KOMPONIMET ORGANIKE AZOTIKE Prve karbonit dhe hidrogjenit shum

KOMPONIMET ORGANIKE AZOTIKE Përveç karbonit dhe hidrogjenit, shumë komponime organike si heteroatome përmbajnë edhe oksigjen. Por, përveç oksigjenit në shumë komponime organike paraqitet edhe azoti. Komponimet organike azotike janë të z rëndësishme sepse hasen në organizmat e gjallë siç janë: aminoacidet, proteinat, acidet nukleike etj. Prej numrit të madh të komponimeve të tilla, shkurtimisht do të njihemi me aminet dhe nitrokomponimet.

KUPTIMI, NDARJA, NOMENKLATURA Aminet janë komponime organike me formulë të përgjithshme z RNH 2, R 2 NH, R 3 N, ku R mund të jetë radikal alkil ose aril. Aminet janë derivate të amoniakut, në të cilët, një ose më shumë atome të hidrogjenit janë të zëvendësuar me grupe alkil ose aril. Aminet klasifikohen si amine primare, sekondare ose terciare, varësisht nga numrii atomeve të karbonit që janë të lidhur në mënyrë direkte për atomin e azotit. Tek aminet primare- një atom hidrogjeni prej amoniakut është zëvendësuar me ndonjë radikal. Në aminet sekondare-dy atome të hidrogjenit janë zëvendësuar me radikale. Në aminet terciare-tri atome të hidrogjenit janë zëvendësuar me

Varësishtz nga natyra e grupeve të lidhura për atomin e azotit, këto komponime ndahen në Amine alifatike dhe Aromatike. Aminet alifatike Tek aminet alifatike, atomet e hidrogjenit të amoniakut janë të zëvendësuara me radikale alkil. Janë dhënë në vijim disa amine : Metilamin CH 3 NH 2 Dimetilamin CH 3 NHCH 3 Trimetilamin CH 3 NCH 3 Etilmetilamin CH 3 NHCH 2 CH 3

Nomenklatura e Amineve alifatike z Aminet emërtohen në disa mënyra të ndryshme. Në emërtimin tradicional, këto komponime llogariten se formalisht janë nxjerrë prej amoniakut me zëvendësimin e atomeve të hidrogjenit me grupet përkatëse. Kështu, emri krijohet me theksimin e emrit të grupit(radikalit), të cilit i shtohet prapashtesa –amin. Sipas nomenklaturës më të vjetër të IUPAC-ut, këto komponime emërtohen ashtuqë emrit të hidrokarburit bazë i shtohet prapashtesa –amin.

z § CH 3 CH-NH 2 CH 3: 2 aminopropan § CH 3 CH 2 CH-NH 2 CH 2 CH 3: 3 aminoheksan § NH 2 CH 2 CH 2 CH 2 NH 2: 1. 5 diaminopentan

z Gjithashtu, këto komponime, emërtohen edhe kur emrit të hidrokarburit bazë i shtohet prapashtesa –amin. Për shembull: CH 3 CH 2 CH 2 NH 2 butanamin

z Përfitimi i amineve alifatike Aminet mund të përfiohen me metoda te ndryshme 1. Reduktimi i nitrokomponimeve Komponimet që përmbajnë grupin nitro (NO 2) quhen nitrokomponime. Me reduktim të këtyre komponimeve me mjete të ndryshme reduktuese përfitohen amine. Për shembull: CH 3 CH 2 NO 2 reduktim CH 3 CH 2 NH 2 1 -nitropropan propilamin

z 2. Reduktimi i nitrileve Aminet mund të përfitohen edhe me reduktim të nitrileve. CH 3 C=N Metilnitril reduktim CH 3 CH 2 NH 2 Etilamin

z Vetitë fizike të amineve Amoniaku është komponim polar, tek i cili ekziston mundësi për krijimin e lidhjeve hidrogjenike ndërmjet molekulave te amoniakut, si dhe me molekulat e ujit. Aminet janë të tretshëm në ujë, kurse vetë janë tretës polar. Tretshmëria zvogëlohet me rritjen e masës molekulare relative. Për shkak të mundësisë për krijimin e lidhjeve hidrogjenike ndërmjet molekulave të amineve primare dhe sekondare, këto kanë temperatura të vlimit të larta.
- Slides: 9