Komunikimi n Biznes Prforcim dhe ushtrime Prgatiti BM
Komunikimi në Biznes Përforcim dhe ushtrime Përgatiti: BM
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 1. Çka nënkuptoni me fjalën komunikim? 10 pikë Komunikimi është një aktiviteti përmes së cilës bëhet përcjellja e informacion nëpërmjet shkëmbimit të ideve, ndjenjave, qëllimeve, qëndrimeve, pritjeve, komandave përmes fjalimit, gjesteve jo-verbale, shkrimet, sjelljes si dhe përcjellja e informacionit me mjete të tjera. 2. Fjala komunikim i përshtatet më shumë kuptimit: a). “për të huazuar” b). “për të marrë” c). “për të ndarë” 5 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 3. Cilat mënyra të komunikimit i dallojmë? 10 pikë Si mënyra të komunikimit dallojmë gjuhën formale të komunikimin dhe atë joformale. (korrigjoni te faqja 2 fjalën forma e komunikimit në mënyra e komunikimit) 4. Komunikimi mund të kryhet me sukses edhe kur dhënësi: a). Edhe kur dhënësi nuk është i pranishëm b). Edhe kur marrësi nuk ekziston c). Edhe kur marrësi nuk kupton 5 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 5. Përmendi së paku 3 karakteristika të komunikimit formal (1) Është gjuhë e folur në zyrë, biznes dhe vende të tjera formale. (2) Përdoren fjalët e duhura dhe standardet. (3) Përbëhet nga fjalë që kanë qëllime të veçanta si drejtor, profesor, menaxher, mbikëqyrës, pronar, punëdhënës etj (4) Është përdorur më pak se gjuha joformale. (5) Kjo përdoret kur folësi është i qetë, i relaksuar. 10 pikë 6. Kur mund të themi se është realizuar procesi i 5 pikë komunikimit? a). Atëherë kur dhënësi dëgjon dhe analizon të dhënat b). Vetëm atëherë kur marrësi e ka kuptuar porosinë e dërguesit c). Kur marrësi dhe dhënësi njihen mes veti
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 7. Përmendi së paku 3 karakteristika të komunikimit jo-formal 10 pikë (1) Është gjuhë e folur në shtëpi ose me miqtë. (2) Përdoren shpesh fjalët jo të përshtatshme dhe gjuha popullore. (3) Gjitha fjalët që kanë qëllime të ve çanta përshkruhen si "bosi" që e ka kuptimin për personalitete të ndryshme. (4) Është gjuhë e përdorur në jetën e përditshme. (5) Përdoret kur folësi është në një nxitim (ngutet). 8. Komunikimi që: “Përdoret, më pakë, përdoret kur jemi të qetë, përdoret në zyre”, ka të bëjë me: a). Komunikimin jo-formal b). Komunikimin e mbyllur c). Komunikimin formal 5 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 9. Çka përfshinë komunikimi jo verbal? Kontaktin e syve, gjestet, shprehja e fytyrës, veshja, modeli dhe prerja e flokëve etj. 10 pikë 10. Komunikimi që: “Përdoret kur folësi përdor gjuhën popullore dhe kur është në një nxitim”, ka të bëjë me: a). Komunikimin formal b). Komunikimin jo-formal c). Komunikimin e hapur 5 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 11. Komunikimi në biznes zhvillohet në mes? 10 pikë Njësive të bizneseve në tregje, brenda organizatave dhe midis grupeve të ndryshme të punonjësve, pronarëve, shitësve, blerësve, ekipit brenda organizatës, njerëzve jashtë organizatës si p. sh dhe gazetareve (zëdhënësit e organizatës komunikojnë me publikun) 10 pikë 12. Çka do të thotë komunikimi verbal? Do të thotë komunikim me fjalë dhe përmbledh diskutimet, fjalimet, prezantimet, komunikimin ndër personal etj
