Leksion nr 2 Standartet Profesionale te Auditimit Drnt

  • Slides: 12
Download presentation
Leksion nr 2 : Standartet Profesionale te Auditimit Drnt. Albana Gjoni

Leksion nr 2 : Standartet Profesionale te Auditimit Drnt. Albana Gjoni

Standartet e Auditimit • Standarted e Auditit Përgjithësisht të Pranuara të përpiluara nga Këshilli

Standartet e Auditimit • Standarted e Auditit Përgjithësisht të Pranuara të përpiluara nga Këshilli i Standarteve të Auditit (ASB) të AICPA; • Standarted e Sigurisë dhe të Vërtetimit për CPA-të që angazhohen në detyra jo auditi të përpiluara nga ASB; • Standarted për Kontrollin e Cilësisë për shoqëritë CPA në tërësi të përpiluara nga sektori i praktikës së SEC në Divizionin e AICPA për shoqërit; • Standarted e Auditit Përgjithësisht të Pranuara në Sektorin Publik (qeveritar) të përpiluara nga Zyra e Përgjithshme e Kontabilitetit SHB; • Standarted e Auditit të Brendshëm të përpiluara nga IIA; • Praktikat dhe Standarted Profesionale për Inspektorët e Çertifikuar për Mashtrimet të përpiluara nga Shoqata e këtyre inspektorëve; • Standarted Ndërkombëtare të Auditit (ISA ose SNA në shqip) të përpiluara nga Komiteti Ndërkombëtar i Praktikave të Auditit të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve

Standarted e auditit përgjithësisht të pranuara (GAAS) • • • I. Standarted e përgjithshme

Standarted e auditit përgjithësisht të pranuara (GAAS) • • • I. Standarted e përgjithshme 1. Auditi duhet të kryhet nga një individ ose individë që kanë profesionalizëm dhe trajnim teknik të përshtatshëm si auditues. 2. Në të gjitha çështjet që lidhen me detyrën e auditit, duhet të ruhet pavarësia në qëndrimin e audituesit ose audituesve. 3. Në kryerjen e auditit dhe përgatitjen e të gjitha raporteve duhet të ushtrohet kujdesi i duhur profesional. II. Standarted e punës në vend 1. Puna duhet të planifikohet në mënyrë të përshtatshme dhe asistentët, nëse ka të tillë, duhet të mbikëqyren si duhet. 2. Për të planifikuar auditin dhe për të përcaktuar natyrën, kohën dhe shkallën e testeve që do të kryhen duhet të sigurohet një shkallë e mjaftueshme kuptimi e kontrollit të brendshëm. 3. Për të mbështetur opinionin në lidhje me pasqyrat financiare që auditohen mbi një bazë të arsyeshme nëpërmjet inspektimit, vëzhgimeve, kërkesave dhe konfirmimeve duhet të grumbullohen fakte kompetente të mjaftueshme. III. Standarted e raportimit 1. Raporti duhet të theksojë nëse pasqyrat financiare paraqiten në përputhje me parimet përgjithësisht të pranuara të kontabilitetit

Standarted e përgjithshme të GAAS • Kompetenca. Standarti i parë ka të bëjë me

Standarted e përgjithshme të GAAS • Kompetenca. Standarti i parë ka të bëjë me kërkesën për kompetencë të audituesit që fillon me marrjen e arsimit përkatës në kontabilitet, vazhdon me trajnimin nëpërmjet punës për zhvillimin dhe zbatimin e gjykimit profesional në situatat e auditit në jetën reale. Audituesit mësojnë të: (1) njohin çertifikimet që bëhen nga drejtuesit e një shoqërie në secilin element (llogari) të pasqyrave financiare, (2) vendosin fakte që janë të përshtatshme për mbështetjen dhe hedhjen poshtë të së vërtetës për vërtetimet, (3) zgjedhin dhe ndjekin procedura për grumbullimin e fakteve, dhe (4) vlerësojnë faktet dhe të vendosin nëse vërtetimet e drejtimit i korrespondojnë realitetit dhe standarteve kontabël

Standarted e përgjithshme të GAAS • Pavarësia. Standarti i dytë kërkon pavarësi në qëndrimin

Standarted e përgjithshme të GAAS • Pavarësia. Standarti i dytë kërkon pavarësi në qëndrimin mendor e ndershmëri intelektuale. Audituesit pritet të jenë të pavarur dhe pa paragjykime në lidhje me auditet që kryejnë. Ata pritet të jenë të drejtë si me shoqëritë ashtu edhe me ekzekutivët, të cilët japin informacionin financiar dhe çdo informacion tjetër që auditohet, por edhe me palët e treta që i përdorin ato. Pavarësia në paraqitje ka të bëjë me marrëdhëniet financiare dhe menaxheriale me klientët dhe është e rëndësishme të sigurohet pasi të gjithë përdoruesit e raporteve të auditit duhet ta shohin atë. Pavarësia duhet të ruhet me xhelozi, sepse publiku i përgjithshëm i jep njohje sociale statusit profesional të audituesve për sa kohë që ata perceptohen si të pavarur.

