L 03 Punsimi i personave t duhur Prof
- Slides: 20
L 03 Punësimi i personave të duhur Prof. as. Avdullah Hoti 1
Hyrje • Shembulli nga kapitulli paraprak • Firma e kompjuterëve ka vendosur që të punësojë punëtorë me shkathtësi të larta • Por: – si të tërheqen aplikant të mirë? – Si të zgjedhen më të mirët nga ata që aplikojnë? – Si të zgjedhen më të mirë në ndërkohë që atyre ju paguhet një pagë sa më e ulët e mundshme? • Punësimi i një punëtori i kushton kompanisë – Sidomos kur duhet të largohet nga puna • Sunk expenditure 2
Hyrje • Përmbledhje e bisedës në kuadër të kompanisë: • BENTHAM: në konkurs vendoset pagë e lartë që të tërheqen personat më të mirë • JEVONS: Më mirë të paguhet pagë e ulët e pastaj të rritet për ata që janë më të mirët për kompaninë • FISHER: Por kush do pranonte të punonte për një pagë të ulët që nga fillimi? • FISHER: Nëse ofrojmë pagë të lartë do të kemi shumë aplikantë. Si do t’i zgjedhim më të mirët nga një grup kaq i madh i aplikantëve? • JEVONS: Mund të përdorim kredencialet arsimore. • BENTHAM: Por do t’i diskualifikojmë disa që janë me arsim të mesëm por që janë mjaft të kualifikuar. • JEVONS: A mund të paguajmë një pagë sipas asaj se sa produktiv është personi? 4
Hyrje • Çështjet që duhet zgjidhur: – Si mund të zvogëlojë kompania numrin e madh të aplikantëve që të zvogëlojë koston e intervistimit dhe selektimit? – Çfarë mund të bëhet që të dekurajohen aplikantët e papërshtatshëm që të mos aplikojnë? – Çfarë page duhet ofruar personave që merren në punë? – A duhet të merren parasysh kredencialet e arsimit kur merren në punëtorët? – A duhet aplikuar puna provuese? – Sa duhet të jetë e lartë rritja në pagë për ata që janë të suksesshëm? – Kush duhet të mbahet në punë pas punës provuese? 5
Vetë-selektimi • Menaxherët ankohen se janë ‘bllokuar’ me punëtorë jo adekuat – Si të gjendet metoda e largimit të punëtorëve të padëshiruar? • Strategjia: ofrohet pagë të lartë që tërheq numër të madh të aplikantëve, dhe zgjedhen ata që janë të përshtatshëm • Por, kjo tërheq shumë aplikantë mund të jenë të papërshtatshëm – Pasojat: • disa prej tyre mund të punësohen ‘gabimisht’ – Ata mund të shkaktojnë probleme për kompaninë 6
Vetë-selektimi • Premisa: punëtori është aseti kryesor – Nëse zgjedhet personi i gabuar • Ka kosto për kompaninë • Në praktikë: firma ballafaqohet me ‘vetë-selektim’: – me problemin e ‘adverse selection’ (zgjedhje e gabuar) • kur personat e gabuar zgjedhen për kompaninë për shkak të një politike që aplikon kompania • Aplikimi i disa qasjeve për mënjanimin/zvogëlimin e këtij problemi • Megjithatë, asnjë nga këto qasje nuk është perfekte për të siguruar që personi i duhur punësohet 7
Filtrimi • Një menaxher sugjeron që të përdoren kredencialet e arsimit për të selektuar aplikantët • Supozimi 1: – aftësia për të marrë kredenciale lidhet pozitivisht me performancën në punë – Por, në praktikë: • aftësia për të marrë kredenciale arsimore mund të tregojë nivelit e përgjithshëm të njohurive (koha e internetit) • Sa është relevante për të kryer punën specifike? – Përvoja tregon se: kredencialet arsimore janë vetëm sinjale për produktivitetin, dhe nga 8 njëherë sinjale të dobëta
Filtrimi • Supozimi 2: – Shpenzimet shtesë për personin me arsimim më të lartë justifikojnë produktivitetin e tij më të lartë • Por: arsimi i lartë mund të mos jetë i përshtatshëm për një punë specifike – Megjithatë: arsimi i lartë mund të shërbejë për të sortuar/filtruar disa persona 9
Filtrimi Kushtet nën të cilat filtrimi sipas nivelit arsimor është i përshtatshëm 1. Aftësia për të dalë mirë në shkollim lidhet pozitivisht me aftësinë për të kryer punën si duhet • • kjo është e qëndrueshme në punët ‘white collar’ Në punët fizike nuk është e aplikueshme 10
Filtrimi Kushtet nën të cilat filtrimi sipas nivelit arsimor është i përshtatshëm 2. Nëse diferenca në paga në mes të atyre H-S dhe L-S është e vogël, atëherë një diferencë e vogël në arsim mund të sinjalizojë diferenca të larta në produktivitet • Në këtë situatë, vetëm ata që janë shumë të aftë që të kryejnë arsimin e bëjnë këtë – • si rezultat ata persona janë shumë të aftë Kur këto diferenca janë të mëdha, atëherë edhe ata që nuk janë shumë të aftë i hyjnë angazhimit për të kryer arsimin e caktuar 11
Filtrimi Kushtet nën të cilat filtrimi sipas nivelit arsimor është i përshtatshëm 3. Fitimi i kredencialeve arsimore është relativisht i lehtë për personat e përshtatshëm për tu punësuar • • Kontabilisti: ai që e njeh kontabilitetin shumë lehtë çertifikohet duke e kryer provimin përkatës Të tjerët duhet paguar shumë kurse dhe shpenzuar kohë 12