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 13. Cili është qëllimi kryesor i komunikimit në biznes? Është të promovoje interesat e biznesit. 10 pikë 14. Cilët janë përparësitë e komunikimit verbal? - Është me shumë komunikim direkt dhe personal - Ka përgjigje (fidbek) të menjëhershëm - Mesazhi mund te riformulohet pas marrjes së përgjigjes. - Mesazhi mund të shoqërohet dhe mbështetet me gjuhën e trupit, toni i zërit etj 10 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 15. Cilët janë mangësitë e komunikimit verbal? 10 pikë - Shpesh nuk dëgjohet me kujdes dhe nuk regjistrohet - Kemi pak kohë për t’u përgatitur - E pamundur të kthehet e evitohet ajo që është thënë por sërish është më lehtë se në format e shkruara të komunikimit. - Vështire të kontrollohet bashkëveprimi 16. Cili është problemi bazë në komunikim? 10 pikë Është që mesazhi i cili kuptohet nga marrësi nuk është ai që dërguesi ka patur si qëllim qe ta japë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 17. Dallojmë format e komunikimit: verbal, joverbal dhe… Me shkrim 5 pikë 18. Dallojmë format e komunikimit: joverbal, me shkrim dhe… Verbal 5 pikë 19. Dallojmë format e komunikimit: me shkrim, verbal dhe… Jo-verbal 5 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 20. Cilat forma të komunikimit i kemi? 10 pikë Verbal, joverbal dhe me shkrim 5 pikë 21. Të folurit - fjalët, Toni (paragjuha), theksi, intonacioni ka të bëjë me? Komunikimin verbal
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 22. Kontakti i syve, gjestet, shprehja e fytyrës, veshja, modeli dhe prerja e flokëve janë formë e komunikimit? a). Verbal b). Jo-verbal c). Me shkrim 23. Hapësira personale dhe distanca, sjellja janë formë e komunikimit? a). Verbal b). Jo-verbal c). Me shkrim 5 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 24. Komunikimi me anë të të cilit kuptimi kodohet me germa të cilat synojnë të krijojnë një kuptim të përbashkët njihet si komunikim? a). Verbal b). Jo-verbal c). Me shkrim 5 pikë 25. Te komunikimi me shkrim, stili i të shkruarit me dorë, shpërndarja hapësinore e fjalëve, shenjat e pikësimit janë elemente? a). Verbale b). Jo-verbale c). Indirekte 5 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 26. Cilët janë llojet e komunikimit në biznes? 10 pikë Dallojmë dy lloje të komunikimit në biznes: Komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm. 27. Komunikimi i brendshëm quhet komunikimi brenda një organizate. Në brendësi të këtij komunikimi dallojmë tre kanale komunikimi. Cilët janë ato? Komunikim nga lart – poshtë Komunikim nga poshtë – lart Komunikim horizontal 10 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 28. Shkruaj së paku tre arsye pse është i nevojshëm komunikimi nga lartë - poshtë? 10 pikë 1) Të japë instruksione. 2) Të njoftoje vendimet. 3) Të kërkoje bashkëpunim. 4) Të motivojë stafin. 5) Të ngrejë moralin. 6) Të rrisë efikasitetin. 7) Të marë reagim (fidbek). 29. Shkruaj së paku tre arsye si e ndihmon stafin komunikimi nga posht – lartë? 1) Shkëmbeje informacion. 2) Ofroje ide. 3) Shprehë entuziazëm. 4) Të arrije kënaqësinë nga puna. 5) Të japë reagim (fidbek) 10 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 30. Vizato shigjetat e rrjedhës së komunikimit nga lartë - poshtë? Menaxheri i degës Menaxheri i marketingut Menaxheri i financave Menaxheri operativ Nëpunësi (Komercialisti) Nëpunësi (Arkëtari) Nëpunësi (Shefi i repartit) 5 pikë 31. Vizato shigjetat e rrjedhës së komunikimit nga poshtë - lartë? Menaxheri i degës 5 pikë Menaxheri i marketingut Menaxheri i financave Menaxheri operativ Nëpunësi (Komercialisti) Nëpunësi (Arkëtari) Nëpunësi (Shefi i repartit)
