KARAKTERISTIKAT E PRGJITHSHME T LIPIDEVE Lipidet jan grup

  • Slides: 12
Download presentation
KARAKTERISTIKAT E PËRGJITHSHME TË LIPIDEVE Lipidet janë grup i përbërjeve organike heterogjene, që ndërmjetveti

KARAKTERISTIKAT E PËRGJITHSHME TË LIPIDEVE Lipidet janë grup i përbërjeve organike heterogjene, që ndërmjetveti dallojnë për nga vetitë kimike, fizike dhe fiziologjike, ndërsa kanë të përbashkët atë që nuk treten në ujë, por treten në tretës organik. Pjesa më e madhe e tyre janë estere të acideve të larta yndyrore me disa alkoole: glicerol, svingozin dhe ceramid. Emri rrjedh nga fjala greke “lipidos” që do të thotë yndyror.

Karakteristika të përbashkëta të këtyre përbërjeve janë: 1. 1. janë të patretshëm në ujë

Karakteristika të përbashkëta të këtyre përbërjeve janë: 1. 1. janë të patretshëm në ujë për shkak të ekzistimit të grupit lipofil 2. 2. janë të tretshëm në tretës organik: etër, aceton, kloroform, alkool etj 3. 3. shumica prej tyre janë estere të acideve të larta yndyrore me alkoole tëlarta 4. 4. të gjithë përmbajnë karbon, hidrogjen dhe oksigjen, ndërsa disa përmbajnë edhe fosfor dhe azot.

ROLI Te organizmat e gjallë lipidet mund të kryejnë më shumë funksione, siç janë:

ROLI Te organizmat e gjallë lipidet mund të kryejnë më shumë funksione, siç janë: 1. 1. depo energjetike – deponohen si ind yndyror (sasia e tyre është variabile dhe varet si në mënyrën kualitative ashtu edhe kuantitative nga ushqimi) 2. 2. komponentë struktural të membranës qelizore 3. 3. transportues të substancave 4. 4. burim energjie

5. rol mbrojtës 6. kryejnë funksione të shumëfishta specifike 7. prekursorë pët sintezën e

5. rol mbrojtës 6. kryejnë funksione të shumëfishta specifike 7. prekursorë pët sintezën e disa hormoneve 8. tretës dhe mbajtës të vitaminave liposolubile A, E, K dhe D 9. termorregullatorë.

PËRFAQËSUESIT Në grupin e lipideve numërohen: yndyrat dhe vajrat, dyllërat, fosfolipidet, glukolipidet, steroidet, karotenoidet,

PËRFAQËSUESIT Në grupin e lipideve numërohen: yndyrat dhe vajrat, dyllërat, fosfolipidet, glukolipidet, steroidet, karotenoidet, vitaminat e patretshme në ujë dhe të tjerë.

ROLI I YNDYRAVE DHE VAJRAVE NË EKONOMI Yndyrat dhe vajrat gjejnë përdorim në të

ROLI I YNDYRAVE DHE VAJRAVE NË EKONOMI Yndyrat dhe vajrat gjejnë përdorim në të gjerë në industrinë ushqimore, farmaceutike, industrinë e sapunit dhe për qëllime teknike. Në Tabelë është dhënë pasqyrë e yndyrave dhe vajrave me rëndësi më të madhe ekonomike, me komponentët e tyre më të rëndësishëm dhe përdorimin.

Perdorimi i vajrave dhe yndyrnave YNDYR OSE VAJ PERDORIMI Vaj ulliri Vaj me cilesor

Perdorimi i vajrave dhe yndyrnave YNDYR OSE VAJ PERDORIMI Vaj ulliri Vaj me cilesor per ushqyerje Vaj luledielli Vaj per ngrenie, prodhim te margarines Vaj misri Vaj dietal per semundjet kardiovaskulare Vaj pambuku Vaj per ngrenie dhe per fitimin e sapunit Vaj karote Vaj per ngrenie Vaj palme Vaj per ngrenie dhe per fitimin e sapunit Vaj kokosi Vaj derri Per fitimin e sapuneve Vaj per ngrenie , perfitimin e margarines dhe sapuneve Vaj peshku I pasur me vitamin A, D, rekomandohet per forcimin e femijeve

HULUMTIMI FIZIK DHE KIMIK I YNDYRAVE DHE VAJRAVE Në hulumtimet fizike bëjnë pjesë përcaktimet

HULUMTIMI FIZIK DHE KIMIK I YNDYRAVE DHE VAJRAVE Në hulumtimet fizike bëjnë pjesë përcaktimet e: Densitetit Pikës së ngurtësimit Indeksit të refraksionit Temperaturës së shkrirjes Ngjyrës Viskozitetit Temperaturës kritike të tretjes

Në hulumtimet kimike bëjnë pjesë: Analiza kualitative Kuantitative Analiza kualitative e yndyrave dhe vajrave

Në hulumtimet kimike bëjnë pjesë: Analiza kualitative Kuantitative Analiza kualitative e yndyrave dhe vajrave Identifikimi kualitativ i yndyrave dhe vajrave kryhet me provë akroleinike. Materia që hulumtohet përzihet me ndonjë mjet dehidrues, siç është hidrogjen sulfati i kaliumit ose kristalet e acidit fosforik. Ngrohet përzierja dhe nëse janë prezente yndyrat dhe vajrat në provë, ndjehet erë e ashpër dhe e pakëndshme e akroleinit. Akroleini përfitohet me ndarjen e dy molekulave të ujit nga gliceroli.

Analiza kuantitative e yndyrave dhe vajrave: Ekzistojnë shume metoda. Për këtë arsye përcaktohen vetëm

Analiza kuantitative e yndyrave dhe vajrave: Ekzistojnë shume metoda. Për këtë arsye përcaktohen vetëm konstantat fizike dhe kimike, të cilat janë specifike për yndyra dhe vajra të veçanta. Konstantat të cilat u përkasin gjitha acideve yndyrore janë: -numri sapunifikues – Sn -numri acidik – Ac -numri jodik – Jn - numri esterik –En

PËRCAKTIMI I NUMRIT SAPUNIFIKUES - SN Numri sapunifikues paraqet masën e hidroksidit të kaliumit

PËRCAKTIMI I NUMRIT SAPUNIFIKUES - SN Numri sapunifikues paraqet masën e hidroksidit të kaliumit (të shprehur në miligram) e cila është e nevojshme për sapunifikimin e estereve në 1 g yndyrë dhe vaj. Madhësia e numrit sapunifikues varet nga masa molare dhe acideve të larta yndyrore të lidhura me lidhje esterike. Ai do të jetë më i madh nëse ka më shumë acide të larta yndyrore, por me masë molare më të vogël.

Ecuria e punes: Maten 2 g yndyrë në erlenmaer prej 250 cm 3. Nëpër

Ecuria e punes: Maten 2 g yndyrë në erlenmaer prej 250 cm 3. Nëpër mbyllësin e erlenmaerit kalon ftohësi i ajrit (gyp qelqi). Pastaj në erlenmajer shtohen 30 cm 3 tretësirë alkoolike e hidroksidit të kaliumit me përqendrim prej 0, 5 mol/dm 3. Me fenolftalein kontrollohet se a është tretësira alkoolike (ngjyrë e kuqe-vjollcë). Sapunifikimi kryhet me ngrohje në banja uji në kohëzgjatje prej 15 -30 munuta. Ngrohja kryhet me përzierje të shpeshtë, deri sa të kthjellohet tretësira.