Koncepti i PROTOKOLLIT Etiketa sht koncept shume i

  • Slides: 15
Download presentation
Koncepti i PROTOKOLLIT

Koncepti i PROTOKOLLIT

�Etiketa - Është koncept shume i gjere shoqëror, e cila nuk ka te beje

�Etiketa - Është koncept shume i gjere shoqëror, e cila nuk ka te beje vetëm me mirësjelljen njerëzore, por qe njekohesishte përmbledh ne vetvete te gjitha mënyrat se si veprohet, punohet dhe jetohet nga individët ne një shoqëri te caktuar. �Protokolli - Është ajo pjese e etikes, qe merret me rregullimin e te gjitha aspekteve te paraqitjes dhe sjelljes zyrtare dhe diplomatike. - Është një kompleks rregullash qe disiplinon aktivitetin formal te gjitha elementeve perberse te shtetit, te raporteve te tij me jetën publike dhe te çdo niveli zyrtar ne veçanti.

Protokolli dhe struktura e shoqërisë � Është e pamundur te orientohesh drejt ne piramidën

Protokolli dhe struktura e shoqërisë � Është e pamundur te orientohesh drejt ne piramidën shtetërore, te zgjidhesh problemet politike, diplomatike dhe administrative qe krijohen, si dhen te komunikosh korrektesishte brenda sistemit, nëse nuk ke njohuri te plota për ETIKEN zyrtare. � Për organizimin e një evenimenti formal është e nevojshme te kombinohen aftësitë realizuese, me dijen për te shkruar korrektesishte një ftese, me zgjidhjen e çështjes se cilat rangje duhet ftuar ne atë eveniment, ne mënyre qe te mos krijohen te papritura dhe pakënaqësi. � Ne veprimtarinë zyrtare lindin marrëdhënie te caktuara midis personave te niveleve te ndryshme, midis strukturave perberse dhe organeve, te cilat rregullohen dhe marrin jete vetëm ne saj te zbatimit te normave te protokollit. Këto norma, i bëjnë me korrekte dhe i lehtësojnë raportet e brendshme te jetës zyrtare. � Personat zyrtar qe nuk e zotërojnë këtë aftësi dhe nuk sillen ne përputhje me kodin e etikes zyrtare dallohen menjëherë qe nuk janë ne vendin e tyre.

� Protokolli shërben si mjet komunikimi nëpërmjet te cilit transmetohen mesazhe te caktuara qëndrimi,

� Protokolli shërben si mjet komunikimi nëpërmjet te cilit transmetohen mesazhe te caktuara qëndrimi, sjelljeje dhe te menduarit ne pajtim me kërkesat. Mjafton qe një person i paafte te vihet para hartimit te një letre, te bisedoj ne telefon, te pres dhe përcjelle autoritete te larta, apo te sillet ne një mjedis diplomatik dhe te kuptohet fare qarte se mesazhi i tij është tepër negativ. � Rregullat e protokollit nuk janë diçka e ngurte, qe mund te përvetësohen njëherë e mire, mjafton qe te mbahen mend. Ato njihen dhe kuptohen vetëm ne një kontekst kulturor te nivelit te larte. � Është e vështire qe bashkëpunimi dhe koordinimi protokollar te behet ne mungesën e një formimi kulturor. � Kompleksi i elementeve perberse te protokollit qe te gjitha aspektet e jetës zyrtare dhe publike pranojnë ne përbërje njerëz me cilësi te larta kulturore. Ka raste kur kjo për arsye te ndryshme është e pamundur. Ne një situatë te tille, e vetmja rruge është te gjenden zgjidhje qe i afrohen një karakteri imponues. � Ne fushën ushtarake, realizimet protokollare pranohen pa diskutim, madje ne formën e rregulloreve, skenarëve te ndryshme dhe urdhrave.

� Shpesh mendohet se protokolli është vetëm një pjese e organizimit shtetëror, lidhet me

� Shpesh mendohet se protokolli është vetëm një pjese e organizimit shtetëror, lidhet me marrëdhëniet diplomatike dhe vepron jo me tej se ceremonitë mondane te organizuara nga rrethe te ngushta te jetës publike. Kjo nuk është plotësisht e vërtete, sepse rregullat e protokollit e shtrijnë veprimin e tyre edhe ne jetën publike dhe atë private. � Shume situata formale qe krijohen nga organe te ndryshme , edhe nga ente private, mund te zgjidhen drejt vetëm nëse konsultohet sistemi i protokollit zyrtar. � Te tilla mund te konsiderohen: - organizimi i ceremonive te ndryshme formale, përparësia e rangjeve, vizita, takime, probleme te komunikimit dhe titujve, te veshjes, etj. Njohja dhe aplikimi i standardeve protokollare edhe ne jetën publike është një avantazh dhe domosdoshmëri për te gjithë.

