Lidhja dhe hyrja n fuqi e traktateve ndrkombtare
Lidhja dhe hyrja në fuqi e traktateve ndërkombëtare
• Lidhja e një marrëveshje ndërkombëtare është një çështje mjaft e komplikuar të cilës i përgjigjet një procedur e gjatë dhe e vështirë. Kështu që deri tek momenti i krijimit të një detyrimi kontraktues duhet të kalohen disa faza: • Akreditimi i personaveqë do të zhvillojnë bisedimet; • Bisedimet dhe miratimi; • Autentifikimi dhe nënshkrimi; • Ratifikimi dhe shkëmbimi i instrumenteve të ratifikimit; • Aderimi; • Regjistrimi dhe publikimi i marrëveshjes;
Akreditimi i personave që do të zhvillojnë bisedimet • Hapi i parë që merr shteti pasi të ketë vendosur të zhvillojë bisedime me një apo më shumë shtete për lidhjen e ndonjë marrëveshje (traktati) ndërkombëtar është emërimi i personit (negociatorit) për bisedime. Personi i akredituar duhet të jenë i paisur me autorizim për të biseduar dhe për të përfunduar marrëveshjen. Personat e tillë paisen me plotëfuqi (full poëers). Plotëfuqishmëria është instrument formal që lëshohet nga shefi i shtetit ose ministri i punëve të jashtme. • Me rastin e marrëveshjeve dypalëshe plotëfuqishmëria tregohet ose shkëbehet midis përfaqësuesve shtetëror, ndërkaq në konferencat ndërkombëtare autorizimet u dorëzohen komisionit i cili formohet për këtë çështje. Plotëfuqishmëria është element qenësor për vlerën e traktateve dhe me to shprehet autorizimi i biseduesit dhe aftësia e tij që të përfaqsojë shtetin plotëvlefshëm.
Bisedimet dhe miratimi (aprovimi) • Procedura e lidhjes së marrëveshjeve varet nga numri i palëve kontraktuese. Në traktatet dypalëshe, bisedimet i zhvillojnë ministritë përkatëse apo ministrat e jashtëm të shteteve përkatëse, përfaqësuesit diplomatik, ndërkaq bisedimet shumëpalëshe zhvillohen në Kongrese apo Konferenca Ndërkombëtare. • Këto bisedime janë të drejtëpërdrejta dhe në to merr pjesë edhe një numër i caktuar ekspertësh. Përfaqësuesit e shteteve instruksionet e marra i paraqesin në kongres apo konferencë. Komiteti i përcaktuar për hartimin e traktatit e paraqet tekstin e traktatit i cili në konferenca ndërkombëtare miratohet me 2/3 e votave të pjesëmarrësve në votim. Traktati i miratuar hapet për nënshkrim nga ana e shtetve tjera dhe në këto raste mungon faza e parë e bisedimeve.
• Bisedimet përfundojnë me hartimin e tekstit përfundimtar të traktatit. Gjuha e traktatit është e ndryshme: • a. Shtetet që kanë gjuhë të përbashkët, e lidhin atë në gjuhën e tyre; • b. Shtetet që s’kanë gjuhë të përbashkët e lidhin atë në një gjuhë diplomatike, latinisht, anglisht, frengjisht ose në të dyja gjuhët e tyre. Kjo zakonisht praktikohet te marrëveshjet dy palëshe; • c. Në të gjitha gjuhët e palëve kontraktuese ose vetëm në disa gjuhë, siç është rasti me Kartën e OKB-së. Kjo praktikohet te marrëveshjet shumëpalëshe;
• Autentifikimi dhe nënshkrimi • Bisedimet përfundojnë me redigimin e tekstit përfundimtar të marrëveshjes. Teksti i tillë mund të nënshkruhet, të nënshkruhet ad referendum, vetëm të parafohet ose të inkorporohet në aktin final të konferencës. • Nënshkrimi, nënshkrimi ad referendum dhe parafinimi shërbejnë para së gjithash për autentifikimin e tekstit, që ua bënë të mundëshme palëve ta kenë të qartë plotësishtë përmbajtjen e traktatit. • Në disa raste caktohet afati brenda të cilit duhet të nënshkruhet traktati. Për marrëveshje të hapura nuk caktohet fare afati dhe shtetet mund ta nënshkruajnë ate në çdo kohë. Të drejtën e nënshkrimit e kanë shtetet që kanë marrë pjesë në bisedime, e te traktatet e e hapura dhe gjysëm të hapura edhe shtetet tjera. Nënshkrimet e mëvonshme bëhen me pajtimin e palëve kontraktuese. • Nënshkrimi është akt formal dhe e bëjnë personat që kanë zhvilluar bisedimet me çka shenohet përfundimi formal i bisedimeve.