Kontratat kontingjente • Definimi i kontrateve kontingjente: • Nga anglishtja: – Contingent – që varet nda diçka • Ajo që do të ndodhë në të ardhmen varet nga diçka • Shembull: – Pikniku në bjeshkë javën e ardhshme varet nga moti – Suksesi në provim varet nga angazhimi i juaj gjatë semestrit • Kontratat kontingjente: – Paga e punëtorit dhe promovimi i tij në punë janë kontingjente (varen) nga përpjekjet/produktiviteti i tij në vendin e punës 13
Kontratat kontingjente • Mënyra më e mirë për zgjedhje të punëtorit të duhur: – Aplikimi i një skeme adekuate të pagesës që tërheq punëtorët e aftë dhe dekurajon ata që janë më pak të aftë – Paga sipas produktit si formë bazë e kontratave kontingjente • Punëtori paguhet sipas produktit të prodhuar • Paga sipas produktit siguron zgjedhjen e punëtorëve të duhur në rrethana të ndryshme 14
Kontratat kontingjente Punëtori Prodhimi për orë Paga për orë në një punë tjetër jashtë kompanisë (alternativa që ka punëtori) - Me aftësi të larta 6 njësi $ 20 - Me aftësi të ulta 4 njësi $ 16 • Paga për njësi $3. 35 tërheq në punë vetëm ata që janë më të aftë dhe i largon ata që janë më pak të aftë • Sepse: $3. 35 x 6 = $20. 10 > paga për orë në punën tjetër $3. 35 x 4 = $13. 40 < paga për orë në punën tjetër Kjo vlenë nën supozimin që punëtorët e dijnë produktivitetin e tyre paraprakisht – Nëse jo: atëherë është problematike të parandalohen ata me aftësi më të ulta që të aplikojnë 15
Kontratat kontingjente – puna provuese • Jo gjithmonë mund të matet produktiviteti i punëtorit – Menaxherët e nivelit të mesëm – Asistentët e ndryshëm etj • Aplikimi i pagës sipas produktit mund të prodhojë sjellje të gabuara – Shembull: një asistent në departamentin e personelit në kompani paguhet sipas numrit të personave të marrë në punë • Atëherë, ai do të marrë sa më shumë persona në punë • Vlerësimi i punës së këtyre personave të bëhet në mënyrë kualitative 16
Kontratat kontingjente – puna provuese • Puna provuese si mënyrë e matjes së performancës së punëtorëve puna e të cilëve nuk matet me produktin e prodhuar • Punë provuese për 6 muaj – Në fund të periudhës, ata që janë të suksesshëm u vazhdohet kontrata – Baza ligjore në ligjet e punës • Puna provuese dhe kompenzimi adekuat siguron që vetëm aplikantët që janë të sigurtë se e kalojnë me sukses periudhën provuese aplikojnë në firmë • Shembulli paraprak: Firmës i kushton: P. e aftë = $20 hr / 6 njësi për orë = $3. 33 për njësi P. më pak të aftë = $16 hr / 4 njësi për orë = $4. 00 për njësi • Firma ka marrë vendim të drejtë duke punësuar punëtorët e aftë 17
Kontratat kontingjente – puna provuese Puna provuese mund të përdoret në këtë mënyre • Supozojmë se personi do të jetë në treg për 20 vite • Ai mund të punoj në këtë kompani ose diku tjetër ku paguhet $20 ose $16 respektivisht sipas aftësive të tij • Supozojmë se planifikon të punojë 2000 orë në vit • Le të vendosim një vit punë provuese • Pas këtij vitit, punëtorit i ofrohet kontratë për 19 vite ose largohet nga puna – Nëse largohet, shkon në punën alternative • Si të vendoset një periudhë provuese e cila i nxit vetëm ata që janë të aftë të aplikojnë për punë? 18
Kontratat kontingjente – puna provuese • Supozojmë se: – punëtorët e aftë e kalojnë periudhën provuese me siguri të plotë – punëtorët më pak të aftë kanë këtë probabilitet: P probabiliteti që e kalojnë periudhën provuese (1 – P) probabiliteti që nuk e kalojnë periudhën provuese • Nëse: W 1 W 2 paga në vitin e parë në periudhën provuese paga gjatë 19 viteve të tjera pas periudhës provuese 19
Kontratat kontingjente – puna provuese • Për të tërhequr punëtorët e aftë duhet të plotësohe kushti i vënë me këtë ekuacion: 2000 W 1 + 2000 x 19 x W 2 ≥ 20 x 2000 x Ws • Për të dekurajuar punëtorët më pak të aftë duhet të plotësohet kushti: 2000 W 1 + P x 2000 x 19 x W 2 + (1 – P) x 19 x 2000 x Wu < < 20 x 2000 x Wu • Firma duhet të gjejë atë nivel të W 1 dhe W 2 ashtu që të tërheqë punëtorët e aftë dhe të largojë ata më pak të aftë 20
- Namaz zuhar
- Pergjegjesia e personave juridik
- Prof mario cerbone
- Prof samborski fibromialgia
- Dr abid hossain mollah
- Lemod solu
- Galactocele areola
- Professor dr jur gerd kirchhoff
- Prof. dr. rudas lászló
- Prof. johanna haberer
- Prof dr adnan tezel
- Dr kenan keven
- Cicognani alessandro bologna
- Sonnet 29 by edna
- Prof dr vesile şentürk cankorur kimdir
- Prof. dr. nizamettin aydin
- "prof universidade paulista unip"
- Van gelder telekom gmbh
- Pengertian pajak menurut prof dr rochmat soemitro
- Apprendimento cognitivo
- Kontendike