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 32. Komunikimi që bën të mundur koordinimin e informacionit, dhe i lejon njerëzit me të njëjtën status (pozitë) në një organizatë që të bashkëpunojnë me njëri tjetrin është? a). Vertikal b). Nga poshtë - lartë c). Horizontal 33. Shkruani së paku tre arsye pse është esencial komunikimi horizontal? 1) Për të zgjidhur problemet. 2) Për të plotësuar detyrat. 3) Për të përmirësuar të punuarit në grup. 4) Për të rritur efikasitetin në punë. 5 pikë 10 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 34. Vizato shigjetat e rrjedhës së komunikimit nga horizontal? Menaxheri i degës Menaxheri i marketingut Menaxheri i financave Menaxheri operativ Nëpunësi (Komercialisti) Nëpunësi (Arkëtari) Nëpunësi (Shefi i repartit) 35. Komunikimi i jashtëm është? Komunikimi me njerëzit jashtë organizatës. Në përgjithësi ata që komunikojnë me burimet jashtë organizatës janë mbikëqyrësit 5 pikë 10 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 36. Çka nënkupton Funksioni i komunikimit në biznes? Funksioni i komunikimit në biznes nënkupton 10 pikë arsyen çka na shërben, çka na hynë në punë komunikimi. 37. Shkruaj së paku pesë nga Funksionet kryesore të komunikimit në biznes? 10 pikë 1. Për të dhënë udhëzime; 2. Për integrim; 3. Për informim; 4. Për vlerësim; 5. Për të dhëne drejtim; 6. Për të mësuar; 7. Për të ndikuar; 8. Për të krijuar imazhin e biznesit; 9. Për të orientuar punonjësit
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 38. Shkruaj një shembull nga funksioni i komunikimit për të dhënë udhëzime 10 pikë - Të prezantohen vetëm produktet e reja në tre ditët e para të panairit - Ekipi i sigurimit, që nga data 8 tetor 2014 të mos lejoj asnjë vizitor në sipërmarrje pa aprovim paraprak nga sekretaria. 39. Shkruaj një shembull nga funksioni i komunikimit për integrim? 10 pikë - Diskutimi i përbashkëti udhëheqësve, menaxherëve, punëtorëve lidhur me mënjanimin e pengesave të ndryshme për ta përmirësuar imazhin e sipërmarrjes. - Zëdhënësi informohet nga menaxheri i marketingut, menaxheri i prodhimit, merr aprovimin nga menaxheri kryesor (drejtori ose pronari) dhe e përpilon komunikatën për shtypë. - Menaxheri i marketingut kërkon të kontrollohet dhe të aprovohet reklama nga zëdhënësi (ose zyra për raporte me publikun) për produktin e ri të biznesit, para se reklama të dërgohet në media për transmetim.
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 40. Jepni një shembull të Funksionit Për informim? - Dita e hënë e datës 6 tetor është ditë pushimi. - Nga data 1 janar 2015, të gjithë punëtorët e sipërmarrjes tonë, obligohen të paguajnë nga 25 euro për sigurime shëndetësore 10 pikë 41. Jepni një shembull të Funksionit Për vlerësim? 10 pikë - Kur nxënësi pyetet me nota, ose provimi me shkrim (komunikimi verbal, jo verbal, me shkrim) - Pyetjet dhe përgjigjet gjatë një interviste për punë (komunikimi verbal, jo verbal, me shkrim)
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 42. Jepni një shembull të Funksionit Për drejtim? - Drejtoria e shkollës shpërndanë fletë 10 pikë vlerësime te nxënësit për të marr një vlerësim për profesorët, kushtet në shkollë dhe sugjerimet tjera. Këto informata grumbullohen, përpunohen, analizohen dhe sjellët vendimi për të dhënë drejtim. - Top Menaxheri kërkon informata nga menaxheri i financave lidhur me shitjet e produktit të caktuar. Në bazë të asaj sjellë vendim se a do të: ulë çmimin, bëjë reklama etj. Pra cakton drejtimin e zhvillimit të produktit.
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 43. Jepni një shembull të Funksionit Për të mësuar? - Ushtrimet në shkolle me nxënës dhe profesorë për t’u evakuuar nga zjarri apo fatkeqësitë tjera natyrore. - Ushtrimet, trajnimet në punë përdorimin e makinave të caktuara prodhuese. - Masat mbrojtëse gjatë punës, në ndërtimtari, transport, prodhim etj. 44. Jepni një shembull të Funksionit Për të ndikuar? 10 pikë - Një aktor i mirënjohur mund të grumbulloj më shumë njerëz për të mbjelur fidanë, apo për ta pastruar lumin.