• Parafimi është nënshkrimi i traktatit vetëm me vënien e inicialeve. Kjo i paraprin nënshkrimit. Kjo marrëveshje konsiderohet e nënshkruar, dhe me këtë rast shtetet kanë edhe njëherë ta rishqyrtojnë traktatin para se ta nënshkruajnë, veçanërisht nëse traktati hynë në fuqi me nënshkrimin e tij. • Nënshkrimi ad referendum është i ngjashëm me parafinimin. Ky është nënshkrim i kushtëzuar me pajtimin e mëvonshëm të qeverisë së përfaqësuesit. Kjo ndodh kur shteti nuk është në gjendje t΄i pranojë definitivisht dispozitat e traktatit, përfaqësuesi nuk ka pasur instruksione definitive për ta nënshkruar ose nuk ka pasur kohë të konsultohet me qeverinë e tij. Nhkrimi i tillë fiton karakterin e nënshkrimit të vërtetë dhe përfundimtar pasi të jetë pajtur qeveria përkatëse. • Efektet e nënshkrimit • Efekti i nënshkrimit varet nga fakti se a i nënshtrohet marrëveshja ratifikimit, pranimit apo aprovimit. Nëse njëra nga këto është paraparë, atëherë nënshkrimi përfaqëson vetëm dëshmi për tekstin e aprovuar, për të cilin është arritur pajtimi. Nënshkrimi i një traktati, efektin e plotë e arrin me rastin e ratifikimit, pranimit apo aprovimit. Traktati hynë në fuqi me rastin e nënshkrimit nëse palët merren vesh ashtu, me ratifikim ose me pranim.
Ratifikimi i traktateve • Ratifikimi i traktatit është pajtimi definitiv se palët kontraktuese do të përmbushin detyrimet që dalin nga traktati të cilin e kanë lidhur përfaqësuesit e tyre. Në të kaluarën, me anë të ratifikimit shefi i shtetit, pasi të ketë marrë tekstin e marrëveshjes dhe të jetë vërtetuar se përfaqësuesi diplomatik i është përmbajtur autorizimeve, ka dhënë pajtimin e tij. • Në këtë mënyrë shefi i shtetit ose organi më i lartë kompetent i jipet mundësia që edhe njëherë të shqyrtoj tekstin e marrëveshjes dhe efektet që do të shkaktoj, para se të marrin përfundimisht detyrimet me te. • Kështu ratifikimi bëhet fazë e rëndësishme sepse u bën të mundur organeve më të larta shtetërore një pjesëmarrje dhe kontroll më të madh në sferën e politikës së jashtme dhe marrjen e detyrimeve ndërkombëtare. Prandaj kushtetutat e të gjitha shteteve parashohin që vendimin definitiv për të marrë përsipër detyrime ndaj botës së jashtme mund t΄i marrin vetëm organet më të larta shtetërore.
