LNDA MBROJTJA E BIMVEENTOMOLOGJI TEMAT DMTUESIT E DRITHRAVE
LËNDA - MBROJTJA E BIMËVEENTOMOLOGJI
TEMAT - DËMTUESIT E DRITHËRAVE • - Janë: Zabruesi i drithërave Ushunjëza e drithërave Krimbi i misrit
ZABRUESI I DRITHËRAVE zabrus tenebrioides • Rendi krah fortë. • Përshkrimi i dëmtuesit: - Insekti i rritur është i gjatë 15 mm, ka ngjyrë të zezë me shkëlqim metalik. - Larva është 22 -28 mm e gjatë dhe ka ngjyrë të verdhë. • Përhapja dhe bimët ushqyese: - Është oligofagë. - Insekti i rritur ushqehet me kokrra të drithërave – graminet. - Larvat shkaktojnë dëme më të mëdha sepse ushqehen me gjethe. • Biologjia dhe ekologjia: - Dimëron në fazën e larvës në tokë. Femra pas kopulimit i bënë 100 vezë të cilat i vendosë në tokë. - Zhvillon 1 gjenerat gjatë 1 viti. • Masat e luftimit: - - Luftohet me masa agroteknike dhe me insekticide siq janë: - Geolin , Difonate, Fenitrotion, Akation, etj.
ZABRUESI I DRITHËRAVE
USHUNJËZA E DRITHËRAVE LEMA MELANOPUS Rendi krah fortë. Përshkrimi i dëmtuesit: Insekti i rritur është i gjatë 4 -6 mm, ka ngjyrë të kaltër në të verdhë. Larva është 8 mm e gjatë, ka ngjyrë të përhimët të zezë. Përhapja dhe bimët ushqyese: Është oligofage. Prek drithërat pranverore - tërshërën dhe elbin, mirpo prek edhe grurin, misrin dhe bimë të tjera. • Biologjia dhe ekologjia: - Dimëron në fazën e insektit të rritur në tokë. Femra pas kopulimit i bënë 300 vezë të cilat i vendosë në gjethe. - Dëmet i shkaktojnë larvat dhe insektet e rritura të cilat ushqehen me gjethe dhe kështu bimët zbardhen dhe shumë lehtë vërehen nga largësia. - Zhvillon 1 gjenerat gjatë 1 viti. • Masat e luftimit: - - Luftohet me masa agroteknike dhe me insekticide siq janë: - Sevin, malation, etj. • • • -
USHUNJËZA E DRITHËRAVE
KRIMBI I MISRIT OSTRINIA NUBILALIS • • • - Rendi krah lusporë. Përshkrimi i dëmtuesit: Insektet e rritura janë flutura. Femra ka trup të gjatë 13 -15 mm, ka ngjyrë të verdhë në gështenje. Mashkulli ka trup të vogël dhe ngjyrë më të mbyllur. Përhapja dhe bimët ushqyese: Është dëmtues polifagë i cili ushqehet me mbi 200 lloje të bimëve. Mirpo kultura kryesore që ushqehet është MISRI. Dëmet i shkaktojnë VEMJET të cilat gjenden në brendi të kërcellit të MISRIT. Bimët e dëmtuara thahen dhe lehtë rrëzohen. Biologjia dhe ekologjia: KRIMBI I MISRIT dimron në fazën e VEMJES së rritur, në tallishte të misrit. Zhvillon 1 gjenerat gjatë 1 viti. Fluturat paraqiten në QERSHOR dhe pas kupulimit FEMRA i bënë afro 400 vezë të cilit i vendosë në kundërfaqe të gjethit. Masat e luftimit: Rëndësi ka grumbullimi dhe zhdukja e tallishteve , lavrimi i thellë etj. Nga preparatet kimike rekomandohen : SEVIMI G-5, BASUDIMI G-5 etj , (në formë granule ), si dhe BIOINSEKTICIDI – DIPEL.
