Lidershipi brenda grupit Hyrje n Lidershipi dhe grupet
Lidershipi brenda grupit
Hyrje n Lidershipi dhe grupet janë ngushtësisht të lidhura. Lideri është i rëndësishëm edhe i nevojshëm në aktivitetet e grupit. ( Gardner, 1990, p. 80 ). n Në fakt lidershipi është me shumë mundësi “një nga fenomenet më të vëzhguar në tokë, që ngjall interes dhe më pak i kërkuar. ( Burns, 1978, p. 2). n Duhet theksuar se roli i liderit është vendimtar në të gjithë funksionimin e grupeve. Një grup është pasqyra e liderit të tij. n Grupi duhet të jetë po aq i mirë sa lideri, aq i mirë sa aftësitë e tij/saj ose aq i mirë sa qënia e liderit. ( Bates, Johnson & Blaker, 1982, p. 73). Ka shumë diskutime mbi liderët edhe lidershipin.
n Disa prej tyre flasin mbi substancën si për shëmbull mjeshtërinë e aftësive, të tjera mbi stilin dhe personalitetin. n Ka tipe të ndryshme liderësh, ashtu siç ka tipe të ndryshme grupesh. n Mënyra sesi një lider funksionon tek një grup mund të jetë krejtësisht e papërshtatshme tek një tjetër. ( Forsyth, 1990: Kottler, 1994). n Për shembull një lider transformues (person që u jep fuqi anëtarëve të grupit dhe ndan pushtetin me ta përgjatë punës) mund të jetë i nevojshëm në një grup që është ë vështirësi.
n Në anën tjetër një lider tradicional (një person që kontrollon dhe përdor pushtetin e formës nga lart poshtë si një ekspert) mund të jetë i përshtatshëm për ngritjen e një grupi hierarkik që është i ndryshëm, anëtarët e së cilit janë të ndarë fizikisht. n Fjala lider u shfaq për herë të parë në gjuhën angleze në fillim të viteve 1300 dhe fjala lidership në fillim të viteve 1800. (Johnson & Johnson 1994). n Pavarësisht historikut të gjatë, përkufizimeve mbi liderin dhe lidershipin, ka shumë mosdakordime mes shkencëtarëve socialë dhe atyre politikë për atë çka lideri është në të vërtetë.
Sipas Bass, (1995) lidershipi është konceptuar si: fokusi i proçeseve të grupit, një çështje e personalitetit, një çështje që nxit, shtyn në kompliancë, ushtrim influence, një marrëdhënie e fuqishme, si një instrument për të arritur qëllimet, si një efekt ndërveprimi, n si një rol i diferencuar, si një inicim strukture dhe si shumë kombinime të këtyre përcaktimeve. n n n n Forsyth (1990) e përkufizon lidershipin si një “proçes reciprok, transaksional, transformues” në të cilin individët janë të lejuar të influencojnë edhe të motivojnë të tjerët përmbushjen e qëllimeve individuale dhe të grupit.
Modeli i vecorive n Në momentin kur shohim dokumentarë mbi jetën e liderve të tillë sic janë Aleksandri i madh, Napoleon Bonaparti, Stalini, Hitleri etj krijojmë përshtypjen se nuk janë njerëz të zakonshëm por kanë dicka speciale që i bën të vecohen si liderë. n Studimet e hershme theksojnë se liderët lindin nuk bëhen. Në qoftë se kjo tezë është e vërtetë duhet të ekzistojnë disa cilësi që karakterizojnë liderin. n Kjo është teoria e “personit të madh të lidershipit” ose teoria e vecorive. n Sipas saj historia ose drejtimi i sjelljes së grupit përcaktohet nga personi i rëndësishëm që drejton dhe se sensi i ngjarjeve do të ishte krejt ndryshe në qoftë se në këtë pozitë do të ishte një tjetër ( Jacobs, 1971).
STILET E LIDERSHPIT NË GRUP n Liderët i ndihmojnë grupet të organizohen dhe zhvillohen. n Liderët që operojnë në një këndvështrim pëlqehen më shumë sesa ata që influencojnë në sjelljet e anëtarëve të grupit me mënyra specifike. n Të zgjedhurit e një stili lidershipi varet nga shumë faktorë, si nga personaliteti i liderit dhe qëllimi i grupit. n Lewen (1994) identifikoi 3 stilet bazë të lidershipit të grupit : autoritarian, demokratik, dhe laissez - faire. n Ndërsa sipas Lieberman, Yalom & Miles (1973) përshkruajnë 6 stile bazë: energjikë, ndaluesit, inxhinierët, laissez-faire, punëtorët dhe menaxherët.