• Konventa e Vjenës, neni 14, parasheh që pajtimi i shtetit lidhur me marrëveshjen shprehet vetëm përmes ratifikimit: • Nëse kjo parashihet me marrëveshje; • Nëse palët janëmarrëvesh se ratifikimi është i domosdoshëm; • Nëse marrëveshja është nënshkruar me rezervë për ratifikim; • Nëse qëllimi se marrëveshja do të ratifikohet del nga plotëfuqishmëria ose është shprehur gjatë bisedimeve. • Marrëveshjet e disa funksionarëve shtetëror, të cilët në bazë të funksionit që ushtrojnë kanë aftësi për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare e të cilat nuk i nënshtrohen ratifikimit me kusht që nuk janë tejkaluar autorizimet e tyre. Marrëveshjen që e lidh shefi i shtetit personalisht nuk ka nevojë të ratifikohet, me kusht që nuk i takojnë lëmisë në të cilën ekzistojnë kufizime kushtetuese për shefin e shtetit. Pastaj marrëveshjet e komandantëve ushtarak në kohë lufte mbi armëpushimin, dorëzimin, shkëmbimin e robërve.
Instrumentet e ratifikimit • Instrumenetet e ratifikimit janë dokumente shumë formale mbi ratifikimin e marrëveshjes. Me to organi i shtetit konstaton se marrëveshja është pranuar nga shteti dhe detyrohet ta respektojë. Ato përmbajnë tekstin e plotë të marrëveshjes ose vetëm pjesë nga hyrja dhe përfundimi i marrëveshjes (titullin, preambulën, datën, emrat e shefit të shtetit dhe ministrit të punëve të jashtme). • Në rast të traktateve dypalëshe, bëhet këmbimi i instrumenteve të ratifikimit, jo në kryeqytetin e shtetit ku është nënshkruar marrëveshja, por në kryeqytetin e shtetit tjetër. • Në rast të traktateve shumëpalëshe, instrumentet e ratifikimit deponohen në një vend (shtet depozitar) ose në sekretariatin e ndonjë organizate. • Me shkëmbimin e instrumeneteve të ratifikimit ose me deponimin e numrit të mjaftueshëm të instrumenteve të ratifikimit, marrëveshja hyn në fuqi.
• Aderimi • Një shtet mund të bëhet palë kontraktuese jo vetëm me nënshkrim dhe ratifikim, por edhe me aderim. Në këtë rast shteti i këtillë nuk merr pjesë në bisedime, të cilat kanë sjellë deri te lidhja e marrëveshjes, por ftohet nga palët kontraktuese që t΄iu bashkangjitet. • Me aderim një traktati i bashkohen shtetet të cilat nuk kanë marrë pjesë në bisedime por që kanë vendosur të pajtohen me ate që është arritur në traktat. • Aderimi është akt i lirë dhe ka efekte të njejta si nënshkrimi dhe ratifikimi bashkarisht. • Lidhja e marrëveshjeve ndërkombëtare në mënyra tjera • Nënshkrimi, ratifikimi dhe aderimi janë mënyra tradicionale të manifestimit të pajtimit të shteteve me një traktat. Mirëpo, krahas këtyre mënyrave, në kohët e reja hasim edhe në lidhjen e marrëveshjeve: • a. me këmbimin e notave (letrave) midis shteteve; • b. me lënien e ndonjë marrëveshje të hapur për nënshkrim për një kohë të caktuar;
• Hyrja në fuqi e traktateve • Hyrja e traktatit në fuqi varet nga rregullat e tij ose përcaktimet që janë arritur nga ana e shteteve. • Me ratifikimin e tyre; • Në datën e caktuar; • Me nënshkrimin e numrit të caktuar të shteteve; Regjistrimi i traktateve • Neni 102 i Kartëssë OKB-së çdo traktat duhet të regjistrohet në sekretariatin e Kombeve të Bashkuara dhe ky pastaj e publikon ate. Detyrimi në fjalë ka të bëjë edhe me marrëveshjet të cilat i lidhin shtetet anëtare të OKB-së me ndonjë shtet jo anëtar të OKB-së. Në praktikë, edhe shteteve joanëtare u është lejuar regjistrimi i traktateve të lidhura. Asnjëra palë nuk mund të cekë ndonjë marrëveshje të paregjistruar para ndonjë organi të OKB-së. Regjistrim bëhet sipas rregullave të aprovuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me kërkesën e njërës palë kontarktuese, kurse kur Kombet e Bashkuara janë palë kontraktuese, regjistrimi bëhet ex officio.
