LIGJRATA E XII 1 TAKSAT 2 KONTRIBUTET Kuptimi
LIGJËRATA E XII 1. TAKSAT 2. KONTRIBUTET -Kuptimi dhe karakteristikat, principet, lartësia, arkëtimi dhe klasifikimi i taksave. -Kontributet, kuptimi dhe karakteristikat e kontributeve, kontributet pensionale dhe kontributet tjera.
• Kuptimi dhe karakteristikat e taksave. Vështruar nga aspekti historik taksat janë të njohura qysh në sistemin Skllavopronarë dhe në atë të më vonshëm Feudal, fillimisht në Romën dhe Athinën antike. Taksat ishin pra, por mbeten edhe sot një instrument financiar për mbledhjen e të hyrave të cilat e kanë karakterin e tatimit direkt dhe mblidhen për shërbimin e kryer, ku sot zakonisht janë shërbimet e ndryshme të organeve administrative, shtetërore e veqanërisht të doganave. Në tërësi taksat janë ngusht të lidhura me zhvillimin e administratës publike, gjë e cila ndikon në zgjërimin e obligimit të pagimit të taksave dhe në rritjen e ngarkesës me taksa.
Taksat janë pra si çë kemi thënë edhe më parë, lloj specifik i të hyrave publike të cilat i arkëton shteti dhe organet tjera administrative, juridikopublike nga personat fizik dhe juridik si kundërshpërblim për shërbimet të cilat ua ofrojnë këto organe, respektivisht shërbimet e tyre dhe këta, pra personat juridik dhe fizik i paguajnë këto taksa dhe bëjnë mundësimin e zgjërimit të shërbimeve cilësore të organeve dhe administratës publike. Këto janë dy karakteristika të dalluara të pagesës së taksës e cila si çë kemi theksuar edhe më parë për tatimin edhe taksa është në një formë instrument i dhunshëm.
Nga karakteri i cili nuk e bënë instrument plotësisht të dhunshëm, taksa dallon për faktin se përpara se të paguhet taksa, fillimisht bëhet kërkesa për shërbimin e caktuar, si psh. Certifikatën e lindjes, letërnjoftimin, pasaportën, fletëposedimin për pasurinë si dhe përplotë dokumente dhe dëshmi të vlefshme për shërbimet e ndryshme administrative gjyqësore si edhe kadastrale.
Principet e taksave. Për të mbledhur taksat si të hyra publike, duhet mbështetur në disa principe të caktuara, ku mund të shikohet karakteri, qëllimi i mbledhjes së taksave e poashtu edhe dobia reciproke e obliguesit të taksës si dhe dhënësit të shërbimit. Në literaturën financiare janë të njohura këto principe: 1. Principi i legalizimit 2. Principi i ekuivalentit 3. Principi i barabarsisë dhe 4. Principi i thjeshtësisë. Në vijim po i elaborojmë përshkurtazi këto ndarje;
• 1. Principi i legalizimit, askush nuk mund të fusë obligimin për taksë dhe ta bëjë arkëtimin e taksës, nëse ajo nuk është e rregulluar me dispozitë ligjore. 2. Principi i ekuivalentit, do të thotë se lartësia e taksave duhet të jetë ekivalente me shpenzimet reale të cilat i krijojnë organet e shtetit për shërbime të cilat i kryejnë. Ky princip shpesh nuk përfillet, nga se shteti me pagimin e taksave dëshiron të realizojë edhe qëllimet fiskale dhe sociale. p. sh. Nëse shteti don të zvoglojë numrin e shumtë të padive, atëherë aplikohen taksa të larta.
• 3. Principi i barabarsisë- ka të bëj me detyrimin e njëjtë të pagesës së taksës për lëndët e njëjta dhe atë për personat juridik dhe fizik. • 4. Principi i thjeshtësisë- taksat duhet të jenë të qarta dhe të sakta si edhe dispozitat të cilat janë të nxjerrura për taksat. Përndryshe në zbatimin e tyre mund të lindin probleme lidhur me zbatimin e dispozitave për taksat.
• Lartësia e taksave dhe arkëtimi i tyre. • Nëse është e qartë se taksat janë ekuivalente me shërbimet të cilat i kryejnë organet shtetërore dhe administrative, atëherë lehtë mund të caktohet lartësia e shpenzimeve të organeve për shërbimet të cilat ata i kryejnë për obliguesit e taksave, pra për personat juridik dhe fizik të cilët edhe i paguajnë ato taksa për shërbime.
