INSTRUMENTET E PAGESAVE NDRKOMBTARE Pjesa e dyt Financat
INSTRUMENTET E PAGESAVE NDËRKOMBËTARE Pjesa e dytë Financat ndërkombëtare 1
INSTRUMENTET E PAGESAVE NDËRKOMBËTARE 1. Përkufizimet dhe karakteristikat 2. Akreditivi dokumentar ndërkombëtar 3. Inkasoja dokumentare ndërkombëtare 4. Dërgesat bankare ndërkombëtare 5. Letra kreditore ndërkombëtare 6. Karta kreditore ndërkombëtare 7. Kambiali ndërkombëtar 8. Çeku ndërkombëtar 9. Garancia bankare 10. Rreziqet. Financat në ndërkombëtare pagesat 2 ndërkombëtare
Karta kreditore ndërkombëtare o Nocioni, karakteristikat dhe pagesa e kartës kreditore o Llojet e sistemeve të kartave kreditore Financat ndërkombëtare 3
Nocioni, karakteristikat dhe pagesa e kartës kreditore Karta kreditore është instrument bashkëkohor i pagesave ndërkombëtare pa para të gatshme. Ajo përmban në vete elemente të: n kredisë personale (konsumuese), n çekut të udhëtarëve dhe n mënyrës së përllogaritjes financiare periodike me institucionet bankare. Financat ndërkombëtare 4
Kartat kreditore i kryejnë tri funksione kryesore: 1) funksionin e mjetit për pagesa pa para të gatshme: 2) funksionin e instrumentit të kreditimit të zotëruesit të saj; dhe 3) funksionin e mjetit ndërkombëtar të pagesës, të pranuar përgjithësisht pa konvertimin e njërës valutë në para kombëtare. Financat ndërkombëtare 5
o Kartat kreditore janë jo vetëm mjet pagese më i përsosur në krahasim me çekun, por edhe instrument i rëndësishëm i politikës së shitjes, me të cilin mundësohet kreditimi afatshkurtër i tregtisë individuale dhe i konsumatorëve me pakicë. o Karta kreditore është letër identifikimi, e cila e autorizon zotëruesin legjitim për pagesa pa para të gatshme te ndërmarrjet kontraktuese. Financat ndërkombëtare 6
Karta n n kreditore përmban këto elemente qenësore: emrin e zotëruesit të kartës kreditore; numrin rendor të kartës kreditore; kohën e vlefshmërisë së kartës kreditore; dhe deklaratën se obligon vetëm nënshkrimi identik i shfrytëzuesit me atë në kartën kreditore dhe në llogari. Karta kreditore kryen dy funksione themelore: a) funksionin e kreditimit të shfrytëzuesit; dhe b) funksionin e mjetit të pagesës. Financat ndërkombëtare 7
Llojet e sistemeve të kartave kreditore Në praktikën afariste dhe bankare janë formësuar këto forma të sistemeve të kartave kreditore: 1) sistemi i kartave kreditore të specializuara; 2) sistemi i kartave kreditore universale, dhe 3) sistemi i kartave kreditore bankare. Financat ndërkombëtare 8
1) Kartat kreditore të specializuara u mundësojnë zotëruesve të tyre të realizojnë blerjen e mallrave dhe të shërbimeve në të gjitha objektet afariste të emetuesit. Karakteristikë është mungesa më e madhe e këtij sistemi të kartave kreditore, sepse e kufizon përdorimin e tyre nga ana e zotëruesit të tyre vetëm në rrjetin e objekteve të emetuesit. Financat ndërkombëtare 9
Te sistemi i kartave kreditore speciale (sistemi i dy pjesëmarrësve) paraqiten dy persona: a) konsumatori-zotëruesi i kartës kreditore, dhe b) tregtari me pakicë. Kartat kreditore speciale dallohen sipas emetuesit të tyre dhe në rastet me të shpeshta, janë: o shtëpitë e mallrave, o kompanitë e naftës, o organizatat hoteliere, o organizatat turistike, o kompanitë e telefonit etj. Financat ndërkombëtare 10