LIDERËT AUTORITARIAN TË GRUPIT n Janë liderët që e cilësojnë veten si ekspertë. Këta liderë interpretojnë, japin këshilla dhe zakonisht drejtojnë lëvizjet e grupit shumë e përngjashme kjo me mënyrën sesi prindërit kontrollojnë fëmijët e tyre. n Ata kërkojnë bindje dhe presin konfirmim nga ndjekësit e tyre. n Liderët autoritarian janë zakonisht karizmatikë dhe manipulativë. n Ata i strukturojnë grupet e tyre duke përdorur modelin e rrotacionit. I gjithë informacioni kalon njëherë tek ata dhe ata vendosin se çfarë informacioni të ndajnë me grupin
n Ata kanë besimin se njerëzit nuk janë ambiciozë dhe janë deri diku dembelë. n Ky stil lidershipi është gjithashtu i karakterizuar nga teoria X e liderit. Adolf Hitler dhe Mao Tsetung janë një shëmbull tipik i këtij stili. n Stili i lidershipit autoritarian është i preferuar nga shumë psikologë të orientuar nga psikoanaliza. n Grupi i lidershipit ka si fokus instruktimin dhe kontrollin. Ata mund të arrijnë shumë përgjatë periudhave të krizave sepse stili i tyre është komandues dhe ka nevojë për ndjekës. n Janë të fuqishëm dhe të pushtetshëm. Drejtojnë veprimtaritë e grupit.
LIDERËT DEMOKRATIKË n Janë të qëndërsuar në grup dhe janë jodirektivë. n Liderë si për shembull Carl Rogers operojnë në këtë perspektivë duke ia besuar pjestarëve të grupit zhvillimin e potencialit të tyre. n Ata shërbejnë si facililatorë në proçesin e grupit dhe jo si drejtues të tij. n Ata bashkëpunojnë edhe ndajnë përgjegjësitë me grupin. n Ata të cilët përqafojnë këtë perspektivë janë me orientim humanist dhe fenomenologjik. n Mc. Gregor (1960) i referohet liderëve të cilët janë të fokusuar, qëndërsuar në grup si në teorinë Y të liderëve
n Ata janë nondirektivë dhe demokratikë sepse ata mendojnë se njerëzit janë vetëiniciues dhe do të punojnë shumë nëse u jepet liria edhe hapësira e duhur. n Mohandas Gandhi dhe Martin Luther King Jr. kanë përdorur këtë stil. n Liderët të cilët janë të qetë me veten e tyre dhe që u besojnë anëtarëve të grupit si të aftë për t’u kujdesur për veten e tyre e përdorin shpesh këtë stil. n Avantazhi është që ata mund të ndajnë pushtetin, fuqinë e tyre dhe përgjegjësitë dhe që anëtarët e grupit mund të ndërveprojnë hapurazi
LIDERËT LAISSEZ-FAIRE n Janë liderë vetëm në emër. n Ata dështojnë në sigurimin e ndonjë strukture apo drejtimi për grupet e tyre, kështu që anëtarëve u lihen në dorë përgjegjësitë në udhëheqje e drejtim. n Si rezultat grupi operon sipas një perspektive me në qëndër grupin duke u fokusuar tek anëtarët dhe proçeset interpersonale. n Disavantazhi i këtij tipi lidershipi është që grupi si një i tërë mund të jetë i ngadaltë për të vendosur rendin e ditës dhe vendosjen e qëllimeve.