Protokolli � Është disipline shoqërore e organizuar ne baze rregullash dhe i pavarure nga

Protokolli � Është disipline shoqërore e organizuar ne baze rregullash dhe i pavarure nga disiplinat e tjera te se njëjtës fushe , filozofia, jurisprudenca, etika, por njëkohësisht e lidhur ngushte dhe ne bashkëveprim me to. � Mbështetet fort ne strukturën ligjore te shtetit, qe nga kushtetuta deri te kodet e ndryshme, prej te cilave nxjerr rregullat e veta për normimin e jetës zyrtare. � Mbështetet ne legjislacionin dhe konventat ndërkombëtare per te hartuar protokollin diplomatik. � Konsulton etiken dhe prej këtej konkludon për rregullat e mirësjelljes ne çdo situate për te folur me gjate për rregulloret dhe aspektet e tjera specifike.

� Struktura protokollare ndërtohet ne pajtim me trupin ligjor te organizimit te shoqërisë dhe

� Struktura protokollare ndërtohet ne pajtim me trupin ligjor te organizimit te shoqërisë dhe për pasoj edhe vlerësimi protokollar behet ne pajtim me rangun dhe jo me titullin apo kualifikimin individual. � Protokolli modern ndryshon esencialisht nga ai klasik. � Ne regjimet autoritare forma është përcaktuese ndaj përmbajtjes dhe etika shoqërore shfaqet ne mënyre me te ngurte, me rregulla me imponuese e strikte, për vete faktin se një monarki është shume here me konservatore se sa një shtet demokratik. � Vendosja e sistemeve demokratike ka sjellur ndryshime rrënjësore edhe ne protokoll. Hierarkia zyrtare është bere me fluide dhe ritmi i ndryshimeve institucionale me i shpeshtë. � Normat e mirësjelljes, moda dhe ceremoniali i jetës, nuk janë me prone e një kategorie te caktuar shoqërore, por kane zbritur deri ne nivelet masive te saj. � Ne një pikëpamje, protokolli mund te konsiderohet sot si një rregullator i marrëdhënieve publike, jo vetëm ne kulmin e shoqërisë por për çdo shtrese te saj.

Historia e protokollit - Për nga lashtësia historike mund te jete një nga tiparet

Historia e protokollit - Për nga lashtësia historike mund te jete një nga tiparet me te vjetra te shoqërisë njerëzore. (ne greq. protokoll; protos-i pare, kolla-ngjites) - Ne kohet e lashta, midis fiseve dhe tribuve kane ekzistuar mënyrat standarde te sjelljes dhe veprimit njerëzor. - Ne këtë periudhe u krijuan struktura hierarkike dhe u vendosen marrëdhënie te caktuara midis shkalleve te shoqërisë. - Ne këtë kohe filluan te zhvillohen ceremoni te ndryshme formale me rregulla te përcaktuara rigorozishtë , te cilat i dhanë jetës një kuptim dhe një pamje tjetër. - Ne strukturën e shoqërisë lindi përparësia e rangjeve dhe u vendos një sistem i kompaktësuar sjelljeje dhe qëndrimi, i cili disiplinoi çdo aspekt te jetës publike apo private, pagane apo fetare, si dhe çdo ceremoni te zhvilluar ne funksion te saj, qe nga lindja deri ne vdekje.

� Sipas, Masimo Sgreli (nder autoritet me te njohura botërore ne fushën e protokollit),

� Sipas, Masimo Sgreli (nder autoritet me te njohura botërore ne fushën e protokollit), një përmbledhje protokollare si “papirusi i kuq”, i hartuar rreth 2500 vjet p. e. s, ne kohen e faraonit Isesi ne formën e një kodi, përmban tere sistemin e etikes shoqërore te kohës. Ai u përhap dhe ndenji ne fuqi ne te gjithë boten e qytetëruar te Mesopotamisë deri ne vitin 700 p. e. s. � Protokolli, ka edhe rrënje te thella shoqërore. � Domosdoshmëria e ekzistencës se tij bazohet ne një varg faktorësh politike, ekonomike, morale, estetike, mjedisore, fetare dhe strukturore te shoqërisë njerëzore. � Për nga detyrat qe zgjidh ne funksion te përmirësimit te vazhdueshëm te pasqyrës se piramidës shoqërore, protokolli mund te konsiderohet si aspekti me i rendsishem organizues i saj.