2) Kartat kreditore universale mund të shfrytëzohen si instrument pagese te të gjitha subjektet ekonomike që janë të lidhura me këtë sistem. Në këtë sistem të kartave kreditore paraqiten tre pjesëmarrës: a) emetuesi i kartës kreditore që, në rastet më të shpeshta, është organizatë financiare e specializuar apo institucion për afarizëm me karta kreditore; b)zotëruesi i kartës kreditore - konsumatori individual; dhe c) ndërmarrjet kontraktuese që shesin mallin apo u ofrojnë shërbime konsumatorëve të drejtpërdrejtë. Financat ndërkombëtare 11
Si emetues të kartave kreditore universale më së shpeshti paraqiten: n shoqëritë profesionale financiare; n departamentet kreditore të qendrave tregtare; n shoqëritë e kartave kreditore, që më së shpeshti janë të kufizuara vetëm në fusha të caktuara ekonomike; n shoqëritë universale për karta kreditore, etj. Kartat kreditore më të njohura në bote janë: VISA INTERNATIONAL, MASTERCARD, DINERS AMERIKAN EXPRESS, CARTE BLANCHE etj. Financat ndërkombëtare CLUB, 12
3) Karta kreditore bankare është forma më e zhvilluar e kartës kreditore, e cila i mundëson zotëruesit shfrytëzimin e linjave kreditore dhe pagesat pa para të gatshme jashtë kufijve të vendit. Kështu, bankat afariste paraqiten si faktorë me rëndësi për garantimin e arkëtimit të realizimit të faturave të mallit dhe të shërbimeve në bazë të kartave kreditore. Financat ndërkombëtare 13
Llojet e sistemeve të kartave kreditore Kartat kreditore bankare mund të ndahen në dy grupe: a) Kartat kreditore bankare u jepen komitentëve të bankës me limit, greis (grace) periudhë, kushte kamatore dhe kushte të tjera financiare të shfrytëzimit të kredisë - të përcaktuara saktësisht. b) Kartat debitore, bankare u mundësojnë shfrytëzuesve operacione pagesore në lartësinë e mjeteve të depozituara në llogaritë devizore apo rrjedhëse si zëvendësim më rentabël i çeqeve dhe i kartave identifikuese në terminalet elektronike dhe në arkat automatike. Financat ndërkombëtare 14
Kambiali ndërkombëtar o Nocioni, sistemet dhe karakteristikat o Parimet kambialore o Elementet e kambialit o Punët kambialore o Masat për ruajtjen e të drejtave kambialore o Ndërprerja (shuarja) e të drejtave dhe e obligimeve kambialore o Llojet e kambialeve Financat ndërkombëtare 15
Nocioni, sistemet dhe karakteristikat Kambial i ndërkombëtar është letër me vlerë sipas urdhrit që çdo herë është emetuar në shumën e caktuar monetare. Kambiali ndërkombëtar mund të jetë edhe në emër, në qoftë se ne të vihet klauzola “recta”, që më së shpeshti e ka formën "jo sipas urdhrit". Përmes klauzolës “recta” kambiali transformohet në letër me vlerë në emër dhe nuk mund të bartet në ndonjë person tjetër, përveç me cesion (obligim shtetëror). Financat ndërkombëtare 16
Kambiali është letër me vlerë sipas urdhrit, me të cilin lëshuesi i tij (trasanti) obligohet se vetë ose sipas urdhrit të tij, personit të tretë {remitentit}, në afatin e arritjes dhe në vendin e caktuar, do t'i paguhet shuma e caktuar në kambial nga ana e personit, të cilit i është adresuar urdhëresa për pagesë (trasatit) apo nga ana e lëshuesit te kambialit (trasantit). Dy funksionet themelore të kambialit: n është mjet kreditues dhe n mjet për sigurimin e pagesave. Financat ndërkombëtare 17
Sot në botë ekzistojnë dy sisteme paralele të rregullimit juridik të kambialit: o sistemi i Gjenevës - i cili është bërë sistem evropian –ku, kambiali është letër abstrakte me vlerë, me ç'rast humbet lidhja me punën juridike nga e cila rezulton, dhe o sistemet juridike anglosaksone kambiali paraqitet si punë juridike kauzale, pra, është i lidhur me punën themelore juridike. Financat ndërkombëtare 18