Nëse ngarkes për taksë, është më e lartë se çmimi real i shërbimit, atëherë kjo diferencë e ka karakterin e tatimit. • Taksat pra paguhen për shërbimet e pranuara dhe atë në mënyrë direkte dhe indirekte. -Mënyra direkte, është kur ajo paguhet paraprakisht në para, ndërsa indirekte, kur ajo paguhet në formën e pullave administrative. Pagimi i taksave bëhet në bazë të tarifës së përcaktuar me ligj të veçantë.
• Klasifikimi i taksave bëhet në disa grupe dhe atë: 1. Sipas organeve të cilat e caktojnë obligimin e pagimit të taksave ato klasifikohen në; - taksat shtetërore dhe - taksat komunale. 2. Sipas oragneve të cilat i kryejnë shërbimet e cakturara, dallojmë;
• -taksat doganore -taksat konsulare -taksat për qarkullimin e mjeteve motorike -taksat për mbrojtjen e patentave dhe të liçencave -taksat kadastrale -taksat gjyqësore dhe -taksat në pasuri.
• Sipas mënyrës së pagesës, ato ndahen në; - taksat në para të gatshme, - taksat në pulla administrative, dhe më tutje numërojmë edhe; -taksat sipas kohës së pagimit, -sipas numrit të shërbimeve të kryera -sipas qëllimit të shpenzimeve të mjeteve të mbledhura me anë të taksave, si edhe një mori ndarjesh të cilat kanë rëndësinë e tyre varësisht nga lloji i shpenzimeve të cilat bëhen për kryerjen e shërbimeve të kryera për kërkuesit e tyre.
KONTRIBUTET -Kuptimi dhe karakteristikat, e kontributeve pensionale dhe kontributet tjera. Me kontributet kuptojmë instrumentet financiare, me të cilat mblidhen mjete të caktuara për financimin e shpenzimeve publike të caktuara-respektivisht veprimtarive të ndryshme të cilat i përcakton shteti me ligj dhe veprimtaria e tyre është me rëndësi të përgjithshme.
• Kontributet janë dhënie kryesisht në para, te të cilat ekziston dobia reale dhe kundërshërbimi të cilin e kanë një rreth i ngushtë nga aktiviteti i shtetit. Shuma e kontributeve varet nga shpenzimet të cilat i bën shteti me rastin e kryerjes së aktivitetit shoqërorë ose prej vlerës së dobishmërisë së drejtëpërdrejtë që e kanë obliguesit e kontributeve nga shërbimet shtetërore.
• Kontributet e kanë cilësinë e obligueshme dhe obligimi i tyre nuk shkaktohet me kërkesat e obliguesve. Kontributet kanë ngjashmëri dhe ndryshim prej tatimeve dhe taksave. Kontributet, me tatimet ngjashmërinë e tyre e kanë në çështjen se këto dy kategori janë të hyra publike dhe janë obligime të personave juridik dhe fizik. Ndërsa ndryshimi i kontributit nga tatimet qëndron në çështjen se kontributet i paguan një kategori e caktuar
e personave juridik dhe fizik të cilët kanë dobi të drejtëpërdrejt prej aktivitetit të organeve shtetërore dhe obligimi i kontributit nuk e ka karakterin e përgjithshëm sikur tatimet. Tek ngjashmëria e kontributeve me taksat qëndron fakti se ato janë të hyra publike të cilat i aplikon shoqëria, ndërsa dallimi është esencial nga se tek kontributet dobia e pritur është jo direkte apo e menjëherëshme por ajo pritet në një kohë të ardhme, si psh.
