KONTABILITETI I QIRAS LIZINGU KAPITALE MSc Fisnik Morina
KONTABILITETI I QIRASË (LIZINGU) KAPITALE MSc. Fisnik Morina, Ph. D © Pejë, 2016
Çfarë është lizingu? Lizingu paraqet një kontratë shpesh afatshkurtër që specifikon kushtet nën të cilat pronari i një aseti (lizing dhënësi) pajtohet të bartë të drejtën e shfrytëzimit të asetit te një palë tjetër (lizing marrësi).
Çfarë është lizingu? P. sh. ju si student mund të vendosni të merrni një apartament me qira për të jetuar gjatë kohës sa jeni në studime. Pronari i apartamentit (qiradhënësi) me siguri se do të kërkojë nga ju të nënshkruani një kontratë në të cilën janë specifikuar kushtet nën të cilat ju merrni apartamentin me qira, shumën që ju duhet paguar, kohën kur ju duhet ta lironi apartamentin etj.
“Palët” në lizing Qiramarrësi: Pala e cila jep të drejtën e shfrytëzimit të pronës nën kushtet e lizingut. Qiradhënësi: Pronari i pronës që jepet në lizing (qira) palës tjetër. � Pronari ligjor i asetit
Klasifikimi i lizingut PO Nëse lizingu është i pezulluar apo nuk plotëson asnjë nga 4 kriteret, ai është lizing operativ? Po Jo Transfero në pronësi Po Jo Opcioni i blerjes me marrëveshje? Po Jo Termi ³ 75% e jetës së shfrytëzimit? Po Lizing kapital Jo Vlera e tanishme e pagesës minimale ³ 90% ? Lizing operativ
Lizingu operativ Një lizing operativ, në esencë është një marrëveshje qiraje. Kjo nënkupton se, rrezikun dhe përfitimet mbahen nga lizingdhënësi.
Lizingu operativ Përcakton shpenzimet e qirasë apo të ardhurat për periudhën përfituese Nuk paraqiten detyrime në bilancin e qiramarrësit, Qiradhënësi zhvlerëson asetin Qiradhënësi zakonisht është përgjegjës për sigurimin, taksën në pronë dhe mirëmbajtjen.
Lizingu kapital është një marrëveshje që transferon në thelb të gjitha rreziqet dhe përfitimet e pronësisë dhe përfaqëson në substancë një blerje nga lizingmarrësi dhe një shitje nga lizingdhënësi.
Kriteret e lizingut kapital E drejta i transferohet lizingmarrësit Opsioni i blerjes sipas marrëveshjes gjithashtu e transferon të drejtën të lizingmarrësi Koha e lizingut mbulon kohën më të gjatë të jetës së asetit (koha e jetëzgjatjes > 75% se jeta ekonomike) Lizingdhënësi mbulon në thelb të gjitha mjetet e investuara përmes pagesës së lizingut (VP e PML = 90% e FMV)
Financimi i drejtpërdrejtë i lizingut Lizingdhënësi e quan këtë “financim i drejtpërdrejtë i lizingut” sepse në esencë është një shitje me këste. E vetmja para që lizingdhënësi krijon nga lizingu është e ardhura nga interesi.
Qiraja kapitale (financiare) Supozojmë se me datë 01. 2010 korporata “A” ka marrë pajisje të reja me qera vjetore prej 80. 000 euro. Afati i kontrates është 5 vite dhe përfaqson 90% të jetës ekonomike të pasurisë së marrë me qira. Kamata e nënkuptuar të cilën pretendon ta përfitojë qeradhënësi është 10% e që në fakt është norma e kamatës së tregut. Me 31. 12. 2010 është bërë pagesa e qerasë vjetore në kesh nga ana e korporatës “A”.
Evidenca e qirasë kapitale te qiradhënësi Supozojmë se m datë 01. 2012 Korporata “A” ka dhënë makineri të reja me qera kapitale vjetore 36. 000 euro. Afati i kontrates së qirasë kapitale është 6 vite dhe se kamata e nënkuptuar të cilën pretendon ta përfitoi qeradhënësi është 8%. Regjistroni makineritë e dhëna me qera dhe arkëtimin e qerasë me 21. 12. 2012.
- Slides: 12