KRIMBI I MISRIT
TEMAT - DËMTUESIT E BIMËVE INDUSTRIALE • Janë: - Morri zi i panxharit - Tripsi i duhanit
Morri zi i panxharit APHIS FABE • • • - Rendi krahnjëjtë. Përshkrimi i dëmtuesit: Morri i zi është me përmasa të vogla trupore është i gjatë 1. 5 -2. 5 mm, ka ngjyrë të zezë. Larva ka ngjyrë të mbyllur të gjelbër. . Përhapja dhe bimët ushqyese: Është dëmtues polifagë. Prek pangjar sheqerin, lulediellin, fasulen, etj. Në pjesët e ndryshme bimore thith lëngjet. Është i njohur si transmetues i shumë sëmundjeve virusale. Biologjia dhe ekologjia: Morri i zi dimron në fazën e vezës në sytha të SHIKAKUQIT. Insektet e rritura – FEMRAT ME KRAH paraqiten në muajin maj të cilat fluturojnë mbi panxhar sheqer. Femrat gjatë verës në mënyr partenogjeneze lindin larva të gjalla. Femrat pas kopulimit bëjnë vezë dimërore. Morri i zi zhvillon 10 -15 gjenerata gjatë 1 viti. Masat e luftimit: Luftohet me masa agroteknike - Luftimi i barërave të këqia, etj dhe me preparate kimike. Rekomandohen këto preparate - insekticide: NUVAKRONI, ROGORI, SISTEMINI , ANTHIO, ETJ.
Morri zi i panxharit Aphis fabe
Tripsi i duhanit TRIPS TABACI • • • - Rendi krahthekorë. Përshkrimi i dëmtuesit: Insekti i rritur është i gjatë 1 mm, ka ngjyrë të verdhë. Trupin e ka të mbuluar me qime. Ndërsa krahët janë të pajisur me thekë të gjata. Larva është pa krahë dhe ka ngjyrë të verdhë. Përhapja dhe bimët ushqyese: Është dëmtues polifagë. Dëme të mëdha i shkaktonë duhanit, por prek edhe domaten , specat , pataten , pambukun, qepën dhe barnat e këqia, etj. Në pjesët e gjetheve të ndryshme bimore tripsi thith lëngjet dhe dëmton ato në masë të madhe. Në gjethe paraqiten njolla të zbardhura. Dëmet i shkaktojnë insektet e rritura dhe larvat e tyre. Gjethet e humbin aromën e duhanit , ngjyrën , djegshmërinë dhe thehen lehtë dhe kështu zvogëlohet cilësia e duhanit. Biologjia dhe ekologjia: Tripsi i duhanit dimëron në fazën e Insektit të rritur nën mbeturina bimore 5 -15 cm thellë në tokë. Insektet e rritura – femrat paraqiten në pranverë ku 1 femër i bënë afro 100 vezë. Tripsi i duhanit zhvillon 5 gjenerata gjatë 1 viti. Masat e luftimit: Luftohet me masa agroteknike - Luftimi i barërave të këqia, etj dhe me preparate kimike. Rekomandohen këto preparate - insekticide: ROGORI, SISTEMINI , DECIS , ACTELLIC, ETJ.
Trips tabaci
TEMAT - DËMTUESIT E BIMËVE FORAGJERE • Janë: - Mollëkuqja e jonxhës - Pikaloshja e jonxhës
Mollëkuqja e jonxhës PHYTODECTA FORNICATA Rendi krah fortë. Përshkrimi i dëmtuesit: Insekti i rritur është i gjatë 6 -7 mm, ka ngjyrë të zezë. Larva është me ngjyrë të verdhë dhe e gjatë 10 mm. Përhapja dhe bimët ushqyese: Është dëmtuese monofage, pra ushqehet vetëm me jonxhë. Dëmet i shkaktojnë insektet e rritura dhe larvat e tyre duke u ushqyer me gjethe. • Biologjia dhe ekologjia: - Mollëkuqja e jonxhës dimëron në fazën e insektit të rritur. - Femra pas kopulimit i bënë afro 1000 vezë të cilat i vendosë në gjethe. - Mollëkuqja e jonxhës gjatë 1 viti zhvillon 1 gjenerat. • Masat e luftimit: - Mollëkuqja luftohet me: MALATION, FENITROTION, SEVIN, etj. • • • -
Fitodekta fornikata
Pikaloshja e jonxhës SUBCOCCSINELLA VIGINTI QUATRO PUNCTATA • • • - Rendi krah fortë. Përshkrimi i dëmtuesit: Insekti i rritur është i gjatë 4 mm, ka ngjyrë të kuqrremtë. Larva është me ngjyrë të verdhë dhe e gjatë 4 -6 mm. Përhapja dhe bimët ushqyese: Është dëmtuese polifage, prek shumë kultura, por më së shumti ushqehet me jonxhë. Dëmet i shkaktojnë insektet e rritura dhe larvat e tyre duke u ushqyer me gjethe. Biologjia dhe ekologjia: Pikaloshja e jonxhës dimëron në fazën e insektit të rritur. Femra pas kopulimit i bënë afro 400 vezë të cilat i vendosë në gjethe. Pikaloshja e jonxhës gjatë 1 viti zhvillon 2 -3 gjenerata. Masat e luftimit: Pikaloshja e jonxhës luftohet me: ZOLONE, MALATION, FENITROTION, etj.
