Lnda T folurit dhe t shkruarit Tema HYRJE








- Slides: 8
Lënda: Të folurit dhe të shkruarit Tema: HYRJE NË SHKRIMIN KREATIV Mentor: Merita Bakiu
HYRJE NË SHKRIMIN KREATIV Kompozicioni i shkrimit Të shkruash për diçka do të thot të zhvillosh mendimet për një temë të caktuar. Për ta arritur këtë duhet të caktojm qëllimin dhe rrugën se si do ta realizojmë atë qëllim. Rruga që duhet ta caktojmë do të thotë të bëjmë një plan, ta ndajmë temën në pjesë dhe ti përgjigjemi secilës pjesë në veçanti. E gjithë kjo do të thotë të ndëtojmë kompozicionin e atij shkrimi. Gjatë përpilimit të kompozicionit mund të bëjmë gabime të cilat për fillestarët mund të jenë: Dështimi i tems, ligjerimi jo i rregullt dhe përgjigja jo e plotë.
Tema e një shkrimi e përcakton llojin e shkrimit letrar, ndërsa nga lloji i shkrimit varet edhe kompozicioni i atij shkrimi. Kështu nëse shkruajmë për një dukuri duhet të përdorim llojin e shkrimit letrar. • Nëse shkruajmë për një ngjarje duhet të përdorim formën e naracionit; • Nëse shkruajmë për ndonjë tubim duhet të përdorim forëm e raportimit; • Nëse duhet të shkruajmë për të shpjeguar ndonjë dukuri duhet të përdorim formën e meditimit, ligjerimit ose shqyrtimit.
Etapat e planit të kompozicionit Analiza e temës • Analiza e temës-Nënkuptojmë prpunimin e planit për të përcaktuar kuptimin e temës. • Nga karakteri i temës varet forma e temës dhe stili që do të përdorim. • Nga titulli i temës dallojmë dy elemente: 1. Materien e temës 2. Kuptimin- apo drejtimin e temës
• Marrim disa tema si shembuj për ta përcaktuar materien dhe kuptimin: 1. Përshkruani pamjen e pyellit ne vjeshtë 2. Në rrugë janë aksidentur dy vetura. Tregoni ç’ngjau? 3. Libri është shoku më i mirë i nxënësit 4. Kompozicioni i tregimeve të Migjenit. Në të gjitha këto tema janë tërhequr të dy elementet e temës: materia dhe kuptimi.
• Në temën e parë kemi: materia- pyelli, ndërsa kuptimi- pamja e sajë në vjeshtë. p. sh: në këtë temë e dijmë se do të shkruajmë për pyellin dhe për pamjen e tij në vjeshtë dhe e dim se nuk do të shkruajmë për vjeshtën në përgjithësi , as për pyellin në përgjithësi. • Në temën e dytë kemi: materia- aksidenti, ndërsa kuptimi- pamja e sajë në vjeshtë. • Në temën e tretë kemi: materia-libri, ndërsa kuptimi shoku më i mirë i nxënësit • Në temën e katërt kemi: materia- tregimet e Migjenit, ndërsa kuptimi-kompozicioni.
• Në temën e katërt “ tregimet e Migjenit” do të flasim për kompozicionin e tregimeve, por nuk do të flasim për biografinë e shkrimtarit, as për personazhet e tregimeve të tij, as për anën sitilistike- gjuhësore, as për vlerën e tyre shoqërore. • Nga e gjithë kjo konstatojmë se me caktimin e materies dhe kuptimin e temës, ne e dim saktësisht se për çka do të shkruajmë dhe në ç’drejtim do të shkruajm, ose e dim se për çka nuk do të shkruajmë e në ç’drejtim nuk do të shkruajmë.
Temat Tema dallohet nëpërmjet dy llojeve të formave të saja: 1. Forma përshkruese- Përshkruani bukurinë e natyrës në pranverë; 2. Forma narrative- Rrëfeni përmbajtjen e romanit “Sikur t’isha djalë” Temat- Duhet te jenë të qarta, konkrete dhe përkufizimi i sajë duhet të përmbajë materialin dhe kuptimin që duhet të realizohet mbrenda një ose dy orëve mësimore.