Lnda Ndrmarrsia Tema Buxheti i shtetit dhe kuptimi
Lënda: Ndërmarrësia Tema: Buxheti i shtetit dhe kuptimi i tij Borxhi publik Kl. X Albina Selmanaj selmanaj. albina@gmail. com
Çfarë kuptojmë me termin Buxhet? BUXHETI = PLAN FINANCIAR; LISTË E TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE PËR NJË PERIUDHË TË CAKTUAR KOHE.
Përbërja e buxhetit cila është? Buxheti rëndom ndërtohet nga dy kategori: 1. Të hyrat e buxhetit; 2. Shpenzimet e buxhetit.
Të hyrat publike Të hyra publike quhen të gjitha ato mjete financiare me të cilat shteti bënë plotësimin e nevojave publike dhe kryen funksionet e tij. Të hyrat e shteteve kanë disa karakteristika: - Të hyrat shtetërore mblidhen dhe shprehen në para; - Të hyrat shtretërore janë të hyra një vjeçare; - Të hyrat publike shërbejnë për plotësimin e nevojave publike; - Të hyrat shtetërore rrjedhin nga vlera e rikrijuar
Format më të rëndësishme të të hyrave publike janë: - Tatimet; - Kontributet; - Taksat; - Doganat; - Huazimet; - Dhuratat, etj.
Shpenzimet publike çfarë janë dhe çfarë përfaqësojnë ato? Shpenzimet e shkaktuara nga autoritetet publike si qeveria shtetërore dhe lokale për të përmbushur nevojat sociale kolektive janë të njohura si shpenzimeve publike. Dy karakteristikat kryesore të shpenzimeve publike janë: - Ato shërbejnë për plotësimin e nevojave kolektive dhe interesave publike, dhe - Janë shpenzime në para.
Diferneca në mes të hyrave buxhetore dhe shpenzimeve buxhetore paraqet bilancin shtetor. Ky bilanc paraqitet në dy forma: - Suficit (tepric) Të hyrat > Shpenzimet; - Deficit (munges) Të hyrat < Shpenzimet.
Borxhi publik Kur shteti shpenzon më shumë se sa që mund të përballojë përmes të hyrave të veta atëherë ai hyn në borxh që ndryshe njihet si borxh qeveritar apo borxh publik. Si hyn shteti në borxh? Letrat me vlerë! Borxhi I brendshëm dhe borxhi i jashtëm! Pse preferohet në raste të tilla rritja e eksportit?
- Slides: 8