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 45. Jepni një shembull të Funksionit Për të krijuar imazhin e biznesit? 10 pikë - Ndërtimi dhe mirëmbajtja e parkut të fëmijëve (nga ndonjë bankë) - Sponzorizimi i aktiviteteve kulturore (festivalet, aktivitetet sportive etj) 46. Jepni një shembull të Funksionit Për të orientuar punonjësit? 10 pikë - Leximi, nënshkrimi i kontratës. - Prezantimi me kolegët dhe punën e tyre - Njoftimi me kodin etik dhe rregulloret tjera.
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 47. Shkruaj së paku pesë elemente të procesit të komunikimit? 10 pikë 1. Dërguesi; 2. Porosia (mesazhi); 3. Kodimi; 4. Kanali i komunikimit; 5. Marrësi; 6. Ç’kodimi; 7. Fidbeku; 8. Zhurma (interferenca, pengesa) 48. Kush është Dërguesi (Transmetuesi) i porosisë? Është personi i cili dërgon ose nis porosinë dhe ndryshon sjelljen e marrësit. 10 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 49. Çka është Porosia (mesazhi) ? 10 pikë Çdo përmbajtje e komunikimit i cili mund të jete një fakt, ide ose informacion. 50. Cili nuk i takon elementit të komunikimit? a). Porosia (Mesazhi) b). Zhurma c). Arkivimi d). Kodimi 5 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 51. Çka është Kodimi i Porosisë (mesazhi) ? 10 pikë Kur dërguesi i informacionit organizon ide e tij në seri simbolesh ( shenja, fjale etj. ), të cilat ai mendon se do tu komunikohet marrësve që ai ka caktuar. 52. Mediumi përmes se cilit mesazhi kalon, që zgjidhet nga dërguesi, dhe i cili lidh dërguesin me marrësin quhet? a). Kodim b). Kanal i komunikimit c). Zhurmë d). Fidbek 5 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 10 pikë 53. Procesi i interpretimit në fjalë të kuptueshme të një mesazhi të koduar quhet? a). Ç’kodim b). Kodim c). Zhurmë d). Transmetues 5 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 55. Zhurma (interferenca, pengesa) është? 10 pikë Prishja e ciklit të komunikimit në çdo nivel. 56. Reagimi ose përgjigja e marrësit të mesazhit quhet? a). Zhurmë b). Fidbek c). Ç’kodim d). Porosi 5 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 57. Zhurma mund të shkaktohet? 10 pikë Për faj të dërguesit kur ai nuk zgjedh kanalin e duhur, ose për faj të marrësit i cili nuk e dekodon siç duhet porosinë e marr nga dërguesi. 58. Sa parime themelore të komunikimit të biznesit i kemi mësuar? a). 11 b). 7 c). 18 d). 3 5 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 59. Shkruaj së paku 5 parime për komunikim të suksesshëm në biznes? 10 pikë 1. Tërësia; 2. Konsiderata; 3. Konkretësia; 4. Konciziteti; 5. Mirësjellja; 6. Korrektësia; 7. Qartësia 60. Me rregullat gramatikore, shenjat e pikësimit dhe kujdesi me mënyrat e shqiptimit, ka të bëjë parimi i? a). Korrektësisë b). Konsiderat c). Konkretësi d). Koncizitetit 5 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 59. Për të qenë porosia e plotë, ndërtohet plani duke iu përgjigjur pyetjeve? - Kush? – Çfarë? – Kur? – Si? 10 pikë 60. Porosia koncize shprehet me sa më shumë fjalë? a). Saktë b). Pasaktë 5 pikë
PËRFORCIME DHE USHTRIME - 1 61. Cili është qëllimi i qartësisë së porosisë (mesazhit)? Qëllimi i qartësisë është nxjerrja e kuptimit 10 pikë nga mendja e një individi (dërguesit) dhe bartja e po atij kuptimi në mendjen e lexuesit (marrësit). Pra që personi që i dëgjon / lexon fjalët tona të i interpretoj me të njëjtin kuptim që ne keni në mendje. 62. Kur porosia (mesazhi) përgatitet duke e marr parasysh marrësin e porosisë – ose “Qëndrimi JU” është: a). Korrektësia 5 pikë b). Konsiderata c). Konkretësia d). Koncizitetiti
- Slides: 33