Koncepti i kostove bazike te menaxhmetit Kapitulli 2
Koncepti i kostove bazike te menaxhmetit Kapitulli 2 1 - 1
KONCEPTI I MENAXHIMIT TË KOSTOVE Ü Nocioni kosto është nocion i afërt me secilin dhe e përdorim sa herë që diskutojmë për blerje të diçkaje Ü Roli i kontabilitetit të menaxhmentit është të gjejë dhe të klasifikojë kostot në mënyra dhe rrugë të ndryshme për qëllime të ndryshme Ü Kuptimi i nocionit kosto, koncepti dhe klasifikimi i kostove janë faktor bazë për çdo studim të kontabilitetit të menaxhemntit
KONCEPTI I MENAXHIMIT TË KOSTOVE Kostot si faktor me rëndësi gjatë marrjes së vendimeve afariste në ndërmarrje, i shfrytëzojmë kryesisht për tri qëllime: 1. Si faktor gjatë përcaktimit të ardhurave në ndërmarrje 2. Si instrument i kontrollit të efikasitetit të afarizmit të ndërmarrjes 3. Si faktor me rëndësi gjatë vendosjes për problemet e planifikimit dhe politikës afariste të ndërmarrjes
KONCEPTI I MENAXHIMIT TË KOSTOVE Në literaturë dhe në praktikë ekziston një klasifikim dhe kuantifikim i kostove dhe atë: à Në bazë të dispozitave ligjore duke iu përmbajtur SNK à Në bazë të nevojave interne të ndërmarrjes à Në bazë të literaturës së brendshme dhe asaj të jashtme e që mund të kenë rëndësi praktike dhe teorike
DEFINIMI I KOSTOVE Kostot paraqesin shprehjen monetare të sasisë së punës së gjallë, mjeteve të punës dhe të objektit të punës të nevojshme për prodhimin e të mirave materiale Definicioni më i përgjithësuar i kostove nënkupton kostot si shprehje vlerore e harxhimit të të të mirave ekonomike, respektivisht të faktorëve prodhues me qëllim të prodhimit dhe shitjes së efekteve të ndërmarrjes dhe të realizimit të fitimit sipas kësaj baze. Definimi i tillë i kostove na drejton në tri karakteristikat kryesore të tyre: Cilat janë ato?
DEFINIMI I KOSTOVE Definimi i tillë i kostove na drejton në tri karakteristikat kryesore të tyre: à Si parim bazë i tyre duhet të jetë shprehja sasiore e harxhimit të të mirave ekonomike (faktorëve prodhues) à Harxhimi i të mirave ekonomike duhet të jetë në lidhje me efektet (produktet), respektivisht e kushtëzuar me prodhimin e atyre efekteve (produkteve) dhe se kosto mund të konsiderohen vetëm ato që janë të provokuara nga prodhimi i efekteve (produkteve) à Sasitë e harxhuara të të mirave ekonomike duhet të jenë të shprehura në vlerë, respektivisht të vlerësuarit sipas çmimeve përkatëse, me fjalë tjera duhet të ekzistojë komponenta çmimore e kostove
Kosto apo shpenzim • Dr. Diana Lamani jep një definicion interesant të kostove të cilat i dallon nga shpenzimet. • Me kosto nënkupton vlerën e mjeteve të përdorura ose për t’u përdorur për sigurimin e mjeteve tjera, • Shpenzimi përfaqëson vlerën e mjeteve të përdorura për të siguruar të ardhura. • Faktikisht, shumica e kostove shndërrohen në shpenzime. Disa prej tyre shndërrohen në shpenzime në të njëjtën kohë kur ato kryhen. • Kur ndodhë një gjë e tillë, shpesh termat kosto dhe shpenzime përdoren në mënyrë të ndërsjelltë.
