Induksioni Elektromagnetik SHMU 2 Klasa 97 Punoi Albin
ØInduksioni Elektromagnetik SH-M-U 2 Klasa: 9/7 Punoi: Albin Krasniqi Arsimtar: Muhamer Ujkani
§Aplikimi i induksionit elektromagnetik në teknikë -Nëse nëpër përcjellësin elektrik kalon rryma elektrike, në hapësirën rreth përcjellësit krijohet fusha magnetike. Fusha magnetike është si rezultat i kalimit të rrymës elektrike nëpër përcjellës. Iduksioni elektromagnetik ka gjetur aplikim në lëmenj të ndryshëm të teknikës. Parimi i punës së shumë pajisjeve elektrike bazohet në dukurinë e induksionit elektromagnetik.
ØTransformato ri -Transformatori është një pajisje elektrike statike e cila bën ndryshimin e tensionit dhe të rrymës alternative në qarqet dhe sistemet elektrike. Me transformator mund të rritet tensioni alternativ dhe ai quhet transformator rritës , ose mund të zvogëlohet dhe ai quhet zbritës. Pjesët kryesore të transformatorit janë: bërthama magnetike, pështjellat e primarit dhe pështjellat e sekondarit. Parimi i punës së transformatorit mbështetet në ligjin e induksionit elektromagnetik.
ØElektromotor i -Makina elektrike që bën shndërrimin e energjisë mekanike në energji elektrike quhet gjenerator elektrik, ndërsa makina që bën shndërrimin e energjisë elektrike në energji mekanike quhet motor elektrik. Motorët elektrikë ndahen në dy grupe: motorët e rrymës së vazhduar dhe motorët e rrymës alternative.
ØGjeneratori -Gjenerator elektrik quhet makina elektrike, që bën shndërrimin e energjisë mekanike të dhënë në bosht të saj në energji elektrike. Gjeneratori ka dy pjesë: statorin( pjesa e palëvizshme) dhe rotorin ( pjesa rrotulluese). Gjeneratorët vihen në lëvizje nga: turbina termike, hidro-turbina, motori elektrik ose nga motorët me djegie te brendshme. Parimi i punës së gjeneratorit elektrik mbështetet në ligjin e induksionit elektromagnetik.
Ju faleminderit për vëmendjen tuaj
- Slides: 6