Protokolli i SHTETIT � Është strukture e krijuar për disiplinimin ne forme dhe ne

Protokolli i SHTETIT � Është strukture e krijuar për disiplinimin ne forme dhe ne përmbajtje gjithë aktivitetin zyrtar te natyrës formale dhe problemet qe krijohen ne te gjitha aspektet e marrëdhënieve te tij publike. � Për ketë arsye, hartohet dhe miratohet zyrtarisht një rregullore me vlera juridike dhe njëkohësisht etike, te cilat duke u zbatuar perpikerisht, arrijnë te realizojnë një koordinim identik te te gjitha strukturave te shtetit. Ky është misioni i protokollit. � Protokolli, i jep një rendësi te madhe anës formale, por pa e nënvlerësuar përmbajtjen e cila ka rendësin e vet. � Kodi i protokollit personifikon ne forme fasadën e shtetit, kurse ne përmbajtje është përmbledhja e te gjitha vlerave te miratuara demokratikisht qe forcojnë themelin e shoqërisë. Kjo është arsyeja pse rangjet publike duhet ta respektojnë atë. Ne fund te fundit, këtu qëndron edhe gjithë esenca e protokollit dhe e qëndrimit ndaj tij.

- Përfaqëson përmbledhjen institucionale te kritereve qe rregullojnë çdo aspekt te natyrës formale dhe

- Përfaqëson përmbledhjen institucionale te kritereve qe rregullojnë çdo aspekt te natyrës formale dhe joformale, te marrëdhënieve zyrtare. - Duke qene një atribut i shtetit, ai shfaqet gjate gjithë veprimtarisë se tij te brendshme dhe ne marrëdhëniet me shtetet e tjera, si elementi kryesor i mënyrës se veprimit te tij.

Zyra e Potokollit te Shtetit Ka për detyre: �- organizimin dhe realizimin e te

Zyra e Potokollit te Shtetit Ka për detyre: �- organizimin dhe realizimin e te gjithë veprimtarisë kryesore protokollare te Presidentit te Republikës, Kryetarit te Kuvendit. . . �(ligji për protokollin e Shtetit te Kosovës)

Punonjësi i protokollit � Aftësi organizuese. � Aftësi komunikuese. � Aftësi bashkëpunimi. � Paraqitja.

Punonjësi i protokollit � Aftësi organizuese. � Aftësi komunikuese. � Aftësi bashkëpunimi. � Paraqitja. � Modestia. � Iniciativa. � Respekti i rangut.

Detaje te domosdoshme � Puna konkrete e protokollit është rezultative atëherë kur respektohen disa

Detaje te domosdoshme � Puna konkrete e protokollit është rezultative atëherë kur respektohen disa piketa tepër te nevojshme, te cilat kane lindur si pasoje e një përvoje te gjate ne ketë fushe. � Askush nuk mund te pretendoje se ka një kujtese te forte dhe mban mend çdo detaj, sado i vogël qofte. � Protokolli është i papajtueshëm me spontanitetin. � Protokolli presupozon organizim, pune te dokumentuar dhe sistematike , shkathtësi dhe operativitet ne zbatimin e programit te përcaktuar. � Një drejtues protokolli, qe te je ne gjendje te zgjidhe çdo situate, ka nevoje vetëm për dy gjera: Një makine te shpejte. Një telefon celular.

� Elementet baze për te ndërtuar një program protokolli janë përgjigjet e këtyre pyetjeve:

� Elementet baze për te ndërtuar një program protokolli janë përgjigjet e këtyre pyetjeve: Ku ? Kush ? Kur ? Cfare ? Perse ? Zbërthimi i tyre e jep te qarte kuadrin e plote te një situate protokollare dhe mundësinë për te hartuar një program te detajuar për realizimin e saj. Asnjë lloj pune nuk fillohet pa pasur me pare një strukture te formatizuar protokollare për çdo tip aktiviteti. Mbi bazën e saj krijohen zgjidhjet e unifikuara dhe standarde , te cilat plotësojnë sistemin e praktikave ceremoniale. nuk mund te ketë një zyre protokolli te organizuar dhe efektive pa një “arkiv te dhënash” te hollësishme te te gjitha aspekteve te domosdoshme te punës se saj, te listës se shtetit, te protokollit diplomatik dhe te te gjithë gamës se aktiviteteve te kryera ne kohe.