Rezervat • Rezerva është deklaratë e njëanshme, e dhënë nga një shtet, me rastin e ratifikimit, aprovimit apo aderimit me të cilën ai nuk pranon efektet juridike të dispozitave të caktuara të traktatit. Ekzistimi i rezervave arsyetohet me faktin se ndodh që një shtet dëshiron të pranoj pjesën më të madhe të traktatit, por për shkaqe të ndryshme ka vrejtje për një pjesë të tij. Ato mund të vëhen nëse traktati e parasheh shprehimisht. • Momenti i vënies së rezervave: • a. në momentin e nënshkrimit; • b. në momentin e ratifikimit; • c. në momentin e aderimit;
• Mjetet për sigurimin e traktateve • Traktatet ndërkombëtare, sipas përkufizimit dhe praktikës ndërkombëtare, krijojnë rregulla të detyrueshme për shtetet kontraktuese. Në doktrinën e së drejtës ndërkombëtare nuk ekziston unanimitet i mendimeve lidhur me bazën juridike për detyrueshmërinë e traktateve. • Palët e një traktati duhen t΄i plotësojnë detyrimet e marra në tërësi, përpos traktateve që janë pranuar me rezerva. Kjo detyrë del nga rregulla pacta sunt servanda, e cila nga shumë autorë konsiderohet si normë supreme e së drejtës dhe bazë e tërë rendit juridik ndërkombëtar.
• Parimi pacta sunt servanda përmban: • Detyrimin për të përmbushur marrëveshjet ndërkombëtare me mirëbesim (bona fides); • Detyrimi duhet përmbushur domosdo pavarësisht rrethanave të mëvonshme të brendshme apo të jashtme; • Ndalohen shtetet të thirren në norma të brendshme për mos përmbushjen e traktateve. Normat ndërkombëtare kanë përparësi ndaj atyre të së drejtës së brendshme; • Detyrimin të mos lidhen marrëveshje në kundërshtim me normat nga një marrveshje e lidhur më parë me një shtet tjetër; • Ndalimin e mbarimit të veprimit të traktatit në mënyrë të njëanshme; • Përkundër kësaj, shtetet, në marrëdhëniet mes vete, gjatë historisë, kanë përdorur mjete të ndryshme që të sigurojnë plotësimin e marrëveshjeve (betimi, dhënia e pengjeve, dhënia e mallit peng, hipoteka, garantimi nga një shtet i tretë, okupimi i territorit, etj. ). • Garancia është mjet i shpeshtë për sigurimin e plotësimit të marrëveshjes, përmes së cilës një shtet ose Organizata Ndërkombëtare, që nuk janë drejtëpërdrejtë të prekur, premtojnë që do të veprojnë në drejtim që palët kontraktuese t΄i plotësojnë detyrimet e veta. P. sh. një shtet i tretë premton se do t΄i plotësoj detyrimet e shtetit që është në vonesë (pagimi i një sasie të hollash). Në këtë grup hyjnë edhe masat e dhunshme që mund të ndërmarrë një organizatë ndërkombëtare për t΄i detyruar palët që t΄i plotësojnë detyrimet e tyre nga marrëveshja.
Veprimi i traktateve ndaj palëve kontraktuese • Një ndër rregullat më të vjetra të së drejtës së traktateve thotë se marrëveshjet shkaktojnë efekte mes palëve kontraktuese. Marrëveshjet ndërkombëtare mbesin në fuqi pa marrë parasysh ndërrimet që mund të bëhen në një shtet (ndrrimi i shefit të shtetit, qeverisë, ministrit të punëve të jashtme, rendit shoqëror) sepse marrëveshjet janë të lidhura jo në llogari të shefit të shtetit por në interes të shtetit. Kjo vlen deri sa të ekzistoj subjekti ndërkombëtar. Përjashtim nga kjo bëjnë ato traktate realizimi i të cilave nënkupton formën e caktuar të qeverisjes.