• Sigurimi social, ai shëndetësorë, sigurimi i pasurisë, i jetës dhe i trupit nga fatkeqësitë e ndryshme në punë dhe jashtë sajë etj. Edhe këtu mund të thuhet se në Kosovë, për kategorinë e kontributeve nuk ndahen mjete akoma të domosdoshme përveq për Trustin e kursimeve pensionale, ndërsa për sigurimin shëndetësorë dhe sigurimin social si dy kategori mjaft të rëndësishme akoma nuk
paguhen kontribute, të cilat janë shumë të domosdoshme për funkcionimin e shërbimit shëndetësor në Kosovë, ku është çrregulluar funkcionimi i këtij shërbimi shumë të rëndësishëm për mirëqenjen e qytetarëve, të cilët me rastin e përballjes me shumë sëmundje të ndryshme, ata paguajnë çmime shumë të larta duke kërkuar shërbime për shërim në vende të ndryshme jashtë Kosovës
si në rajon, njashtu edhe në vendet e ndryshme të Europës. Me politikat e udhëhequra në këtë drejtim pas luftës në Kosovë qeveritë e gjer tanishme kanë dështuar plotësisht në organizimin e mirëfilltë të shërbimit shëndetësorë dhe atij social. Për shëndetësinë e Kosovës udhëheq politikën Ministria e shëndetësisë, e cila ka dështuar gjer më tani duke u ndarë personave të caktuar, mjete të caktuara për shërim jashtë vendit, e duke mos përfillur
organizimin e brëndshëm të kapaciteteve në Kosovë. Mendoj se këto nuk kanë qenë lëshime edhe plotësisht të pa qëllimshme, nga se dihet se investimi në kapacitetet e brëndshme për funkcionalizimin e tyre, do të ishte me shumë interes dhe kjo mund të bëhej përmes përcaktimit të kontributit për të gjitha kategoritë e qytetarëve të Kosovës, si për ata që janë të punësuar në adminsitratë, njashtu edhe për personat që janë të angazhuar në
ekonomitë familjare, si çë janë farmerët dhe prodhuesit e ndryshëm të produkteve të konsumit të përgjithshëm. Veqanërisht legalizimi i funkcionimit të ordinancave dhe të ashtuquajturave , , Klinika” private kanë ndikuar keq në politikën e organizimit të shërbimit shëndetësorë dhe të aplikimit të kontributit shëndetsorë, nga se në to punojnë aktualisht mjekët e rregullt të QKUK-s ose edhe të shtëpive të shëndetit.
• Gjëndje po thuaj e njëjtë është edhe me çështjen e sigurimeve sociale të cilat duhet të zgjidhen me aplikimin e kontributit, ku do të mund të bëhej një zgjidhje dhe një shtrirje e kujdesit më të madh ndaj kategorive të rrezikuara në aspektin social. Edhe këtu qeveritë e gjertanishme nuk kanë udhëhequr politikë të drejtë dhe aktualisht ekziston një shkallë e lartë e njerëzve të cilët janë në këtë
aspekt të rrezikuara, gjë e cila mund të konstatohet fare lehtë nga se kemi afro 60% të familjeve të cilat në mestare kanë më pak se një euro në ditë për konsum, gjë e cila karakterizon varfërinë e skajshme. Kontributet do të duhej të ishin kategori apsolutisht e përcaktuar parafiskale dhe destinimi i tyre do të duhej të ishte e përcaktuar pra me aplikimin e kontributit.
Kontributet pensionale. Si kategori e pagesës parafiskale dhe të destinuar nga 1 Gushti i viti 2003, në Kosovë për të gjithë punëtorët e punësur në administratë dhe në sektorët tjerë funkcional është i obliguar kontributi pensional, i cili mblidhet nga Trusti i Kursimeve Pensionale i Kosovës, shkurt TKPK. Të gjithë punëdhënësit duhet të kontribuojnë 5% nga paga bruto e punëtorit si kontribut pensional në emër të punëtorit, e poashtu edhe 5% nga paga e punëtorit të cilën e paguan vet i punësuari.
Kjo përqindje e tërësishme nuk mund të jetë më e vogël se 10%, por as më e madhe se 30%. Pra nëse punëtori ka realizuar brënda një viti 1. 000€ atëherë kontributi i tij është 5% nga punëdhënësi dhe 5%nga kontributi personal që në total arrijnë shumën e 50€ nga të dyja burimet dhe totali i tërësishëm do të ishte 100€. Të punësuarit në bizneset private duhet të paguajnë 1/3 të tatimit të paragjykuar për tre muaj. Psh. Nëse për tre muaj ka obligim ndaj tatimit të paragjykuar 300€
• Atëherë llogaria do të dukej kështu: (300€x 1/3 muaj=300€: 3=100€. Procedura e raportimit bëhet në dy mënyra dhe atë; • - për një muaj dhe • -për tre muaj. • Raporti mujorë bëhet përmes llogaritjes kompjuterike dhe duhet të i dorëzohet Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. F u N d. . . . VAZHDIMI NË ORËN TJETËR.
- Slides: 26