Pikaloshja e jonxhës
TEMAT - DËMTUESIT E PERIMEVE • - Janë: Buburreci i patates Morri i lakrës Buburreci i bizeles Buburreci i fasules
Buburreci i patates LEPTINOTARSA DECEMLINEATA • • • - Rendi krah fortë. Përshkrimi i dëmtuesit: Insekti i rritur është i gjatë 10 mm, ka ngjyrë të verdhë në gështenje. Krahët e parë i kanë të verdhë, me nga 5 vija gjatësore të zeza. Vezët janë të verdha portokalli. Larva është me ngjyrë të kuqrremtë dhe e gjatë 15 mm. Përhapja dhe bimët ushqyese: Është dëmtuese oligofage, pra ushqehet me bimë të familjes SOLONACE, mirpo më shumë ushqehet me patate. Dëmet i shkaktojnë insektet e rritura dhe larvat e tyre. Ushqehet kryesisht me gjethe. Biologjia dhe ekologjia: Buburreci i patates dimëron në fazën e insektit të rritur, 25 cm thellë në tokë. Në pranverë paraqiten insektet dhe femra pas kopulimit i bënë 300 -1000 vezë të cilat i vendosë në shpinë të gjetheve. Buburreci i patates zhvillon 2 -3 gjenerata gjatë 1 viti. Masat e luftimit: Buburreci i patates luftohet me këto insekticide: BANCOLL, BANKOGALL, ELOKRON, NUVAKRON, MOSPILLAN, DECIS, KARATE, etj.
Buburreci i patates
• • • - Morri i lakrës BREVICORINE BRASICE Rendi krah njëjtë. Përshkrimi i dëmtuesit: Insektet pa krah janë të gjatë 1. 8 -2. 2 mm, kan ngjyrë të gjelbër. Ndërsa Insektet me krah janë të gjatë 1. 5 -2. 3 mm dhe kan ngjyrë të gjelbër në të verdhë. Larvat janë të ngjajshme me insektet e rritura. Përhapja dhe bimët ushqyese: Është dëmtues oligofag, pra ushqehet me bimë të familjes CRUCIFERE. Dëmet i shkaktojnë insektet e rritura dhe larvat e tyre. Prekin gjethet ku thithin lëngjet dhe paraqiten disa njolla të bardha. Morri është bartës i sëmundjeve virusale. Biologjia dhe ekologjia: Morri i lakrës dimëron në fazën e vezës. Në pranverë paraqiten insektet e rritura të cilat ushqehen me gjethe të reja. Pra në pranverë paraqiten insektet e rritura dhe femra pas kopulimit i bënë deri 10 vezë të zeza të cilat i vendosë në gjethe të lakrave. Morri i lakrës zhvillon 16 gjenerata gjatë 1 viti. Masat e luftimit: Rekomandohet të luftohet me masa agroteknike dhe me preparate kimike. . Morri i lakrës luftohet me këto insekticide: SISTEMIN, MOSPILLAN, ROGOR, ANTHIO, etj.