Kosto apo shpenzim • Përafërsisht definicion të njëjtë jep dhe dr. Ronald Hilton me ç’rast kostot i definon si sakrificë e kryer, zakonisht e matur me resurset e dhëna për këtë sakrificë, për të arritur qëllime të veçanta. • Siç do të shohim edhe më vonë, të gjitha kostot që nuk janë kosto të produktit, quhen kosto të periudhës. Këto kosto identifikohen me periudhën kohore në të cilën janë shkaktuar më saktë se me njësitë e blera apo të prodhuara. Kostot e periudhës njihen si shpenzime të periudhës në të cilën janë krijuar.
Kosto apo shpenzim Për kostot nuk mund të flasim në këto raste: Kur nuk kemi të bëjmë me ndonjë element të procesit të prodhimit, Kur njëri ndër elementet e procesit të prodhimit nuk shpenzohet edhe pse merr pjesë në procesin e prodhimit, Kur për ndonjërin prej elementeve të procesit të prodhimit nuk kemi shprehje të vlerës apo për sigurimin e tij nuk na nevojiten kurrfarë mjete monetare, Kur harxhimet e shprehura në vlerë monetare nuk janë të lidhura me krijimin e një të mire materiale.
Struktura dhe klasifikimi i kostove • Koncepte dhe klasifikime të ndryshme të kostove shfrytëzohen për qëllime të ndryshme, • Të kuptuarit e këtyre koncepteve dhe klasifikimeve i mundëson kontabilitetit menaxherial t’i ofrojë menaxherit të dhëna të përshtatshme mbi kostot për të cilat ka nevojë. 2 - 10
Struktura dhe klasifikimi i kostove • Nga aspekti i mirëfilltë kontabël, kostot shprehin vlerat e harxhuara në procesin e prodhimit (prodhimeve ose shërbimeve) dhe atë: 1. Si kosto pjesërisht ose tërësisht të bartura në prodhimtari, në atë masë sa edhe është vlera e harxhuar, 2. Si harxhim i përllogaritur, i cili kur të paraqitet do të ngarkonte procesin e riprodhimit. 2 - 11
Struktura dhe klasifikimi i kostove • Një klasifikim fillestar të kostove që mund të jetë i nevojshëm për kontrollimin e kostove nga menaxheri, mund të jetë: 1. Kostot e kontrolluara 2. Kostot e pakontrolluara 2 - 12
STRUKTURA DHE KLASIFIKIMI I KOSTOVE à Kostot e kontrolluara përfshijnë kostot të cilat menaxheri mund t’i kontrolloj dhe të ndikoj në lartësinë e atyre kostove à Kostot e pakontrolluara përfshijnë kostot në të cilat menaxheri nuk mund t’i kontrolloj dhe të ndikoj në lartësinë e tyre.
. . . KLASIFIKIMI I KOSTOVE KOSTOT MENAXHERI KLASIFIKIMI Kostot e lëndës së parë për prodhimin e kompjuterit Mbikëqyrësi i departamentit të prodhimit për çipat e kompjuterit Të kontrolluara Kostot e ushqimit të një restoranti Menaxheri i restorantit Të kontrolluara Kostot e shpalljes apo koatot e procesimit të dhënave të operacioneve të kontabilitetit Menaxheri i agjencisë Të pakontrolluara
STRUKTURA DHE KLASIFIKIMI I KOSTOVE KOSTOT OPORTUNE Paraqesin një koncept ekonomik dhe mund të definohen si vlerë e alternativës më të mirë të zgjedhur me qëllim të marrjes së vendimit adekuat afarist 15
…KLASIFIKIMI I KOSTOVE SHEMBULL: Nëse kemi blerë një artikull me çmim prej 2, 10 €, të cilin e kemi shitur me çmim prej 2, 30 €, ku çmimi i tregut është 2, 40 €, sipas evidencës kontabile ne kemi fituar 0, 20 €, mirëpo nëse bazohemi në procesin e marrjes së vendimeve ne kemi humbje për 0, 10 €. Me fjalë tjera, pasi që objektiv i shpenzimeve në procesin e marrjes së vendimeve është gjetja e profitit relativ të njërës alternativë ndaj tjetrës, bazë për vlerësimin e të gjitha resurseve matëse dhe aktiviteteve (produkti apo shërbimi) duhet të jetë maksimumi i profitit potencial