• Veprimi i traktateve ndaj shteteve të treta • Rregulla kryesore në të drejtën ndërkombëtare është se traktatet nuk mund të krijojnë detyrime ndaj atyre të cilët nuk janë nënshkrues të tij. Përkundër kësaj, ekzistojnë edhe përjashtime kur traktatet mund të shkaktojnë efekte edhe në shtetet e treta. • Çështja e fitimit të të drejtave dhe detyrimeve që janë në lidhje me këto paraqiten kur shteti i tretë pajtohet shprehimisht ose heshtazi me traktatin i cili krijon të drejta jo vetëm për palët kontraktuese, por edhe për shtetet e treta (Konventa e Vjenës, neni 36). • Megjithatë neni 2 i Kartës së OKB-së i bënë obliguese edhe shtetet të cilat nuk janë anëtare të saj të sillen në pajtim me parimet e OKB-së në sëndërtimin e qëllimeve të përgjithshme, në mënyrë që të ruhet paqja dhe siguria në botë.
• Interpretimi i traktateve • Me interpretim të traktatit kuptojmë veprimin intelektual me të cilin përcaktohet kuptimi juridik i aktit ndërkombëtar, precizohet fusha e veprimit të tij dhe mënjanohen dykuptimsitë. Nevojat për interpretim shtrohen për shkak se palët kontraktuese nuk pajtohen lidhur me përmbajtjen e dispozitave të traktatit dhe për detyrimet që dalin nga ato. Mosmarrëveshjeve i kontribuon fakti se shumica e fjalëve kanë më shumë se një kuptim dhe se kuptimi i tyre mund të ndryshoj me kalimin e kohës (shkaqet objektive). Interpretimin e bëjnë të domosdoshëm edhe shkaqet subjektive me ç΄rast përkundër kuptimit të qartë të tekstit, ndonjëra palë përpiqet që traktati të ketë kuptim të atillë që i përgjigjet interesave të saj. • Në fund, interpretimi imponohet në rast se ndonjë dispozitë e traktatit nuk është mjaft e qartë dhe pritet nga interpretuesi që të zbuloj kuptimin e vërtetë dhe kufijtë e të drejtave dhe detyrave që kanë marrë shtetet mes veti.
• Subjektet e interpretimit • Interpretimin e traktateve ndërkombëtare mund ta bëjnë: • Autorët e shquar, kur kemi të bëjmë me interpretimin doktrinar; • Shtetet, kur kemi të bëjmë me interpretimin zyrtar të brendshëm të cilin e bëjnë organet ligjëdhënëse, administrative dhe gjyqësore të shtetit; • Interpretimi zyrtar ndërkombëtar, që është më i rëndësishmi dhe e bëjnë personat që kanë marrë pjesë në lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare ose edhe gjykatat ndërkombëtare; • Meqenëse në praktikë shpeshherë ka pasur mosmarrveshje rreth interpretimit, marrëveshjet e reja ndërkombëtare shpeshherë e përcaktojnë në tekst se cili organ do të jetë kompetent të bëjë interpretimin autentik në rast të shfaqjes së mosmarrveshjes.