Morri i lakrës BREVICORINE BRASICE
• • • - Buburreci i bizeles BRUHUS PISURUM Rendi krah fortë. Përshkrimi i dëmtuesit: Insekti i rritur është i gjatë 4 -5 mm, ka ngjyrë të përhimtë në gështenje. Larva është me ngjyrë të bardhë dhe e gjatë 6 mm. Përhapja dhe bimët ushqyese: Është dëmtues monofag, pra ushqehet me bimë të bizeles. Dëmet i shkaktojnë larvat të cilat ushqehen kryesisht në brendi të farave dëmtohet embrioni. Biologjia dhe ekologjia: Buburreci i bizeles dimëron në fazën e insektit të rritur në depo dhe në fushë. Në pranverë – maj – qershor paraqiten insektet e rritura dhe femra pas kopulimit i bënë afro 200 vezë të cilat i vendosë në bishtaja. Buburreci i bizeles zhvillon 1 gjeneratë gjatë 1 viti. Masat e luftimit: Buburreci i bizeles luftohet në fushë me këto insekticide: ZOLONE, MALATION, etj. Në depo luftohet me fumigant siq është – FOSTOXINI, 5 -10 tableta për 1000 kg.
BRUHUS PISURUM
Buburreci i fasules ACANTOSECELIDES ABTESTUS • • • - Rendi krah fortë. Përshkrimi i dëmtuesit: Insekti i rritur është i gjatë 3 -5 mm dhe ka ngjyrë të përhimtë në gështenje. Larva është me ngjyrë të bardhë dhe e gjatë 4 -5 mm. Përhapja dhe bimët ushqyese: Buburreci i fasules është i përhapur edhe në KOSOVË. Është dëmtues oligofag, mirpo më shumë ushqehet me bimë të fasules. Dëmet i shkaktojnë larvat të cilat ushqehen kryesisht në brendi të farave ku dëmtohet embrioni. Biologjia dhe ekologjia: Buburreci i fasules dimëron në fazën e insektit të rritur në depo. Një femër pas kopulimit i bënë afro 90 vezë të cilat i vendosë në kokrra të fasules. Nga vezët zhvillohen larvat të cilat depërtojnë në fara të fasules. Buburreci i fasules në fushë zhvillon vetëm 1 gjeneratë gjatë 1 viti, ndërsa në depo zhvillon më shumë gjenerata. Masat e luftimit: Rekomandohet pastrimi mekanik i depove para se të vendoset fasulja. Në depo luftohet me fumigant siq është – FOSTOXINI, 5 -10 tableta për 1000 kg.
ACANTOSECELIDES ABTESTUS
DËMTUESIT E PEMËVE
TEMAT - DËMTUESIT E PEMËVE • • • DËMTUESIT E PEMËVE JANË: Dispari Unazorja Flutura e bardhë e pemëve Marimanga e kuqe e pemëve Krimbi mollës Morri i mollës Tenja e perhime e hardhisë Tenja e verdhë e hardhisë Turigjati gjethe përdredhës
• • • - Dispari LYMANTRIA DISPAR Rendi krah lusporë. Përshkrimi i dëmtuesit: Femra ka trup të gjatë 30 mm, ka ngjyrë të verdhë në të bardhë. Antenat i ka në formë sharre. Abdomenin e ka të trashë dhe të mbuluar me qime. Mashkulli është i gjatë 15 mm dhe ka ngjyrë të blertë në gështenje. Antenat i ka në formë pendore. Vemjet janë të gjata 70 mm dhe kan ngjyrë të blertë në gështenje. Përhapja dhe bimët ushqyese: Është dëmtues polifag, prek pemët dhe pyjet, mirpo ushqehet edhe me perime dhe misër. Dëmet i shkakton vemja e cila ushqehet me sytha dhe me gjethe. Biologjia dhe ekologjia: Dispari dimëron në fazën e vemjes, mirpo brenda vezës. Insektet e rritura paraqiten në qershor dhe femra pas kopulimit i bënë afro 400 - 600 vezë të cilat i vendosë në lëvore të degëve. Vemjet zhvillohen në gusht, mirpo ato nuk dalin nga vezët, por aty dimërojnë. . Dispari zhvillon 1 gjeneratë gjatë 1 viti Masat e luftimit: Luftohet me këto preparate kimike – insekticide: SEVIN, DIPTEREX, DURSBANI, ETJ. Mund të përdoren edhe bioinsekticidet siq janë: DIPELL, THURICIDE, ETJ.