…KLASIFIKIMI I KOSTOVE KOSTOT E FUNDOSURA (SUNKS COSTS) Shembull: Blerja e sistemit kompjuterik i cili nuk mund të përdoret më për nevojat e para
Kosto të drejtpërdrejta Kosto të tërthorta Kostot të cilat kanë të bëjnë dhe lidhen direkt me objektin e identifikuar të kostove (MD, PD) Kostot të cilat kanë të bëjnë por nuk lidhen direkt me objektin e identifikuar të kostove (KIP)
Kostot e produktit në ndërmarrjet prodhuese Materiali Puna Kostot indirekte variabile 14 -19
KOSTOT INDIREKTE (TË TËRTHORTA) Çfarë janë kostot e tërthorta? Janë kosto të cilat duhet të shpërndahen me qëllim të mbulimit nga produkti apo vendi i shpenzimit Shembull: Kostot e shpalljes për një vijë ajrore por që nuk kanë të bëjnë me një fluturim
KOSTOT E TËRTHORTA TË PRODHIMIT Janë kostot e përgjithshme të prodhimit, që përfshijnë të gjitha kostot të përcjella me procesin e prodhimit e që nuk mund të lidhen me produktet e prodhuara në një mënyrë ekonomikisht të realizueshme
KOSTOT E TËRTHORTA APO KOSTOT E PËRGJITHSHME Janë kostot e prodhimtarisë që nuk mund të lidhen direkt me njësinë e produktit Shembull: Puna indirekte apo materiali indirekt Pagat e paguara të punësuarve që nuk janë drejtpërsëdrejti të përfshirë në punët prodhuese Shembull: Punëtorët e mirëmbajtjes, rojet, sigurimi, portierët, etj. Materialet e shfrytëzuara për të përkrahur procesin prodhues Shembull: Materiali për lyerje dhe pastrim i përdorur në repartin e montimit të automobilit
Kostot indirekte të prodhimit Të gjitha kostot e prodhimit tjera nga kostot e materialit direkt dhe punës direkte Përfshijnë: Materiali indirekt. Puna indirekte Kostot e pajisjeve dhe makinerisë. • Kostot tjera jo direkte • • • Nuk përfshijnë shpenzimet e shitjes dhe administratës
Shembull i kostove direkte dhe indirekte Kostot direkte: Departamenti i mirëmbajtjes Departamenti i personelit Departamenti i montimit Departamenti i përfundimit € 40, 000 € 20, 600 € 75, 000 € 55, 000 Supozojmë se kostot e departamentit të mirëmbajtjes janë shpërndarë baras në departamentet prodhuese. Sa janë shpërndarë në secilin departament? 1 - 24
Shembull i kostove direkte dhe indirekte Mirëmbajtja € 40, 000 Kostot direkte të montimit € 75, 000 € 20, 000 Kostot direkte të përfundimit € 55, 000 shpërndarë € 20, 000 1 - 25
. . . KLASIFIKIMI I KOSTOVE Sa i përket pikëvështrimit kontabël dhe atij të përpilimit të kalkulimit të kostos, është e rëndësishme ndarja e kostove në: 1. KOSTO TË PRODUKTIT 2. KOSTO TË PERIUDHËS
Rrjedha e kostove në firmat prodhuese Materiali direkt Puna direkte Shp. indir. të prodh. Gjysmëproduktet Produktet e gatshme KMSH
KOSTOT E PRODUKTIT: KATEGORITË Janë të gjitha kostot që eventualisht shpërndahen në produkte dhe të klasifikuara si: 1. Kostot e furnizimit të materialit direkt, 2. Kostot e konvertimit: puna direkte 3. Kostot tjera jo prodhuese, të disajnimit të produktit etj.