• Rregullat e interpretimit • E drejta ndërkombëtare nuk ka rregulla precize lidhur me interpretimin e traktateve, megjithate disa nga këto rregulla janë: • Nuk ka pse të interpretohet ajo çka është e qartë. Kur teksti është i pastër; • Pikë fillestare në nterpretim është që të vërtetohet vullneti autentik i palëve; • Vullneti duhet të dal nga termat e traktatit; • Termat e traktatit duhet të interpretohen sipas kuptimit që kanë në jetën e përditshme dhe jo nëkuptimin e caktuar teknik ose ndonjë kuptim tjetër i cili është jashtë kontekstit; • Të gjitha traktatet duhet interpretuar në pajtim me arsyen për të cilën janë krijuar dhe jo të bëhet interpretimi literal; • Duhet interpretuar se palët kontraktuese kanë dashur diçka të arsyeshme dhe jo diçka që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare; • Duhet konsideruar se çdo pjesë e traktatit ka një kuptim dhe qëllim të caktuar; • Dispozitat duhet interpretuar in dubio mitius, në rast të ndonjë pakjartësie në të mirë të palës që ka detyrime;
• Metodat e interpretimit • Në të drejtën ndërkombëtare ekzistojnë disa metoda të interpretimit të cilat duhet të japin përgjigje sa më të saktë se çka është dëshiruar në të vërtetë. • 1. Interpretimi literal- nxjerrjen e kuptimit të fjalëve të izoluar dhe shpjegimi sintaksor i tyre; • 2. Interpretimi sistematik - secili paragraph interpretohet në përputhje me sistemin; • 3. Interpretimi logjikë- i mbështetur në rregullate përgjithshme të logjikës dhe të mendjes së shëndoshë; • 4. Interpretimi historik- përdoret kur kuptimi i traktatit nuk mund të nxirret nga përmbajtja e tij dhe merren parasysh punët përgatitore rreth përfundimit të traktatit;
• Mbarimi i veprimit të traktateve • Janë të rralla traktatet që kanë vlerë të pakufizuar. Shumica e traktateve parashohin mënyrën se si duhet të mabroj së vepruari traktati ndërkombëtar. E Drejta Ndërkombëtare njeh disa mënyra të mbarimit të veprimit të traktatit: • Mbarimi i veprimit me kalimin e afatit – me kalimin e afatit të caktuar marrëveshja automatikisht mbaron të vlejë dhe palët nuk e konsiderojnë vetë të lidhura me atë marrëveshje. Marrëveshjet normavënëse (ligjore) nuk janë të aftizuara; • Me plotësimin e qëllimit për të cilin është krijuar traktati – me arritjen e qëllimit marrëveshja mbaron së vepruari (ndërtii i urës mbi lumin kufitar). Ndonjëherë marrëveshja merr fund kur lënda e marrëveshjes bëhet e pakuptimtë (me arritjen e qëllimit të marrëveshjes në ndonjë mënyrë tjetër);
• Në pamundësi që të plotësohet marrëveshja – për shkak të zhdukjes ose shkatërrimit të lëndës-objektit të domosdoshëm për plotësimin e traktatit; • Me denoncim të traktatit – heqja dorë e një shteti nga traktati me qëllim që t΄i jepej fund traktatit. Shumë traktate parashohin shprehimisht mundësinë e tërheqjes së njëanshme nga traktati pas njoftimit ngapala kontraktuese. • Me marrëveshjen e palëve kontraktuese – kur palët e njejta kontraktuese lidhin marrëveshje të re e cila mund ta ndërpresë, ndryshojë ose zëvendësojë marrëveshjen e mëparme; • Ndryshimi i statusit të një pale kontraktuese – kur njëra nga palët kontraktuese ndërron statusin dhe bëhet pjesë e një shteti tjetër; • Ndryshimi qenësor i rrethanave – traktatet lidhen duke pasur parasysh një gjendje të caktuar dhe dispozitat e tyre vlejnë brenda atyre konditave të caktuara. Palët mund të tërhiqen nga traktati në rast të ndërrimit të rrethanave të shkaktuara pavarësisht nga vullneti i palëve kontraktuese dhe se me rrethanat e ndryshuara plotësimi i mëtejmë i traktatit e dëmton njërën palë.
Ndikimi i luftës në traktatet ndërkombëtare • Fillimi i luftës mes dy shteteve shkakton pasoja në traktatet ndërkombëtare. Disa traktate janë të papajtueshme me gjendjen e luftës me çka edhe mbarojnë së vepruari (traktatet për miqësi, aleancë, ndihmë reciproke, etj. ). • Një grup i traktateve mbesin në fuqi edhe pas fillimit të luftës por zbatimi i tyre pezullohet gjatë kohës së luftës, mirëpo ato riaktivizohen me rivendosjen e paqës (traktatet normavënëse). • Grupi tjetër i traktateve, që përmbajnë rregulla të së DN të luftës, vlejnë vetëm gjatë kohës së luftës (Konventat e Hagës, Konventat e Gjenevës).
- Slides: 24