Dispari LYMANTRIA DISPAR
• • • - Unazorja MALACOSOMA NEUSTRIA Rendi krah lusporë. Përshkrimi i dëmtuesit: Insektet e rritura – fluturat kan trup të gjatë 15 - 20 mm, kan ngjyrë të kuqrremtë në të verdhë. Vemjet janë të gjata 40 -50 mm dhe kan ngjyrë të kaltër në të blertë dhe janë të mbuluara me qime të gjata. . Përhapja dhe bimët ushqyese: Është dëmtues polifag, prek pemët dhe pyjet. Dëmet i shkakton vemja sidomos në pranverë e cila ushqehet me sytha dhe me gjethe, por edhe me pjesë të tjera të bimëve. Biologjia dhe ekologjia: Unazorja dimëron në fazën e vezës, brenda së cilës gjendet vemja e formuar. Insektet e rritura – fluturat paraqiten në qershor – korrik dhe femra pas kopulimit i bënë afro 100 -300 vezë të cilat i vendosë në degë në mënyrë karakteristike në formë unaze prej 10 -14 rreshtash të vezëve dhe për këtë arsye dëmtuesja e ka marrë emrin unazore. Unazorja zhvillon 1 gjeneratë gjatë 1 viti Masat e luftimit: Luftohet me këto preparate kimike – insekticide: SEVIN, DIPTEREX, DURSBANI, ETJ. Mund të përdoren edhe bioinsekticidet siq janë: DIPELL, THURICIDE, ETJ.
Unazorja MALACOSOMA NEUSTRIA
• • • - FLUTURA E BARDHË E PEMËVE APORIA CRATEGI Rendi krah lusporë. Përshkrimi i dëmtuesit: Insektet e rritura – fluturat kan trup të gjatë 15 - 20 mm, kan ngjyrë të zezë në të blertë. Krahët e përparëm i ka të bardhë, përveq nervaturës e cila është e zezë. Vemjet janë të gjata 40 mm dhe kan ngjyrë të përhimët dhe janë të mbuluara me qime. Përhapja dhe bimët ushqyese: Është dëmtues polifag, prek pemët dhe pyjet. Dëmet i shkakton vemja sidomos në pranverë e cila ushqehet me sytha dhe me gjethe të reja. Biologjia dhe ekologjia: Flutura e bardhë e pemëve dimëron në fazën e vezës, në qerdhe të posaqme, të cilat i ndërton nga dy gjethe të dëmtuara dhe i ngjetë për degë me anë të fijeve të mëndafshit. Insektet e rritura – fluturat paraqiten në maj-qershor dhe femra pas kopulimit i bënë afro 100 vezë të cilat i vendosë në shpinë të gjetheve. Flutura e bardhë e pemëve zhvillon 1 gjeneratë gjatë 1 viti Masat e luftimit: Luftohet me këto preparate kimike – insekticide: SEVIN, DIPTEREX, DURSBANI, ETJ. Mund të përdoren edhe bioinsekticidet siq janë: DIPELL, THURICIDE, ETJ.
Flutura e bardhë e pemëve Larva e fluturës së bardhë të pemëve
MARIMANGA E KUQE E PEMËVE PANONYCHUS ULMI - RENDI ACARINA Përshkrimi i dëmtueses: Femra është e gjatë 0. 5 mm, ka ngjyrë të kuqe. Mashkulli është i gjatë 0. 35 mm, ka ngjyrë gjelbroshe. Vezët kanë madhësi 0. 15 mm, janë të kuqe dhe formë të rrumbullakët. Përhapja dhe bimët ushqyese: Prek pemët e ndryshme dhe hardhinë e rrushit. Shkaktonë dëme të mëdha duke thithur lëngjet në pjesët e ndryshme të pemëve, sidomos sythave, gjetheve dhe llastarëve të rinjë. Në gjethe dëmet manifestohen me disa njolla të zbardhura dhe bien në tokë para kohe. Biologjia dhe ekologjia: Marimanga e kuqe dimëron në fazën e vezës, rreth sythave. Në pranverë-Prill zhvillohen larvat ku ushqehen me gjethe. Në muajin Maj paraqiten femrat dhe pas kopulimit bëjnë vezë verore të cilat i vendosin në gjethet e pemëve. Marimanga e kuqe zhvillon 6 -7 gjenerata gjatë një viti. - Masat e luftimit: Luftohet me spërkatje dimrore me këto preparate kimike: Folidoli, oleodiazinoni. Ndërsa gjatë vegjetacionit luftohet me këto akaricide: animert, omite, pinifon etj.
