LISTA KOMBTARE E PROFESIONEVE Tiran 14 06 2012
LISTA KOMBËTARE E PROFESIONEVE Tiranë, 14. 06. 2012 Ejvis Gishti AKAFPK
Një klasifikim kombëtar profesionesh është një instrument i cili duhet të sigurojë dhe të prezantojë informacion rreth strukturës aktuale të profesioneve / punëve të një vendi.
Lista Kombëtare e Profesioneve klasifikimi në vetvete, i cili bazohet në llojin e punës dhe në kompetencën e nevojshme, klasifikon profesionet (emërtimet përkatëse pa përshkrimet e tyre), duke filluar nga niveli më madh i agregimit që ka të bëjë me grupet kryesore të profesioneve, deri në nivelin më të ulët, që ka të bëjë me punët apo punësimet. përshkrimet e profesioneve (një fjalor profesionesh) i cili përmban përshkrime të funksioneve dhe detyrave të profesioneve të cilat i përkasin çdo grupi profesionesh deri te grupet më të detajuara të klasifikimit.
Hartimi i LKP-së Studimi i situatës dhe i modeleve të klasifikimeve ndryshme ndëkombëtare të profesioneve: ü Përzgjedhja e ISCO 2008 si model për hartimin e klasifikimit kombëtar të profesioneve për arsye se ky instrument ofron: v Një sistem i cili rekomandohet të përdoret direkt nga vendet të tjera per hartimin e klasifikimeve kombetare; v Një bazë për raportime, studime krahasuese dhe shkëmbime ndërkombëtare të statistikave dhe të dhënave administrative rreth profesioneve. ü Hartimi i metotologjisë për hartimin e LKP-së
Procesi i hartimit 1. Identifikimi dhe kontaktimi i të gjithë përdoruesve potencialë të klasifikimit të profesioneve dhe sigurimi i informacionit lidhur me nevojat dhe dëshirat e tyre: • (i) dërgimi i draftit dhe stdimeve në të gjitha Ministritë, partnerët socialë, INSTAT, kompani biznesi dhe institucione të tjera si SHKP, DAP, etj; • (ii) zhvillimi i takimeve shpjeguese dhe orientuese për grumbullimin e informacionit në disa nga institucionet qendrore, si dhe komunikimi i vazhdueshëm verbal me të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces; • (iii) vizita në kompani biznesi lidhur me identifikimin e profesioneve që realisht ofrohen në to; • (iiii) organizimi i tryezave të rrumbullakëta me 12 Drejtoritë Rajonale të Punësimit, si ndër përdoruesit potencialë të këtij produkti, si dhe në MPÇSSHB
Procesi i hartimit 2. Sektori i Profesioneve dhe Kualifikimeve Profesionale përpunoi informacionin e marrë nga të gjitha burimet potenciale duke u përqendruar në: • identifikimin e punëve të cilat ekzistojnë në vend por që nuk ekzistonin në këtë draft, dhe vendosjen e tyre në grupet njësi të draftit të klasifikimit të profesioneve; • identifikimin e punëve të klasifikuara në grupet njësi të draftit të cilat nuk ekzistonin në vend. Në disa raste, kjo nënkuptonte që një grup i caktuar që mbetej pa përmbajtje, duhet të hiqej nga klasifikimi; • identifikimin e punëve që ekzistonin në vend por që nuk mund të klasifikohen në asnjërin prej grupeve njësi ekzistuese në draft, dhe përcaktimin se cili grup i ri njësi duhej krijuar, dhe si e ku duhej përfshirë në listë; • verifikimin e punëve që ekzistonin si në draft, ashtu edhe në vend.
Procesi i hartimit 3 4 Në fazën e dytë, drafti i Listës Kombëtare të Profesioneve iu dërgua sërish për mendim institucioneve të cilat konsiderohen si përdorues potencial të këtij produkti, me shkresë Nr. Prot. 156 datë 13/12/2007, dhe u bë pasqyrimi i komenteve të përdoruesve. Së katërti, kodimi i profesioneve në listën kombëtare të profesioneve, në mënyrë që përdoruesit e klasifikimit kombëtar të gjejnë pa vështirësi vendin e saktë në klasifikim të çdo profesioni/pune për të cilin interesohen.