MD – Çfarë është kostoja? • • Çmimi i faturës së lëndës së parë, Kosto e transportit, Detyrimet importuese dhe Zvogëlimet për zbritjet e lejueshme për pagesa të menjëhershme.
KOSTO TË PERIUDHËS Janë të gjitha kostot tjera që nuk janë kosto të produktit. Këto kosto me tepër identifikohen me periudhën kohore në të cilën ato janë shkaktuar se sa me njësitë e blera apo të prodhuara Në këtë grup hyjnë: à Shuma e pazakonshme e kallos, punës së panevojshme dhe shpenzime tjera të prodhimtarisë à Shpenzimet e deponimit (përveç nëse ato shpenzime janë të domosdoshme në procesin e prodhimit gjatë fazave të mëtutjeshme të prodhimtarisë) à Shpenzimet e përgjithshme të administratës të cilat nuk kanë të bëjnë me sjelljen e materialit në gjendje dhe lokacion ekzistues à Shpenzimet e hulumtimit dhe të zhvillimit à Shpenzimet e shitjes dhe të administratës, etj.
Materiali • Të njohura si kosto të direkt periudhës. Punajanë • Ato direkte Gjysmë shpenzuar në produktet periudhën në të cilën janë Mfg. shkaktuar. Kostot jo prodhuese Kosto të shkaktuara Produktet KPSH e gatshme për aktivitete tjera prodhuese. r Overhead u Shitja Pasqyra e të ardhurave = = KMSH Bruto marzha Shpenzimet jo prodhuese E ardhura neto
Kostot e produktit apo kosto të periudhës MS, PD, KIP, SH&A Kostot e produktit MD, PD KIP S& A Kostot e periudhës MD, PD KIP S& A Gjysmë produktet Produktet e gatshme Kostot e shitjes dhe administratës Shitja Shpenzuar në periudhën rrjedhëse MD , PD KMSH KIP
KOSTOT E PRODUKTIT PËRBALLË KOSTOVE TË PERIUDHËS Kostot e produktit përfshijnë materialin direkt, punën direkte dhe shpenzimet e përgjithshme Inventari KMSH Kostot e periudhës nuk përfshihen në kostot e produktit. Ato janë shpenzime të raportit të të ardhurave Shpenzimet Shitja Bilanci i gjendjes Pasqyra e të ardhurave Raporti i të ardhurave
KOSTOT E PRODUKTIT APO TË PERIUDHËS Ü Në kontabilitetin e tregtisë, sigurimet, zhvlerësimi dhe pagat janë shpenzime periodike (shpenzime të periudhës rrjedhëse) Ü Në kontabilitetin e prodhimit, shumë nga këta zëra janë të lidhur me aktivitete prodhuese prandaj si shpenzime indirekte, janë shpenzime të produktit
KOSTOT E PERIUDHËS: TREGTIA DHE PRODHIMI Në të dy llojet e kontabilitetit (prodhues dhe tregtar) shpenzimet e shitjes dhe ato administrative janë shpenzime të periudhës
TEST I SHPEJT SA I PËRKET PIKËVËSHTRIMIT KONTABËL DHE ATIJ TË PËRPILIMIT TË KALKULIMIT TË KOSTOS, ËSHTË E RËNDËSISHME NDARJA E KOSTOVE NË: A) Kostot e arritura dhe të pa arritura B) Kostot e kontrolluara e pakontrolluara C) Kostot të prodhimtarisë dhe të periudhës D) Asnjëra nga të mësipërmet
. . . KLASIFIKIMI I KOSTOVE • Me qëllim të asistimit të menaxherit në planifikimin, marrjen e vendimeve ose në menaxhimin e kostos, kontabiliteti i menaxhmentit klasifikon kostot edhe sipas zonave funksionale të kompanisë në të cilat janë krijuar ato. 2 - 37
. . . KLASIFIKIMI I KOSTOVE Sipas zonave funksionale të ndërmarrjes në: 1. KOSTO TË PRODHIMTARISË 2. KOSTO TË MARKETINGUT 3. KOSTO TË ADMINISTRATËS
Rrjedha e kostove në firmat prodhuese Kostot e prodhimtarisë Materiali direkt Puna direkte Shp. ind. të prodh. Kostot e shkaktuara gjatë prodhimit të produkteve. Gjysmë produktet Produktet e gatshme KMSH
®Ato materiale që prodhuese bëhen pjesë Rrjedha e kostove në firmat Materiali direkt Puna direkte Shp. ind. të prodhim. integrale e produkteve të kryera dhe që fizikisht lidhen me produktin. ®Ato kosto të punës që munden fizikisht me produktin Gjysmë të lidhen Produktet KMSH produktet e gatshme apo që krijohen në procesin e prodhimit. ®Të gjitha kostot të përcjellura me prodhimin e produktit përveç materialit direkt dhe punës direkte.