Parimet kambialore Afarizmi me kambiale ndërkombëtare mbështetet në parimet kambialore më të rëndësishmet : 1) parimi i formës se shkruar apo i formalitetit, sipas të cilit kambiali mund të emetohet vetëm në formë të shkruar, e cila është përcaktuar me ligj; 2) parimi i inkorporimit, sipas të cilit, në kambial është inkorporuar kërkesa e dikujt, kurse për ta realizuar atë kërkesë, duhet pasur kambialin; 3) parimi i obligimit kambialor fiks, sipas të cilit mund të kërkohet apo të kihet borxh vetëm ajo që është e shënuar në dokumentin kambialor; Financat ndërkombëtare 19
4)parimi i përpikërisë kambialore, sipas të cilit duhet të jenë të përpiktë si borxhliu ashtu edhe i besuari kambialor në pikëpamje të kryerjes së obligimeve të tyre; 5) parimi i solidaritetit kambialor, sipas të cilit të gjithë nënshkruesit e kambialit janë përgjegjës në mënyrë solidare për kryerjen e pagesës së shumës së shënuar në kambial ndaj kreditorit kambialor; 6) parimi i drejtpërdrejtshmërisë kambialore, sipas të cilit çdo borxhli kambialor është në marrëdhënie juridike të drejtpërdrejtë ndaj çdo zotëruesi të kambialit; 7) parimi i mëvetësishmërisë kambialore, sipas të cilit obligimet e nënshkruesve të kambialit (borxhlinjve) janë juridikisht të mëvetësishme dhe të pavarura midis tyre. Financat ndërkombëtare 20
Elementet e kambialit Të gjitha elementet karakteristike të kambialit mund të ndahen në tri grupe themelore: 1) Elementet qenësore të kambialit të përcaktuara me ligj (shenja se është kambial; urdhëresa pakushtëzuar për pagesën e shumës së caktuar monetare; emri i atij që duhet të paguajë (trasatit); shënimi për arritjen e kambialit; të dhënat për vendin e pagesës; emri i atij të cilit dhe sipas urdhrit të të cilit bëhet pagesa; shënimet për datën dhe vendin e emetimit të kambialit; nënshkrimi i atij që e ka lëshuar kambialin (trasantit). 2) Elementet e supozuara qenësore të kambialit (arritja e kambialit; vendi i pagesës; dhe vendi i lëshimit të kambialit). 3) Elementet joqenësore (fakultative) të kambialit (janë ato elemente, ekzistimi ose mosekzistimi i të cilave nuk ndikon në obligimin Financatkambialor). ndërkombëtare 21
Punët kambialore I tërë afarizmi kambialor mund të ndahet në disa lloje të punëve të caktuara - më kryesoret: 1) Lëshimi i kambialit 2) Akceptimi i kambialit 3) Avali kambialor 4) Intervenimi kambialor 5) Bartja (indosimi) e kambialit 6) Prezentimi i kambialit 7) Pagesa e kambialit 8) Shumëzimi i kambialit Financat ndërkombëtare 22
Masat për ruajtjen e të drejtave kambialore Për ruajtjen e të drejtave që janë të inkorporuar në kambialin ndërkombëtar rëndom shfrytëzohen tri masa themelore : 1) Protestimi i kambialit, nënkuptohet procedura me të cilën sigurohet mbrojtja e të drejtave kambialore të mbajtësit të kambialit në rastet kur borxhliu kryesor nuk e ka kryer obligimin kambialor. 2) Notifikimi i kambialit, është akt me të cilin borxhlinjtë kambialorë informohen nga ana e zotëruesit të kambialit se është ngritur protesta për shkak të mos-akceptimit apo të mospagimit të shumës kambialore. 3) Regresirni i kambialit, bëhet mc kërkesën e zotëruesit të kambialit nga borxhliu regresues që t'ia paguajë shumën kambialore kur borxhliu, si akceptues apo trasat, refuzon ta paguajë shumën kambialore. Financat ndërkombëtare 23
