke imponuar një taksë mbi prodhuesin për të zvogëluar sasinë e ekuilibrit në sasinë e dëshirueshme sociale. 28
Politika shtetërore ndaj eksternaleve • Për eksternalet pozitive – politika industriale • Ndërhyrja e qeverisë në ekonomi që synon të promovojë industritë që nxisin teknologjinë • Ligjet e patentave janë një formë e politikës së teknologjisë. 29
Zgjedhjet private ndaj eksternaleve • Kodet morale • Organizimet e shoqërisë në formë të protestave • Integrimi i kontratave të ndryshme biznesore midis partive 30
- Slides: 30