Standarted e përgjithshme të GAAS • Kujdesi i duhur profesional. Ushtrimi i kujdesit të

Standarted e përgjithshme të GAAS • Kujdesi i duhur profesional. Ushtrimi i kujdesit të duhur profesional kërkon ndjekjen e të gjithë standarteve të përgjithshme dhe standarteve të punës në vend (terren), por shton edhe elementin e profesionalizmit. Audituesit duhet të planifikojnë dhe mbikëqyrin siç duhet auditin me qëllim që të përmbushin angazhimin në terma kohorë. Procesi hierarkik i shqyrtimit në të cilin audituesit shqyrtojnë vazhdimisht punën e njëri-tjetrit i kontribuon ushtrimit të kujdesit të duhur profesional.

Tre aspekte të pavarësisë praktike • • • 1. Pavarësia në programim. Audituesit duhet

Tre aspekte të pavarësisë praktike • • • 1. Pavarësia në programim. Audituesit duhet të jenë të lirë nga ndërhyrjet e drejtuesve të klientit të cilët përpiqen të kufizojnë, specifikojnë ose modifikojnë procedurat që audituesit duan të kryejnë, përfshi çdo synim për caktimin e punonjësve ose ndryshe të kontrollit të punës së auditit. Me raste, drejtuesit e klientit përpiqen të kufizojnë numrin e audituesve që lejohet të hyjnë në vendin e punës së klientit. 2. Pavarësia hetuese. Audituesit duhet të kenë hyrje të lirë në libra, regjistra, korrespondencë dhe fakte të tjera. Ata duhet të kenë bashkëpunimin e drejtuesve pa bërë ndonjë përpjekje për të interpretuar apo shoshitur faktet. Nganjëherë, drejtuesit e klientëve i refuzojnë kërkesat e audituesve për të patur mundësi hyrjeje e përdorimi të informacionit të nevojshëm. 3. Pavarësia e raportimit. Audituesit nuk duhet të lejojnë që ndjenjat e besnikërisë ndaj klientit ose të audituarit të ndërhyjnë me detyrimet për të raportuar plotësisht dhe me drejtësi. As nuk duhet lejuar që drejtuesit e klientit të vendosin për gjykimet e audituesve mbi përmbajtjen e përshtatshme të raportit të auditit. Veprime disiplinore janë ndërmarrë kundër audituesve të cilët shkojnë në takime me drejtuesit e klientit me një vlerësim paraprak për rregullime financiare dhe pasi kanë rënë dakort me drejtuesit dalin me një rregullim më të vogël.

Standarted e punës në vend të GAAS • Planifikimi dhe mbikëqyrja. Çështjet e planifikimit

Standarted e punës në vend të GAAS • Planifikimi dhe mbikëqyrja. Çështjet e planifikimit dhe të mbikëqyrjes së auditit kanë të bëjnë me (1) përgatitjen e një programi auditi dhe mbikëqyrjeje të punës audituese, (2) përftimi i njohurive mbi biznesin e klientit, dhe (3) trajtimi me ndryshimet në opinione midis personelit të vetë shoqërisë së auditit (grupit të audituesve). • Kontrolli i brendshëm. Standarti kërkon të kuptuarin e kontrolleve të brendshme që ekzistojnë (të qenësishme) në sistemet e informacionit kontabël të klientit që prodhojnë pasqyrat financiare të tij. Kontrolle të brendshme të kënaqshme reduktojnë mundësinë e gabimeve dhe mashtrimeve në llogari. • Çështje faktuese kompetente dhe të mjaftueshme. Faktet janë zemra e punës së funksionit vërtetues. Standarti kërkon që audituesit të grumbullojnë fakte të mjaftueshme për të justifikuar vendimin mbi një opinion mbi pasqyrat financiare. Fakti është gjithë ndikimi në mendjet e audituesive që udhëheqin në përfundim vendimet e tyre. Fakti përfshin të dhënat kontabël dhe gjithë informacionin konfirmues.

