LIGJRATA VIII TERGIBI DHE TERHIBI DR SEDAT ISLAMI
LIGJËRATA VIII: TERGIBI DHE TERHIBI DR. SEDAT ISLAMI 04 MAJ 2020 ONLINE
1. PËRKUFIZIME Gjuhësisht, • Tergibi ( )ﻳﺐ nënkupton pasion për një dëshirë; nxitje, ngallitje, stimulim; fuqi tërheqëse; joshje. • Kurse terhibi ( )ﻳﺐ nënkupton të kundërtën, respektivisht tmerrin; terrorin; lebetin; terrorizëm; frikësim; kanosje, kërcënim; i llahtarshëm, tmerrues, frikësues; sabotim. Ndërkaq në terminologji, 1) Mënyra e Terhibit nënkupton çdo gjë me të cilën frikësohet meduvi apo i tërhiqet vërejtja nga refuzimi i të vërtetës apo lajthitja prej saj. Është kërcënim për një ndëshkim që mund të pasojë për shkak të kryerjes së një mëkati apo shpërfilljes së kryerjes së një farzi/detyre. 2) Mënyra e Tergibit nënkupton çdo gjë me të cilën nxitet meduvi (i thirruri) ta pranojë të vërtetën dhe të qëndrojë në të. Është premtim për ndonjë të mirë a interes që përfiton meduvi, në këmbim të një vepre të mirë që kryen ose ndonjë ndalese/harami që i ikën.
BAZUAR NË KUPTIMET TERMINOLOGJIKE, TERGIBI DHE TERHIBI APLIKOHEN NDAJ: MYSLIMANËVE, PËR FAKTIN SE PËRDOREN, JO VETËM PËR TA PRANUAR TË VËRTETËN, POR EDHE PËR TË QËNDRUAR NË TË. JOMYSLIMANËVE, PËR FAKTIN SE PËRDOREN PËR TI NXITUR QË TA PRNAOJNË TË VËRTETËN, RESPEKTIVISHT PËR TI FRIKËSUAR NË RAST SE HEZITOJNË TA BËJNË KËTË.
BAZA KUR’ANORE E TERGIBIT DHE TERHIBIT Terhibi Tergibi ﴾ ﴿ ﺍﻟ ﺍﻳ آﻭﺍ ﻭﺍ ﺍﻟ ﺍﺍ ﺍ ﻱ ﺍ ﺍﺍ ﺍﻳ ﻭﺍ ﻭ ﻭ ﺍ ﺍﺍ ﺍﻟ ﺍ ﻯ “Ata që besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu do t’i shtie në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj, e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e vendi i tyre është zjarri. ” [Muhammed: 12]
FUSHAT E APLIKIMIT TË TERGIBIT DHE TERHIBIT Terhibi TERGIBI Përfitimi i zemrave Mirësjellja Joshja materiale Falja për gabimet Nxitja për punë të mira Frikësimi nga dënimi në këtë botë Frikësimi nga dënimi në botën tjetër Dënimi sipas ligjit (ndëshkimi për vjedhje) Dënimi sipas ligjeve të natyrës – sëmundjet si pasojë e shthurjes
KUSHTET E SUKSESIT TË METODËS SË TERBIBIT DHE TERHIBIT ﴾ ( ﺍ ﺍﻯ 40) ﴿ ﺍ ﻯ * آ ﺍﺍ ﺍﻟ ﺍ * ﺍﻳ ﺍﻯ * ﺍ ﺍ ﺍ ﻯ ﺍﻟ ﺍﻯ “E për sa u përket atij që ka tepruar. (37) Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote, (38) Xhehennemi do të jetë vendi i tij. (39) E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, (40) Xhenneti është vendi i tij. ” [Naziat: 37 -41]
BARASPESHIMI Ibn Abbasit r. a. , i erdhën dy njerëz, në dy intervale kohore, dhe e pyetën nëse kishte pendim për vrasjen. Ibn Abbasi r. a. , të parit i tha se kishte pendim ndërsa të dytit jo. Njerëzit u çuditën; një mëkat, dy përgjigje. Atëherë Ibn Abbasi r. a. , ua shpjegoi e tha: I pari e kishte kryer vrasjen, andaj tashmë duhej t’i hapej dera e pendimit. I dyti mendonte ta kryente vrasjen andaj nëpërmjet mbylljes së derës së pendimit synohet largimi i tij nga mëkati që donte ta bënte. Ibn Abbasi r. a. , ka marrë parasysh gjendjen e meduvit dhe në bazë të saj është dhënë përgjigja, dhe ky është kriteri i baraspeshimit në tergib dhe terhib.
- Slides: 7