. . . KOSTOT E PRODHIMTARISË Materiali direkt Puna direkte PRODUKTI Kostot e përgjithshme të prodhimtarisë
Kostot e prodhimtarisë
Materiali që drejtpërsëdrejti barten në produktin apo shërbimin e prodhuar. Qeliku në veturë, druri në mobilje etj.
Të gjitha kostot e prodhimtarisë të tjera prej materialit direkt dhe punës direkte. Shërbimet, sigurimi, rojet etj.
KIP – Disa shembuj • • • Mbikëqyrja e fabrikës, Telefoni, nxemja, uji, energjia elektrike, Pagat e kontabilistëve të fabrikës, Sigurimi, Zhvlerësimi i pajisjeve të fabrikës, Materiali indirekt dhe puna indirekte.
TEST I SHPEJT KUR BËHET FJALË PËR KOSTO TË DREJTPËRDREJTA, ATËHERË DUHET TË KONSTATOJMË SE? A) Nuk e ngarkojnë çmimin përfundimtar e produktit final prandaj nuk ka rëndësi nëse mund të lidhen apo jo me produktin apo vendin e shpenzimit B) Nuk mund të lidhen për produktin apo vendin e shpenzimit C) Lehtë mund të lidhen për produktin apo vendin e shpenzimit D) Asnjëra nga të mësipërmet
KOSTOT E PUNËS DIREKTE Përfshijnë pagat e punës që mund të lidhen në mënyrë specifike me produktet e prodhuara në një mënyrë ekonomikisht të realizueshme
Puna që drejtpërsëdrejti lidhet me produktin e prodhuar. Punëtorët e vijës prodhuese, kuzhinjerët, drejtuesit
KOSTOT JO PRODHUESE • Të gjitha kostot që nuk përcjellën me prodhimin e produkteve të gatshme. – Kostot administrative – Kostot e marketingut
KOSTOT JOPRODHUESE Kostot marketingut dhe shitjes Kostot administrative Kosto të domosdoshme për të shpërndarjen dhe shitjen e produktit Kosto tjera ekzekutive, organizative dhe kosto tjera të zyrës
Materiali ®Kostot direkt e përgjithshme & administrative ®Kostot e shitjes & të shpërndarjes ®Të gjitha kostot ekzekutive, organizative dhe të zyrës të përcjella e Puna Gjysmëme menaxhmentin Produktet KPSH direkte produktet e gatshme përgjithshëm të kompanisë. Mfg. Overhead Të gjitha r utë t i kostot e domosdoshme për h S siguruar kërkesat e konsumatorëve dhe të Shitja ofrojë konsumatorit produktin / shërbimin. - Pasqyra e të ardhurave = = KMSH Bruto marzha Shpenzimet jo prodhuese E ardhura neto
KOSTOT MESATARE Cili është dallimi në mes të kostove të diferencës dhe të kostove diferenciale? Ü Kostot e diferencës paraqesin diferencën në mes të shumës së tërësishme të kostove të një shkalle të shfrytëzimit të kapaciteteve dhe të shumës së tërësishme të kostove të shkallës së mëparshme të shfrytëzimit të kapaciteteve Ü Kostot diferenciale janë kosto mesatare për njësi të produktit të prodhuar në shkallën e caktuar të punësimit