Ndërprerja (shuarja) e të drejtave dhe e obligimeve kambialore … rezultojë nga veprimi i këtyre shkaqeve: 1) Kryerja e obligimit kambialor, përkatësisht pagesa e shumës kambialore; 2) Vjetërsimi (parashkrimi) i kambialit; 3) Bartja e obligimit kambialor; 4) Asgjësimi i kambialit; 5) Falja e borxhit; 6) Kompensimi (kryqëzimi i borxhit me borxh); 7) Humbja e kambialit; 8) Bashkimi i kambialeve (bashkimi i borxhliut me kredituesin); 9) Lenia pas dore e punëve të obligueshme kambialore (kambiali i prejudikuar). Financat ndërkombëtare 24
Llojet e kambialeve 1) Kambiali i trasuar (i tërhequr) është forma e shfrytëzuar më shpesh e kambialit në sistemet juridike evropiane kontinentale. Me këtë lloj kambiali, lëshuesi (trasanti) i kambialit i jep urdhëresën personit tjetër (trasatit), në rastet më të shpeshta bankës së vet, që shfrytëzuesit të kambialit (remitentit) t'ia paguajë shumën monetare të shënuar në kambial nga mbulesa e trasantit, e cila gjendet te trasati. Financat ndërkombëtare 25
2) Kambial personal (vetjak) është një lloj i veçantë i kambialit me të cilin lëshuesi i kambialit (trasanti) obligohet se do t'i paguajë remitentit (shfrytëzuesit) shumën nga kambiali në momentin e arritjes së kambialit për pagese. Te ky lloj i kambialit ekzistojnë vetëm dy persona: a) lëshuesi i kambialit; dhe b) zotëruesi, përkatësisht shfrytëzuesi i kambialit. 3) Kambiali i trasuar sipas urdhrit vetjak është një lloj i kambialit të trasuar ku trasanti lëshon një kambial në dobi të vet, përkatësisht e shënon veten si shfrytëzues — remitent. Financat ndërkombëtare 26
4) Kambiali mallor është letër me vlerë me të cilën shitësi e krediton blerësin në atë mënyrë që ai e lëshon kambialin, kurse blerësi e akcepton atë duke u bërë në këtë mënyrë debitori kryesor i kambialit. 5) Kambiali afarist është i ngjashëm me kambialin mallor dhe shfrytëzohet për kontratat e tjera në qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve e jo për kontratat mbi shitjen e mallit. 6) Kambiali financiar është letër me vlerë me të cilën bëhet sigurimi i kërkesave të kreditorëve në qarkullimin e mallrave, të shërbimeve dhe të pagesave. Financat ndërkombëtare 27
Çeku ndërkombëtar § Nocioni dhe rëndësia e çekut § Parimet e afarizmit me çek § Elementet e çekut § Veprimet juridike të çekut § Llojet e çeqeve Financat ndërkombëtare 28
Nocioni dhe rëndësia e çekut Çeku është letër me vlerë me të cilën lëshuesi i tij (trasanti) i jep urdhëresë të pakushtëzuar bankës (trasatit) që, personit të shënuar, t'i paguajë shumën e shënuar monetare nga llogaria e lëshuesit të çekut. Në afarizmin me çeqe krijohen marrëdhënie juridike ndërmjet tri subjekteve: 1) lëshuesi i çekut (trasanti); 2) borxhliu i çekut (trasati); dhe 3) zotëruesi i çekut (remitenti), apo ndonjë person tjetër. Financat ndërkombëtare 29
Çeku është mjet i pagesës i cili e zëvendëson paranë e gatshme, përkatësisht, është një lloj surrogati i parasë që shërben për pagesa pa para te gatshme, dhe për këtë ka rëndësi te madhe ekonomike. Nga aspekti i personit që i kryen pagesat (pronarit të mjeteve), shfrytëzimi i çekut është më i përshtatshëm në praktikë dhe më i shpejtë. Përmes pagesës pa para të gatshme me çek evitohet rreziku i humbjes së parave të gatshme dhe rreziku nga vjedhja e parave, abrazioni (grisja) e monedhave, asgjësimi fizik i monedhave etj. Njëkohësisht, mjetet e depozituara në bankë sjellin kamatën, kështu që rritet edhe vlera nominale e tyre Financat ndërkombëtare 30
