Lidhja Ndrkombtare e Poeteve Shkrimtarve dhe Artistve PEGASI
Lidhja Ndërkombëtare e Poeteve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA The International Association of Poets, Writers and Artists “PEGASI” ALBANIA MANIFESTIMI “ 100. 000 POETËT E BOTËS PËR NDRYSHIM” Nexhmije Hasani SUCCESSFUL MOTHERS Inspiring life stories NËNA TË SUKSESSHME Histori inspiruese të jetës 28. 09. 2019 LONDËR
SHKRIMTARJA NEXHMIJE HASANI MERR PJESË NË SHUMË VEPRA MADHORE TË LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA
“Paqja është një dritare e hapur, e cila lejon të hyjë drita e diellit, dashuria, besimi. Ajo ka aromë lulesh dhe ndriçim yjësor”. Nga Nexhmije Hasani, shkrimtare Angli Në këndvështrimin psikologjik, fjala paqe nuk do të kishte sens, nëse vlera e saj nuk do të mbillet e të kultivohej në “tokë” paqësore. Ne mund të ligjerojmë gjatë gjithë kohës, duke folur e brohoritur për paqe, po a mjafton kjo për t’u ndjerë në paqe? Unë paqen e konsideroj oksigjen dhe pa oksigjen, as një lule a frut nuk mund të rritet. Po ç’mund të shprehemi për bronket e njeriut? A mund të ketë jetë pa oksigjen? Ne jemi fruti i pemës që rritim dhe, nëse e rrisim në toke pjellore, marrim fruta të paqta. Por, nëse i sillemi rrotull pemës, duke planifikuar intriga, është një vërdallisje e humbur dhe kjo i humb dritën e diellit pemës dhe e than deri në rrënjë. Deri kur do të vazhdojë të vërtitet njeriu kundër njeriut, duke krijuar klane të pabesa dhe me të ashtquajturin besim i lartësuar, veprojnë në mënyra antivlerësuese kundër ligjeve të shenjta hyjnore. Njeriu, si qenia më speciale e krijuesit, duhet të jetë imituesi i së mirës, por në fakt ndodh e kundërta. Ka tendencë të fuqishme të përqasi më shpejt ligjin ndëshkues, se sa atë paqësor. Dita fillon me dritë dhe ne luftojmë ta errësojmë, duke ia rrëmbyer dritën. Cmira, xhelozia, egoizmi, vetkënaqësia, te gjitha këto na zhveshin nga lëkura e njeriut dhe na veshin petkun djallëzor. Të gjithë ne gjykojmë njëri - tjetrin dhe duke u pozicionuar në rolin e gjykatësit, shndërrohemi në bashkëpuntorë me të ligun. Ngrihemi kundër një terroristi apo një politikani, duke dashur t’i hedhim në zjarre. Brohorasim për atdhetarizëm duke dashur shtetin fqinj ta shohim të rrënuar. Arsyet mund të jenë të pafundme, për t’u ndjerë të indinjuar përballë padrejtësive, po a na bën ky veprim paqësor? Jo, kurrë! Nëse do të flisnim për paqe kombëtare, ajo fillon nga vetja. Perëndia krijoi gjithësinë për ta lulëzuar, hulumtuar dhe jo për ta shkatërruar. Nëse ne të gjithë respektojmë këtë mrekulli, duke mos qenë pjesë e së keqes, e luftës, e politikës, me siguri këto rryma s’do të kishin jetëgjatësi. Oksigjeni do të ishte i mjaftueshëm për të frymuar dhe “uni” ynë do të ishte në paqe me veten. Një ditë, një fëmijë më pyeti: “Çfarë është Paqja? ” Dhe unë iu përgjigja: “Paqja është një dritare e hapur, e cila lejon të hyjë drita e diellit, dashuria, besimi. Ajo ka aromë lulesh dhe ndriçim yjësor”.
Vizione të reja
. LONDON, ENGLAND Nexhi Hasani September 28, 2019 In the framework of the Manifestation "100, 000 Poets of the World for Change" on September 28 in London, England, the literary activity at the premises of the Kosovo Embassy in London, where the book "Successful Mothers" was presented, was successfully finalized. It is an honor and pleasure to be the author of this book, in a correct collaboration with the 29 women focused on this book. A special thank you to the Diaspora friends: the Great actor, Mr. Xhevat Limani from USA, Writer Elhame Gjyvreci from Denmark, Albanian Writer Bytyci from Switzerland, the author Lindita Kopliku from Italy. The poet Servet Bytyci from London. The Actor Sokol Cahani from London. Also a special thank you to Mrs. Elmaze Pireva, representative of the Embassy of Kosovo, for the unwavering support they offered us for the successful concretization of the event. Thanks also to Ms. Merita Isufi, the Chairwoman of the Successful Mothers platform. * My heartfelt thanks to the Director, International Actor, Playwright, Writer and Poet, Xhevat Limani, who came especially to London, took an active part in the analytical presentation of my book "Successful Mothers", at the premises of the Kosovo Embassy in London on September 28 and gave powerful impulses, intelligent vivacity, classy interpretations and wise words, professional critical thinking. His presence at the event was significant, reverent and very emotional. He illuminated with his artistic and creative radiance all the participants. This activity enters into the unforgettable memories of my life! Once again I thank you immensely, as these undertakings are taken only by great and true Artists! Respect for His great and representative art. Nexhmije Hasani Sheffield, September 30, 2019
- Slides: 69