. . . KOSTOT MESATARE Shembull: Kostot vjetore për prodhimin e produkteve nё shkallën e shfrytëzimit të kapaciteteve prej 70% janë 85. 000 € Kostot vjetore për prodhimin e produkteve nё shkallen e shfrytëzimit të kapaciteteve prej 60% janë 75. 000 € Kostot vjetore diferenciale janë 10. 000 €
KOSTOT MARGJINALE Çka paraqesin kostot margjinale? Ü Së pari, kostot margjinale paraqesin ndryshimin në mes të kostove totale kur prodhimi lëvizë për njësi Ü Së dyti, kostot margjinale identifikohen edhe me kostot variabile të tërësishme që njëherit, me rastin e kalkulimit të kostos paraqet një alternativë të metodës së Direct Costingut, apo një alternativë të re të sistemit të përllogaritjes së kostove.
. . . KOSTOT MARGJINALE Shënim: Për qëllime praktike dhe me qëllim të zhvillimit të sistemit të përllogaritjes margjinale, lejohet zëvendësimi i kostove variabile me kosto margjinale, sepse analiza e vërtetë margjinale operon me kosto mesatare variabile në rolin e kosto margjinale
KOSTOT MARGJINALE DHE MESATARE Ekstra kostot të shkaktuara nga prodhimi i njësie shtesë Kostot totale të prodhimit të ndara për sasinë e prodhuar Kostot margjinale dhe ato mesatare rriten varësisht nga situata ekonomike dhe sjellja e kostove fikse dhe variabile
. . . KOSTOT MESATARE DHE MARGJINALE NUMRI I PRODUKTEVE KOSTOT TOTALE 1 2. 000 2 3. 900 10 18. 000 11 19. 600 DIFERENCA KOSTOT MARGJINALE Diferenca është 1. 900 Kostot margjinale të produktit të dytë = 1. 900 Diferenca është 1600 Kostot margjinale të produktit të 11 = 1. 600
Ndërmarrja prodhuese Bilanci i gjendjes Pasqyra e të ardhurave Kostot e inventarizuara Inventari i materialit Inventari i produkteve të gatshme Të ardhurat Kur shitja të ndodhë Zbritet KMSH Baras me bruto marzhën nga e cila zbriten Inventari i gjysmë produkteve Kostot periodike Baras me të ardhurat operative 2 - 58
Ndërmarrja tregtare Bilanci i gjendjes Pasqyra e të ardhurave Kostot e inventarizuara Blerjet e mallit Inventari i mallit Të ardhurat Kur shitja të ndodhë Zbritet KMSH Baras me bruto marzhën nga e cila zbriten Kostot periodike Baras me të ardhurat operative 2 - 59
Funksioni i kostove Çfarë është funksioni i kostove? Është një shprehje matematikore që përshkruan se si ndryshojnë kostot me ndryshimin e nivelit të një aktiviteti
Funksioni i kostove Kosova Airlines ofron tri alternativa të strukturës së kostove për të akomoduar ekuipazhin e saj për një natë: 1. € 60 për natë për shfrytëzim të dhomës y = € 60 x Pjerrësia e funksionit të kostove është € 60.