Procesi i hartimit 5. Drafti i Listës Kombëtare të profesioneve u prezantua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Arsimit dhe Formimit Profesional, për të siguruar konsensusin e të gjithë anëtarëve të këtij organi të lartë konsultativ në fushën e AFP-së. 6. Lista kombëtare e profesioneve u miratua me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 627, datë 11. 6. 2009. 7. Publikimi dhe feedback
Korniza logjike e LKP 1 - Lloji i punës Puna- një tërësi funksionesh dhe detyrash të realizuara, apo për t’u realizuar nga një person për ushtrimin e një aktiviteti të caktuar prodhimi/shërbimi në një vend pune. Profesioni - një tërësi punësh, funksionet dhe detyrat e të cilave karakterizohen nga një shkallë e lartë ngjashmërie. 2. Kompetenca - e përkufizuar si zotësia për të realizuar funksionet dhe detyrat e një pune të dhënë Niveli i kompetencës, është në funksion të kompleksitetit dhe gjerësisë së funksioneve dhe e detyrave që mbulohen (natyra e punës, arsimi formal, eksperienca të nxënit informal); Specializimi i kompetencës, përcaktohet nga fusha e njohurive të kërkuara, nga mjetet dhe makineritë që përdoren, materialet, si dhe nga llojet e të mirave dhe të
Struktura e LKP NR Grupet e mëdha Nën-grupet e mëdha Grupet e vogla Grupet njësi Punët 1 Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtor ekzekutivë 3 10 31 236 2 Specialistë me arsim të lartë 6 25 87 886 3 Teknikë dhe specialistë në zbatim 5 20 81 681 4 Nëpunës 2 7 24 142 5 Punonjës të shitjeve dhe shërbimeve 2 12 36 177 6 Punonjës të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit 3 9 22 185 7 Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to 5 15 72 939 8 Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve 3 13 41 673 9 Punëtorë (Profesione elementare) 6 11 28 182 0 Forcat e armatosura 2 3 13 124 Totali (drafti ISCO 08) 37 (34) 125 (120) 435 (415) 4225 (3976)
Lidhja e niveleve të kompetencës me kategoritë dhe afatet e arsimimit Nivelet e kompetencave 1 2 3 4 Afati i Mosha e fillimit të përafërt Kategoritë e arsimit shkollës (vite) i shkollimit (Sipas ISCED-97) 5 --- 7 11 --- 12 14 --- 15 5 -6 3 3 3 17 ---18 1 --3 17 ---19 3 --- 6 dhe më shumë (Arsimi fillor) ISCED 1 (Arsimi i detyruar) (Arsimi i mesëm) (Arsim profesional dhe teknik) (Arsim pas të mesëm-jo universitar) ISCED 2, 3, 4 Grupet kryesore profesioneve të Punëtorë (9) Punonjës të shitjeve dhe shërbimeve (5) Punonjës të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit (6) Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura. . (7) Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve (8) (Arsim universitar –jo bachelor) ISCED 5 Teknikë dhe specialistë në zbatim (3) (Arsim universitar pasuniversitar dhe i njëvleftshëm me to) ISCED 6 Specialistë me arsim të lartë (2)
Përshkrimet profesioneve: 1 Grumbullimi i informacionit mbi profesionin, për të cilin ekzistojnë disa metoda , nga të cilat mund të përmendim: një pyetësor që plotësohet nga vartësi dhe eprori i i tij imediat në ndërmarrje; një intervistë me vartësin dhe eprorin; vëzhgim direkt në vendin e punës; metoda DACUM (një takim i strukturuar me ekspertë të profesionit nga ndërmarrje të ndryshme). 2 Hartimi i përshkrimeve të profesioneve, përpunimi dhe formatimi i informacionit të mbledhur nga grupi i ekspertëve, sipas një strukture të paracaktuar.
