LEADERSHIP Berim Ramosaj Lidershipi paraqet procesin e nderlikuar
“LEADERSHIP” Berim Ramosaj
Lidershipi paraqet procesin e nderlikuar dhe shumdimensional. Definim i saktë i lirdershipit është vështirë të ndertohet sepse natyra e këtij procesi ndryshon në raport me individin. Sikurse ka aq shumë njerëz mentalitete ka edhe definime po aq të ndryshme për lidershipin. Ngjashëm sikurse kuptimi i demokracisë, dashurisë apo paqes që merr kuptime të ndryshme varësisht prej njerëzve dhe situatave ashtu edhe lidershipi merr kuptime te ndryshme.
Disa e konsiderojnë lidershipin se qender e proceseve grupore(Bass, 1990), disa e konsiderojnë si aspekt i vetive të personit të cilat i mundësojnë atij që të bindë të tjerët për ti shkuar pas. Disa e kuptojnë si veprim she sjellje të personit që të bëjë ndryshime në grup. Disa e paraqesin si mardhënie të zotësisë që krijohet midis liderit dhe ithtarëve të tij. Disa e kuptojnë si proces transformues ku othtarët motivohen të arrijë më shumë se që presin nga sjellja e zakonshme. Së fundi disa e shohin lidershipin si tërësi njohurish, aftësish apo pervojash.
Lidrshipi paraqet tërësi vetish, karakteresh personale (a)dhe procese(b) a)lideri ------(lidershipi)vetitë personale----ithtarët b)lideri------(lidershipi)interkcioni si proces---ithtarët
Llojet e zotësisë së liderit: a)zotësia nga pozita b)zotësia personale
Dallimi esencial midis liderit dhe menaxherit qëndron në atë që merr menaxheri, krijon rend dhe qëndruseshmeri duke planifikuar, buxhetuar, organizuar, punësuar, kontrolluar dhe duke zgjidh probleme derisa lideri krijon levizje të ndryshme duke drejtuar, orientuar, renditur, motivuar dhe insiruar njerëzit.
Qasjet e ndryshme për lidershipin
Qasja e mbështetur në veti personale vija karakteresh(trait approach)ndryshe quhet teoria e “njeriut të madhë” mbështetet në vetin e intelegjencës, vetëbesimit, vendosmërisë, integritetit. shoq ërorizimit etj.
Qasja e mbështetur në tërësin e aftësive dhe përvojave(skills approach)që përfshinë njohurit teknike, humanistike dhe konceptuale të liderit.
Qasja e mbështetur në stilin dhe sjelljet e liderit(style approach). Kjo qasje mbështetet në dy sjellje themelore: sjellja e orientuar në detyra (realizimi i qëllimeve) dhe sjellja e orientuar në mardhënie me njerëzit(rrjeta e Blake dhe Moutanit).
Qasja situacionale e lidershipit(situational approach)duke u mbështetur në këtë qasje lideri në situata të ndryshme që nënkupton përshtatjen e stilit nëpër situata të ndryshme.
Qasja(teorija)Kontingente(Contingency theory) kjo teoria që mbështetet në pershtatjen e liderit në situata të ndryshme që nënkupton efektivitetin e liderit në varshmëri me kontekstin dhe stilin. Lideri efektiv varet nga shkalla e harmonizimit të stilit të liderit me parametrat e mjedisit.
Qasja(teoria)rruga-qëllimi(path-goal theory)mbështetet në atë që liderët motivojnë ithtarët ashtu që të arrijnë qëllimet e definuara më parë. Kjo teori mbështetet në motivimin e të punësuarve si ithtar ashtu që ata të arrijnë qëllimet themelore dhe kënaqësit në punë. Për ndryshim nga qasja situacionale e cila sugjeron liderin për tu përshtatur nivelit të zhvillimit të ithtarëve në teorinë rruga-qëllimi theksi vëhet midis liderit dhe karakterisitikave të ithtarëvenë mjedisin punonjës që mbështetet në teorin e pritjes.
Qasja(teoria)e këmbimit lider-ithtarë(leadermember exchange theory). Derisa teoritë e gjertanishme lidershipin e shohin nga aspekti i liderit(lidershipin si tërësi vetish, karakteresh, aftësish dhe sjelljesh)apo nga aspekti i anëtarëve si ithtar apo inferior(teoria situacionale, kontigjente dhe ajo rrugaqëllimi). Teoria lider-anëtar(ithtar)lidershipi kuptohet proces ku në qendër ndodhet interakcioni midis liderit dhe ithtarit.
Qasja transformuese(transformational leadrship) kjo qasje theks të veqantë i kushton paradigmës së nivleit duke u mbështetur në karizëm dhe ndieshmerinë personale të liderit. Sipas kësaj qasje lideri ndryshon ashtu sikurse tërë njerëzit tjerë, andaj emocionet, vlerat, etika, standardi, përfshihen në grupin e motiveve të ithtarëve ashtu që të bëhetlideri pjesë e tyre në një proces transformues. Bëhet këmbimi i lidershipit karizmatik dhe vizionar.
Qasja ekipore(team leadership)duke u mbështetur në faktin se ekipet janë grupe organizative të cilat kanë qëllime të përbashkëta ku harmonizojnë aktivitetet e tyre me qëllim të arritjes së objektivave të tyre. Në modelin e lidershipit ekipor lideri vëhet në vend të lëvizësit kryesor të efekteve ekipore këtu përfshihet edhe mentaliteti i liderit dhe i mjedisit ku ai vepron. Vendimet e liderëve mbështeten në aktivitetet interne dhe eksterne qe krijojnë efekte punuese dhe zhvillim.
Qasja psiko dinamike(psychodynamic approach)përfshinë disa kuptime të ndryshme të lidershipit që nënkupton mos egzistimin e nje modeli qpo të një teorie. Për qasje psikodinamike është karakteristikë koncepti themelor dhe i përbashkët i cili mbështetet në vetit personale të liderit. Shkalla e vetive siveti psikodinamike ndikon në raportet e liderit me ithtarët në raport me liderin është e parashikuar në masë të caktuar dhe paraqet mënyrën e sjelljes. Vetitë personale të individit janë të ngulituraderi në atë shkallë që vështirë ndryshohen ashtu që mbetet e vetmja gjë për antarët ti pranojnë ato veti të liderit siveti kolektive të tyre personale
- Slides: 17