Funksioni i kostove
Funksioni i kostove 2. € 8. 000 për muaj y = € 8. 000 quhet ndërprerje konstante Pjerrësia e funksionit të kostove është zero
Funksioni i kostove
Funksioni i kostove 3. € 3. 000 për muaj plus € 24 për dhomë Ky është një shembull i kostove mikse y = € 3. 000 + € 24 x y = a + bx
Funksioni i kostove
Llojet e kostove Variabile Fikse Mikse
Shembull i kostove variabile • Merreni në konsiderim restorantin XY. • Supozoni se mëngjesi në këtë restorant kushton € 3 për person. • Nëse në restorant ka 200 persona, ai do të shpenzoj 600 € për shërbime mëngjesi.
€ 24 – € 18 – € 12 – € 6 – – – 1 – 0 – Totali i kostove variabie Shembull i kostove variabile 2 3 4 5 Vëllimi
€ 400 – € 300 – € 200 – € 100 – – 0 – Totali i kostove fikse Shembull i kostove fikse 1 2 3 4 Vëllimi 5
Shembull i modelit të sjelljes së kostove Kompania blen dorëza për € 52 për secilën biçikletë. Çfarë është kosto totale e dorëzave nëse janë montuar 1. 000 biçikleta? 1 - 71
Shembull i modelit të sjelljes së kostove 1. 000 njësi × € 52 = € 52. 000 Çfarë është kosto totale e dorëzave kur montohen 3. 500 biçikleta? 3. 500 njësi × € 52 = € 182. 000 1 - 72
Shembull i modelit të sjelljes së kostove Kompania shkakton € 94. 500 kosto lizingu brenda një viti. Ky është një shembull i kostove fikse duke respektuar numrin e biçikletave të montuara 1 - 73
Shembull i modelit të sjelljes së kostove Çfarë janë kostot fikse (të lizingut) për njësi nëse prodhohen 1. 000 biçikleta? € 94. 500 ÷ 1. 000 = € 94, 50 Çfarë janë kostot fikse (të lizingut) për njësi nëse montohen 3. 500 biçikleta? € 94. 500 ÷ 3. 500 = € 27 1 - 74
Shembull i kostove totale edhe kostove për njësi Çfarë është kosto për njësi (lizingu dhe dorëzat) kur kompania monton 1. 000 biçikleta? Kosto totale fikse € 94, 500 + Kostot totale variabile € 52, 000 = € 146, 500 ÷ 1, 000 = € 146. 50 1 - 75
Shembull i kostove totale edhe kostove për njësi € 146, 500 52 x € + , 500 € 94, 500 1 - 76
Shembull i kostove totale edhe kostove për njësi Supozojmë se menaxhmenti i kompanisë ka koston për njësi prej € 146, 50 (lizingu dhe timoni). Menaxhmenti ka buxhetuar kosto të ndryshme për nivele të ndryshme të prodhimit Çfarë janë kostot e buxhetuara për prodhimin mesatar prej 600 biçikletave? 600 × € 146, 50 = € 87. 900 1 - 77
Shembull i kostove totale edhe kostove për njësi Çfarë janë kostot e buxhetuara për prodhimin mesatar prej 3. 500 biçikletave? 3. 500 × € 146, 50 = € 512. 750 Çfarë duhet të jenë kostot e buxhetuara për prodhimin mesatar prej 600 biçikletave? 1 - 78
Shembull i kostove totale edhe kostove për njësi Kosto totale fikse Kostot totale variabile (€ 52 × 600) Totali € 94, 500 31, 200 € 125, 700 ÷ 600 = € 209. 50 Duke shfrytëzuar koston prej € 146, 50 për njësi do të mund të llogaritnim kostot totale aktuale për 1. 000 biçikleta 1 - 79
Shembull i kostove totale edhe kostove për njësi Çfarë do të jenë kostot e buxhetuara për 3. 500 biçikleta? Kosto totale fikse Kostot totale variabile (52 × 3, 500) Total € 94, 500 182, 000 € 276, 500 ÷ 3, 500 = € 79. 00 1 - 80
Fund i kapitullit 2 1 - 81
- Slides: 81