Parimet e afarizmit me çek Në afarizmin me çeqe paraqiten parime të njëjta sikur edhe në afarizmin me kambiale: o o o parimi parimi i i i formës së shkruar; inkorporimit; obligimit fiks të çekut; përpikërisë; mëvetësisë; dhe drejtpërdrejtshmërisë. Financat ndërkombëtare 31
Elementet e çekut Çeku ndërkombëtar, si letër formale me vlerë, zakonisht duhet të përmbajë këto elemente qenësore: o shenjën se është çek, o urdhëresën e pakushtëzuar për pagesën e shumës së caktuar monetare; o emrin e trasatit; o datën e lëshuarjes; o nënshkrimin e trasantit Financat ndërkombëtare 32
Veprimet juridike të çekut Në afarizmin me çeqe paraqitet një varg i punëve, përkatësisht i veprimeve juridike, e që mund të kategorizohen në disa lloje të punëve me çeqe: 1) Lëshimi i çekut 2) Bartja e çekut. 3) Avalimi i çekut 4) Prezentirni i çekut 5) Pagesa e shumës së çekut 6) Revokimi i çekut 7) Protestimi i çekut 8) Notifikimi i çekut 9) Regresimi i çekut Financat ndërkombëtare 33
Veprimet juridike të çekut Ndërprerja e të drejtave dhe e obligimeve të inkorporuara në çek ndodh kur plotësohen këto kushte: n kur bëhet pagesa e shumës së çekut nga ana e trasatit; n kur vjetrohen (parashkruhen) kërkesat; n kur bartet obligimi i çekut në një person tjetër; n kur falet borxhi; n kur bëhet kompensimi i borxhit; n kur bëhet bashkimi; n kur anashkalohet prezantimi i çekut. Financat ndërkombëtare 34
Llojet e çeqeve Me zhvillimin dhe përsosjen e qarkullimit ndërkombëtar të mallrave, të shërbimeve dhe të pagesave u zhvilluan edhe shumë forma të çeqeve ndërkombëtare që mund të ndahen në disa lloje kryesore: l) Sipas mënyrës së përcaktimit të zotëruesit të çekut: § çeku në emër § çeku sipas urdhrit përmes cesionit; § çeku sipas prurësit § çeku i trasuar personal. Financat ndërkombëtare 35
2) Çeku për pagesa të gatshme. 3) Çeku i nënvizuar (i bariruar) 4) Çeku qarkor, . 5) Çeku dokumentar 6) Çeku 7) Çeku i vizuar 8) Llojet e çeqeve, që përdoren ekskluzivisht në qarkullimin ndërkombëtar të pagesave: çeku i tërhequr, çeku i arkës, urdhëresa bankare, çeku USA Trasurer, çeku i udhëtarëve. Financat ndërkombëtare 36
Garancia bankare o Nocioni, rëndësia dhe elementet qenësore o Pjesëmarrësit në veprimet rreth garancisë o Llojet e garancive bankare Financat ndërkombëtare 37
Nocioni, rëndësia dhe elementet qenësore Garancia bankare është instrument financiar i pagesave ndërkombëtare, me të cilin bëhet sigurimi i kryerjes me kohë të obligimeve të kontraktuara ndërmjet subjekteve të vendeve të ndryshme. Zakonisht, garancia ndërkombëtare kërkohet në rastet kur objekt i transaksioneve financiare ndërkombëtare janë punët specifike që implikojnë obligimin e fortë dhe sigurimin se obligimet e marra me kontratë do të realizohen me afat dhe sipas kushteve të tjera të para. Financat ndërkombëtare 38
Me lëshimin e garancisë, banka garantuese e siguron shfrytëzuesin e garancisë nga mundësia e moskryerjes së obligimeve të marra sipas kontratës së borxhliut, përkatësisht sipas garancisë bankare. Me garanci, banka garanton se obligimet sipas kontratës do t'i kryeje ose pala kontraktuese—urdhënësi i garancisë ose banka. Forma dhe përmbajtja e garancisë bankare nuk janë përpikërisht të përcaktuara me ligj, siç është rasti me instrumentet e tjera me të cilat sigurohen obligimet bankare. Në Iidhje me këtë, Këshilli i Odës Tregtare Ndërkombëtare, me seli në Paris, me 1978, miratoi Rregullat unike për garancitë kontraktuese. Financat ndërkombëtare 39