Marimanga e kuqe e pemëve
Krimbi mollës Carpocapsa pomonella - Rendi krah lusporë. Përshkrimi i dëmtuesit: Flutura ka trup të gjatë 7 -8 mm, ka ngjyrë të përhimt. Vemjet janë të gjata 15 -20 mm, janë të bardha dhe trupin e kan të mbuluar me qime. Vezët kanë ngjyrë të bardhë. Përhapja dhe bimët ushqyese: Krimbi i mollës është dëmtues kryesisht i frutave të mollës, por prek edhe pemë të tjera. Biologjia dhe ekologjia: Krimbi i mollës dimëron në fazën e vezës, zakonisht nën lëvore të trungut. Fluturat paraqiten në maj dhe femra pas kopulimit i bënë afro 50 vezë të cilat i vendosë në gjethe, llastarë dhe fruta. Më vonë paraqiten vemjet të cilat futen në brendi të frutave dhe ushqehen, ku frutat mbushen me ekskremente, ndërsa në siperfaqe të frutave shihen vendet – vrimat ku kanë depërtuar vemjet. Krimbi i mollës zhvillon 2 gjenerata gjatë 1 viti. Masat e luftimit: Luftohet duke zhdukur frutat e infektuara. Luftohet me spërkatje dimrore: KREOZON, GEBUTOX, MOROZIN, OLEODIAZINON, etj. Gjat vegjetacionit luftohet me: ZOLON, SEVIN, FENITROTION, GUSATION ETJ.
Krimbi mollës
• • MORRI I MOLLËS APHIS POMI Rendi krahnjëjtë. Përshkrimi i dëmtuesit: Femra pa krah është e gjatë 1, 5 -2 mm, ka ngjyrë të gjelbër ose të verdhë të gjelbër. Femra me krah është e gjatë 2 -2, 5 mm, ka ngjyrë të gjelbër. Meshkujt janë 1, 2 mm të gjatë dhe janë me krah ose pa krah. Veza është e gjatë 0, 5 mm, ka ngjyrë të zezë. Përhapja dhe bimët ushqyese: Morri i mollës prek mollën , dardhën dhe pemë tjera. Insektet e rritura dhe larvat thithin lëngjet në : GJETHE, LLASTAR dhe FRUTA. Kështu gjethet përdredhen, llastarët deformohen dhe frutat nuk zhvillohen. Dëme të mëdha i shkakton edhe FIDANEVE. Biologjia dhe ekologjia: Dimron në fazën e vezës, rreth sythave në majë të degzave. Femrat e rritura lindin afro 40 larva të reja. Morri i mollës zhvillon 11 -13 gjatë 1 viti. Në vjeshtë femrat pas kapulimit i bëjnë nga 6 vezë dimrore kur i vendosin rreth sythave. Masat e luftimit: Rekomandohet spërkatja dimrore me : KREOZON, RUMESAN, GEBUTOX, OLEDIAZINON etj. Gjatë vegjetacionit luftohet me: SISTEMIN, ROGOR, ANTHIO, DIAZINON, MOSPILLAN etj.
MORRI I MOLLËS
DËMTUESIT E HARDHISË • Tenja e përhime e hardhisë • Tenja e verdhë e hardhisë • Turigjati gjethepërdredhës
• • • - Tenja e përhimtë e hardhisë Polychrosis botrana Rendi krah lusporë. Përshkrimi i dëmtueses: Insekti i rritur është i gjatë 6 -7 mm. Krahët e përparëm i ka ngjyrë të përhimtë me disa lara ndërsa të pasmit të blertë. Vemjet janë 10 mm dhe kan ngjyrë të blertë në të gjelbër. Përhapja dhe bimët ushqyese: Paraqitet edhe tek ne në Kosovë. Është një nga dëmtuesit më të mëdhenjë të hardhisë së rrushit, mirpo prek edhe bimë të tjera. Dëmet i shkaktojnë vemjet, të cilat ushqehen me gongje të luleve dhe me kokrra të rrushit, të cilat I mbështjellë me një rrjetë të pëlhures. Biologjia dhe ekologjia: Tenja e përhime e hardhisë dimëron në fazën e NIMFËS, në të qara dhe lëvore të trungut. Insektet e rritura – Fluturat paraqiten në prill-maj, ku femra pas kopulimit i vendosë vezët në lule. Tenja e përhime e hardhisë zhvillon 3 gjenerata gjatë 1 viti. Masat e luftimit: Rekomandohet të luftohet me masa agroteknike dhe me insekticide siq janë: ZOLONE, BASUDINI, DIPTEREXI, etj. Si dhe bioinsekticidi - THURICIDE.