Formati i përshkrimit të profesionit Emërtimi i profesionit (për t’u plotësuar) Kodi i profesionit (për t’u plotësuar) Niveli i kompetencës (për t’u plotësuar) Data (kur të miratohet) Përshkrim i përgjithshëm i profesionit (jepet një përshkrim i gjithëpërfshirës i profesionit, ku mund të jepet informacion edhe për industrinë, vendin e punës apo biznesin ku përfshihet ky profesion. Funksionet dhe detyrat kryesore (Jepet një përshkrim i funksioneve dhe detyrave më të rëndësishme të veprimtarive të përfshira në këtë profesion – në një rend funksional apo logjik - të funksioneve dhe detyrave që përbëjnë profesionin, p. sh. një përshkrim i detajuar i “çfarë”, “si”, “pse”, në çfarë kushtesh, etj. ) Kërkesat për punësim (janë parakushte për të hyrë në një profesion). Lloje të ndryshme kërkesash mund t’i listojmë si më poshtë: Lloji dhe niveli i arsimit, duke filluar me kërkesën minimale të mundshme për të hyrë në këtë profesion; Kualifikimin specifik të kërkuar, përfshirë, trajnimin nëpërmjet punës, trajnim në punë apo çirakërinë. Eksperiencën në profesione të ngjashme, sidomos për profesione drejtuese apo mbikëqyrëse; Licenca, certifikata, diploma, apo dokumente të tjerë; kërkesa të tjera të cilat nuk lidhen me arsimimin formal, si aftësi intelektuale, psikomotore, etj. ) Informacion shtesë, Përfshin detaje në lidhje me: modele të mobilitetit në profesione të tjera; mundësitë për karrierë profesionale; tendenca dhe zhvillime të ardhshme të profesionit; dhe/apo informacion tjetër që mund të qartësojë përshkrimin e profesionit
Përshkrime të profesioneve Nё bashkëpunim me Swisscontact dhe kompaninë GOPA (CARDS VET) janë organizuar dhe moderuar takimet për hartimin 10 analizave të profesioneve me metodën DACUM (karta DACUM). Hartimi i rreth 140 përshkrimeve të profesioneve për nivelet 1 -3 të kompetencës në listën kombëtare të profesioneve.
Përdoruesit potencialë të LKP-së Shërbimet statistikore Shërbimet e punësimit Specialistët e arsimit dhe formimit profesional Sigurimet shoqërore Menaxherët e ndërmarrjeve/organizatave Këshilluesit e karrierës Ligjvënësit dhe administrata publike Ekonomistët Psikologët Sociologët Autoritetet e migracionit Epidemiologët Publiku
Tregu i punës Profesionet, punët, vendet e punës Lista Kombëtare e Profesioneve Përshkrimet e profesioneve Lista e kualifikimeve profesionale të njohura Standarde për të nxënin formal, informal dhe joformal Përshkrime të funksioneve kryesore të profesionit, si dhe përshkrime të rezulateve të njohurive, aftësive e shkathtësive profesionale , dhe kompetencave të përgjithshme të kërkuara Kualifikimet profesionale Përshkrimet e kualifikimeve profesionale Sistemi arsimit profesional Skeletkurrikulat Vlerësimi
E ardhmja…. . Në mënyrë që LKP (e miratuar me VKM Nr. 627 datë 11. 6. 2009) të jetë funksionale për të gjithë përdoruesit e saj, duhen hartuar përshkrimet përkatëse të profesioneve për të gjitha nivelet e kompetencës. Zhvillimi i një pakete ligjore, në mbështetje të veprimtarive zhvillimore në fushën e profesioneve, duke përfshirë këtu aspektet administrative dhe financiare, është një kërkesë e domosdoshme në funksion të zhvillimit të një produkti cilësor.
E ardhmja… Zhvillimi i proçedurave të feedback dhe mekanizmave përmirësime. Një faktor kyç në këtë proçes është ndërmarrja e takimeve të hapura me të gjitha palët e interesuara për të diskutuar rreth problematikës së ndeshur në përdorimin e LKP-së.
Pyetje
Faleminderit për vëmendjen!
- Slides: 20