Standarted e raportimit të GAAS • • • GAAP. Standarti i parë është një

Standarted e raportimit të GAAS • • • GAAP. Standarti i parë është një direktivë e drejtpërdrejtë. Në raportin e auditit ai zbatohet nëpërmjet dhënies së opinionit me anë të fjalisë përkatëse në paragrafin e opinionit: “Në opinionin tonë, pasqyrat financiare. . . paraqesin në mënyrë të drejtë në të gjitha aspektet materiale pozicionin financiar. . . dhe rezultatet e operacioneve dhe të flukseve të parave. . . në përputhje me GAAP”. Konsistenca. Standarti i dytë kërkon një raportim të nënkuptuar jo si raportimi i drejtpërdrejt i kërkuar nga standarti i parë. Ky stadard e lejon audituesin të mos shprehet në raportin e auditit mbi konsistencën kur nuk janë bërë ndryshime kontabël. Përdoruesit në këtë rast besojnë se shoqëria nuk ka bërë ndryshime në parimet kontabël sa herë që raporti i auditit nuk përmban ndonjë referencë ndaj këtij ndryshimi. Por nëse ka ndryshime të tilla raporti i auditit duhet të përmbajë fjali që e sinjalizojnë përdoruesin për këtë fakt. Raportim i përshtatshëm. Standarti i tretë është gjithashtu një element raportimi të nënkuptuar. Ky standart kërkon që audituesit të përdorin gjykimin profesional për të vendosur nëse pasqyrat financiare dhe raportimet e lidhura me to përmbajnë gjithë informacionin e rëndësishëm kontabël për të cilin kanë nevojë përdoruesit për të marrë vendime. Përmbajtja e raportit. Standarti i katërt është më kompleks dhe përmban tre elementë kryesorë: Raporti duhet të përmbajë ose shprehjen e opinionit në lidhje me pasqyrat financiare të marra në tërësi ose një pohim në lidhje me faktin që nuk mund të shprehet ndonjë opinion. Fjalia e parë e ndan deklarimin e opinionit në dy klasa: (a) opinionet (i kualifikuar, i pakualifikuar, i kundërt ose negativ) mbi pasqyrat financiare të marra si një i tërë dhe (b) mosdhënie opinioni

Komptetenca e faktit(evidenca) • 1. Njohuritë personale të drejtpërdrejta të audituesit të siguruara nga

Komptetenca e faktit(evidenca) • 1. Njohuritë personale të drejtpërdrejta të audituesit të siguruara nga vrojtimet fizike dhe llogaritjet e veta matematike konsiderohen përgjtihësisht si faktet më kompetente. • 2. Faktet dokumentare të grumbulluara drejtpërdrejt nga burime të jashtme të pavarura (fakte të jashtme) konsiderohen si kompetente. • 3. Faktet dokumentare që janë origjinuar jashtë sistemeve të përpunimit të të dhënave të klientit, por që janë marrë dhe përpunuar nga klienti (fakte të jashtme dhe të brendshme) përgjithësisht konsiderohen si kompetente kur kontrolli i brendshëm është i fortë. • 4. Faktet e brendshme që kanë të bëjnë me dokumente që prodhohen, qarkullohen dhe së fundi ruhen në sistemin e informacionit të klientit përgjithësisht konsiderohen me kompetencë të ulët. Megjitatë, faktet e brendshme përdoren gjerësisht kur prodhohen në kushte të kënaqshme të kontrolleve të brendshme. Nganjëherë, fakti i brendshëm është i vetmi i disponueshëm. • 5. Deklarimet e shkruara dhe gojore të dhëna nga zyrtarët, drejtorët, pronarët dhe punonjësit e klientit përgjithësisht konsiderohen si faktet më pak kompetente. Të tilla deklarime duhet të konfirmohen me lloje të tjera faktesh

Mjaftueshmëria e faktit(evidences) • Standarti kërkon që audituesi të grumbullojë fakte të mjaftueshme për

Mjaftueshmëria e faktit(evidences) • Standarti kërkon që audituesi të grumbullojë fakte të mjaftueshme për të mbështetur opnionin e tij në lidhje me pasqyrat financiare apo çështjet e audituara. Por sa fakte kompetente konsiderohen të mjaftueshme? Profesioni i auditit nuk ka ndonjë standart zyrtar për këtë duke e lënë çështjen e mjaftueshmërisë në gjykimin profesional të audituesve. Testi real i mjaftueshmërisë është nëse ju mund të bindni dikë që baza juaj e fakteve është mjaft e fortë për të arritur të njëjtat konkluzione që i keni arritur. Fakti që faktet e rëndësishme janë të vështira apo të kushtueshme për t’u grumbulluar nuk është një arsye e pranueshme që ato të mos mblidhen.

Ju Faleminderit per Vemendjen ! Drnt. Albana Gjoni

Ju Faleminderit per Vemendjen ! Drnt. Albana Gjoni