LIDHJET MIDIS VARIABLAVE MAKROEKONOMIKE Rritja dhe papunsia Ritmet

  • Slides: 15
Download presentation
LIDHJET MIDIS VARIABLAVE MAKROEKONOMIKE Rritja dhe papunësia Ritmet e larta të rritjes së GDP

LIDHJET MIDIS VARIABLAVE MAKROEKONOMIKE Rritja dhe papunësia Ritmet e larta të rritjes së GDP shoqërohen me rënie të normës së papunësisë, kurse ritmet e ulëta, ose negative, të rritjes shoqërohen me rritje të normës së papunësisë. Çka do të thotë se ekziston lidhje e zhdrejtë ndërmjet zhvillimit ekonomik dhe papunësisë www. valmirnuredini. tk

Ligji i OKUNIT Ligji i Okunit shpreh lidhjen midis ritmit të rritjes dhe normës

Ligji i OKUNIT Ligji i Okunit shpreh lidhjen midis ritmit të rritjes dhe normës së papunësisë, ligj i cili e ka marrë emrin në bazë të zbuluesit të tij Artur Okun. Ligji i Okunit pohon që, kur ritmi i rritjes është mbi ritmin e prirjes prej 2. 25%, norma e papunësisë bie. Veçanërisht, për çdo 1% rritje GDP real mbi ritmin e prirjes që arrihet gjatë një viti, norma e papunësisë bie për 0, 5%. Kjo lidhje pasqyrohet me ekuacionin në vijim: www. valmirnuredini. tk

Δu = - 0. 5 (y – 2. 25) ku, Δu = ndryshimi në

Δu = - 0. 5 (y – 2. 25) ku, Δu = ndryshimi në normën e papunësisë, y = ritmi i rritjes së prodhimit, 2. 25 = ritmi i rritjes së prodhimit të prirjes. Shembull: Nëse ritmi i rritjes së prodhimit në një vit është y = 7. 25%, atëherë ndryshimi në normën e papunësisë do të jetë: Δu = - 0. 5 (7. 25 – 2. 25) = [- 0. 5 x 5] = 2. 5% www. valmirnuredini. tk

Inflacioni dhe ciklet e biznesit Inflacioni, ashtu si papunësia, përfaqëson një problem të rëndësishëm

Inflacioni dhe ciklet e biznesit Inflacioni, ashtu si papunësia, përfaqëson një problem të rëndësishëm makroekonomik. Kostot e inflacionit janë shumë më pak të dukshme se ato të papunësisë. Në rastin e papunësisë, produkti potencial nuk arrihet, prandaj është e qartë pse nuk është e dëshirueshme ulja e papunësisë. Në rastin e inflacionit, nuk ka humbje të dukshme të prodhimit, por konsumatorët nuk e pëlqejnë inflacionin, sepse shpesh ai shoqërohet me tronditje, si p. sh. tronditjet e çmimit të naftës, që reduktojnë të ardhurat reale të tyre. www. valmirnuredini. tk

Lidhja inverse inflacion–papunësi. Kurba e Philipsit Punëzënia e plotë dhe stabiliteti i çmimeve janë

Lidhja inverse inflacion–papunësi. Kurba e Philipsit Punëzënia e plotë dhe stabiliteti i çmimeve janë dy nga objektivat qendrorë makroekonomikë të çdo qeverie. Për këtë qëllim qeveria duhet të luftojë në të dy anët, si kundër inflacionit ashtu edhe kundër papunësisë. Një model teorik të këtij raporti e jep kurba e Philipsit, Pra, kurba tregon që ka një lidhje inverse midis inflacionit dhe papunësisë. Sa më e lartë të jetë norma e papunësisë aq më e ultë është norma e inflacionit, dhe e kundërta. Kurba e Filipsit është paraqitur në figurë. www. valmirnuredini. tk

Kurba e Philipsit Norma e inflacionit H 6 G 2 2 6 Norma e

Kurba e Philipsit Norma e inflacionit H 6 G 2 2 6 Norma e papunësisë www. valmirnuredini. tk