n Disa liderë grupi pa eksperiencë zgjedhin këtë lloji stili si një përpjekje për të qënë të parrezikuar. n Disa të tjerë e zgjedhin këtë stil për të mos marrë vendime të vështira. n Ata besojnë se ky stil funksionon si më i miri sepse çdo gjë është krejtësisht e pastrukturuar dhe grupi duhet të kujdeset për veten që nga fillimi. n Teoria Z thekson se grupi e menaxhon veten nëpërmjet pjesëmarrjes së anëtarëve të grupit. n Sipas kësaj teorie një facililator ndihmon në inkurajimin e pjesëtarëve të grupit për pjesëmarrjen në grup dhe besimin që qëllimet individuale dhe kolektive do të përmbushen me anë të një proçesi interaktiv. n Disa grupe fetare dhe civile operojnë në këtë mënyrë
STILET E LIDERSHIPIT PËR GRUPE TË NDRYSHME n Lloje të ndryshme grupesh kërkojnë stile specifike lidershipi (Kottler, 1994). n Për shembull me grupet e punës psikoedukative liderët zakonisht bëjnë më të mirën kur ata janë direktivë dhe mbajnë grupin në qëndër të punës dhe tematikave. n Grupet këshilluese dhe psikoterapike u kërkojnë liderit të sigurojë mbështetje, përkujdesje, ndonjëherë përballje edhe strukturë. n Ata janë më së shumti me natyrë intrapersonale.
n Shapiro (1978) thekson se lidershipi i grupit është zakonisht i fokusuar në aspektet personale dhe intrapersonale të grupit. n Stili intrapersonal i lidershipit fokusohet në transaksionet ndërmjet individëve dhe grupit ndërkohë që stili intrapersonal i lidershipit thekson aspektin mendor/shpirtëror të anëtarëve. n Të dyja këto stile lidershipi kanë rëndësinë e vetë në një grup dhe liderët efektivë i përdorin të dyja këto stile në të njëjtën kohë. n Lidershipi gjithashtu fokusohet në përmbushjen e detyrave krahasuar me zhvillimin e marrëdhënieve personale
n Është e rëndësishme përmbushja e detyrave. n Për shembull nëse lideri i grupit duke drejtuar një çështje në një grup ku anëtarët e njohin mirë njëri-tjetrin, ai/ajo mund të fokusohet më shumë në përmbushjen, realizimin e detyrës meqënëse grupi tashmë e ka ndjenjën e nesë. n Në anën tjetër nëse lideri është duke drejtuar një grup psikoterapik ai/ajo preferohet të fillojë të fokusohet në kohezivitetin e marrëdhënieve personale përpara se të fillojë të punojë për qëllimet individuale edhe të grupit.
CILËSITË PERSONALE TË LIDERËVE TË GRUPEVE EFEKTIVE n Çdo lider grupi sjell brenda grupit cilësitë personale të tij/saj, duke përfshirë mënyrat e preferuara të perceptimit të botës dhe eksperiencat lidhur me të tjerët. Liderët e grupit duhet t’i bëjnë vetes pyetjet n “Kush jam unë? , n Kush jam unë me ty? , n Kush jemi në sëbashku? ” ( Hulse – Killacky, 1994 ). n
n Mënyra e të përgjigjurit të pyetjeve luan një pjesë të rëndësishme në mënyrën sesi përkthehen cilësitë personale në lidership. n Për shembull nëse një person nuk ka një sens të fortë të vetes ka dyshim nëse ai/ajo mund të jenë efektivë si liderë grupi. n Cilësitë personale të liderëve efektivë kanë qënë shpjeguar tradicionalisht përmes ekzaminimit të tipareve / veçorive të personalitetit të tyre, dhe njohuritë duke i kombinuar këto me eksperiencat në grupet që udhëheqin. ( Johnson & Johnson , 1994
PERSONALITETI DHE GRUPET SPECIFIKE n Studimet kanë nxjerrë se personat që kanë rezultuar efektivë në disa grupe, si për shembull ata të orientuara për nga marrëdhënia nuk mund të jenë shumë të aftë në grupe të tjera si për shëmbull grupet e orientuara tek detyrat (Forsyth, 1990 ). n Kërkimi gjithashu nxjerr në pah se liderët joefektivë të grupeve karakterizohen si agresivë, të orientuar drejt presionit, nuk tregojnë respekt kundrejtë anëtarëve, autoritarian, janë egocentrikë, jomenaxhues të mirë të kohës. (Lberman et al. 1973). n Nuk mjafton vetëm dëshira për të qënë një lider i mirë i grupi, por edhe eksperienca (Hansen et al. 1980).
