Lindja rritja fizike dhe zhvillimi I aftesive Pasojat







































- Slides: 39
Lindja, rritja fizike dhe zhvillimi I aftesive
Pasojat në përkujdesje Imagjinojeni një bebe nënpeshë, të vogël, që ju tentoni ta ushqeni por thith me vështirësi, tentoni të përkëledhni apo ti flisni butë por nuk u përgjigjet dhe është I përgjumur. Kur është I zgjuar zakonisht është I irrituar.
Studimet raportojnë që prindërit kanë tendencë të janë më pak të ndjeshëm dhe të kujdesshëm me fëmijët që janë të sëmurë apo të lindur me komplikime. Ata flasin, mbajnë dhe prekin më pak. Ata po ashtu kanë më shumë gjasa të abuzohen nga prindërit, posaqërisht nëse faktorë tjerë si varfëria, edukimi I ultë, stres I lartë te prindërit dhe kujdes mjeksor I ultë janë të pranishëm.
Programet për prindërim të mirë Prindërit që janë trajnuar për të identifikuar nevojat e fëmijës dhe ne qasje, fëmijët kanë pasur zhvillim më të mirë, përfshirë aftësi kognitive, sociale dhe emocionale.
Shumë njerëz kundërshtojnë shpenzimin e shumave të mëdha parash për procedura mjeksore për të shpëtuar bebat me shumë nënpeshë, pasi shumica e tyre që shpëtojnë prapë mbesin me probleme serioze fizike, kognitive dhe emocionale. Pajtoheni? Nuk Pajtoheni? Sqaro.
Gjumi – gjashte gjendje
Ritmi I gjumit Izolim në një dhomë të veqantë? 90% e popullatës së botës flejnë në të njëjtën dhomë Disa shkenctarë sugjerojnë që kjo nxit varësinë nga prindi, prandaj rekomandojnë ndarje nga muaji I tretë. * Fëmijët shpesh kanë zgjim më të madh gjatë natës nga muaji I gjashtë – që lidhet me mësimin e ndarjes së vetës nga tjerët.
Kolektivist: gjumi me fëmijën ndihmon në lidhje më të fortë, si dhe mëson të integrohet në familje Individualiste: gjumi veçmas promovon pavarësinë, privatësine (e prindit)
Fëmijët që flejnë më mirë kanë më shumë energji, dhe kuriozitet gjatë ditës, si dhe prindërit e pushueshëm janë më pozitiv dhe u përgjigjen më mirë nevojave të tyre. Dallimi megjithatë me fëmijët që nuk zhvillojnë gjumë të rregullt nuk është I madh apo signifikant.
Të qarit Si ndiheni kur një bebe qan? - Zëri nxit ndjenja të forta të jokomfortit te të rriturit që nxit reagimin e tyre drejt bebes që qan.
Një eksperiment ka testuar reagimin e prindërve ndaj një bebe që filloi të qante, nga pak deri në qarje të madhe. Pjesa e prindërve që thanë që do të reagonin brenda 20 sekondave (disa do të prisnin disa minuta) kishin po ashtu empati më të lartë dhe përdorin metodën e vuarjes së foshnjës në qendër (psh. , nuk mendonin që do te “llastohet” foshnja nëse ia plotësojmë nevojat)
Si të qetësojmë një bebe që qan? Metoda të ndryshme: kapja, luhatja në duar, ose ecja. Nëse e qetësojmë shpesh, a do të bëntë që foshnja të qante më pak apo më shumë në të ardhmen?
Teoria : përgjigja (qetësimi) nga prindërit siguron plotësimin e nevojave të fëmijës, e ofron me prindin, dhe inkurajon të komunikon edhe në forma tjera përveq të qajturit Eksperiment 1: nënat që u përgjigjeshin më shpejt të qajturit të foshnjes, në fund të vitit të parë foshnjet kanë qarë më pak se sa grupi tjetër. Eksperiment 2: në kulturat që nënat qëndrojnë më afër foshnjes (për kohë më të gjatë), foshnjat karakterizohen me qarje më të shkurtë.
Gjatësia