Kërkesa dhe oferta agregate www. valmirnuredini. tk

Kërkesa dhe oferta agregate www. valmirnuredini. tk

Kërkesa agregate është sasia e përgjithshme mallrave apo shërbimeve që konsumatorët, firmat, shteti apo

Kërkesa agregate është sasia e përgjithshme mallrave apo shërbimeve që konsumatorët, firmat, shteti apo të huajt janë të gatshëm të konsumojnë me një nivel të dhënë të çmimeve në një periudhë të caktuar kohore. Komponentët e kërkesës agregate si dhe të shpenzimeve janë: konsumi (C), investimet (I), shpenzimet qeveritare (G), dhe eksporti neto (Nx). www. valmirnuredini. tk

Konsumi përfaqëson shpenzimet e konsumatorëve privat për mallra konsumi që përdoren për të nxjerrë

Konsumi përfaqëson shpenzimet e konsumatorëve privat për mallra konsumi që përdoren për të nxjerrë dobi në periudhën korrent. Investimet, përfaqësojnë shpenzimet që bëjnë firmat për mallra kapital. Mallrat kapital janë mallra që përdoren për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve të tjera. Shpenzimet qeveritare përfshinë të gjitha shpenzimet qeveritare që bënë qeveria si për mallra konsumi ashtu edhe për investim. Eksporti neto përfaqëson diferencën midis vlerës së eksporteve dhe vlerës së importeve gjatë periudhës përkatëse. www. valmirnuredini. tk

Kurba e kërkesës agregate, shpreh lidhjen midis GDP real (sasia) dhe nivelit agregat të

Kurba e kërkesës agregate, shpreh lidhjen midis GDP real (sasia) dhe nivelit agregat të çmimeve, duke i mbajtur të pandryshuar faktorët e tjerë influencues. www. valmirnuredini. tk

Kërkesa agregate Çmimi P* C I G Nx AD Q* Sasia Kurba e kërkesës

Kërkesa agregate Çmimi P* C I G Nx AD Q* Sasia Kurba e kërkesës agregate, mund të ndërtohet kurbës së kërkesës për mallra konsumi i shtojmë kërkesën për investime private, shpenzimet qeveritare dhe eksportin neto. www. valmirnuredini. tk

Oferta agregate është sasia totale e produktit që prodhuesit janë të gatshëm dhe në

Oferta agregate është sasia totale e produktit që prodhuesit janë të gatshëm dhe në gjendje t’i ofrojnë në treg me nivele të ndryshme të çmimesh, në një periudhë të dhënë kohore. Oferta agregate në periudha afatshkurtra shpreh lidhjen midis sasisë agregate të mallrave dhe shërbimeve përfundimtare (GDP real) dhe nivelit të çmimeve, duke i mbajtur faktorët e tjerë konstant. www. valmirnuredini. tk

Oferta agregate çmimi O AS Sasia Kurba e ofertës agregate pasqyron një lidhje pozitive

Oferta agregate çmimi O AS Sasia Kurba e ofertës agregate pasqyron një lidhje pozitive midis GDP real (sasisë) dhe nivelit agregat të çmimeve, çka do të thotë se me rritjen e të çmimit të një produkti oferta rritet për atë produkt. www. valmirnuredini. tk

Ekuilibri makroekonomik arrihet atëherë kur oferta agregate barazohet me kërkesën agregate, d. m. th.

Ekuilibri makroekonomik arrihet atëherë kur oferta agregate barazohet me kërkesën agregate, d. m. th. kur sasinë e produktit total real që janë të gatshëm të ofrojnë shitësit me një nivel të dhënë çmimesh, është e barabartë me sasinë e produktit total real që janë të gatshëm të blejnë konsumatorët, firmat e biznesit, qeveria apo të huajt me këtë nivel çmimesh. www. valmirnuredini. tk

Ekuilibri makroekonomik P AS P 1 E P* AD D 1 Q* S 1

Ekuilibri makroekonomik P AS P 1 E P* AD D 1 Q* S 1 GDP real www. valmirnuredini. tk