KONTABILITET Muhamed SejdiuBedri Shala Kapitali i pronarit 1
KONTABILITET Muhamed Sejdiu&Bedri Shala Kapitali i pronarit 1
KAPITALI (AKSIONAR) I PRONARIT • Kapitali i pronarit paraqet pasurinë neto të pronarit/ve të ndërmarrjes. Nëse nga pasuria bruto e ndërmarrjes zbriten detyrimet, ajo qe mbetet është pasuri neto që emërtohet kapitali apo ekuitet. • Për të ka disa përkufizime, por ai më i sakti dhe në bazë të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit është: Paratë e investuara (kesh) nga burimet e veta ose burime të veta në natyrë (ndërtesa, makineri, tokë, etj. ) 2
Kapitali i pronarit është vlera e mbetur pasi nga aktivet janë zbritur detyrimet që ka biznesi. Kapitali i pronarit/ëve përfshinë pjesën e paguar të kapitalit (ose kapitali), rezervën e kapitalit, rezervat e tepërta dhe fitimeve të pashpërndara. Kapitali i vetë ose pasuria neto, që tregon detyrimet e njësisë ekonomike ndaj pronarit ose pronarëve të saj. 3
BURIMET E VETA (KAPITALI I PRONARIT) • Në bizneset individuale, burimi i kapitalit individual është investimi fillestar i kapitalit nga pronari. Në momentin e krijimit të njësisë ekonomike pronari duhet të përgatis një inventar të elementëve aktivë dhe pasivë që ai ka vendosur të regjistroj në bilancin e saj, duke pasur parasysh që mund të përfshijë të gjitha aktivet ose të gjitha pasivet që ka krijuar nga paratë personale të përdorura për llogari të njësisë ekonomike. Kapitali në këtë rast përbëhet nga vlera në natyrë (makineri, pajisje, mallra, materiale, etj. ) 4
Në korporata, po ashtu investimi mund të jetë në natyrë dhe në vlera monetare, por që gjithmonë përgjegjësia kufizohet në vlerën e kapitalit të investuar që zakonisht është i shprehur në vlerën e akcioneve (pjesës, përqindjes) të cilën e ka investuar. Shembull 1: Në 5 janar 2020 është krijuar njësia ekonomike e cila në bazë të dokumenteve juridikë që disponon dhe ato kontabël ka investuar në natyrë dhe para këto vlera: - Tokë 200. 000, 00 Euro - Ndërtesë 160. 000, 00 Euro - Automjete 100. 000, 00 Euro - Para të depozituara në bankë 100. 000, 00 Euro 5
6
KAPITALI I KONTRIBUAR • Kapitali i kontribuar paraqet shumën e investimeve direkete të pronarit në ndërmarrje. Në fakt paraqet shumën e paguar ndërmarrjes nga ana e mbajtësve të akcioneve, të cilat atyre u japin të drejtën e pronësisë. • Kapitali i kontribuar paraqet shumën e investuar në korporatë nga ana e pronarëve të saj. Me fjalë të tjera, kapitali i kontribuar përfaqëson shumat e paguara nga aksionarët në kohën e emetimit së aksioneve nga korporata. 7
Shembull : Ndërmarrja Miti me datën 31. 12. 2011 ka pasur këtë gjendje në llogaritë e kapitalit të vetë: Kapitali i kontribuar – kapitali aksionar 10. 000 aksione, ku një aksion = 10 euro, totali 100. 000, 00. Fitimi i mbajtur 65. 000, 00. Gjatë vitit 2012 kjo ndërmarrje emetoi (shiti) aksione të zakonshme në vlerë 35. 000, 00 dhe realizoi fitim neto 17. 000, 00 si dhe pagoi dividentat prej 6. 000, 00 8
Zgjidhje Ndërmarrja Miti 31. 12. 2012 Pasqyra e ndryshimit të kapitalit Kapitali i. kontr. Fitimi i mbajtur. Totali Gjendja 31. 12. 2011: 100. 000, 00 65. 000, 00 165. 000, 00 Kapitali i kontribuar: 35. 000, 00 Neto fitimi : 17. 000, 00 Dividenta e paguar (6. 000, 00) --------------------------------------Gjendja më 2014 -të 135. 000, 00 76. 000, 00 211. 000, 00 9
10
REZERVAT DHE RIVLERËSIMET • Me rezerva në përgjithësi kuptohen shumat e fitimit ose të elementëve të tjera të kapitalit që caktohen për t`u përdorur për një qëllim të caktuar. Pra, në kuptimin kontabël ato paraqesin zbritje nga fitimet, apo kufizim përdorimi nga fitimet të shumave të caktuara. Rezervat pasi krijohen mund të mbahen në njësinë ekonomike për një kohë të caktuar. Për sa kohë që nuk përdoren për arsyen që janë krijuar ato përbëjnë për njësinë ekonomike një burim kapitali të caktuar. 11
Në njësi ekonomike mund të krijohen rezerva të ndryshme të cilat përdoren për qëllime të caktuara. Krijimi i tyre mund të përcaktohet me ligj, me statutin ose me kontratën e njësisë ekonomike dhe me vendime të organeve kompetente. Ato mund të krijohen jo vetëm nga fitimet por edhe nga rezervimi i elementëve të tjera të kapitalit, si p. sh i primit, etj. Pavarësisht nga mënyra e krijimit të tyre, duhet që kontabiliteti të pasqyroj me saktësi si krijimin ashtu dhe përdorimin e rezervave në përputhje me kushtet e parashikuara 12