Garancinë bankare e cilësojnë dy karakteristika qenësore: o garancia bankare është e parevokueshme, që do të thotë se banka nuk mund te tërhiqet nga obligimi që ka marrë me garanci apo ta tërheqë garancinë pa pëlqimin paraprak të të gjithë pjesëmarrësve në punën me garanci; dhe o garancia bankare është e pakushtëzueshme. Kredituesi mund ta arkëtojë me forcë kërkesën nga borxhliu, por duhet t'i drejtohet bankës menjëherë si të paraqitet nevoja për aplikimin e garancisë. Financat ndërkombëtare 40
Pjesëmarrësit në veprimet rreth garancisë Në afarizmin me garanci bankare marrin pjesë disa subjekte të garancisë. 1) Urdhënësi i garancisë - borxhliu, që zakonisht është ndërmarrja e cila obligohet se do t'i kryejë obligimet kontraktuese ndaj partnerit të saj, për te cilat garanton banka. 2) Banka garantuese, e cila i garanton shfrytëzuesit se, brenda afatit të kontraktuar, urdhënësi i garancisë do t’i kryejë obligimet ndaj tij ose ato obligime do t'i kryejë banka nëse nuk i kryen urdhënësi. 3) Shfrytëzuesi i garancisë - kredituesi, i cili e fiton të drejtën e kërkesës ndaj bankës garantuese në qoftë se borxhliu nuk i kryen obligime te kontraktuara. Financat ndërkombëtare 41
Llojet e garancive bankare Në praktikën bashkëkohore të afarizmit me garanci bankare janë disa lloje kryesore të tyre. 1) Garancia për mbikëqyrje të punëve, 2) Garancia për kthimin e avancit, 3) Garancia e kushtëzuar 4) Garancia e pakushtëzuar 5) Garancia bankare e mëvetësishme, 6) Garancia bankare aksesore, 8) Kontragarancia 9) Garancia me mbulesë 10) Garancia pa mbulesë Financat ndërkombëtare 42
Problemet dhe rreziqet në pagesat ndërkombëtare o Problemet në funksionimin e pagesave ndërkombëtare o Rreziqet në pagesat ndërkombëtare Financat ndërkombëtare 43
Problemet në funksionimin e pagesave ndërkombëtare Sistemi i pagesave ndërkombëtare nuk është autonom dhe i ndarë, përkatësisht i izoluar nga konstelacioni i gjerë i marrëdhënieve ekonomike dhe financiare ndërkombëtare. Reformimi i këtij sistemi është problem dhe një proces pothuaj i vazhdueshëm. Problemet e tanishme, që ekzistojnë ne pagesat ndërkombëtare, synohet të zgjidhen me masa të politikës ekonomike me karakter afatshkurtër Financat ndërkombëtare 44
Në funksionimin e vështirësuar të pagesave ndërkombëtare ndikojnë disa faktorë determinues: 1) Zhvillimi i kapaciteteve përpunuese 2) Shkallëzimi i papunësisë në nivelin botëror 3) Ngarkesa me borxhe e ekonomisë botërore bashkëkohore 4) Prezenca kronike e inflacionit që ndikon në jostabilitetin e tregjeve devizore 5) Sigurimi i iikuiditetit ne shkallë optimale 6) Konvertibiliteti i valutave Financat ndërkombëtare 45 7) Ekspansioni i tregtisë ndërkombëtare
Rreziqet në pagesat ndërkombëtare Rreziqet financiare në pagesat ndërkombëtare janë me rëndësi të madhe në krahasim me rreziqet e tjera që paraqiten në qarkullimin ndërkombëtar të mallrave dhe të shërbimeve, për shkak se ato i cenojnë efektet financiare të afarizmit të tërësishëm me botën. Shkaqet e paraqitjes së rreziqeve financiare : n jostabiliteti i borxhliut; n situatat e papara në tregun financiar ndërkombëtar; n dispozitat joadekuate që mund t'i neutralizojnë efektet e tërësishme financiare e të tjera. Financat ndërkombëtare 46
Në grupin e rreziqeve financiare bëjnë pjesë këto lloje: 1) Rreziku i arkëtimit të kërkesave në bazë të eksportit, 2) Rreziku i transferit, 3) Rreziku i konvertimit, 4) Rreziku i kursit, dhe 5) Rreziku valutor. Financat ndërkombëtare 47
- Slides: 47