n KARAKTERISTIKA PERSONALITETI MARRËDHËNIES n n n n n Përshtatja Tëheqja Dominanca (Shefi) Balanca emocionale Energjia Ekstraversioni Përgjegjësia Vetëbesimi Të qënit social Të qënit vigjilent TIPI I Pozitive Negative E paqartë Pozitive Pozitive
AFTËSITË E LIDERËVE NË GRUPET EFEKTIVE n Për të marrë vendime të duhura lidershipi, lideri i grupit duhet të jetë shumë mirë i edukuar dhe të dijë se cilat aftësi janë thelbësore në drejtimin efektiv të një grupi. n “Lideri duhet të jetë anëtari më i qëndrueshëm” (Henderson & Poppen, 1995, p. 207) dhe aftësitë e liderit duhet të jenë në kohë dhe të përshtatshme. n Liderët e grupit duhet të vendosin çfarë të bëjnë, kur dhe si. Liderët e grupit duhet të jenë empatikë, përkujdesës dhe reflektivë.
n Të dëgjuarit aktiv: Duke futur këtu aspektet verbale dhe joverbale të komunikimit pa gjykime për të inkurajuar besimin dhe eksplorimin e klientit. n Qartësimi: thjeshtësimi i atyre çka thotë klienti dhe fokusimi tek thelbi i mesazhit. n Ndihmon klientin të nxjerrë jashtë konfliktet, ndjenjat dhe mendimet konfuze për të arritur të kuptuarit në komunikim. n Të pyeturit: të bërit pyetjeve të hapura të cilat lejojnë vetëeksplorim të sjelljes. n Ndihmon në marrjen e informacionit, stimulon të menduarit, ndihmon vetëeksplorimin e shpejtë.
n Të interpretuarit: Jep mundësinë e të shpjeguarit të sjelljeve të caktuara, ndjenjave dhe mendimeve. n Facilitimi: Ndihmon në një komunikim të qartë, direkt. Ndihmon anëtarët të rritin përgjegjësinë në grup dhe rritjen e qëllimeve në grup. n Të rëndësishme janë edhe mbështetja, empatia, reflektimi i ndenjave, dhënia e feedback-ut, sugjerimi, modelimi, bllokimi dhe të përfunduarit.
FUNKSIONET E LIDERSHIPIT TË GRUPIT n Një lider grupi duhet të jetë në gjendje të funksionojë në një variete mënyrash në kohë të ndryshme. n Në fillimet e grupit lideri duhet të punojë, të funksionojnë në një mënyrë aktive dhe direkte më shumë se në fazën e mesme të proçesit të grupit. n Liderët operojnë në mënyra të caktuara në grupe, kur ata janë duke këshilluar, në terapi, grupe psikoedukative ose grupe të orientuar tek detyrat.
n Është e rëndësishme për jetëgjatësinë e grupit që lideri të dijë se cila strategji funksionale është më e mira dhe se kur është momenti i duhur për të funksionuar. n Bates et al (1982) thekson se ekzistojnë 4 funksione kryesore që lideri duhet të shfaqë si: drejtues trafiku, model i sjelljes së përshtatshme, si katalizator interaksional, dhe facilitator komunikimi. Secili prej këtyre roleve kërkon aftësi specifike. n n n
n Për shëmbull në rolin e drejtuesit të trafikut liderët duhet të ndihmojnë antarët të bëhen të vetëdijshëm për sjelljet që hapin kanalet e komunikimit dhe ato që pengojnë komunikimin (Bates et al. 1982, p. 96). n Roli është edhe proaktiv dhe reaktiv në parandalimin e sjelljeve të caktuara. n Në mënyrë të ngjashme në rolin e “modelit të sjelljes së përshatshme”, liderët duhet të mbledhin veprimet të cilat antarët e grupit duhet të mësojnë me anë të demonstrimeve pasive dhe aktive.
n Këto mënyra modelimi përfshijnë role play, modele diskutimi, vetëhapjen (Kottler, 1994). n Për shembull nëse liderët e grupit realizojnë tone zëri që sinjifikojnë lumturi ose mërzi ato ndihmojnë direkt ose indirekt antarët e grupeve të mësojnë sesi të shprehin ndjenjat e tyre. n Roli i katalizatorit interaksional kërkon që lideri të nxisë ndërveprimin midis antarëve të grupit pa kërkuar vëmëndje për veten. n Është një proçes funksional që vazhdon gjatë punës së grupit dhe mund të marrë forma të ndryshme. n Së fundmi në rolin e facilitatorit të komunikimit, lideri i grupit reflekton përmbajtje dhe ndjenjën e antarëve dhe u mëson atyre si të veprojnë. Ky proçes fokusohet në të shprehurit e fjalëve edhe emocioneve.
- Slides: 27