Tenja e përhime e hardhisë Polychrosis botrana
• • • - Tenja e verdhë e hardhisë CLYSIA AMBIGUELLA Rendi krah lusporë. Përshkrimi i dëmtueses: Insekti i rritur është i gjatë 7 – 8 mm. Krahët e përparëm i ka ngjyrë të verdhë. Në mes të krahëve gjendet nga një njollë në formë trekandëshi me ngjyrë të mbyllur gështenje, ndërsa të pasmit të kuqërremtë në gështenje. Vemjet janë afërsishtë 10 mm dhe kan ngjyrë të kuqrremtë në të verdhë. Përhapja dhe bimët ushqyese: Paraqitet edhe tek ne në Kosovë. Është po ashtu një nga dëmtuesit më të mëdhenjë të hardhisë së rrushit, mirpo prek edhe bimë të tjera. Dëmet i shkaktojnë vemjet, të cilat ushqehen me gongje të luleve dhe me kokrra të rrushit. Biologjia dhe ekologjia: Tenja e verdhë e hardhisë dimëron në fazën e NIMFËS, në të qara dhe lëvore të trungut. Karakteristike është se fluturat paraqiten më herët se sa ato të tenjës së përhime. Pra insektet e rritura – Fluturat paraqiten në pranverë , ku femra pas kopulimit i vendosë vezët në lule. Tenja e verdhë e hardhisë Zhvillon 2 gjenerata gjatë 1 viti. Masat e luftimit: Rekomandohet të luftohet me masa agroteknike dhe me insekticide siq janë: ZOLONE, BASUDINI, DIPTEREXI, etj. Si dhe bioinsekticidi - THURICIDE.
Tenja e verdhë e hardhisë CLYSIA AMBIGUELLA
TURIGJATI GJETHEPERDREDHES BYCTISCUS BETULAE • • - Rendi krah fortë. Përshkrimi i dëmtuesit: Insekti i rritur është i gjatë 6 -9 mm dhe ka ka ngjyrë të gjelbër. Larvat janë të gjata 6 -8 mm dhe kan ngjyrë të bardhë në të verdhë dhe janë pa këmbë. Përhapja dhe bimët ushqyese: Paraqitet edhe tek ne në Kosovë. Turigjati gjethepërdredhës prek hardhinë e rrushit, por mundë të prek edhe pemë të tjera p. sh. Dardhën, kumbullën, lajthinë, etj. Dëmton gjethet , sythat dhe llastarët e rinjë. Biologjia dhe ekologjia: Turigjati gjethepërdrdhës dimëron në fazën e INSEKTIT TË RRITUR, nën lëvore ose në tokë. Pra insektet e rritura – Fluturat paraqiten në pranverë , ku femra pas kopulimit e bren bishtin e gjethit i cili fillon të vyshket dhe më lehtë mbështjellë gjethin në formë të cigares, ku I vendosë afro 6 vezë dhe për këtë arsye edhe quhet Turigjati gjethepërdredhës. Një femër I bënë 50 -60 vezë. Dënet i shkakton kryesishtë larva e cila ushqehet me gjethe. Turigjati gjethepërdredhës Zhvillon 1 gjenerata gjatë 1 viti. Masat e luftimit: Mbledhja dhe djegëja e gjetheve të dëmtuara në formë të cigareve. Rekomandohet të luftohet me insekticide siq janë: ZOLONE, FENITROTION, LEBAYCIDI, GUSATHION, etj.
TURIGJATI GJETHEPERDREDHES BYCTISCUS BETULAE
- Slides: 49