Shembull : Ndërmarrja Miti vendosi të krijojë rezerva nga fitimi i vitit të kaluar në shumën prej 20. 000, 00 euro; nga fitimi i vitit ushtrimor shumën prej 10. 000, 00 euro. 13
FITIMI I MBAJTUR (FITIMI I PASHPËRNDARË) • Fitimi i mbajtur është shuma e fitimit neto të pashpërndarë për dividendë, i cili mbahet për t’u ri investuar në korporatë. Gjendja e fitimit të mbajtur gjatë një periudhe fiskale ndryshon nga fitimi humbja neto e periudhës si dhe nga deklarimet e dividendës. • Fitimi i mbajtur rritet nga fitimi neto i periudhës, kurse zvogëlohet nga humbja neto e periudhës dhe nga deklarimet e dividendit. 14
Fitimi neto është diferencë e të hyrave dhe të dalave (shpenzimeve), ku të hyrat ndikojnë në rritjen e fitimit neto, kurse të dalat ndikojnë në zvogëlimin e fitimit neto. Kur totali i të hyrave është më i madh se totali i dalave paraqitet fitimi neto. Humbja neto është diferencë e të hyrave dhe të dalave (shpenzimeve), të hyrat ndikojnë në zvogëlimin e humbjes neto, kurse të dalat ndikojnë në rritjen e humbjes neto. Kur totali i të hyrave është më i vogël se totali i të dalave paraqitet humbja neto. 15
Shembull : Ndërmarrja Miti me datën 31. 12. 2013 ka pasur këtë gjendje në llogaritë e kapitalit të vetë: -kapitali i kontribuar (kapitali aksionar) 10. 000 aksione ku një aksion = 10 euro, totali 100. 000, 00. ; fitimi i mbajtur 50. 000, 00. Gjatë vitit 2014 kjo ndërmarrje emetoi (shiti) aksione të zakonshme në vlerë 35. 000, realizoi fitim neto 20. 000, 00 dhe pagoi dividentat prej 15. 000, 00. 16
17
INVESTIMI I PRONARIT • Pronari ka investuar 90. 000, 00 euro, duke i deponuar në bankë, në llogarinë e biznesit. Si do të dukej regjistrimi kontabël? 18
19
TËRHEQJA E PRONARIT • Pronari mundet që për arsye të ndryshme të ndryshoj interesat e tij në njësinë ekonomike. Pra ai mund të tërheqë kapital nga njësia ekonomike me qëllim zvogëlimin përfundimtar të interesave të tij në njësi. Gjithashtu ai mund të investoj në njësinë ekonomike për shtimin e kapitalit të tij kur e sheh që njësia ekonomike po ecën me sukses. Sipas standardeve të kontabilitetit efektet e këtyre veprimeve në kontabilitet të regjistrohen në llogarinë “Kapitali i pronarit” apo “Kapitali aksionar”. 20
Tërheqjet do të regjistrohen në debi të llogarisë “Kapitali i pronarit” apo të llogarisë “Fitimet e mbajtura” dhe në kredi të llogarive të aktiveve të ndryshme që ai tërheq (materiale, mallra, paratë e gatshme nëse tërheq para, etj. ). 21
Shembull: Pronari ka vendosur të tërheqë para të gatshme në vlerë prej 20. 000, 00 euro nga fitimet e bartura nga periudhat e kaluara. 22
23
FITIMI/HUMBJA E PERIUDHËS DHE PASQYRIMI I TYRE NË EKUITET • Kapitali i njësisë ekonomike mund të shtohet edhe duke bërë emetime të reja aksionesh shtesë të kapitalit. Në këtë rast regjistrimet kontabël janë pak a shumë si ato të trajtuara më sipër. Veçori paraqet rasti i pranimit apo i largimit të një ortaku nga shoqëria, veprim i cili shkakton shtimin ose pakësimin e kapitalit themelues të saj. Kjo veçori konsiston në faktin se pranimi ose largimi i një ortaku mund të bëhet me kompensim kapitali nga ana e ortakëve/ortakut që largohet. 24
FITIMI/HUMBJA • - Kapitali themelues shtohet edhe nga faktorët e mëposhtëm: • a) Nga përfshirja në kapital vlerave të shtuara nga rivlerësimi i elementëve të aktiveve. • b) Nga përfshirja në kapital të rezervave të kapitalit apo të rezervave të tjera. • c) Nga kapitalizimi i fitimit të vitit apo të fitimit të mbartur, etj. 25
26
FITIMI/HUMBJA E BARTUR • Ky regjistrim do të bëhet vetëm pasi organi kompetent i shoqërisë, zakonisht asambleja e aksionarëve, të ketë caktuar si destinacion të këtyre burimeve (fitimi/humbja e bartur) – zmadhimin ose zvoglimin e kapitalit themeltar duke ndjekur dhe procedurat përkatëse ligjore. • Veprimet më tipike që sjellin pakësimin e kapitalit themeltar janë: • a) Mbulimi i humbjeve të periudhave të mëparshme nga kapitali themeltar • b) Tërheqja apo kthimi i shumave të kapitalit ortakëve apo aksionarëve • c) Anulimi i aksioneve të veta që tërhiqen (riblihen) për t`u anuluar 27
28
T I R E D IN M E L FA 29
- Slides: 29