Lnda Ekonomi dhe Ndermarrsi Msimdhnsi Sylejman Balaj Klasa
Lënda: Ekonomi dhe Ndermarrësi Mësimdhënsi: Sylejman Balaj • • • Klasa: KXll-1 Tema: Pranimi I punëtorëve në punë E drejta e punës është degë e së drejtës që përmban në vehte norma juridike që rregullon parimet themelore në lidhje me organizimin e punës dhe sistemin e mardhënjëve në punë, norma në lidhje me sistemin e së drejtës së puntorve në punë dhe në sistemin e mbrojtjes së punëtorëve në punë. Pranimi I puntorve në punë në firmë bëhet në bazë të konkursit dhe shpalljeve publike. Shpalljet publike si të tilla bëhen përmes mjeteve të informimit dhe ku shpallja e vendeve të punës nga firma duhet të përmbaj të dhëna në lidhje me kushtet e punës të cilat duhet ti plotësoj kandidati per atë vend të punës. Përveq kushteve të punës në konkurs duhet të jetë edhe orari I punës I cili është I përcaktuar në 42 orë në javë.
Në disa raste orari I punës mund të jetë edhe më i shkurter : a)Kur janë kushtet e vështira të punës b)Puna tepër e rëndë c)Puna me lagështi d)Puna në ujë e)Puna nën ndikimin e rrezatimit f)Puna nën ndikimin e shtypjes së lartë atmosferike Mirëpo firma mund ta zgjasë orarin e punës edhe më gjatë se 42 orë në javë në keto raste: a)Nëse nuk ka realizim të punës b)Nëse firmës I kanoset ndonjë rrezik c)Nëse është në pikëpyetje prishja e lëndës së parë. Kemi raste kur firmat punojnë vetëm natën si përshembull barët e ndryshëm por kemi raste kur firmat punojnë edhe natën edhe ditën.
- Slides: 2